Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Ligji i All-llahut [subhanehu ve teala] pėr atė qė e pason udhėzimin e Tij dhe atij qė ia kthen shpinėn kėtij udhėzimi

i vėrtetė 1). Udhėzimi i All-llahut ėshtė udhėzimi

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“As jehuditė, e as krishterėt kurrė nuk do tė jenė tė kėnaqur me ty deri qė tė pasosh fenė e tyre. Thuaju: “Udhėzimi i All-llahut ėshtė udhėzim i drejtė. E nėse pasiqė tė ka ardhur ty e vėrteta shkon pas mendimeve tė tyre, nuk ka kush tė ndihmojė e as tė mbrojė nga All-llahu”. (El-Bekare: 120).

Udhėzimi i All-llahut [subhanehu ve teala] ėshtė feja e vėrtetė dhe gjithpėrfshirėse, i cili ėshtė udhėzimi i vėrtetė, udhėzim qė me tė vėrtetė meriton tė quhet udhėzim, pos tė cilit nuk ka udhėzim tjetėr.

Ky ėshtė komenti i kėtij ajeti, siē pėrmendet nė tefsirin e Ibėn Kethirit, tefsirin e Raziut dhe tė Kurtubiut.

2). Udhėzimi i All-llahut [subhanehu ve teala] ėshtė Islami

Ky ėshtė udhėzimi me tė cilin All-llahu [subhanehu ve teala] e ka dėrguar Muhamedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur thotė:

“Ai ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e Vet me udhėzim tė plotė dhe me fenė e vėrtetė, qė tė triumfojė mbi ēdo fe, e mjafton All-llahu dėshmitar”. (El-Feth: 28).

Zamahsheriu thotė: “Udhėzimi i All-llahut [subhanehu ve teala] ėshtė Islami. Ky ėshtė udhėzimi i vėrtetė dhe i vetmi qė meriton tė quhet udhėzim. Krejt Islami ėshtė udhėzim, pos tij s’ka udhėzim tjetėr, e ajo nė tė cilin thėrrasin ēifutėt dhe tė krishtrėt, nuk ėshtė udhėzim, por epsh”. (Tefsiri i Zamahsheriut: 1/183).

3). Kush e lė udhėzimin e All-llahut [subhanehu ve teala], All-llahu [subhanehu ve teala] e lė ate dhe ate qė ai e ka zgjedhė

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Kush i kundėrvihet tė dėrguarit, pasi qė i ėshtė bėrė e qatė e vėrteta dhe ndjek rrugė tjetėr nga ajo e besimtarėve, Ne e lėmė nė atė qė ka zgjedhur (nė dunja) e fusim nė Xhehennem. Pėrfundim i keq ėshtė ai”. (En-Nisa: 115).

Udhėzimi i All-llahut [subhanehu ve teala] ėshtė Islami. Ai ėshtė rruga e besimtarėve tė parė, andaj ai qė e armiqėson Pejgamberin e nuk pason Islamin, pasi qė i ėshtė sqaruar nga All-llahu, All-llahu atė dhe ēėshtjen e tij i lė nė lajthitjen qė ai e ka zgjedhė.

Raziu thotė: “ate sė bashku me atė qė ai e ka zgjedhur pėr vehte e lėnė tė mbėshtetur nė atė qė ai ėshtė mbėshtetur”. (Tefsiri i Raziut: 11/43).

Nga ana tjetėr, ėshtė shumė e qartė se ajo qė ai e ka zgjedhur pėr vehte ėshtė lajthitja, sepse pas hakut (Islamit) s’ka tjetėr pos dalaletit.

“E ky ėshtė All-llahu, Zoti juaj i vėrtetė. Pas tė vėrtetės nuk ka tjetėr pos iluzione, e si po ia ktheni shpinėn (tė vėrtetės)?”. (Junus: 32).

4). Kėrcėnimi ndaj atij qė nuk e pason udhėzimin e All-llahut.

Jemi tė detyruar nė mėnyrė obligative ta pasojmė dinin e vėrtetė (Islamin), kurse tė tjerat (mendime, ide, plane, metoda) duhet lėnė pas shpine dhe duhet larguar prej tyre. Kush kapet pėr tė kotėn, ka humbur. All-llahu [subhanehu ve teala] largohet prej tij, nuk e ndihmon dhe kėshtu ai bėhet prej zullumqarėve. All-llahu [subhanehu ve teala] pejgamberit tė tij i drejtohet me urdhėr:

“E nėse pasiqė tė ka ardhur ty e vėrteta shkon pas mendimeve tė tyre, nuk ka kush tė ndihmojė e as tė mbrojė nga All-llahu”. (El-Bekare: 120).

