Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Kėshilla pėr rininė

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė Allahut subhanehu ue teala, i Cili ka thėnė: ".Ne ju patėm sugjeruar atyre qė iu pat dhėnė libri para jush, e edhe juve qė tė keni frikė nga Allahu." suretu en-Nisaė: 131.

Selamet dhe pėrshėndetjet tona janė pėr tė dėrguarin e Allahut, Muhamedin alejhi selam, i cili ka thėnė: "U porosisė juve me devotshmėri ndaj Allahut tė Madhėruar, dėgjueshmėri dhe nėnshtrim ndaj sunduesit."

Devotshmėria ėshtė pėrulje dhe nėnshtrim ndaj Allahut subhanehu ue teala, duke i zbatuar Urdhėrat e Tij dhe duke u larguar nga Ndalesat e Tij, dhe me anė tė sė cilės arrihet lumturia nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

Kėto janė disa kėshilla tė vlefshme islame nė sfera tė ndryshme, si nė adhurime, marrėdhėnie ndėrnjerėzore, moral e mirėsjellje si dhe nė sfera tė tjera jetėsore. Ia drejtojmė kėto kėshilla rinisė islame, e cila kujdeset pėr njohjen e asaj qė i shėrben si pėrkujtim, sepse pėrkujtimi i bėn dobi muslimanėve. Shpresojmė tek Allahu i Lartmadhėruar qė ai i cili i lexon apo i dėgjon tė ketė dobi prej tyre, si dhe ta shpėrblejė atė qė i ka shkruar, i ka shpėrndarė apo ka punuar me to. Tek Allahu mbėshtetemi dhe Ai na mjafton neve.

Kėto kėshilla janė:

1. Ki nijet (qėllim) tė pastėr vetėm pėr Allah dhe ki kujdes nga syfaqėsia nė fjalė dhe punė.

2. Paso sunetin e Pejgamberit alejhi selam nė ēdo fjalė, vepėr apo moral.

3. Ki frikė Allahun subhanehu ue teala, angazhohu nė kryerjen e tė gjitha obligimevedhe nė largimin nga tė gjitha ndalesat.

4. Pendohu tek Allahu subhanehu ue teala me njė pendim tė sinqertė dhe shpeshto istigfarin (kėrkimin e faljes).

5. Ki parasyshė Allahun xhel-le ue ala nė ēdo lėvizje apo qėndrim tėndin, dije se Allahu tė sheh, tė dėgjon dhe e di se ēfarė fsheh nė zemren tėnde.

6. Beso nė Allahun subhanehu ue teala, nė engjujt e Tij, nė librat e Tij, nė tė dėrguarit e Tij, nė Ditėn e Fundit dhe nė caktimin e Tij: tė sė mirės dhe tė sė keqės.

7. Mos paso askėnd me njė pasim tė verbėr dhe mos u bėj lajkatar.

8. Ji i pari nė punė tė mira, qė tė shpėrblehesh pėr ato punė dhe pėr tė gjithė ata qė tė pasojnė ty nė to.

9. Lexo pėr veten tėnde dhe pėr familjen tėnde librin: "Rijadu Salihin" dhe librin: "Zadul Mead" tė dijetarit tė njohur Ibn Kajjim.

10. Kushtoji rėndėsi abdesit, ripėrtėrije atė dhe qėndro vazhdimisht i pastėr nga ēdo papastėrti.

11. Kushtoji rėndėsi faljes sė namazit nė fillim tė kohės sė tij, dhe faljes me xhemat nė xhami, sidomos jacinė dhe sabahun.

12. Mos ha gjėra qė kanė erė tė rėndė si qepė apo hudhėr (para shkuarjes nė xhami) dhe mos pi duhan, sepse e dėmton veten dhe muslimanėt.

13. Ji i kujdesshėm pėr faljen e namazit me xhemat me qėllim qė tė arrishė shpėrblimin qė ėshtė nė tė.

14. Jepe zeqatin dhe mos u bėj pėrtac ndaj atyre qė e meritojnė atė.

15. Shko nė namaz tė xhumasė herėt dhe ki kujdes qė tė mos vonohesh deri pas ezanit tė dytė e qė tė jeshė prej gabimtarėve.

16. Agjėro muajin e Ramazanit me besim tė plotė duke shpresuar qė Allahu subhanehu ue teala do t'i falė mėkatet e mėparshme dhe ato tė mėvonshme.

17. Ki kujdes nga prishja e agjėrimit tė ndonjė diteje gjatė Ramazanit, pa ndonjė arsye fetare, e tė jeshė prej mėkatarėve.

