Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi


Zekati

 

Ky ėshtė njė kusht shumė i rėndėsishėm nė Islam dhe nė vehte ngėrthen shumė pėrparėsi disa prej tė cilave janė tė pėrmendura nė vijim:

1. U pėrgjigjet nevojave tė tė varfėrve nė shoqėri.

2. Pėrforcon marrėdhėniet mes tė pasurve dhe tė varfėrve, sikur qė secili nė mėnyrė tė natyrshme ėshtė i mėshirshėm (i falėnderueshėm) ndaj atij qė i bėn mirė.

3. Pastron veten (shpirtin) dhe e zbute atė, largon ngurtėsinė dhe smirėn.

4. Shton zemėrgjerėsinė dhe simpatinė e muslimanit ndaj personave qė kanė nevojė.

5. Ka shpėrblime dhe bekime prej All-llahut, shton pasurinė dhe e shumėfishon atė.

Zekati ėshtė i obligueshėm nė kėto katėr lloje pasurishė qė vijojnė:

1. Prodhime nga toka (tė mbjellura) si drithėrat dhe frytet.

2. Kafshėt e mėdha shtėpiake.

3. Ari dhe argjendi

4. Pasuria nė tė holla.

Pėr tė gjitha llojet e pasurisė nisabi (vlera matėse e Zekatit) ėshtė i pėrcaktuar nė vlerėn apo sasinė minimale tė saj.

PRODHIMET NGA TOKA (TE MBJELLURAT)

1- Sasia mė e vogė (nisabi) e prodhimeve siē janė: drithėrat, pemėt orizi, rrushi, etj. ėshtė 5 vasek ose pėrafėrsisht 675 kg.

- Nėse ėshtė kultivuar e mjellura pa ndonje pėrpjekje nga ana e bujkut, nga shiu, ndonjė kanal apo fontanė, atėherė njė e dhjeta e prodhimit total jepet zekat.

- Nėse tė mbjellurat janė kultivuar me mjete pėr ujitje apo mjete tjera qė nėnkuptojnė shpenzime, atėherė 5% e prodhimit total jepet zekat.

2- Sa i pėrket zekatit nė kafshė njė studim mė i gjerė mund tė nxjerret nga hadithet autentike (sahih) tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] apo dijetarėt e hadithit qė nuk ėshtė edhe qėllim i yni nė kėtė pėrmledhje tė shkurtėr mbi kėtė temė.

ARI, ARGJENDI DHE Tث HOLLAT

Sasia mė e vogėl pėr zekatė (nisabi) i argjendit ėshtė 140 mithkal gjegjėsisht 595 gram.

Nisabi pėr ari ėshtė 20 mithkal, gjegjėsisht 92 gram.

Zekati si nė ari ashtu edhe nė argjend ėshtė 1/40 ose 2.5 % e sasisė sė pėrgjithshme pėr atė qė posedon sasinė e lartėpėrmendur mbrenda vitit (ka kaluar njė vit, ka mbushur vitin).

I njėjti rregull pėr ari vlenė edhe nė rast tė vlerave valutore (banknotave), metaliqeve dhe ēeqeve gjithashtu, qenė ato nė dirhem, dinarė, dollarė a tjetėr duke vėnė parasysh se vlera arrin nisabin e arit sipas ēmimit qė ka nė treg pėr atė vit. Kur kėto kondita tė plotėsohen 1/40 ose 2.5% e vlerės sė pėrgjithshme jepet pėr zekatė

Por sa i pėrket zekatit qė (rrjedhin, vijnė, burojnė) nga pasuritė qė tanimė i posedojmė kushti pėr t`u pėrmbushur njė vit nuk zbatohet, tė mirat hyjnė nė pasuri nė tė njėjtėn kohė kur bėhet kalkulimi pėr pagimin e zekatit. Kėshtu shtimi (lindjet e reja) i kafshėve tė medha i shtohet numrit te kafshėve qė janė pėr pagimin e zekatit, nėse numri arrin nisabin dhe plotėson (pėrmbush) vitin pa marrė parasysh kohėn e kaluar gjatė shtimit (tė kokave tė reja).

