Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Mbi arsimimin

Gjithnjė derisa muslimanėt shikojnė nė civilizmin perėndimor si fuqi tė vetme e cila do tė mund tė regjeneronte shoqėrinė e tyre vetiake tė amulluar, ata e rrėnojnė vetėbesimin e tyre dhe tėrthorazi e pėrkrahin pohimin perėndimor se islami ėshtė ''fuqi e harxhuar''.

Nė kapitujt e mėparshėm kam dhėnė arsyet pėr mendimin tim se islami dhe civilizimi perėndimor, duke qenė se janė tė ngritur nė koncepcione diametralisht tė kundėrta tė jetės, nuk janė kompatibil nė shpirt. Kur ėshtė ashtu, atėherė, si do tė mund tė presim, qė arsimimi i rinisė muslimane sipas modeleve perėndimore, arsimimi i bazuar plotėsishtė nė pėrvojat kulturore perėndimore ka mundur tė mbetet i lirė nga ndikimet antiislame?

Kjo nuk ėshtė e arsyeshme tė pritet. Pėrveē nė raste tė rralla, ku shpirti jashtėzakonisht briliant, mund tė triumfojė mbi ēėshtjet arsimore, arsimi perėndimor i rinisė muslimane pashmangshėm e minon vullnetin e saj qė tė besoj nė porosinė e Pejgamberit a.s., dėshirėn e saj qė tė konsidrohet pėrfaqsues i civilizimit fetarisht tė motivuar islam. Nuk mund tė ketė kurrėfarė dyshimi se besimi religjioz shpejt e humb pozitėn nė mesin e ''intelegjencės'' sonė, e cila iu ka adaptuar vlerave perėndimore. Natyrisht, kjo nuk implicon se islami e ka ruajtur integritetin e vet si religjion praktik nė mesin e shtresave tė paarsimuara tė shoqėrisė; por gjithmonė, atje pėrgjithėsisht gjejmė pėrgjigjje shumė mė tė madhe sentimentale, thirrjes islame - nė mėnyrė primitive siē e kuptojnė ata - sesa nė mesin e ''intelegjencės'' mė tepėr tė perėndimizuar. Shpjegimi i kėtij tjetėrsimi nuk ėshtė nė atė, se shkenca perėndimore, me tė cilėn janė ushqyer iu ka ofruar ēfarėdo argumenti tė arsyeshėm kundėr tė vėrtetės sė mėsimeve tona fetare, por nė atė, se atmosfera intelektuale e shoqėrisė bashkėkohėse perėndimore ėshtė aq fort antireligjioze, sa qė ajo vėhet si barrė e rėndė nė mundėsitė e brendshme religjioze tė gjeneratės sė re muslimane. Tė besuarit dhe tė mosbesuarit religjioz, shumė rrallė ėshtė vetėm ēėshtje e argumenteve. Nė disa raste njėra apo tjetra predominon mbi intuitėn, apo tė themi, mbi mendjeprehtėsinė; por ajo mė sė shumti i njoftohet njeriut pėrmes rrethit tė tij kulturor. Tė pėrfytyrojmė nė ndonjė fėmijė, i cili sistematikish edukohet nga ditėt mė tė hershme duke dėgjuar tonet muzikore tė ekzekutuara pėrkryer. Veshi i tij mėsohet qė ta dalloj tonin, ritmin e harmonisė; nė jetėn e tij tė mėvonshme, ai do tė jetė nė gjendje, nėse jo tė prodhoj apo tė ekzekutoj, bile ta kuptojė muzikėn mė tė rėndė. Por fėmiu, i cili gjatė tėrė jetės sė tij tė hershme, kurrė nuk ka dėgjuar diē tė ngjashme muzikės, mė vonė vėshtirė do t'i vlerson madje edhe elementet e saja. I njejtė ėshtė rasti me asociacionet religjioze. Sikur qė ka persona, tė cilėve natyra plotėsisht iu ka lėnė mangu ''veshin'' pėr muzikė, ngjashėm - ndoshta por jo me siguri - ka persona, tė cilėt janė plotėsisht ''tė shurdhėt'' pėr zėrin e fesė. Por, pėr pjesėn mė tė madhe tė qenieve normale njerzore, alternativa ndėrmjet besimeve religjioze e mosbesimit vendoset nė atmosferėn, nė tė cilėn edukohet. Prandaj Pejgamberi a.s. ka thėnė: ''اdo fėmijė lind nė pastėrtinė burimore, kurse prindėrit e tij bėjnė nga ai ''Qifut'', ''Krishter'', apo ''Zaratuistė''. (Sahihul - Buhari)8

Shprehja ''prindėrit'', epėrdorur nė hadithin e sipėrm, logjikisht mund tė zgjerohet nė rrethin mė tė pėrgjithshėm, jetėn familiare, shkollėn, shoqėrinė etj., me tė cilin ėshtė i pėrcaktuar zhvillimi i hershėm i fėmiut. Nuk mund tė mohohet se nė gjendjen e tanishme tė dekadencės, atmosfera fetare nė shumė shtėpi muslimane ėshtė e tipit aq tė ulėt dhe intelektualisht tė degraduar, sa qė tek rinia nė rritje mund tė shkaktoj nxitjen e parė qė t'ia kthejnė shpinėn fesė. Kjo mund tė jetė kėshtu, por nė rast tė arsimimit tė muslimanėve tė rinj sipas shembujve perėndimor, efekti jo vetėm se mund tė jetė, por me siguri do tė jetė qėndrim antireligjioz nė jetėn e mėvonshme.