Ibėn Kethiri thotė: “Nė kėtė ajet ka kėrcėnim tė ashpėr pėr ata nga ky umet qė pasojnė ēifutėt dhe tė krishterėt, pasi qė kanė njohuri pėr Kur’anin dhe Sunnetin”. All-llahu [subhanehu ve teala] na ruajtė nga kjo gjė. (Ibn Kethir, 1/162).

“E pas dijes, e cila tė ka ardhur, po e zėmė se ishe vėnė pas dėshirave tė tyre, atėherė ti do tė ishe mizor”. (El-Bekare: 145).

Dituria qė i erdhi Pejgamberit ėshtė Islami. Ai ėshtė udhėzimi i All-llahut [subhanehu ve teala]. Nė kėtė ajet ka kėrcėnim pėr ata qė i pasojnė pronarėt e tė kotės nė kohėn e tyre, qė i pasojnė nė epshet e tyre dhe qė anojnė kah ato etj.

Rashid Ridaja thotė: “Ky dedikim me kėtė kėrcėnim i ėshtė bėrė krijesės nė pozitė mė tė lartė te All-llahu [subhanehu ve teala], i ėshtė bėrė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], andaj ky kėrcėnim bėhet edhe mė i ashpėr pėr tė tjerėt tė cilėt pasojnė epshet e njerėzve dhe mundohen t’i kėnaqin ata duke iu bashkangjitur nė tė kotėn e tyre. All-llahu [subhanehu ve teala] iu drejtua me kėto fjalė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], edhe pse qėllimin e kishte nė ummetin e tij qė ta dinė besimtarėt se pasimi i epsheve tė njerėzve edhe po tė jetė me qėllim tė mirė, ėshtė zullum i madh, qė e ndėrpret rrugėn e vėrtetė dhe i shpie njerėzit nė humnerat e tė kotės. (tefsirul-Menar, 1/285).

5). Ai qė e pason udhėzimin e All-llahut [subhanehu ve teala] as qė mėrzitet e as qė dėshpėrohet

All-llahu thotė:

“Ne u thamė: “Dilni prej aty qė tė gjithė, e juve gjithėsesi do t'u arrijė udhėzim prej Meje, e kush pranon udhėzimin Tim, pėr ata nuk ka as frikė as qė do tė brengosen”. (El-Bekare: 38).

Ibėn Kethiri thotė: “Ai qė e pranon kėtė qė e kam zbritur nė libra dhe atė qė e kanė dėrguar pejgamberėt me tė, ata nuk do tė kenė frikė ndaj asaj qė do t’ju vijė nė ahiret e as qė mėrziten ndaj asaj qė u kalon prej gjėrave tė kėsaj bote”. (Ibn Kethiri, 1/82).

Rashid Ridaja thotė: “Ata qė udhėzohen me udhėzim tė All-llahut [subhanehu ve teala] nuk frikohen nga ajo qė do t’u vijė e as qė mėrziten nga ajo qė u kalon, sepse pasuesve tė udhėzimit u lehtėsohet fitimi i tė mirave dhe pėrjetimi i lumturisė sė dynjasė dhe ahiretit. Nėse njeriu kėshtu parapėrgatitet, atij i lehtėsohet ēdo gjė qė mund ta godasė ose ēdo gjė qė mund ta humbė, sepse ai ėshtė i bindur se All-llahu [subhanehu ve teala] ėshtė ai qė e ka krijuar. (El-Menar, 1/285).

6). Pasuesi i udhėzimit jeton jetė tė mirė, kurse ai qė ia kthen shpinėn udhėzimit jeton jetė tė vėshtirė.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty qė tė gjithė, do tė jeni armiq tė njėri-tjetrit. Nėse u vjen na Unė udhėzim (libėr e pejgamber) kush i pėrmbahet udhėimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur (nė dunja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė etėn tjetėr)”. E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e kijametit do ta ringjall tė verbėr. Ai (qė nuk besoi) do tė thotė: “Zoti im, prse mė ngrite tė verbėr, kur unė isha me sy?” Ai (All-llahu) thotė: “Ashtu si harrove ti argumentet Tona qė t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot. Po kėshtu Ne e shpėrblejmė edhe atė qė zhytet nė mėkate dhe nk i beson argumentet e Zotit tė vet, po dėnimi nė botėn tjetėr ėshtė edhe mė i ashpėr dhe i pėrjetshėm”. (Taha: 123-127).

