Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Falli dhe tregimi i fatit

Tregimi i fatit dhe sihri janė gjėra me tė cilat janė sprovuar shumė njerėz, tė cilėt nuk e njohin All-llahun dhe nuk i mbėshteten Atij. Njerėz tė tillė kur i godet ndonjė musibet (vėshtirėsi, sprovė, fatkeqsi sh.r.) nxitojnė tė fallxhori dhe sihėrbėrėsi pėr t’u “shėruar”, e kjo nuk ua shton vetėm se sėmundjen, mirėpo a thua e kuptojnė?

Shpesh dėgjojmė se ka njerėz qė deklarojnė se kanė dije nga bota e padukshme ose pėr tė ardhmen. Kėta njihen me emra tė ndryshėm [p.sh: fallxhor, astrolog, magjistar]. Bile ajo qė ėshtė edhe mė e ēuditshme, kėta njerėz kohėve tė fundit janė duke bėrė reklama nė radio-televizione tė ndryshme.

Fallxhorėt (nga to edhe njerėz qė pretendojnė se lidhen me shpirtėrat e vdekur) pėrdorin metoda tė ndryshme nga tė cilat ata thonė se e marrin informacionin, p.sh: shikimi nė pėllėmbėn e dorės, horoskopi, falli me letra, shikimi i filxhanit, etj.

Ata tė cilėt thonė se e zbulojnė tė padukshmen dhe e dinė tė ardhmen, mund tė ndahen nė dy kategori kryesore:

1. Ata qė nuk kanė ndonjė dije ose sekret por qė u thonė klientėve gjėra tė pėrgjithshme qė ndodhin tek shumica e njerėzve. Disa prej kėtyre hamendjeve dalin tė vėrteta pėr shkak se janė tė pėrgjithshme. Shembull kemi horoskopin qė shkruhet nėpėr gazeta, ajo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė hamendje nė tė cilėn shkruhen gjėra tė pėrgjithshme tė cilat u ndodhin shumicės sė njerėzve. Kjo ėshtė si shembulli i atij qė i thotė dikujt: Sot do tė hash bukė.

2. Grupi i dytė janė ata qė kanė kontakt me xhinnėt. Ky grup ėshtė mė i rėndėsishėm pėr tu njohur, ngase pėrmban shirkun dhe kufrin, gjėra tė cilat tė bėjnė pabesimtarė.

Pėr ta sqaruar mė mirė kėtė grup, sė pari duhet tė sqarojmė diēka mbi botėn e xhinėve, sepse ky grup i fallxhorėve bashkpunon me xhinnėt nė veprimtarinė e tyre.

Xhinėt janė krijesa tjera tė Allahut, subhanehu ve teala. Krijesa tė cilat bashkekzistojnė me njeriun nė tokė. Ata u quajtėn xhinė, (etim. tė fshehur) sepse nuk mund tė shikohen nga syri i njeriut.

Allahu i krijoi xhinėt para se tė krijonte njerėzimin dhe ato i krijoi nga zjarri, pra edhe Iblisi, lanetullahi alejhi, hyn nė kategorinė e xhinėve.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė: “Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enė balte) e pjekur. Dhe Ai krijoi xhinėt nga flaka (pa tym) e zjarrit.” [Er-Rrahman: 14-15]

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Melekėt u krijuan nga drita dhe xhinnėt nga zjarri pa tym.” [Muslimi].

Poashtu nė njė hadith tjetėr na ka sqaruar se sa lloje tė xhinėve ka, duke thėnė: “Ka tre lloje xhinėsh: Njė lloj fluturon nė ajėr gjithė kohėn, njė tjetėr lloj ekziston si gjarpėrinj dhe qen dhe lloji i kufizuar nė tokė, i cili banon nė njė vend ose endet rreth tij.” [Taberaniu, Hakimi].

Ashtu xhinėt nė disa raste mund tė marrin formėn e qenit tė zi.

Xhinėt sipas besimit tė tyre ndahen nė: Besimtarė dhe Pabesimtarė.

اdo njeri ka njė xhinn qė e shoqėron atė dhe ky xhin quhet Karin [bashkudhėtar], ky ėshtė njė xhin pabesimtarė dhe ndryshe quhet shejtan, ky e inkurajon njeriun qė t’i bėjė punėt e kėqija.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Secilit prej jush i ėshtė shoqėruar njė shok prej xhinėve.” Sahabėt e pyetėn: A edhe ty o i Dėrguari i Allahut? Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u pėrgjigj: “Edhe mua, veēse Allahu mė ka ndihmuar mua kundėr tij dhe ai ėshtė nėnshtruar. Tani ai mė nxit vetėm tė bėjė tė mira.” [Muslimi].

Kontakti dhe kontrata me xhinėt bėhet nga fallxhorėt tė cilėve xhinėt mund t’u japin informacione pėr tė ardhmen, kurse xhinėt kėtė informacion e marrin nga melekėt tė cilėt e transmetojnė nė mes tyre, informacion tė cilin ua ka treguar atyre Allahu, subhanehu ve teala.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka pėrshkruar se si xhinėt marrin informacion pėr tė ardhmen. Ai ka treguar se xhinėt ishin tė aftė tė udhėtonin nė drejtim tė kufijve mė tė ulėt tė qiellit dhe tė dėgjonin ca informacione pėr tė ardhmen qė melekėt i transmetonin midis tyre. Pastaj ktheheshin nė tokė dhe kėtė informacion ua tregonin njerėzve me tė cilėt bashkpunonin.