Kėtu vėhet pyetje e madhe: ēfarė duhet tė jetė qėndrimi i jonė ndaj arsimimit bashkėkohor?

Protesti kundėr arsimimit perėndimor tė muslimanit, asesi nuk don tė thotė se islami si i tillė ėshtė kundėrshtar i arsimit. Ky pohim i kundėrshtarėve tonė nuk ka bazė as teologjike, e as historike. Kur'ani ėshtė plot nxitje nė mėsime:

''qė tė bėheni mė tė menēur'', ''qė tė mund tė mendoni'', ''qė tė mund tė dini''!

Nė fillim tė librit tė shenjtė ėshtė thėnė:

"Dhe ia mėsoi Ademit tė gjithė emrat" (kaptina 2:31)

si dhe ajetet nė vazhdim, tregojnė se njeriu pėr shkak tė diturisė sė dhėnė nga Zoti pėr ata "emra", nė njėfarė kuptimi, madje ia kalon melekėve. "Emrat" janė shprehje simbolike pėr aftėsinė e tė definuarit tė nocioneve, aftėsinė e tė menduarit tė artikuluar, e cila ėshtė karakteristikė e qenies njerėzore dhe e cila i mundėson, sipas fjalėve tė Kur'anit, tė jetė mėkėmbės i Zotit nė tokė. E qė tė menduarit e vet ta bėnė tė sistematizuar, njeriu duhet tė mėsojė, prandaj Pejgamberi a.s. ka thėnė: "Tė kėrkuarit e diturisė ėshtė obligim i shenjtė (fard) i ēdo muslimani dhe ēdo muslimaneje" (Ibni Maxhe). Dhe: "اdo njeri, i cili ėshtė nė rrugėn e kėrkimit tė diturisė, Zoti do t'ia lehtėson rrugėn pėr nė Xhennet" (Sahihul-Muslim).Dhe: "Pėrparėsia e njeriut tė ditur ndaj atij qė nuk ka dituri, ėshtė sikur pėrparsia e hėnės sė plotė ndaj tė gjithė yjeve tjerė". (Ahmed ibn Hanbel, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibni Maxhe, Ed-Darimi).

Por, madje nuk ėshtė as e nevojshme tė pėrmenden ajetet e Kur'anit apo thėnje e Pejgamberit nė mbrojtjen e qėndrimit islam ndaj arsimimit. Historia pa kurrfarė mundėsie tė dyshimit dėshmon se asnjė religjion kurrė nuk i ka dhėnė nxitje pėrparimit shkencor tė krahasueshėm me nxitjen, tė cilėn i ka dhėnė islami. Inkurajimi, tė cilin arsimimi dhe hulumtimi shkencorė ka marrė nga feja islame, ka rezultuar me arritjet e shkėlqyera kulturore nė kohėn e Emevitėve dhe Abasitėve, gjatė sundimit arab nė Sicili e nė Spanjė. Kėtė nuk e pėrmenda, qė tė mund tė lavdėrohemi me ato pėrkujtime tė famshme nga kohėt, kur bota islame e ka braktisur traditėn e vet pėrsonale dhe u shndėrrua nė verbėri shpirtėrore e varfėri intelektuale. Nė mjerimin tonė tė tanishėm nuk kemi tė drejtė tė lavdėrohemi me famėn e dikurshme. Por, ne duhet tė kuptojmė se neglizhenca e muslimanėve, e jo ndonjė e metė e mėsimit islam, e ka shkaktuar dekadencėn tonė tė tanishme.

Islami kurrė nuk ka qenė pengesė e progresit dhe shkencės. Ai i ēmon aktivitetet intelektuale tė njeriut gjer nė atė shkallė sa qė e vė mbi melaike. Asnjė religjion tjetėr, kurrė nuk ka shkuar aq larg nė konfirmimin e dominimit tė mendjes dhe sipas kėsaj, mėsimit, mbi tė gjitha manifestimet tjera tė jetės njerėzore. Poqėse orientohemi sipas parimeve tė kėsaj feje, nuk mund as tė mendojmė nė eliminimin e arsimit bashkėkohės nga jeta jonė. Ne duhet ta kemi vullnetin pėr arsimim e pėrparim, qė tė bėhemi shkenctarisht e ekonomikisht tė frytshėm, siē janė popujt perėndimor. Por muslimanėt nuk guxojnė tė dėshirojnė, qė tė shikojnė me sy perėndimor, tė mendojnė me modelet perėndimore tė ideve; ata nuk guxojnė tė lakmojnė, nėse duan tė mbesin muslimanė, ta zėvendsojnė civilizimin shpirtėror tė islamit, me eksperimentimin materialist tė perėndimit, qoftė kapitalist, qoftė marksist.