Ky ajet sqaron ligjin e All-llahut [subhanehu ve teala] pėr atė qė e pason udhėzimin e Tij dhe pėr atė qė ia kthen shpinėn kėtij udhėzimi. (kurtubiu, 11/258).

Udhėzim i All-llahut [subhanehu ve teala] nė kėtė ajet janė:

a) Librat e All-llahut [subhanehu ve teala];

b) Kur’ani; ose

c) Tė gjitha librat e zbritura nga All-llahu [subhanehu ve teala] (Kur’ani ėshtė njėri prej kėtyre librave, por njėherazi edhe mė i miri dhe mė i ndershmi).

7). Ligji i All-llahut [subhanehu ve teala] par atė qė e pason udhėzimin e Tij dhe argumenti pėr kėtė.

Pak mė parė thamė se pasuesi i udhėzimit jeton jetė tė mirė nė kėtė botė, kurse argument pėr kėtė ligj ėshtė ajeti:

“kush i pėrmbahet udhėzimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur (nė dunja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė jetėn tjetėr)”. (Taha: 124).

Ibni Abbasi thotė: “Nuk lajthitė nė dynja dhe nuk vuan nė ahiret”. (Ibn Kethir, 3/168).

Kurse, Zamahsheriu thotė: “Vuajtja nė ahiret nėnkupton dėnimin pėr atė qė ka lajthitur nė dunja nga rruga e fesė, kurse ai qė e pason librin e All-llahut [subhanehu ve teala] aplikon urdhėrat e Tij dhe largohet prej ndalesave dhe kėshtu shpėton nga lajthitja dhe dėnimi”. (Zamahsheriu, 3/95).

Nga ana tjetėr, konteksti i ajetit na jep tė kuptojmė se vuajtja ėshtė e ngritur nga pasuesi i Kur’anit nė kėtė botė dhe nė ahiret. Ky ėshtė njėri aspekt i komentit tė kėtij ajeti. (Raziu, 22/130).

Nw realitet pasuesi i udhwzimit tw All-llahut jeton jetw tw mirw, ashtu siē ka premtuar All-llahu dhe ashtu siē cakton ligji i Tij. All-llahu thotw:

“Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t'i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t'u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre”. (En-Nahl: 97).

Pasuesi i udhėzimit ėshtė besimtar dhe vepron vepra tė mira, sepse pėrndryshe nuk mund tė jetė pasues i udhėzimit, ngase jeta e mirė nėnkupton qė aspak tė mos vuash, pra ajo i kaplon tė gjitha aspektet e rehatisė. (Ibn kethir, 2/585).

Vuajtja ėshtė nė kundėrshtim me jetėn e mirė, me tė cilėn pasuesi i Kur’anit kėnaqet, andaj vuajtja refuzohet nė kėtė jetė, ashtu siē ėshtė e refuzuar edhe lajthitja nė kėtė botė. Ai qė e pason udhėzimin e All-llahut [subhanehu ve teala], synimi i tij ėshtė tė arrijė kėnaqėsinė e All-llahut [subhanehu ve teala], ai ėshtė i kėnaqur me atė qė ia ka caktuar All-llahu [subhanehu ve teala] nė kėtė botė, nuk hidhėrohet pėr kėtė dhe ėshtė i lumtur me atė qė ia ka dhuruar All-llahu [subhanehu ve teala]. Ai, pra, jeton jetė tė mirė dhe komode, sepse pas dhuntisė sė Islamit, ai e synon atė qė ėshtė nė duar tė All-llahut [subhanehu ve teala], e jo atė qė ėshtė nė dunja dhe kėnaqėsinė e saj kalimtare. Ai nuk kujdeset me tė madhe ta arrijė krejt kėtė dynja, nuk e refuzon kur i vjen, por edhe nuk mėrzitet dhe dėshpėrohet kur i kalon.

8). Ligji i All-llahut pėr atė qė ia kthen shpinėn udhėzimit dhe argumenti pėr kėtė.