18. Falu gjatė netėve tė Ramazanit, posaēėrisht gjatė natės sė Kadrit, me besim dhe llogaritur veten tek Allahu subhanehu ue teala, qė tė tė falen ty mėkatet e kaluara.

19. Shpejto pėr ne Haxh dhe Umre nėse ke mundėsi dhe ke kujdes nga vonesa nė kryerjen e tyre.

20. Lexo Kur'anin dhe medito rreth kuptimeve tė tij, zbato urdhėrat e tij dhe largohu nga ndalesat e tij qė tė jetė argument dhe ndėrmjetėsues pėr ty para Allahut xhel-le ue ala Ditėn e Gjykimit.

21. Vazhdo dhe shpeshto pėrmendjen e Allahut, fshehurazi dhe haptazi, nė kėmbė, ulur apo shtrirė dhe ke kujdes nga harresa e tij (dhikrit).

22. Prezanto nė vendet e dijes, sepse ato janė prej kopshtijeve tė xhenetit.

(Kėshilla numėr 23 mungon dhe nuk gjendet as nė kopjen origjinale tė fletushkės nė gjuhėn arabe, sh.p.)

24. Ule shikimin tėnd nga gjėrat e ndaluara dhe mos shiko pa kontroll, sepse shikimi ėshtė shigjetė e helmuar nga shigjetat e Iblisit.

25. Mos e lėsho rroben tėnde poshtė nyjes sė kėmbės dhe mos ec me mburrje e mendjemadhėsi.

26. Mos vish mėndafsh dhe mos u stolis me ar, sepse ato janė tė ndaluara pėr meshkujt.

27. Mos u pėrngjaj grave dhe mos lejo qė gratė tuaja tu pėrngjajnė burrave.

28. Lėsho mjekrrėn, sepse Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Shkurtoni mustaqet dhe lėshoni (rritini) mjekrrat."Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

29. Mos ha dhe mos pi vetėm se hallall dhe do tė jeshė prej atyre qė ju pranohen lutjet.

30. Fillo me Bismilah kur tė fillosh ngrėnien dhe pirjen, ndėrsa kur tė pėrfundosh Falendėroje Allahun, thuaj: " Elhamdulilah."

31. Ha, pi, jep dhe merr me tė djathtėn.

32. Ki kujdes nga zullumi (padrejtėsia) sepse ajo ėshtė errėsirė Ditėn e Gjykimit.

33. Mos e shoqėro vetėm se besimtarin dhe mos ta hajė ushqimin tėnd vetėm se i devotshmi.

34. Largohu nga marrja, dhėnia dhe ndėrmjetėsimi nė rryshfet, sepse ai qė e bėn kėtė ėshtė i mallkuar.

35. Mos e kėrko kėnaqėsinė e njerėzve duke e hidhėruar Allahun subhanehu ue teala, e qė Allahu tė hidhėrohet me ty.

36. Respekto udhėheqėsitė tuaj nė ēdo gjė tė lejuar me sheriat dhe lutu pėr pėrmirėsimin e tyre.

37. Ki kujdes nga dėshmia e rrejshme dhe fshehja e dėshmisė. Ka thėnė Allahu subhanehu ue teala "...sepse ai qė e fsheh atė, ai ėshtė mėkatar, me zemrėn e vet, Allahu di pėr atė qė veproni." Suretu el-Bekare: 283

38.Urdhėro pėr nė tė mirėn dhe ndalo nga e keqja. Ka thėnė Allahu subhanehu ue teala: ".urdhėro pėr punė tė mira e ndalo nga tė kėqiat, dhe pėrballo me durim ēdo gjė qė tė godet..." Suretu Llukman: 17

Punė tė mira janė ēdo gjė qė ka urdhėruar Allahu dhe i dėrguari i Tij, kurse tė kėqiat janė ēdo gjė qė ka ndaluar Allahu dhe i dėrguari i Tij.

39. Largohu nga tė gjitha gjėrat e ndaluara (haramet): tė voglat dhe tė mėdhat, mos bėj mėkat ndaj Allahut subhanehu ue teala dhe mos e ndihmo askėnd nė mėkat.