Dituria, vetvetiu nuk ėshtė as perėndimore as lindore; ajo ėshtė universale, mu siē janė universale faktet natyrore. Por kėndi, nėn tė cilin faktet mund tė vėshtrohen e tė prezentohen ndryshojnė me natyrėn kulturore tė popujve.Biologjia si e tillė, apo fizika e botanika, nuk janė as materialiste, as shpirtėrore sipas qėllimit dhe kuptimit tė vet; ato merren me tė vėzhguarit, mbledhjen dhe definimin e fakteve dhe nxjerrjen e rregullave tė pėrgjithshme nga to. Por konkluzionet abstrakte, filozofike, tė cilat i nxjerrim nga kėto shkenca, dmth. filozofisė sė shkencės, nuk bazohen vetėm nė fakte e vėzhgime, por nė masė tė madhe janė nėn ndikimin e qėndrimeve tona natyrore e intuitive, mė parė ekzistuese ndaj jetės e problemeve tė saj. Filozofi i madh gjerman, ka thėnė: "Nė vėshtrim tė parė duket e ēuditėshme, por jo mė pak e vėrtetė se mendja jonė nuk i nxjerr konkluzionet nga natyra, por ia pėrshkruan asaj." Shkurtazi, kėtu ėshtė nė pyetje vetėm kėndi subjektiv i tė vėzhguarit, ngase ai qenjėsisht mund tė ndikoj nė shpjegimin e fenomeneve tė ndryshme, tė cilat i studiojmė. Prandaj, shkenca e cila vetvetiu nuk ėshtė as materialiste as shpirtėrore, mund tė na shpie deri te shpjegimet e gjėra divergjente tė Gjithėsisė; dmth. shpjegimet, tė cilat mund tė jenė spirutale apo materialiste, nė harmoni me predispozicionin tonė dhe sipas kėsaj, nė kėndvėshtrimin tonė. Perėndimi, pa marrė parasysh nė intelektualizmin e tij tė rafinuar lartė, ėshtė materialist i paradisponuar dhe prandaj, antireligjioz nė koncepcionet e veta dhe supozimet parimore; i tillė, patjetėr duhet tė jetė edhe sistemi perėndimor i arsimit si tėrėsi. Me fjalė tjera, tė studiuarit e shkencave bashkėkohėse empirike nuk ėshtė ajo qė do tė mund tė jetė e dėmshme pėr realitetin kulturor tė islamit, por shpirti i civilizimit perėndimor, pėrmes tė cilit muslimanėt i afrohen atyre shkencave.

Vėrtetė ėshtė pėr keqardhje qė indifentizmi dhe neglizhenca janė shumėvjeqare, pėrsa i pėrket hulumtimeve shkencore na ka bėrė plotėsisht tė varur prej burimeve perėndimore tė mėsimit. Po ta kishim pasuar pėrherė atė parim tė islamit, i cili imponon obligimin e tė mėsuarit dhe tė diturisė, ēdo muslimani e muslimaneje, sot nuk do tė detyroheshim tė shkojmė kah perėndimi pėr arritjen e shkencave bashkėkohėse, ngjashėm njeriut i cili nė shkretėrirė duke vdekur nga etja shikon kah fatamorgana nė horizont. Por, pasiqė muslimanėt kaq kohė tė gjatė i kanė lėnė pas dore mundėsitė e veta personale, ata kanė rėnė nė padituri e varfėri, derisa Evropa ka bėrė hap tė madh pėrpara. Do tė duhet kohė e gjatė qė tė tejkalohet ajo distancė. Gjer atėherė, natyrisht, do tė jemi tė detyruar t'i pranojmė njohurit dhe pėrmes mediumeve tė perėndimit tė jemi falėnderues pėr atė.Por kjo do tė thotė se jemi tė obliguar qė ta pranojmė vetėm materien dhe metodėn shkencore, por asgjė mė tepėr. Me fjalė tjera, nuk guxojmė tė ngurrojmė nė tė afruarit studimit tė shkencave ekzakte nė suazat perėndimore, por nuk guxojmė t'i lejojmė filozofisė sė tyre ēfardo roli nė arsimimin e rinisė muslimane. Natyrisht, mund tė thuhet se tani shumė shkenca ekzakte, p.sh. fizika nukleare, kanė shkuar jasht hulumtimeve thjesht empirike dhe kanė hyrė nė fushat filozofike; dhe se nė tė shumtėn e rasteve ėshtė jashtzakonisht vėshtirė pėr tė tėrhequr ndonjė vijė tė qartė ndėrmjet shkencės empirike e filozofisė spekulative. Kjo ėshtė e vėrtetė. Por, nga ana tjetėr, kjo ėshtė pikėrisht pika ku kultura islame do tė duhej tė dėshmohet. Kur njėherė t'i arrijnė ato vija kufizuese tė hulumtimit, obligim i dijetarėve muslimanė do tė jetė, qė t'i pėrdorin aftėsitė e veta pėrsonale tė tė menduarit spekulativ, pavarsisht nga teoritė filozofike perėndimore. Nga qėndrimi i vet personal -islam -ata me siguri do tė vijnė gjer tė pėrfundimet, tė ndryshme nga ato gjer te tė cilat kanė ardhur shumica e shkencėtarve bashkėkohės perėndimor.