Ligji i All-llahut [subhanehu ve teala] pėr atė qė ia kthen shpinėn udhėzimit, ėshtė jeta e vėshtirė. Argument pėr kėtė ėshtė ajeti:

“E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė...”.

Dhikri ėshtė Kur’ani, Islami, andaj kthyerja shpinėn atij, nėnkupton lėnie, mospasim dhe kėrkim udhėzim nė gjėra tjera pėrveē nė to. Ibėn Kethiri thotė: “Kush kundėrshton udhėzimin tim, ia kthen shpinėn asaj qė e kam zbritur mbi Pejgamberin tim, e harron dhe kėrkon udhėzim prej tjerėve”. (ibn Kethir, 3/168).

Ky njeri jeton jetė tė vėshtirė nė kėtė botė, sepse (dank) do tė thotė ngushtėsi dhe vėshtirėsi. Kjo ndodhė pėr shkak tė kujdesit tė madh qė ka pėr dunjanė, pėr t’i shtuar tė mirat e kėsaj bote, nga frika se ato po i harxhohen dhe pakėsohen. Andaj ky njeri nuk pėrjeton as qetėsi e as rehati. Gjoksin vazhdimisht e ka nė ngushticė pėr shkak tė lajthitjes. Kėshtu edhe pse shihet se jeton jetė tė lumtur dhe me bollėk, zemra e tij ėshtė nė dhimbje pėrderisa nuk ėshtė e mbushur me udhėzim tė All-llahut [subhanehu ve teala]. Ai nuk ndien kurrfarė kėnaqėsie e as qė jeton mirė. Kėtė e pėrjeton nė dynja, kurse nė ahiret, sipas ligjit tė All-llahut [subhanehu ve teala] pėr shpėrblim, ata do t’i godasė dėnimi i refuzuesve tė udhėzimit. Ky dėnim nėnkupton ringjalljen e tij tė verbėr sepse nuk i ka parė argumentet e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe udhėzimin e tij nė kėtė botė. All-llahu [subhanehu ve teala] flet pėr kėtė dėnim duke thėnė:

“E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė...”.

E gjithė kjo ėshtė sepse shpėrblimi vjen nga lloji i veprės. Ky dėnim, qė e pret kėtė refuzues tė udhėzimit tė All-llahut [subhanehu ve teala], ėshtė dėnim i pėrhershėm dhe mė i rėndė sesa dėnimi i kėsaj bote. I njėjti dėnim do t’i kaplojė edhe ata qė pėrgėnjeshtrojnė rregullat e All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

“Po kėshtu Ne e shpėrblejmė edhe atė qė zhytet nė mėkate dhe nk i beson argumentet e Zotit tė vet, po dėnimi nė botėn tjetėr ėshtė edhe mė i ashpėr dhe i pėrjetshėm”. (Taha: 127).

9) Ai qė ia kthen shpinėn udhėzimit tė All-llahut [subhanehu ve teala] i shoqėrohet njė shejtan.

Ai qė ia kthen shpinėn udhėzimit tė Kur’anit, atė e shoqėron njė shejtan, i cili aspak nuk e le tė vetėm dhe kurrė nuk ndahet prej tij. Ky shejtan ia zbukuron tė keqen dhe e largon nga rruga e vėrtetė, edhe pse ai do tė mendojė se ėshtė nė rrugė tė drejtė dhe tė qėlluar. Ky ėshtė ligji i All-llahut [subhanehu ve teala] pėr ata qė ia kthejnė shpinėn udhėzimit:

“Kush mbyll sytė para kėshillave tė Zotit, atij ia shoqėrojmė njė djall qė nuk i ndahet kurrė. E ata (djajt) do t'i shmangin nga rruga e drejtė, kurse (jobesimtarėt) mendojnė se janė duke i udhėzuar”. (Ez-Zuhruf: 36-37).

Dijetarėt i kanė komentuar kėto ajete duke thėnė: “Ai qė verbėrohet dhe tregohet neglizhent ndaj pėrmendjes sė All-llahut [subhanehu ve teala], ndaj Kur’anit dhe ndaj asaj qė e ka zbritur All-llahu [subhanehu ve teala] dhe mbėshtetet nė fjalėt e lajthitėsve dhe nė tė kotat e tyre, atij ia shoqėrojmė njė shejtan i cili kurrė nuk ndahet prej tij, i cili e largon prej hallallit, e nxitė nė haram, e ndalon nga respekti, e urdhėron nė mėkat dhe ia zbukuron tė keqen”. Ky ėshtė dėnim pėr atė qė ia kthen shpinėn udhėzimit tė Kur’anit, siē kanė thėnė dijetarėt edhe mė herėt: “All-llahu [subhanehu ve teala] dėnon pėr mėkatet me fitim tė mėkateve tjera”.