Ligji pėr mosrrespektimin e kohes do te zbatohej edhe tek stolitė e grave nga ari apo argjendi pėr pėrdorim personal apo huazime, kur keto te arrijne nisabin dhe viti eshte permbushur, sipas mendimit tė dijetarėve nėn hijen e hadithit tė Resulullahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

“Nėse ndonjėri posedon ari apo argjend dhe nuk paguan zekatin prej tyre nė Ditėn e Gjykimit do tė rrahet me hekur tė zjarrtė, balli i tij dhe shpina do tė jenė tė ngjitura nė te. Dhe ky proces do tė pėrsėritet gjatė ditės dhe vazhdojė netėve qė do tė zgjasin pesėdhjetėmijė vite derisa gjykimi i Tij t`i shpallet robėrve tė tij e ai tė shoh nėse rruga e tij do t`a ēoj nė xhennet a xhehenem”. (Buhariu).

Tregon Amr bin Shuajbi se njėherė “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me tė pare njė grua me dy bylyzykė nė duartė e vajzės sė saj e pyeti nėse ka dhėnė zekatin pėr to, dhe kur ajo u pergjigj negativisht i tha: “A do tė dėshiroje qė All-llahu ti jap dy bylyzykė tė zjarrit nė vend tė tyre?” Me tė dėgjuar kėtė ajo i hoqi ato (i hedhi)”.

Gjithashtu tregon Umu Seleme [radijall-llahu anhu] derisa ajo po mbante njė qafore tė arit, e kishte pyetur Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “O i Derguar i All-llahut a ėshtė e ndaluar?” Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu pėrgjigj: “nėse e ke pastruar (dhėnė zekatin pėr te ) nuk ėshtė e ndaluar”.

Lloji pasurise vlera e nisabit vlera e zekatit vėrejtje

Ari 92 gram 2.5% Pėrdorim personal

Argjendi 595 gram 2.5% -//-

Tė holla- kesh, metalikė ekuivalenti nė ari 2.5% vlera e tanishme

Te mjellura 675 kg 5% tė mbjellura nėn mbikėqyrje

-//- 675 kg 10% tė mbjellura “te rastėsishme”

Tė mira komerciale ekuivalentin nė ari 2.5% vlera e tanishme

Disa dijetarė mendojnė se “ari pėr pėrdorim personal apo huazim ėshtė i liruar nga zekati”, dhe ata bazojnė mendimin e tyre nė kėto argumente:

1- Hadithin qė thotė: “nuk ka zekat nė stoli tė grave”. Hadithi ėshtė i dobėt pėr arsye se njė nga transmetuesit konsiderohet i dobėt.

2- Tregon Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu]: “Nuk ka sadaka (zekat) muslimani nė robin e tij apo kalin e tij”. ( transmeton Buhariu)

Tė bazuar nė kėtė hadith disa dijetarė vijnė nė pėrfundim se robi apo kali i njeriut ėshtė njėsoj sikurse edhe stolitė personale dhe rrjedhimisht i njejti ligj do tė duhej tė aplikohej.

Mendimit tė cilit ne i pėrmbahemi ėshtė se zekatin duhet dhėnė nga stolite personale gjithashtu, ngase besojme se ėshtė nė pėrputhje me ligjshmėrinė e Kuranit dhe tė Sunnetit siē e sqaruam mė lartė.

TE MIRAT MATERIALE (KOMERCIALE) DHE POSEDIMI I TOKES

Sa i pėrket zekatit nė tė mirat komerciale, poseduesi duhet tė llogaris vleren e saj nė fund tė vitit dhe 2.5% nga vlera e tanishme tė jepet pėr zekat. Nėse vlera e tanishme e saj i pėrgjigjet vlerės sė shitjes, mė shumė a me pak nuk ėshtė me rėndesi kėtu.

Sipas hadithit qė transmetohet nga Semura [radijall-llahu anhu]:

“I Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na udhėzonte tė japim zekatin nga ēdo gjė qė kishim pėrgatitur pėr shitje”. (Ebu Davud).

Kjo nėnkupton tokė pėr tė shitur, rishitur, ndėrtesa, automjete, pajisje makinerike pėr shpėrndarjen e ujit, apo ndonjė artikull (mjet) tjeter pėr t`a shitur.

Pėr ndėrtesat qė janė paraparė pėr qira dhe jo pėr t`u shitur zekati duhet tė jepet nga qiraja pėr njė vit, ndėrsa vet ndėrtesa nuk ėshtė valide pėr t`u dhėnė zekati pėr te meqė nuk ėshtė pėr shitje. Pėr dallim, automjetet personale dhe ato qė jepen me qira janė valide pėr tu dhėnė zekati pėr to edhe nese nuk janė pėr shitje dhe poseduesi i ka blere ato pėr nevoja personale.