Kjo ndodhte shpesh para ardhjes sė Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem,, mirėpo me ardhjen e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kjo gjė ndryshoi. Allahu i urdhėroi melekėt qė t’i gjuajnė me meteorė xhinėt tė cilėt mundoheshin tė marin informacione nga ata. Mirėpo, ndonjėherė mundet qė xhinėt tė marin informacionin dhe tė shpėtojnė nga meteori, kėtė e lejon Allahu, subhanehu ve teala, qė t’i sprovoj njerėzit se ēfar besimi kanė.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė: “Dhe atė (qiellin) e kemi ruajtur prej ēdo djalli tė mallkuar. Pėrveē atij qė vjedh ēka dėgjohet, po edhe atė e ndjek ylli i zjartė.” [Hixhr: 17-18]

Kėshtu qė xhinėt nuk mund tė mbledhin mė informacion pėr tė ardhmen aq lehtė, sa qė merrnin para dėrgimit tė tė Dėrguarit tė Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Pėr shkak tė kėsaj ata tani e pėrziejnė informacionin me 100 gėnjeshtra.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Ata (xhinėt) do ta kalonin informacionin poshtė derisa ai arrin buzėt e magjistarit ose fallxhorit. Shumė herė njė meteorė i arrin ata pėrpara se t’ua transportojn informacionin. Nėse ata kalojnė para se tė goditen, ata do t’i shtojnė atij 100 gėnjeshtra.” [Buhariu dhe Muslimi].

Poashtu kur njė njeri shkon te ndonjė fallxhor, xhini i fallxhorit merr tė dhėna nga xhini i atij personi pėr planet qė i ka pasur ky person, pėr emrat e anėtarėve tė familjes sė kėtij personi, si dhe tė dhėna tė tjera nė lidhje me atė person i cili ka shkuar te fallxhori. Me anė tė kėsaj metode fallxhori qė bashkpunon me xhinėt ėshtė nė gjėndje tė mėsojė pėr tė kaluarėn e atij personi nė detaje tė hollėsishme.

Dhe kėshtu derisa ky injorant qė ka shkuar te fallxhori tė bindet se ky fallxhorė e “ditka” tė fshehtėn dhe tė ardhmen dhe kėshtu ta bėjė atė fallxhor zot, (hasha) duke kėrkuar prej tij zgjidhje tė problemeve qė i ka nė jetėn e vet. Kėshtu ia mbush fallxhorit xhepat me para, shet shpirtin e vet dhe del nga feja duke u bėrė pabesimtarė. Kjo pėr shkak se nė tregimin e fatit pėrfshihet gjunahu i kufrit dhe u mveshen krijesave tė Allahut cilėsi tė Krijuesit.

Feja e Allahut ka qėndrim tė rreptė ndaj tregimin tė fatit dhe ndaj fallxhorėve, qoftė ajo: me anė tė shikimit tė filxhanit, fallit me letra, topit tė kristalt, horoskopit, shikimit tė pėllėmbės sė dorės... si dhe tė gjitha mėnyrat tjera qė kėta tė mallkuar i pėrdorin pėr t’i larguar njerėzit nga mbėshtetja nė Allahun, xhel-le shanuhu.

Andaj ēdokush qė shkon te fallxhori, e lexon horoskopin apo shikon nė filxhan, si dhe pėrdor metoda tjera tė fallit, edhe duke mos i besuar kėsaj, kėtij personi nuk i pranohet namazi 40 ditė, sepse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Namazi i kujtdo qė i afrohet ndonjė fallxhori dhe e pyet pėr ndonjė gjė, nuk do ti pranohet pėr 40 ditė e netė.” [Muslimi].

Ndėrsa kush i vepron kėto gjėra dhe beson se fallxhori e din tė ardhmen apo horoskopi, apo gjėrat tjera... ky person bėhet qafir dhe nėse nuk pendohet dhe vdes pa u penduar, do tė dėnohet pėrjetėsisht nė xhehennem. Pejgamberi , sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Kushdo qė i afrohet njė fallxhori dhe beson ēfarė ai thotė, ka mohuar atė qė iu shpall Muhamedit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem).” [Ahmedi].

Prandaj, le tė vetėdijėsohen muslimanėt e mos t’i bėjnė kėto vepra, mos tė merren me fallxhorė e me horoskop, e ata qė deri tani i kanė vepruar kėto gjėra, le tė pendohen dhe le tė kėrkojnė falje nga Allahu, xhel-le shanuhu.

Allahu, subhanehu ve teala, thotė: “Pendohuni tė gjithė tek Allahu, o besimtarė, qė shpėtim tė gjeni” [Nur: 31].

(bazuar nė kapitullin me tė njejtin emėr tė librit “Bazat e Teuhidit” tė Dr. Ebu Emineh Bilall Filips)

Enter content here

Enter supporting content here