Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi


Gusli-Larja

 

Kur detyrohet, kushtet dhe forma e saj

KUR DETYROHET LARJA

- Tė dalurit e spermės nė gjumė apo duke qenė i zgjuar, ngase Muhammedi[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:"Duhet larė kur tė dalė sperma."Kurse, Ummu Seleme [radijall-llahu anha] tregon se Ummu Saleme[radijall-llahu anha] ka thėnė: "O i Dėrguar i All-llahut, me tė vėrtetėAll-llahu nuk turpėrohet prej tė vėrtetės, a thua vallė gruaja duhet larė kur tė ėndėrron? Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha. "Po, nėse sheh ujė (gjurmė)."Kurse, sa i takon daljes sė spermės kur ėshtė njeriu i zgjuar, atėherė duhettė jetė dalje me epsh. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:"Kur tė del ujė furishėm, laju nga xhunubllėku, e nėse nuk del furishėm nuk ka nevojė pėr larje" Shevkaniu thotė: "Dalja e spermės furishėm ndodh gjatė daljes sė saj nga shkaku i epshit", dhe pėr kėtė, shkruesi i librit ka thėnė: "Se nėse sperma del pėr shkak tė sėmundjes ose impotencės, nuk duhet larė. Poqėse ndokush ėndėrron, e nuk heton gjurmė (ujė), nuk ka nevojė tė lahet, por nėse gjen ujė e nuk i kujtohet ėndėrimi, atėherė duhet larė. Aishja [radijall-llahuanhu] thotė: "Eshtė pyetur Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr njeriun i cili gjen lagėshti nė trupin e tij, e nuk i kujtohet ėndėrrimi, ē'tė bėn?" e Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: "Le tė lahet, e nėse ėndėrron e nuk gjen lagėshti, nuk ka nevojė tė lahet."

- Kontakti seksual, edhe pse nuk ka ejakulim. Ebu Hurejra [radijall-llahuanhu] thotė se Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:"Kur ndokush tė ulet nė me tė katėr gjymtyrėve dhe kryen aktin seksual,ėshtė bėrė larja e obliguar edhe pse nuk ka ejakulim." Shtojcė: Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:"Kur tė takohen dy sunnetimet, obligohet larja." (domethėnė, nėse futet koka, kurse tė gjithė dijetarėt janė tė mendimit se nėse vetėm e prekė e nuk hyn nuk ka nevojė tė lahet)

- Kur kafiri pranon Islamin. "Kajs Ibn Asimi pranoi Islamin, kurseResulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e urdhėroi lė lahet me ujė dhe sidėr (bimė aromatike)."

- Ndėrprerja e menstruacionit dhe lehonisė. Aishja [radijall-llahu anhu]thotė: Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka thėnė bijės sėHubejshit:"Kur tė vie menstruacioni lėre namazin, e kur tė dalėsh nga ajo gjendje lajudhe falu " E sa i pėrket lehonisė, ajo ėshtė sikurse menstruacioni, e kėtė duke u bazuar nė ixhmanė e dijetarėve Islam.

KUSHTET E LARJES –

Nijjeti duke u mbėshtetur nė hadithin e tė Dėrguarit tė All-llahut[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:"Cdo vepėr vlerėsohet sipas nijetit."

Tė larėt e trupit nė tėrėrsi.

FORMA E LARJES

Aishja [radijall-llahu anhu] thotė: "Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur lahej nga xhunubllėku, fillonte me larjen e duarve, e pastaj merrte ujė me dorėn e djathtė dhe gjuante nė tė majtėn, pastaj lante organin mė pastaj merrte abdest sikur pėr namaz, pastaj merrte ujė dhe gjuante nė kokė duke futur gishtat nė rrėnjėt e flokėve, e kur e shihte se ka fėrkuar tėrė kokėn, gjuante tre grrushta ujė nė kokė, pastaj gjuante nė tėrė trupin e pastaj e lante tėrė trupin."