Por, ēkado qė ardhmėria tė sjellė, padyshim se ėshtė e mundshme, madje edhe sot, tė studiohet e tė mėsohet dituria pa tė nėnshtruarit robėrisht qėndrimeve intelektuale tė Perėndimit. Ajo, ēka botės islame sot urgjentisht i duhet, nuk ėshtė pikėpamja e re filozofike, por vetėm arsimimi bashkėkohor, shkencor e teknik dhe aparati mental.

Nėse do tė duhesha, pėr t'i dhėnė propozime Ministrisė ideale tė arsimimit, tė udhėhequr vetėm me pėrsiatje islame, do tė kėrkoja, qė nga tė gjitha tė arriturat intelektuale tė Perėndimit, vetėm shkencat natyrore (pranė kufizimeve tė pėrmendura mė lartė) dhe matematika, tė mėsohen nė shkollat muslimane, derisa tė mėsuarit e filozofisė, literaturės e historisė evropiane, do tė duhej tė humb primatin, tė cilin sot e ka nė planin mėsimor. Qėndrimi jonė ndaj filozofisė evropiane, do tė duhej tė jetė i qartė nga ajo qė tani mė e thash. E sa i pėrket literaturės evropiane, ajo gjithsesi nuk do tė guxonte tė jetė e mospėrfillur - por ajo do tė duhej tė jetė e vendosur nė vendin e vet tė vėrtetė filologjik e historik. Mėnyra, nė tė cilėn tani ajo ligjerohet nė shumicėn e vendeve muslimane, haptazi ėshtė e anshme. Tė stėrmadhuarit e pakufishėm tė vlerave e koncepteve perėndimore, natyrisht, i nxitė shpirtėrat e ri e tė papjekur qė sinqerisht ta thithin frymėn e civilizimit perėndimor, para se qė aspektet e tij negative do mund tė jenė vlerėsuar. Ashtu pėrgatitet terreni jo vetėm pėr adhurimin platonik tė vlerave perėndimore, por edhe hapsira pėr imitimin praktik tė formave shoqėrore tė bazuara nė ato vlera: diē qė kurrė nuk mund tė shkoj dorė pėr dore me frymėn islame. Rolin e tanishėm tė literaturės evropiane nė shkollat muslimane duhet ta marrė mėsimi mbi literaturėn islame, me qėllim qė studenti tė njihet me thellėsinė dhe pasurinė e kulturės sė vete personale e qė tė fitoj shpresė tė re pėr ardhmėrinė e tij. Nėse tė mėsuarit mbi literaturėn evropiane nė tė cilėn sot ajo dominon nė shumicėn e institucioneve muslimane, i kontribon largimit tė rinisė muslimane nga islami, e njejta gjė ėshtė nė masė shumė mė tė madhe, edhe nė raport me tė shpjeguarit perėndimor tė historisė botėrore. Nė te qėndrimi i vjetėr "Romakėt ndaj Barbarėve" vie nė shprehje shumė qartė. Tė paraqiturit e tyre tė historisė synon, pa e pranuar se ekziston qėllim i tillė, tė dėshmon se rasat perėndimore dhe civilizimet e tyre janė mė superiore nga ēkado qė ka qenė, apo do tė mund tė jetė nė kėtė botė! Kėshtu ajo i jep njė lloj arsyetimi moral kėrkesės perėndimore, pėr tė dominuar mbi pjesėn tjetėr tė botės. Qė nga koha e Romakėve, popujt evropian janė mėsuar t'i vėzhgojnė tė gjitha dallimet nė mes Perėndimit e Lindjes nga pikėpamja e "normės" sė supozuar evropiane. Tė rezonuarit e tyre punon nė hipotezėn se zhvillimi i njerėzimit mund tė vlerėsohet vetėm nė bazė tė pėrvojave kulturore evropiane. Kėndi i tillė i kufizuar i tė vėshtruarit, domosdo prodhon persektivė tė shtrembėruar, sa mė shumė qė vija e tė vėzhguarit largohet nga norma e supozuar evropiane. Perėndimorėve u bėhet e vėshtirė ta kuptojnė domethėnien e vėrtetė dhe strukturėn e problemeve historike, tė cilat shqyrtohen.

Pėr shkak tė qėndrimit tė tillė egocentrik tė perėndimorėve, historia e tyre deskriptive e botės ka qenė nė tė vėrtetė, tė paktėn deri vonė, vetėm histori e zgjeruar perėndimore. Kombet joperėndimore janė marrė parasysh vetėm poqese tė ekzistuarit dhe zhvillimi i tyre ka patur ndikim tė drejtėpėrdrejtė nė fatin e Evropės dhe Amerikės. Por nėse e pėrshkruani historinė e kombeve perėndimore nė detaje e nė ngjyra ta gjalla dhe vetėm aty - kėtu lejoni vėshtrim tė pėrciptė nė pjesėt tjera tė botės, lexuesi lehtė do t'i nėnshtrohet iluzionit se shumica e arritjeve tė perėndimit nė aspektin shoqėror e intelektual ėshtė jashtė ēdo pėrpjestimi nė raport me pjesėn tjetėr tė botės. Nė kėtė mėnyrė, duket gati sikur e tėrė bota ėshtė e krijuar vetėm pėr perėndimin dhe civilizimin e tij, derisa tė gjitha civilizimet tjera kanė qenė tė qė pėrcaktuara qė vetėm tė formojnė kornizė tė pėrshtatshme pėr tėrė atė famė perėndimore. Pasoja e vetme tė cilėn arsimimi i tillė historik mund tė ketė nė shpirtin e tė rinjėve joevropian, ėshtė ndjenja e inferioritetit nė aspektin e kulturės sė tyre personale, tė kaluarės sė tyre personale dhe mundėsive tė tyre vetanake, ata sistematikisht stėrviten ta pėrbuzin ardhmėrinė e tyre personale tė mundshme, pėrveē nėse ajo ardhmėri ėshtė dorėzim idealeve perėndimore.