Shejtanėt i largojnė nga udhėzimi i All-llahut [subhanehu ve teala] dhe nga rruga e drejtė ata qė ia kthejnė shpinėn udhėzimit tė All-llahut [subhanehu ve teala], duke i bindur se janė nė rrugė tė drejtė. (shiko: Ibn kethir, 4/128; Kurtubiu, 16/89 dhe Alusiu, 25/80).

Pėr kėta njerėz vlen ajeti kur’anor:

“Thuaj: “A t'ju tregojmė pėr mė tė dėshpruarit nė veprat e tyre? Ata janė veprimi i tė cilėve u asgjėsua nė jetėn e kėsaj bote, e megjithatė ata mendojnė se janė kah bėjnė mirė”. (El-Kehf: 103-104).

ALL-LLAHU i lartėmadhėruar

Dije se vėrtetė tė njohurit e All-llahut xhel-le shanuhu, besimi nė Te, adhurimi ndaj Tij dhe vėrtetimi i gjithė asaj qė vjen nga Ai ėshtė nga gjėrat mė tė rėndėsishme me tė cilėn obligohet muslimani qė ta mėsojė, ta njeh dhe kuptojė.

E ai i cili nuk e njohi All-llahun, Krijuesin, Sunduesin dhe Udhėheqėsin e tij, ai vėrtetė ka jetuar nė jetėn e kėsaj bote si shtazė: han dhe pin, flenė dhe zgjohet, e kėshtu me radhė derisa tė pėrfundojė jeta e tij nė kėtė gjendje e ai nuk e din as pėr ēka ėshtė krijuar dhe si ka jetuar

All-llahu i Lartėsuar thotė: " ... e ata qė nuk besuan, pėrjetojnė kėnaqėsi (nė kėtė jetė)dhe hanė ashtu si hanė kafshėt, e vendi i tyre ėshtė zjarri." (Suretu Muhammed 12).

E kėshtu ata do tė bėjnė ērregullime nė tokė, do tė bėjnė keq me punėt e tyre, ngase ata nuk i njohin punėt e mira dhe nuk dinė se cilat janė punėt e kėqia, nuk dinė se ēka e hidhėron All-llahun dhe nuk mendojnė pėr atė qė e bėnė Atė tė kėnaqur.

2)

Do tė thotė asnjė njeri nuk mundet t’i njeh rrugėt e mira pėr t’i shėrbyer ndojė sendi vetėm se me udhėzimin e atij qė ėshtė mė i ditur se ai, e si mundet pra njeriu nė jetėn e kėsaj bote qė ta luaj rolin e tij tė kėrkuar duke mos i pėrfillur urdhėrat dhe obligimet e All-llahut tė Madhėruar, e Ai ėshtė- i Lartėsuar qoftė- Krijues i njeriut dhe Krijues i gjithė botėrave. All-llahu xhel-le shanuhu thotė: "A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai depėrton nė thellėsitė sekreteve, i njeh hollėsitė." (Suretul-Mulk 14).

3)

Ai i cili nuk e njeh All-llahun si Krijues tė tij, i shkatėrron veprat e tij, ngase ai nuk e ka kuptuar fuqinė e Atij i cili udhėzon nė rrugėn e tė vėrtetės, fitores dhe shpėtimit, e Ai ėshtė All-llahu xhel-le shanuhu.

Kėto sėmundje tė cilat janė pėrhapur nė tokė, ky ērregullim i madh i cili ėshtė prezent mes njerėzve ndodh vetėm nga shkaku i largimit tė njerėzve nga udhėzimet e Krijuesit tė Madhėruar dhe refuzimi pėr zbatimin e urdhėrave tė Tij.

4)

E pastaj pėrfundon jeta e atyre tė cilėt nuk e njohėn Zotin si Krijues tė tyre, duke mos ditur as pse ka filluar? Dalin prej saj duke mos ditur as pse kanė hyrė nė tė?