Vlenė tė theksohet: Kur gruaja tė lahet nga xhunubllėku, nuk detyrohet t'i zgjidhė bystekėt eflokėve, kurse kur tė lahet nga menstruacioni obligohet t'i zgjidhė. UmmuSeleme [radijall-llahu anha] thotė: "O i Dėrguar i All-llahut, unė i bėjė flokėt bystekė, kurse kur tė lahem nga xhunubllėku i zgjidhi." Muhammedi[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: "Jo s'ka nevojė tė mjaftojnė tre grushta ujė e pastaj tė lashė krejt trupin dhe kėshtu pastrohesh."Aishja [radijall-llahu anhu] thotė se Esmaja e ka pyetur Resulull-llahun[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr larjen pas menstruacioneve, e ai ka thėnė:"Merrė ujė dhe sidėr, pastaj merrė abdest mirė, pastaj gjuaj ujė nė kokė dhefėrkoje mirė, derisa t'ė arrijė deri tek rrėnjėt e flokėve e pastaj gjuajujė mbi to, pastaj merre njė leckė tė parfymosur dhe pastrohu me te." Aishja[radijall-llahu anha] tha: "Sikur (ajo) tė fshehė kėtė, e ai [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem] pastaj tha:"Pastroje me tė gjakun ku ka dalė (gjurmėt). "E unė Aishja e pyeta pėr xhunubllėkun, e ai mė tha:"Merr ujė dhe merr mirė abdest, derisa tė arrijshė mirr rrėnjėt e flokėve, pastaj gjuaj ujė tėrė trupit." Ky hadith njėherit qartėson edhe dallimin mes larjes sė gruas e cila lahet pas menstruacionit duhet qė tė fėrkohet mė tepėr sesa ajo qė lahet ngaxhunubllėku, e gjithashtu duhet qė t'i zgjidhė bystekėt. Nė esencė, duhet zgjidhur bystekėt pėr tė arritur uji nė rrėnjėt e flokėve, mirėpo sheriati ia ka lehtėsuar grave, ngase larja nga xhunubllėku ndodhė mė shpesh, e me kėtė shkakton vėshtirėsi, gjė e cila nuk ndodhė me rastin e menstruacionit,e cila ndodhė njė herė nė muaj. Shėnim:Lejohet qė burrė e grua tė lahen sė bashku nė njė vend dhe tė shikojnė avretin e njėri tjetrit, e kėtė duke u bazuar nė thėnien e Aishes[radijall-llahu anha]: "Lahesha me Resulull-llahun [sal-lall-llahu alejhi vesel-lem] prej njė ene duke qenė xhunubė (qė tė dytė)."

KUR ESHTE MUSTEHAB LARJA

- Larja pas ēdo akti seksual. Ebu Rafiu transmeton se njė natė Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i vizitoi tė gjitha gratė e tija dhe u lante pas ēdo akti. I thashė: "O i dėrguar i All-llahut, pėrse nuk lahesh nė fund njėherė?", ai [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha:"Kėshtu ėshtė mė mirė dhe mė pastėr."

- Larja e gruas qė ėshtė nė istihada pėr ēdo namaz, ose larja pėr Drekė dhe Ikindi sė bashku me Akshamin dhe Jacinė sė bashku dhe pėr ēdo mėngjes veēmas. Aishja [radijall-llahu anha] thotė: "Ummu Habibėn e takoi istihadanė kohėn e Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ai eurdhėroi qė tė lahet pėr ēdo namaz."

- Larja pas alivanosjes. Aishja [radijall-llahu anha] thotė: "Kur u sėmur Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pyeti: "A janė falurnjerėzit?". I thamė: "Jo, po tė presin ty, ja Resulull-llah", e ai[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Mbusheni kovėn me ujė." Aishja[radijall-llahu anha] tha: "Ia mbushėm kovėn me ujė, e ai [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem] u la dhe shkoi pėr t'u falur, mirėpo u alivanos, kur erdhi nė vete tha: "A janė falur njerėzit?" I thanė: "Jo, po tė presin ty,ja Resulull-llah." E Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: "Ma mbushni njė kovė me ujė." E ne ia mbushėm, u la Resulull-llahu[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe shkoi qė tė falet, por, sėrish ualivanos, e kur erdhi nė vete tha: "A janė falur njerėzit?" I thanė: "Jo, potė presin ty ja Resulull-llah, e pastaj tha qė Ebu Bekri tė dalė imam."

- Tė larėt pas varrimit tė mushrikut. Aliu [radijall-llahu anhu] thotė:"Shkova te Resulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i thashė:"Ebu Talibi ka vdekur, e ai mė tha: "Shko dhe varrose", e kur u ktheva nga varrimi i tij, me tha: "Shko laju."

- Larja pėr dy Bajramet dhe ditėn e Arafatit. Transmeton Shafiu[radijall-llahu anhu] nga Zadhani i cili thotė:"Njė njeri e pyeti Aliun [radijall-llahu anhu] pėr larjen e ai i tha: "Lajupėr ēdo ditė nėse ke mundėsi", e ui i tha:"Jo, po tė pyes pėr larjen qė ėshtė larje?" e Aliu [radijall-llahu anhu] i tha: "Ditėn e Xhumasė, ditėn e Arafatit, ditėn e Bajramit tė Kurbanit dhe Fitėr Bajramit."

- Tė larėt pėr atė qė e lanė tė vdekurin. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhive sel-lem] thotė:"Kush tė lajė xhenazen, le tė lahet."

- Larja para veshjes sė ihramit pėr Haxhxh ose Umre. Zejd Ibn Thabiti[radijall-llahu anhu] thotė: "E kam parė Resulull-llahun [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem] kurr i nxorri lė gjitha teshat pėr tė veshur ihramin dheu la."

- Larja pėr tė hyrė nė Mekke. Abdull-llah Ibn Umeri [radijall-llahu anhu] asnjėherė nuk ka hyrė nė Mekkė, e tė mos jetė ndalė nė Dhu-Tava, derisa e takonte mėngjesi, lahej pastaj hynte nė Mekke dhe thonte: "Kėshtu ka vepruarResulull-llahu [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]."

- Tė larėt nė ditėn e Arafatit. E kėtė duke u bazuar nė hadithin e Aliut[radijall-llahu anhu] tė sipėrpėrmendur.

shkeputur nga kaptina e pastertise: elVexhiiz min fikhisSuneh velKitabil Aziz

AbdulAdhim elBedevi

perktheu: Bekir Halimi