Qė t'u kundėrvihen atyre pasojave negative, udhėheqėsit pėrgjegjės tė idesė islame duhet bėrė krejt atė qė ėshtė e mundshme, pėr ta reviduar programin mėsimor tė historisė nė institucionet muslimane. Kjo ėshtė, padyshim, punė e vėshtirė dhe ajo kėrkon hulumtim tė themelshėm tė arsimimit tonė nė histori, para se tė kryhet historia e re e botės, e shikuar me sy muslimanė. Por, nėse kjo punė ėshtė e vėshtirė, ajo jo mė pak ėshtė e mundshme dhe aq mė tepėr e domosdoshme - pėrndryshe gjenerata jonė e re do tė vazhdojė tė thithė elementet e pėrbuzjes perėndimore ndaj islamit; rezultati do tė jetė thellimi i kompleksit tė tij tė inferioritetit. Ai kompleks i inferioritetit padyshim do tė mund tė jetė i mposhtur, nėse muslimanėt do tė ishin tė gatshėm tė asimilojnė kulturėn perėndimore nė tėrėsinė e saj dhe ta dėbojnė islamin nga jetėrat e tyre. Por, a janė ata tė gatshmėm ta bėjnė kėtė?

Ne besojmė, e shtjellimi joivonshėm nė perėndim e vėrteton besimin tonė, se etika islame, konceptet e saj mbi moralin shoqėror e individual, mbi drejtėsinė, mbi lirinė janė pa masė mė tė lartėsuara, pa masė mė tė pėrsosura nga koncepcionet dhe idetė pėrkatėse tė civilizimit perėndimor. Islami e ka dėnuar urrejtjen racore dhe ka udhėzuar nė rrugėn e vėllazėrimit dhe barazisė njerėzore; ndėrsa civilizimi perėndimor ende nuk ėshtė nė gjendje tė vėshtroj jasht horizontit tė ngushtė tė antagonizmave racore e nacionale. Shoqėria islame kurrė nuk i ka njohur klasat dhe luftėn klasore; ndėrsa e tėrė historia perėndimore qė nga koha e Greqisė dhe Romės sė vjetėr gjer nė ditėt tona, ėshtė pėrplot me luftėra klasore e urrejtje sociale. Gjithnjė rishtazi duhet pėrsėritur, se ekziston vetėm njė gjė tė cilėn muslimanėt mund ta mėsojnė dobishėm nga perėndimi, pra shkencat ekzakte, nė format e tyre tė pastra apo tė zbatuara. Por kjo nevojė pėr kėrkimin e diturisė nga burimet perėndimore nuk guxon ta mashtroj ndonjė musliman qė civilizimin perėndimor ta konsideroj mė superior nė krahasim me civilizimin e tij personal, pėrndryshe nuk e kupton se pėr ēka pėrpiqet islami. Superioriteti i ndonjė kulture apo civilizimi mbi ndonjė tjetėr nuk pėrbėhet nė posedimin e shumės mė tė madhe tė njohurisė shkencore (meqenėse ajo ėshtė mjaft e dėshiruar), por nė energjinė e tij etike, nė aftėsinė e tij mė tė madhe pėr t'i shpjeguar e koordinuar aspektet e ndryshme tė jetės njerėzore. E nė kėtė aspekt islami e tejkalon ēdo kulturė tjetėr. Ne vetėm duhet pasuar se ēka janė mė sė shumti nė gjendje tė arrijnė qeniet njerėzore. Por, ne as qė mundemi, e as qė guxojmė ta imitojmė civilizimin perėndimor, nėse dėshirojmė t'i ruajmė e t'i ringjallim vlerat e islamit. Dėmi tė cilėn ndikimet intelektuale tė kėtij civilizimi e shkaktojnė nė trupin e islamit, ėshtė shumė mė i madh se dobia materiale, tė cilėn ai eventualisht mund ta ofroj. Nėse muslimanėt, nė tė kaluarėn, kanė qenė tė pakujdesshėm nė raport me hulumtimet shkencore, ata nuk duhet shpresuar qė atė gabim do ta pėrmirėsojnė me tė pranuarit e verbėr tė mėsimeve tė tėra perėndimore. Pasojat e prapambeturisė sonė shkencore e tė varfėrisė nuk mund asesi tė krahasohen me pasojėn vdekjepruese, tė cilėn pasimi i verbėr i strukturės arsimore perėndimore do tė duhej domosdo ta shkaktoj nė mundėsitė shpirtėrore tė botės muslimane. Nėse dėshirojmė ta ruajmė realitetin e islamit si faktor kulturor, duhet qė tė mbrohemi nga zbraztėsia morale e civilizimit perėndimor, e cila ėshtė nė rrugė qė t'i pėrshkoj jo vetėm prirjet tona personale por edhe tėrė indin tonė shoqėror. Duke imituar sjelljet dhe mėnyrėn e jetės sė perėndimit, muslimanėt gradualisht detyrohen qė tė pėrvetėsojnė pikėpamjet morale perėndimore; ngase tė imituarit e dukjes sė jashtme, gradualisht shpie gjerė te asimilimi pėrkatės i pikėpamjeve nė botėn e pėrshtatur me atė dukje.

