Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Lutja/Duaja

1. Madhėrimi ndaj All-llahut tė Lartmadhėrishėm dhe salavati mbi Pejgamberin alejhi-selam para se t'ia fillojmė duasė. Kjo, ngase ne kėrkojmė prej Tij tė na begatojė, mėshirojė dhe falė. Andaj ėshtė e arsyeshme qė lutjes t'i bėjmė njė hyrje e cila pėrmbanė falėnderimin dhe madhėrimin qė i pėrshtaten qenies sė Tij, Lavdi i qoftė.

Nga Fedale bin Ubejdi transmetohet se ai ka thėnė “Sa ishte Resulull-llahu ulur, hyri njė njeri dhe u fal, pastaj tha: “O All-llah mė fal mua dhe mė mėshiro”. Atėherė Muhammedi a.s. tha: “Nxitove o ti Musal-li (faltar i namazit), pasi tė falesh, duke qenė ulur, falėnderoje All-llahun me atė qė meriton dhe ēo salavat mbi Mua e pastaj bėj dua”. Mandej erdhi dhe u fal njė tjetėr. Falėnderoi All-llahun ēoi salavat mbi Pejgamberin a.s. Kėtij i Dėrguari i tha: “O ti Musal-li tash lutu se ajo tė pranohet”. (Transmeton Tirmidhiu ndėrsa hadithi ėshtė sahih)

2. Bindja e mirė ndaj All-llahut tė Lartėsuar

I Lartmadhėrishmi thotė: “E kur robėrit e mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet” (El-Bekare 186). Pra All-llahu xh.sh. ėshtė afėr nesh, Ai ėshtė me ne, me diturinė, gjerėsinė dhe mbrojtjen e Tij.

Pejgamberi a.s. na ka urdhėruar qė ēėshtjen e pranimit t'ia lėmė All-llahut xh.sh. dhe tė jemi tė bindur se do ta fitojmė atė qė e shpresojmė.

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijallahu-anhu se Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Luteni All-llahun duke qenė tė bindur se Ai ju pėrgjigjet.” (Transmeton Tirmidhiu e hadithi ėshtė hasenun sahih) qė don tė thotė: Tė besoni se All-llahu xh.sh. nuk ua ndėrpret tė mirat e Tij. Se bujaria e Tij ėshtė e gjerė, dhuntia e Tij ėshtė e madhe dhe atė sa herė qė lutėsi lutet. Shpresa e tij e mban dhe lutja e tij ėshtė e sinqertė. Kjo ngase, nėse shpresa e duaxhiut (nė All-llahun) nuk ėshtė e fortė, duaja e tij nuk ėshtė e sinqertė.

3. Pranimi i mėkatit

Kjo punė ėshtė pėrsosuri e adhurimit ndaj All-llahut tė Lartėsuar. Transmetohet nga Ali bin Ebi Talibi r.a. i cili e ka dėgjuar Pejgamberin a.s. duke thėnė: “Me tė vėrtetė All-llahu mahnitet me robin kur thotė: Nuk ka zot pėrveē Teje. Me tė vėrtetė unė i bėra vetes tė padrejtė, m'i falė mua gabimet se vėrtet nuk ka kush qė i falė gabimet pos Teje. Thotė (All-llahu xh.sh.): Robi im e din se ai ka Zot i cili fal dhe dėnon. (Transmeton Hakimi ndėrsa hadithi ėshtė sahih, i vėrtetė)

4. Vendosmėria nė lutje

Transmetohet prej Enes bin Malikut r.a. se Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Kur tė bėjė dua ndonjėri prej jush le tė jetė i vendosur nė lutjen e tij e mos tė thotė “O All-llahu im, nėse dėshiron, mė jep mua, sepse nuk ka kush qė e imponon Atė”. (Transmetojnė Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu)

Qėllimi i vendosmėrisė nė kėrkim ėshtė tė kėrkosh me kėmbėngulje dhe tė kėrkosh prej All-llahut me vrull.

5. Vrullshėria nė dua (lutje)

Transmetohet nga Aisheja radiall-llahu - anha se asaj i ishte vjedhur njė ēarēaf, dhe filloi tė lutet (keq) pėr atė qė ia kishte vjedhur atė. Atėherė Pejgamberi a.s. i tha: “Mos e shkarko atė”. (Transmeton Ebu Davudi, hadithi ėshtė i vėrtetė). Domethėnė mos ia lehtėso me lutjen tėnde mėkatin atij i cili meriton dėnimin pėr atė qė ka vjedhur.