40. Mos iu afro prostitucionit. Ka thėnė Allahu subhanehu ue teala: "Mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtetė ai ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė e keqe."El-Israė: 32

41. Sillu mirė me prindėrit e tu dhe ki kujdes nga mosrespektimi i tyre.

42. Mbaj lidhje farefisnore dhe ki kujdes nga shkėputja prej tyre.

43. Sillu mirė me fqiun tėnd dhe mos e mundo atė.

44. Shpeshto vizitat e tė mirėve dhe tė vėllezėrve tė tu nga feja.

45. Duaj dhe urrej pėr hirė tė Allahut subhanehu ue teala sepse kjo ėshtė prej pjesėve mė tė rėndėsishme tė imanit.

46. Rri mė njeri tė mirė dhe largohu nga i keqi.

47. Shpejto nė kryerjen e nevojave tė muslimanėve dhe fut nė zemrat e tyre gėzim.

48. Pajisu me butėsi, durim dhe tolerancė dhe ki kujdes nga vrazhdėsia dhe nxitimi.

49. Mos ia ndėrprej fjalėn tjetrit, por ndėgjoje atė.

50. Pėshėndete me selam atė qė e njeh dhe atė qė nuk e njeh.

51. Kur tė japėsh selam shprehe me fjalė (es-selamu alejkum) e mos u mjafto vetėm me lėvizjen e dorės apo tė kokės.

52. Mos e ofendo askėnd e as mos e cilėso me cilėsi tė kėqija.

53. Mos e mallko askėnd, madje as kafshėt e as gjėrat e ngurta.

54. Ki kujdes nga shpifja ndaj njerėzve ne nderin e tyre, sepse kjo ėshtė prej mėkateve tė mėdha.

55. Ki kujdes nga nemimja(e qė ėshtė): bartja e fjalėve nė mes tė njerėzve me qėllim fesadi (pėrēarjeje).

56. Ki kujdes nga gibeti(e qė ėshtė): t'ia thuash vėllaut tėnd atė qė e urren.

57. Mos e frikėso asnjė musliman e as e mos e mundo atė.

58. Pajto nė mes tė njerėzve, sepse ajo ėshtė prej punėve mė tė mira.

59. Fol mirė ose pėrndryshe hesht.

60. Ji i drejtė dhe mos gėnje, sepse gėnjeshtra shpie deri nė mėkate, kurse mėkatet tė shpien ne zjarr.

61. Mos ji dyfytyrėsh qė t'iu paraqitesh disave me njė fytyrė kurse tė tjerėve me njė fytyrė tjetėr.

62. Mos u beto nė emėr tė dikujt tjetėr pėrveē Allahut xhel-le ue ala dhe mos e shpeshto betimin, edhe nėse ėshtė pėr tė vėrtetėn.

63. Mos e nėnēmo tjetrin, sepse askush nuk ėshtė mė i mirė se tjetri vetėm se nė devotshmėri.

64. Mos shko te fallxhorėt, parashikuesit dhe magjistarėt dhe mos u beso atyre.

65. Mos fotografo (vizato, pikturo) njerėz apo ndonjė gjallesė, sepse ata qė e bėjnė kėtė janė prej njerėzve qė do ta kenė dėnimin mė tė rėndė nė Ditėn e Gjykimit.

66. Mos mbaj nė shtėpinė tėnde fotografi tė gjėrave qė kanė shpirt, e qė tė mos lejosh hyrjen e melekėve nė tė.

67. Kėrko mėshirė pėr atė qė teshtinė duke i thėnė jerhamukallah "Allahu tė mėshiroftė" nėse ai ka thėnė: elhamdulilah.

68. Mos e praktiko fishkėllimėn e duartrokitjen.

69. Shpejto pėr nė pendim nga ēdo mėkat dhe punėn e keqe pasoje me njė punė tė mirė, qė ta fshijė tė parėn, si dhe ki kujdes nga fjala: "do ta, do ta" (lėnia e punėve pėr mė vonė).

70. Shpreso nė faljen dhe mėshirėn e Allahut dhe ki mendim tė mirė pėr Allahun subhanehu ue teala.

71. Frikėsohu nga dėnimi i Allahut subhanehu ue teala dhe mos e mendo veten tė shpėtuar (tė sigurtė) nga ai dėnim.

72. Bėj durim gjatė sprovave dhe falenderoje Allahun nė begati.

73. Shpeshto punėt e mira shpėrblimi i tė cilave tė mbetė edhe pas vdekjes, si: ndėrtimi i xhamive dhe shpėrndarja e dijes.

74. Kėrko nga Allahu xhenetin dhe kėrko prej Tij mbrojtje nga zjarri.

75. Shpeshto selamet dhe pėshėndetjet (salavatet) e tuaja ndaj Pejgamberit alejhi selam.

Paqa dhe mėshira e Allahut qoftė pėrgjithmonė mbi tė, familjen dhe shokėt e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Pėrgatiti: Daru el-Kasim