Islami nė udhėkryq-Muhammed Asad

Edit Text

mbi imitimin

Imitimi, qoftė ai individual apo shoqėror, i mėnyrės sė jetės perėndimore nga ana e muslimanėve, padyshim ėshtė rreziku mė i madh pėr ekzistimin - apo mė mirė tė themi - pėr ringjalljen e civilizimit islam. Zanafilla (rrėnja) e kėsaj sėmundjeje kulturore (gati se nuk ėshtė e mundur qė kėtė shfaqje ta quajmė ndryshe), daton nga disa shekuj mė parė dhe ėshtė lidhur me dėshprimin e muslimanėve, tė cilėt panė fuqinė materiale dhe progresin e perėndimit dhe e krahasuan me gjendjen e mjerė tė shoqėrisė sė tyre. Nga mosnjohja e mėsimeve tė vėrteta islame, nė masė tė madhe pėr shkak tė qėndrimit zemėrngushtė tė tė ashtuqujturve ulema, rrodhi ideja se muslimanėt nuk janė tė aftė qė tė mbajnė hapin me progresin e tjerėve nė botė, nėse nuk iu pėshtaten rregullave sociale e ekonomike tė perėndimit. Bota muslimane ishte nė stagnim: shumė muslimanė erdhėn deri nė pėrfundim se sitemi shoqėror e ekonomik i islamit nuk ėshtė nė lidhmėri me kėrkesat e progresit dhe se, sipas kėsaj duhet tė modifikohet sipas modeleve perėndimore. Kėta njerėz " tė arsimuar ", nuk kanė qenė nė hall qė tė hulumtojnė se nė ē’masė islami, si mėsim, ka qenė pėrgjegjės pėr dekadencėn e muslimanve; ata nuk u ndalėn ta hulumtojnė ideologjinė e vėrtetė tė islamit; ata vetėm kanė vėnė nė dukje, me tė drejtė, se mėsimet e teologėve tė tyre bashkėkohės, nė tė shumtėn e rasteve janė pengesė e progresit dhe tė arriturave materiale. Por, nė vend qė vėmendjen e tyre ta orijentojnė kah burimet origjinale - Kur'ani dhe Sunneti - ata heshtazi e identifikonin Ligjin Islam, Sheri’atin, me fikhun e shtangur tė ditėve tona, dhe pohuan se ėshtė i mangėt nė shumė aspekte; sipas kėsaj, ata kanė humbur ēdo interes praktik pėr sheri’atin dhe e dėbuan nė mbretėrinė e historisė dhe nė doracak tė pastėr teorik. Nė kėtė mėnyrė, imitimi i civilizimit perėndimor iu duk si rrugė e vetme e daljes nga moēali i dekadencės dhe pėrdhosjes sė botės muslimane. Nė pėrpjekjet e tyre qėllim-mira, por gabimisht tė orientuara, muslimanėt e tillė "tė arsimuar" kanė pasuar pėrkrahjen, gjatė dy dekadave tė para tė kėtij shekulli, nga shkrimet apologjetike tė dorės sė dytė tė cilat, derisa haptazi nuk i mohuan mėsimet praktike tė islamit, mundoheshin tė tregonin se ideologjia e tij ka mundur lehtė t'i nėnshtrohet koncepcioneve sociale e ekonomike tė botės perėndimore. Kėshtu, imitimi i civilizimit perėndimor nga ana e muslimanėve ka qenė nė dukje i arsyeshėm dhe rruga pėr braktisjen graduale tė parimeve shoqėrore mė elementare islame ishte shtruar me pllaka - pėrherė me preteks tė "progresit" islam - ēka sot shenon evoluimin e disa shteteve mė pėrparimtare muslimane.

E padobishme ėshtė tė argumentohet, siē bėjnė shumica nga "intelegjenca" muslimane, se nuk ka kurrfarė pasojash tė pėrshpirtshme, jetuam ne nė kėtė apo nė atė mėnyrė, veshėm ne rrobat perėndimore apo ato tė tė parėve tanė, qemė ne konzervativ nė doket tona apo jo. Tė rezonuarit e tillė ėshtė mashtrues deri nė fund. Natyrisht, nė islam nuk ka zemėrngushtėsi. Siē ėshtė cekur nė kapitullin e parė, islami njeriut i lejon kufij shumė tė gjėrė tė mundėsive, derisa ai nuk vepron nė kundėrshtim me dispozitat fetare. Por, krejtėsisht pamvarur nga fakti se shumė gjėra, tė cilat janė pjesė e rėndėsishme e strukturės shoqėrore tė perėndimit - si, p.sh., tė pėrzierit e lirė e tė pakufizushėm tė gjinive, apo interesi (kamata) nė kapital si temel i aktivitetit ekonomik9 - janė qartazi nė kundėrshtim me mėsimet islame, karakteri natyror i civilizimit perėndimor qartė pėrjashton orientimin religioz, nė njeriun.