6. Lutja tė bėhet tri herė

Eshtė vėrtetuar sipas Sunnetit ashtu edhe siē gjendet nė hadithin tė cilin e transmeton Muslimi nga Ibni Mesudi r.a. i cili thotė: “Pasi Pejgamberi a.s. e kreu namazin e tij, ngriti zėrin dhe filloi tė lutet pėr ta (kurejshitėt). Ai e kishte zakon qė kur lutej e pėrsėriste tri herė lutjen e tij. E Ai kėsaj here tha: O All-llah, Ti u dalėsh hakut kurejshitėve. O All-llah, Ti u dalėsh hakut kurejshitėve. O All-llah Ti u dalėsh hakut kurejshitėve”.

7. Duaja (lutja) tė bėhet me fjalė

qė kanė kuptim pėrmbledhės.

Kjo don tė thotė qė fjalėt nė dua (lutje) tė jenė tė pakta por tė dobishme, tė cilat i nxjerrin domethėniet mė tė forta me pak fjalė dhe qė tė arrihet qėllimi nė mėnyrė mė pėrmbledhėse dhe mė tė qėlluar. Nė Sunenin e Ebu Davudit dhe Musnedin e Ahmedit transmetohet se Aisheja radiall-llahu-anha ka thėnė: Pejgamberi salallahu-alejhi-ve-sel-lem gjithmonė i mbivlerėsonte duatė me kuptim pėrmbledhės dhe i linte tė tjerat pas tyre”.

Prej kėtyre lutjeve ėshtė edhe lutja e cila transmetohet nga Ferve bin Naufel i cili tha: “E kam pyetur Aishenė radiall-llahu-anha se cilėn lutje e bėnte Pejgamberi s.a.v.s. e Ajo mė tha: Pejgamberi a.s. kishte traditė tė thotė: ALL-LLAHUME INI EUDHU BIKE MIN SHERR-RRI MA AMELT VE SHERR-RRI MA LEM A'MEL. (O All-llahu im, kėrkoj qė tė mė mbrosh prej sherrit qė kam bėrė dhe prej sherrit qė nuk e kam bėrė”. (Transmetojnė Muslimi dhe Ebu Davudi)

Po ashtu transmetohet nga Musa El Esh'ari r.a. se ai e kishte dėgjuar Pejgamberin a.s. duke u lutur me kėtė lutje “O All-llahu im, mė fal gabimin tim, paditurinė time, harxhimin tim, nė ēėshtjet e mia e pėr tė cilat Ti je mė i dijshėm sesa unė pėr to. O All-llahu im, mė fal mua atė tė cilėn e kam thėnė me seriozitet dhe atė qė e kam thėnė me mahi, atė qė e kam thėnė gabimisht dhe atė qė e kam thėnė qėllimisht dhe ēdo gjė qė gjendet te unė. O All-llahu im, mė fal mua atė qė mė ka kaluar dhe atė qė do tė vjen. Atė tė cilėn e kam bėrė fshehurazi dhe atė qė e kam bėrė haptazi dhe atė tė cilėn Ti e din mė mirė se unė, se Ti je i Pari dhe i Fundit. Ti je i Fuqishėm pėr ēdo gjė” (Transmeton Muslimi)

8. Tė fillojė duaxhiu (lutėsi) prej vetvetes

Siē ėshtė pėrmendur nė fjalėt e tė Lartėsuarit: “Zoti ynė, falna neve dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim.” (El-Hashėr 10) dhe po ashtu nė fjalėt: “Zoti im, mė fal mua dhe vėllain tim dhe na dhuro mėshirėn tėnde”. (El-A'raf, 151)

Po ashtu edhe nė fjalėt: “Zoti ynė, mė fal (gabimet) mua dhe falja prindėrve tė mi, fali edhe tė gjithė besimtarėt ditėn kur jepet llogaria". (Ibrahim, 41)

Ibni Abasi transmeton nga Ebejje bin Kab i cili thotė: “Me tė vėrtetė Pejgamberi a.s. kur ka bėrė dua pėr dikė, mė sė pari ka bėrė dua pėr vete e pastaj pėr te”. (Transmeton Tirmidhiu).

Por kjo nuk ka qenė traditė e pėrhershme e Pejgamberit a.s. sepse ka raste kur Pejgamberi a.s. ka bėrė dua pėr tė tjerėt e nuk ka bėrė pėr vete, siē ėshtė hadithi ku Pejgamberi a.s. thotė: “E mėshiroftė All-llahu nėnėn e Ismailit, sikur ta kishte lėnė Zem-Zemin do tė ishte bėrė burim i pėrcaktuar”, - (hadithi bėn fjalė pėr rrėfimin e Haxheres sh.p.)

9. Tė zgjedhė kohė tė pėrshtatshme pėr dua (lutje)

Prej kohėve mė tė pėrshtatshme pėr dua ėshtė fundi i natės, koha mes ezanit dhe ikametit, koha kur gjendemi nė sexhde, kur jemi tė brengosur, pas ikindisė nė Ditėn e xhuma, nė Ditėn e Arafatit, koha kur bie shi, nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit etj.

AbdulHamid Suhejban