Nėse poseduesi qė jep automjetet me qira ka akumuluar tė ardhura qė arrijnė vlerėn e mjaftueshme pėr dhėnien e zekatit, duhet tė paguaj zekatin pavarsisht nėse paratė e akumuluara gjatė njė viti i ka mbajtur, harxhuar, paguar borgjet apo blerė pasuri tė patundshme, kjo rrjedh nga argumentet e Sheriatit mbi obligimin e zekatit. Sipas mendimeve tė shumicės sė dijetarėve borxhi nuk ėshtė arsyetim pėr mosdhėnien e zekatit.

Ngjajshėm ėshtė edhe rasti me pasuritė dhe tė hollat e bonjakėve apo tė njerėzve tė retarduar mentalisht, kur tė arrijnė nisabin dhe bėhet njė vit duhet tė paguhet zekati, dhe mbikėqyrėsit duhet tė japin zekatin pėr ta.

Kategoritė e atyreve qė e meritojnė zekatin

All-llahu xh.sh. ka kategorizuar ata qė e meritojnė zekatin nė Kuranin e Shenjtė:

“All-llahu caktoi obligim qė zekati t`ju takojė vetėm: tė varfėrve, (nevojtarėve) tė ngratėve, (atyre qė s`kanė fare) punonjėsve (atyre qė e mbledhin) atyre qė duhet pėrfituar zemrat, e duhet dhėnė edhe pėr lirim nga robėria, tė mbyturve nė borxhe, luftėtarėve nė rrugėn e All-llahut dhe atyre qė kanė mbetur nė rrugė. All-llahu e di gjendjen e robėrve, punon sipas urtėsisė sė Tij”.

Shejh Ibn Bazi- (rahimehull-llah)

Zekati i Fitrit (Sadakatul-Fitri)

 

Zekatul Fitri nė Ramazan ėshtė i emėrtuar ashtu ngase shkaku pėr te ėshtė “Fitri”-bajrami dhe lidhja me te ėshtė lidhje e gjėrės me shkakun e saj.

Argument pėr obligimin e tij ėshtė Kur’ani, Sunneti dhe Ixhmaja.

Allahu thotė:

{قد أفلح من تزكى }

“ka shpėtuar ai qė e pastron”

thuan disa nga selefi se kėtu “tezekka” ka tė bėjė me nxerjen e zekatul-fitrit.

Poashtu hyn nė pėrgjithshmėrinė e ajetit:

{ وآتوا الزكاة } .

“dhe jepni zekatin”

nė sahihejn dhe nė tjerat:

" فرض رسول الله صلى الله عليه وسلم زكاة الفطر صاعاً من بر أو صاعاً من شعير ، على العبد والحر ، الذكر وألانثى ، والصغير والكبير من المسلمين " .

“Resulullahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bėrė farz sadakatul-fitrin njė sa’ (katėr grushta) gru ose njė sa’ shirija, qoftė i vogėl ose i madh, burrė ose grua, i lirė ose rob.”

Dhe ėshtė terguar nga mė shumė se njė dijetar pėr ixhmanė e muslimanėve nė obligimin e nxjerjes sė tij.

Zekatul-fitri ėshtė vaxhib pėr ēdo musliman, qoftė i vogėl ose i madh, burrė ose grua, i lirė ose rob nga hadithi qė e transmeton Ibėn Omeri [radijall-llahu anhu] qė e pėrmendėm mė parė.

Poashtu ėn kėtė hadith ėshtė caktuar edhe sasia e caktuar pėr cdo person njė sa’ (katėr grushta) si dhe lloji nga ajo qė mė tepėr ushqehen njerėzit nė atė vend qoftė ajo gru, shirija, hurma, ullinj apo tjetėr.

Sikur qė na ka treguar edhe pėr kohėn e dhėnies sė tij Zekatul-fitri nxiret ditėn e Bajramit para se tė falet namazi i Bajramit, ashtu qė koha mė e mirė pėr dhėnien fillon prej pas akshamit tė natės sė bajramit deri sa tė falet namazi i Bajramit mirėpo mundet tė jepet edhe para kėsaj dite (njė ose dy ditė), transmeton Buhariu rahimehullah se sahabet e kanė dhėnė edhe njė ditė ose dy ditė para dhe kjo ėshtė ixhma nga ata.