5)

Por ai i cili e njohi Zotin e tij, besoi ne Te dhe vėrtetoi gjithė atė qė i erdhi prej Tij, ky ėshtė ai tė cilin do ta ndihmon All-llahu i Madhėruar.

All-llahu i Lartėsuar nė Kur’anin Fisnik thotė:

" E All-lahu patjetėr do ta ndihmom atė qė ndihmon rrugėn e Tij." (Suretul-Haxh 40).

6)

Njeriu: kjo krijesė e cila posedon gjymtyrė si dora, kėmba, koka e tė tjera, obligohet qė t’i njeh detyrat e kėrkuar nga ai pėr t’i lėvizur kėto gjymtyrė.

Kjo bėhet vetėm duke i njohur urdhėrat me tė cilat e obligoi All-llahu xhel-le shanuhu kėtė njeri. اdo njeri ka mendje, e detyrė e mendjes ėshtė tė logjikuarit, e kur tė mos funksionon kjo detyrė shkatėrrohet puna e mendjes, ndėrpritet nga puna e saj kryesore e pikėrishtė kjo bėhet shkak qė tė largohet nga e mira dhe tė afrohet kah e keqja.

7)

All-llahu xh. sh. na ka thirrur nė Kur’anin Fisnik tė logjikojmė nė atė qė jemi dhe ka thėnė: " Thuaj:" A ėshtė i barabartė i verbėri me atė qė sheh ?" A nuk mendoni?" (Suretul-En’am 50).

Dhe gjithashtu thotė:

" Dhe a nuk menduan ata nė vehten e tyre...?" ( Sureturr-Rrum).

All-llahu xhel-le shanuhu kur i ka thirrur krijesat e Tij nė tė logjikuar e ka bėrė kėtė brenda fuqisė dhe mundėsisė sė mendjes sė tyre.

Gjithashtu i Madhėruari na ka ftuar nė shikimin e asaj qė ka krijuar nė qiej dhe nė tokė , nė vehtėn tonė dhe nė tė gjitha krijesat. Na ka thirrur qė tė logjikojmė nė krijimin e kėsaj gjithėsie ta gjerė e cila e tėra ėshtė prej krijaturės sė All-llahut i Cili ėshtė larg ēdo tė mete.

(8)

Pasiqė njeriu tė logjikojė dhe tė meditojė do tė pėrfundojė se kėtė gjithėsi tė gjerė dhe tė madhe ka Krijues Madhėshtor, Sajues tė Urtė e Ai ėshtė All-llahu, Zoti jonė i Madhėruar qoftė.

Krijues i njeriut, bimėve dhe kafshėve.

Krijues i qiejve, tokės dhe detėrave.

Krijues i ēdo sendi qė e shohim nė kė kėtė gjithėsi tė madhe.

9)

All-llahu xhel-le shanuhu ėshtė cilėsuar me cilėsi tė qarta (tė pastra, tė plota) me tė cilat e ka cilėuar qenien e Tij Madhėshtore nė Kur’anin Fisnik, e gjithashtu e ka cilėsuar krijesa mė e ditur pėr Te, e ai ėshtė i dėrguari i fundit Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem.

E prej kėtyre cilėsive janė: Mėshira; Krenaria; Falja; Poshtėrimi.

E shumė tė tjera tė cilat gjinden nė Kur’anin Fisnik dhe nė hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve selem. E qėllimi ynė kryesor nė njohjen e kėtyre cilėsive ėshtė qė tė ndalemi para dobėsisė sonė dhe nevojės sonė pėr kėtė Hyjni Madhėshtore qė ėshtė larg ēdo tė mete dhe mangėsie.

10)

All-llahu xhel-le shanuhu na ka treguar pėr qėllimin pėr tė cilin i ka krijuar tė gjitha krijesat dhe ua ka sqaruar shkakun pėr tė cilin e ka krijuar kėtė botė dhe ēka nė tė. All-llahu i Madhėruar thotė:

" Unė nuk i krijova xhinnėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė adhurojnė"(suretu Dharijat 56)

11)

Prandaj adhurimi (ibadeti) ėshtė qėllim tė cilin duhet ta kryejmė me pėrpikėri, duke iu nėnshtruar All-llahut tė Madhėruar dhe duke e falėnderuar pėr atė qė na ka dhėnė prej begative dhe dhuntive tė shumta.