Vetėm njerėzit shumė tė cekėt mund tė besojnė, se ėshtė e mundur ta imitojnė ndonjė civilizim nė pikėpamjen e tij tė jashtme, e nė tė njejtėn kohė tė mos janė nėn ndikimin e frymės sė tij. Civilizimi nuk ėshtė formė e zbraztė, por organizėm i gjallė. Posa tė fillojmė t'i pėrvetėsojmė format e jashtme tė atij organizmi, rrymat e tij tė brendshme dhe ndikimet dinamike fillojnė tė veprojnė nė ne dhe ngadalė, pavėrejtur ta formojnė qėndrimin tonė tė tėrė mental.

Pikėrisht duke e kuptuar plotėsisht kėtė tė vėrtetė, Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Ai i cili i imiton njerėzit tjerė, bėhet njė prej tyre". (Musnedi, Ibn Hanbeli, Ebu Davud). Ky hadith i njohur nuk ėshtė vetėm urdhėr moral, por edhe dėshmi objektive e faktit - nė kėtė rast, fakti mbi pashmangshmėrinė e asaj, se muslimanėt i asimilon cilido civilizim jomusliman, tė cilin ata e imitojnė nė forma tė jashtme.

Nė kėtė aspekt, ėshtė vėshtirė tė shohim dallimin fundamental nė mes tė aspekteve tė "rėndėsishme" dhe tė "parėndėsishme" tė jetės sociale. Krejt ėshtė e rėndėsishme nė kėtė kontekst. Nuk mund tė ketė gabim mė tė madh nga supozimi se, p.sh. veshja (rrobat) ėshtė diē thjesht e "jashtme", dhe sipas kėsaj, e parėndėsishme pėr Un-in intelektual e shpirtėror tė njeriut. Tė veshurit pėrgjithėsisht ėshtė pasojė e zhvillimit shumėvjeēar tė shijes dhe nevojave njerėzore. Moda i pėrgjigjet koncepcioneve estetike tė atij populli dhe nė atė mėnyrė prirjeve tė tij. Ajo ėshtė e modeluar dhe vazhdimisht rimodelohet nė pėrshtatje me ndryshimet, brenda tė cilave kalon karakteri dhe prirjet e njerėzve. Ta marrin pėr shembull, moda e sotme e perėndimit, plotėsisht i pėrgjigjet karakterit intelektual e moral tė Perėndimit bashkėkohor. Me pėrvetsimin e veshjes perėndimore, nė vend tė veshjes personale, muslimani pa vetėdije shijen e vete ia pėrshtatė shijeve tė perėndimit dhe Un-in e vet personal, intelektual e moral e formon nė mėnyrė tė tillė qė ajo definitivisht " inkuadrohet" nė veshje tė re. E duke vepruar kėshtu, ai heq dorė nga njė pjesė e madhe e mundėsive kulturore tė hapura popullit tė vet, ai mohon shijet e tyre tradicionale, vlerėn e tyre estetike, prirjet e tyre dhe paragjykimet, ndėrsa pranon servilizmin intelektual e moral tė robėrimit ndaj civilizimit tė huaj. Me fjalė tjera, nėse muslimani imiton nė veshje, "kopjon" maniret (sjelljet) dhe mėnyrėn e jetesės sė perėndimit, ai zbulon prirjet e veta pėr atė civilizim, ēfarėdo qofshin deklaratat e tia nė aspektin e pretendimeve tė tia. Praktikisht, ėshtė e pamundur ta imitojnė civilizimin e huaj, e tė mos ēmohet fryma - shpirti i tij. E poashtu ėshtė e pamundur tė ēmohet fryma e ndonjė civilizimi, i cili ėshtė nė kundėrshtim me pikėpamjet religjioze nė jetė, e tė mbetemi musliman i mirė.10

Tendenca e imitimit tė ndonjė civilizimi tė huaj, pashmangshėm ėshtė pasojė e ndjenjės sė inferioritetit. Ky, e asgjė tjetėr, ėshtė problemi me muslimanėt, tė cilėt e imitojnė civilizimin perėndimor. Ata e krahasojnė fuqinė dhe shkathtėsinė teknike tė tij, si sipėrfaqe tė shkėlqyer me mjerimin e pikėlluar tė botės islame; ata fillojnė tė besojnė se nė kohėn tonė nuk ekziston rrugė tjetėr, pėrveē rrugės perėndimore. Ta fajsojmė islamin pėr tė metat tona vetiake ėshtė bėrė modė e ditės. Nė rastin mė tė mirė, tė tė ashtuquajturit intelektualėt tanė pėrvetėsojnė qėndrim apologjetik dhe mundohen ta bindin veten dhe tė tjerėt, se islami me pėrvetėsimin e vlerave perėndimore ėshtė kompatibil.