Dhėnia e Zekatul-fitrit ditėn e Bajramit para se tė falet namazi i Bajramit, nėse i kalon ajo kohė atėherė obligohet ta japė ate si kompenzim. nga hadithi i ibn Abbasit :

" ومن أداها قبل الصلاة ، فهي زكاة مقبولة ، ومن أداها بعد الصلاة ، فهي صدقة من الصدقات "

“Kush e jep ate para namazit ajo ėshtė sadaka e pranuar, dhe kush ejep pas namazit ajo ėshtė njė sadaka prej sadakave”

dhe ka bėrė mėkat me vonimin e dhėnies nga koha e caktuar ngase ka vepruar nė kundėrshtim me urdhėrin e Resulull-llahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem).

Muslimani e jep pėr vehte dhe pėr ata qė ai i furnizon nga gratė dhe farefisin si pasojė e pėrgjithshmėrisė sė fjalės sė Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem):

: " أدوا الفطرة عمن تمولون " .

“jipne Fitrin pėr ata qė i mbani me pasuri”

Preferohet dhėnia pėr fėmijėn qė ėshtė nė bark pėr shkak se Othamni radijall-llahu anhu ka vepruar ashtu.

Nėse ai qė e ka obligim tjetėr kush dhėnien e fitrit pėr te e nxjerr nga ai qė e ka obligim kėte pa lejen e tij, ėshtė e lejuar, ngase kjo i ėshtė bėrė obligim i parė atij kurse tjetri ėshtė zėvendėsim dhe jo bazė. Nėse e jep njė person fitrat pėr dikend qė nuk e ka obligim dhėnien pėr te, lejohet nėse ėshtė me lejen e tij kurse pa leje prej vehte personit, nuk lejohet.

Pėr ate qė e ka obligim dhėnien e fitrave pėr tjetrin duhet dhėnė pėr vehte dhe pėr tjetrin nė vendin ku gjindet edhe nėse ai tjetri ėshtė nė vend tjetėr.

E pamė tė rrugės tė japim kėtu disa fjalė mbi llojin e asaj qė jipet pėr fitra nga Ibn Kajjimi rahimehullah i cili thotė:

“dhe kėto ishin ushqimi mė i shpeshtė nė Medine, dhe vendet dhe krahinat ku ushqimi ėshtė tjetėr, atyre u takon tė japin njė sa’a nga ai ushqim. Dhe nėse ushqimi nuk ėshtė nga grurėrat sikur qumėshti, mishi dhe peshku; duhet tė japin fitart e tyre nga ushqimi qė kan nė ate vend cfarėdo lloji qoftė ai. Kjo ėshtė fjala e xhumhurit (shumica e dijetarėve) dhe ėshtė e drejtė qė nuk lėviz dot. Pra lejohet edhe dhėnia miell edhepse hadithi nuk e cek ate, kurse sa i pėrket dhėnies sė ushqimit tė gatshėm ose bukės ajo edhepse mundet me qenė mė e dobishme pėr tė vobektit, nga shkaku i rėndėsisė dhe ngase nuk qėndron gjatė kohė, munden drithėrat tė jenė mė tė dobishme pėr ta ngase qėndrojnė mė gjatė”

Sa i pėrket dhėnies sė fitrave nė vlerėn e ushqimit, tė jipet tė holla nė vlerė tė asaj sasie; ėshtė veprim nė kundėrshtim me sunnetin dhe kjo nuk ėshtė e lejuar ngase nuk ėshtė pėrcjellur nga Resulullahu se ka dhėnė vlerėn pėr fitrin e as nga ndonjėri prej sahabeve (shokėve tė Pejgamberit).

Thot imam Ahmedi: “nuk jipet vlera”

I thuhet atij: disa njerėz thojnė: Omer ibn AbdulAzizi e ka marrė ate nė vlerė!

Tha: E lėjnė fjalėn e Resulullahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] anash dhe thojnė: ka thėnė filani, kurse ibn Omeri transmeton se “Resulullahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka obliguar…..” (hadithi i lartėpėrmendur)

SadakatulFitri duhet tė arrijė tek konsumuesi nė afatin e caktuar pėr dhėnien e tij, ose tek i autorizuari i cili ėshtė i caktuar pėr marje nė zėvendėim tė tij. Nėse nuk gjen tė autorizuar nė afatin e caktuar i obligohet dhėnia ndonjė personi tjetėr.

Kėtu gabojnė disa njerėz kur lėjnė Zekatin e fitrit tek persona tė cilat nuk janė tė autorizuar nga konsumuesi dhe duhet pasur kujdes.

Marrur nga: "Kitabul MelhasulFikhi”-1

Salih bin Fevzan Fevzani