Thotė All-llahu i Lartėsuar:"Po edhe nėse pėrpiqeni t’i numėroni dhuntitė (tė mirat) e All-llahut, nuk do tė mund tė arrini t’i pėrcaktoni ato."( surteun-Nahl 18).

12)

Pasi qė na u bė e qartė ajo ēka kemi sqaruar mė parė, obligohemi qė ta adhurojmė All-llahun me adhurim tė vėrtetė dhe qė ky adhurim tė jetė vetėm pėr Te duke mos i shoqėruar askend Atij.

Lutja t’i bėhet vetėm Atij.

Tė kemi frikė vetėm prej Tij.

Tė kėrkojmė ndihmė vetėm prej Tij.

E kėshtu, tė gjitha llojet e ibadetit tė jenė vetėm pėr kėtė Hyjni Madhėshtore, Krijues dhe Furnizues, i Fuqishėm dhe i Fortė, i Cilėsuar me cilėsi tė larta dhe madhėshtore.

Dashuria ndaj Allahut

5. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i cili thotė: “Kush posedon tre gjėra, do tė shijojė ėmblėsinė e imanit: ta don Allahun dhe Pejgamberin mė shumė se ēdokėnd, ta don vėllain e tij vetėm pėr hir tė Allahut dhe tė urrejė kthimin nė kufėr (mosbesim) pasi qė Allahu e ka shpėtuar, ashtu siē urren hyrjen nė zjarr. (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė.” (Ali Imran – 31), poashtu thotė: “dashuria e atyre qė besuan All-llahun ėshtė shumė mė e fortė” (Bekare – 165)

Ky ėshtė njė hadith madhėshtor, ėshtė themel perj themelve te Islamit. Dijetarėt [rahimehumull-llah] thonė: kuptimi i fjalės “ėmbėlsia e imanit” ėshtė kėnaqėsia qė ndien besimtari gjatė bindjes sė tij ndaj Allahut dhe pėrballimit tė vėshtirėsive pėr tė qenė Allahu [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tė pajtuar me tė duke i dhėnė gjithė kėsaj pėrparėsi ndaj tė mirave tė kėsaj bote. Dashuria e robit ndaj Allahut [subhanehu ve teala] realizohet duke aplikuar urdhėrat dhe duke braktisur ndalesat e Tij, nė tė njejtėn mėnyrė realizohet edhe dashuria ndaj Muhamedit a.s.. Kadi Ijadi thotė: “ky hadith ka tė njejtin kuptim sikur hadithi: “Ka shijuar imanin ai i cili ėshtė i kėnaqur qė zot i tij tė jetė Allahu, fe e tij Islami dhe i dėrguar i tij Muhamedi” pėr arsye se nuk ka dashuri tė realtė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe Pejgamberit a.s., as ndaj muslimanit pėr hir tė Allahut siē nuk ka urrejtje tė vėrtetė tė kthimit nė kufėr (mosbesim) pėrveē tek ai qė krahas imanit tė tij i forcohet edhe bindja, i qetėsohet shpirti, i zgjerohet zemra, e imani pėrzihet me mishin dhe gjakun e tij. Ky ėshtė ai i cili shijon ėmblėsinė e imanit.” (Sahihul Muslim-sherh Ennevevij 2/13-14)

Nėse njeriu mendon thellė, vėren se tė gjitha dhuntitė qė i posedon janė nga Allahu, Ai ėshtė Mirėrbėrėsi dhe Dhuruesi i tij i Cili e krijoi nga asgjėja, ia dhuroi dėgjimin, shikimin, forcėn, diturinė, pasurinė dhe autoritetin. Ai ėshtė Zoti i Gjithmėshirshėm, Hyji Bujar, Furnizuesi i Urtė i cili ka cilėsi tė pėrsosura dhe tė larta. Tėrė kjo obligon dashurinė e plotė dhe tė pastėr ndaj Allahut, derisa ta dojė tėrė atė qė e don Allahu dhe ta urrejė atė qė e uren Allahu. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Pėr Zotin tėnd jo, ata nuk janė besimtarė (tė asaj qė tė zbriti ty as tė asaj para teje) derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė atė konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tėnd) tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt dhe (derisa) tė mos binden sinqerisht.” (Nisa – 65), kurse Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Asnjėri nuk ka besuar nė atė me tė cilėn jamė dėrguar pėrderisa pason epshin e tij.” (Transmeton Begaviu nė Sherh essune, kurse Ibėn Rexhebi gjėrėsisht ka studiur kėtė hadith nė libirin e tij Xhamiul ulumi vel hikem). Atėherė kur dashuria rrėnjoset nė zemėr, trupi lėvizė nė pėrputhje me atė dashuri dhe urrejtje.