Qė ta arrijnė rimėkėmbjen e botės islame, muslimanėt duhet, para se tė pėrvetėsojnė ēfarėdo masash tė reformės, plotėsisht tė lirohen nga fryma apologjetike nė raport me religjionin e vet dhe strukturėn shoqėrore. Muslimani duhet jetuar me krenari dhe tė jetė kokėlartė. Ai duhet kuptuar, se ai vėrtetė ėshtė i veēantė nga pjesa tjetėr e botės, dhe ai duhet mėsuar tė jetė krenar qė ėshtė i ndryshėm. Ai duhet orvatur, ta ruaj atė dallim si kualitet tė ēmueshėm dhe guximshėm t'ia shprehė botės kėtė, nė vend qė pėr kėtė tė arsyetohet e tė pėrpiqet tė zhytet nė rrathė tjerė kulturor. Kjo nuk do tė thotė se muslimanėt duhet tė ndahen nga zėrat qė vien nga jashtė. Nė ēdo kohė ėshtė e mundshme, pėr tė pranuar ndikime tė reja pozitive nga civilizimet e huaja e qė detyrimisht tė mos i braktisė tė vetat personale. Shembulli i atij lloji ka qenė renesanca evropiane. Atje kemi parė se me ēfarė shpejtėsie Evropa pranon ndikimet arabe nė materie dhe nė metodėn e mėsimit. Por, ajo kurrė nuk ka imituar pamjen e jashtme dhe shpirtin e kulturės arabe dhe kurrė nuk ka sakrifikuar pamvarėsinė e saj personale, intelektuale e estetike. Ajo ka i pėrdorur ndikimet arabe vetėm si mjet pėr ta bėrė pjellore tokėn e saj personale, pikėrisht siē i kanė shfrytėzuar Arabėt, nė kohėn e tyre ndikimet helene.

Nė tė dy rastet rezultati ka qenė pasurimi shpirtėror, i fuqishėm, rritje e re e civilizimit vetanak, me plot dinjitet e krenari. Asnjė civilizim nuk mund tė prosperoj, madje as tė ekzistoj, pasi ta humb krenarinė e tij dhe lidhjen e vet me tė kaluarėn e tij personale.

Por bota islame, me tendenca nė rritje nė imitimin e perėndimit dhe synimin pėr pėrvetėsimin e idesė perėndimore dhe idealeve perėndimore, gradualisht i shkėput lidhjet, tė cilat e lidhin me tė kaluarėn personale, dhe sipas kėsaj, humb jo vetėm rrėnjėt e veta kulturore, por edhe ato shpirtėrore. Ajo i ngjanė pemės, e cila derisa ka qenė e rrėnjosur thellė nė tokė, ka qenė e fortė. Por vėrshimi malor i civilizimit perėndimor i zhveshi ato rrėnjė; pema ngadalė venitet pėr shkak tė mungesės sė ushqimit. Gjethet e saja bien, degėt e saja tretėn. Mė nė fund edhe vet pema ėshtė nė rrezik qė tė shembet.

Imitimi i civilizimit perėndimor nuk mund tė jetė mjet i vėrtetė, pėr ngjalljen e botės islame nga letargjia mentale e shoqėrore tė shkaktuar me degjenerimin e religjionit praktik, nė doke thjesht tė privuara ēdo gjallėrie e nxitjeje morale. Atėherė, ku tė kėrkojnė muslimanėt nxitjen shpirtėrore e intelektuale aq tė nevojshėm ditėve tona?

Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė, siē ėshtė e thjeshtė edhe vet pyetja: nė tė vėrtetė, ai vetėm se ėshtė nė brendi tė pyetjes. Islami, siē kam theksuar shumė herė mė parė, nuk ėshtė vetėm "besim i zemrės", por edhe program i qartė, i definuar i jetės individuale e shoqėrore. Ai mund tė jetė i rrėnuar me asimilim nė kulturėn e huaj, e cila ka temele morale e qenjėsisht tė ndryshme. Poashtu, ai mund tė jetė i rimėkėmbur atė moment kur t'i kthehet realitetit tė vet personal dhe kur t'i ipet vlera faktorit, i cili pėrcakton dhe modelon ekzistencėn tonė individuale e shoqėrore nė tė gjitha aspektet e saj. Nėn ndikimin e ideve tė reja dhe rrymimeve kontradiktore, aq karakteristike pėr periudhėn nė tė cilėn jetojmė, islami mė nuk mund t'i lejon vetes tė mbetet formė e zbraztė. Gjumi i tij magjik qindvjeqar ėshtė ndėrprerė; ai duhet tė zgjohet ose tė vdes. Problemi, me tė cilin muslimanėt sot ballafaqohen ėshtė sikurse problemi i udhėtarit, i cili ka ardhur nė udhekryq. Ai mund tė mbetet atje ku ėshtė, por ajo pėr te do tė ishte vdekje me drobitje. Mund ta zgjedhė rrugėn e cila mbanė shenjėn: "Kah civilizimi perėndimor" - por atėherė do tė duhej t'i thotė lamtumirė pėrgjithmonė tė kaluarės sė vet! Apo, mundet tė zgjedh rrugėn tjetėr, atė mbi tė cilėn shkruan: "Kah realiteti i islamit". Vetėm ajo rrugė mund t'i pėrgjigjet atyre tė cilėt besojnė nė tė kaluarėn e vet dhe nė mundėsinė e transformimit tė saj nė ardhmėri tė gjallė.