Dashuria ndaj Allahut ndahet nė dy pjesė: farz (obligim i patjetėrsueshėm) dhe mustehab (obligim i preferuar)

Dashuria e patjetėrsuar ėshtė ajo dashuri e cila shkakton zbatimin e urdhėrave tė Allahut, mosrėnien nė mėkate dhe pajtimin me kaderin (paracaktimin) e Allahut. Ai i cili bie nė mėkat – bėn njė vepėr tė ndaluar apo len pas dore ndonjė obligim, ai e ka tė cunguar dashurinė e tij ndaj Allahut [subhanehu ve teala] pėr arsye se i jep pėrparėsi epshit tė tij. Mangėsimi i imanit ndonjėherė ėshtė rezultat i lėshimit tė shfrenuar nė gjėrat e lejuara (mubah) e cila trashėgon jovigjilencėn dhe kjo e fundit bėhet shkak pėr rritjen e shpresės nė mėshirėn e Allahut dhe mė pas mėsyerjen e mėkateve dhe rėnien nė to. Pėr kėtė tė fundit aludon hadithi i Pejgamberit a.s.: “nuk ėshtė besimtar laviri nė kohėn kur bėn kurvėri” (transmeton Ibėn Maxhe)

Dashuria e preferuar ėshtė frekuentimi i veprave vullnetare dhe largimi nga dyshimet. Ata tė cilėt kanė kėtė cilėsi, zakonisht janė tė rrallė. (Fet-hul Bari 1/61)

Thėniet pejgamberike vėrtetojnė se dashuria ndaj Allahut ėshtė faktor i mjaftueshėm pėr tė arritur shpėtimin. Njė njeri e pyeti Pejgamberin a.s.: “kur do tė ndodhė kijameti o i Dėrguar i Allahut? Pejgamberi .a.s tha: ē‘ke pėrgatitur pėr atė ditė? Ai u pėrgjigj: nuk kam pėrgatitur namaz tė shumtė, as agjėrim e as lėmsohė, mirėpo unė e dua Allahun dhe tė Dėrguarin e tij. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] tha: ti nė botėn tjetėr do tė jėsh me atė qė e ke dashur” (Buhariu)

Prej shenjave tė dashurisė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] ėshtė zbatimi i urdhėrave tė Allahut dhe largimi nga ndalesat e Tij. Sa i takon asaj qė pretendojnė disa mėkatarė gjoja se e duan Allahun e nga ana tjetėr bėjnė mėkate, ajo ėshtė gėnjeshtėr dhe shpifje e tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė” (Ali Imran – 31)

Imam Shafiu njė rrast thurri kėto vargje:

Kundėrshton Zotin e pastaj pretendon dashurinė ndaj Tij?!

Kjo ėshtė absurditet i qartė pėr atė qė logjikon.

Sikur dashuria yte tė ishtė e sinqertė, do t’i bindeshe Atij!

Sepse ai qė don ndonjėrin edhe e dėgjon!

Ebu Ja’kub Ennehrexhurij thotė: ēdonjėri i cili pretendon se e don Allahun [subhanehu ve teala] dhe punėt e tij nuk pėrkojnė me urdhėrat e Allahut, pretendimi i tij ėshtė i kotė. ēdonjėri qė mendon se e don Allahun dhe nuk i frikohet Atij , ai ėshtė i mashtruar.

Jahja ibėn Muadhi thotė: nuk ėshtė i sinqertė ai qė pretendon se e don Allahun dhe nuk i rrespekton kufinjtė e Tij.

Ruvejmi njė herė kur u pyet pėr dashurinė ndaj Allahut, tha: dashuria ėshtė pėrputhshmėria nė tė gjitha ēėshtjet.

O Allah, bėre dashinė ndaj teje mė tė dashur pėr ne se vetvetet tona, familjet, pasurinė dhe fėmijėt tonė. Bėre dashurinė ndaj Teje mė tė dashur pėr ne se sa uji i ftohtė kur jemi tė etur!

O Allah, pastroi zemrat tona nga varshmėria e ndokujt tjetėr pėrveē Teje dhe na bėn prėj atyre qė i don dhe tė duan!