Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Evropa dhe Islami

Islami nuk ėshtė i ri pėr Evropėn. Viti 711 shpesh pėrmendet si vit kur muslimanėt nga Afrika Veriore hynė nė Spanjė; edhe pse pika e parė e kontaktit zyrtar me siguri ka qenė nė vitin 628 kur Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, dėrgoi Dihya ibwn Halifa te Herakliusi. Menjėherė pas kėsaj, nė vitin 652 Mu’avije ibwn Ebi Sufjan dėrgoi ushtarė nė Sicili. Prej asaj kohe, muslimanėt kanė bashkėpunuar me Evropėn nė njė formė ose nė tjetėr. Madje do tė ishte nė rregull tė thuhet se Islami ka qenė njė fenomen evropian pėr pjesėn mė tė madhe tė historisė sė tij – gati 800 vjet tė civilizimit Islam nė Spanjė, dhe mė shumė se 250 vjet nė Sicili.

Sė bashku me themelimin e Komuniteteve Muslimane evropiane kanė ekzistuar edhe momentet tjera tė takimit (kontaktit) – prezenca e shkurtė nė Francėn jugore, konfliktet nė Austri dhe, kuptohet, Kryqėzatat.

Nė njė tė kaluar tė afėrt, bota ka parė Evropėn duke kapur dhe pushtuar pjesėt tjera tė botės gjatė kolonializmit dhe pas saj si dhe arritjen e emigrantėve muslimanė nėpėr Evropė nė kėrkim tė punės dhe jetės mė tė mirė. Qė Islami dhe Evropa tė mėsojnė tė pranojnė njėri-tjetrin, duhet tė theksohet se historia e pėrbashkėt e Islamit dhe Evropės nuk ėshtė vetėm njė fotografi e pėrgjithshme e kėsaj ose e asaj, por ajo pėrmban njė numėr tė madh tė bashkėveprimeve nė arsim, zhvillim tė pėrbashkėt dhe pėrtneritet. Dijetarėt evropian tani jetojnė nėn rrethana ku janė tė gatshėm tė pranojnė ndikimin e jashtėzakonshėm tė civilizimit Islam nė formimin e Evropės; kontributi i Ibėn Haldunit nė shoqėri dhe histori, i Al-Razit dhe Ibėn Sinas nė mjeksi, i Al-Havarizmit nė matematikė.

Pėrdorimi i zakonshėm i fjalėve si alkool, alkimi dhe algjebėr, rrjedh nga gjuha arabe. Udhėtimi i evropianėve deri nė qendrat e mėsimit nė Kordoba, Toledo dhe Granada nė Spanjėn muslimane, ėshtė dėshmi e kontributit tė Islamit nė formimin e Evropės. Dituria e grekėve antikė ėshtė ruajtur dhe pėrvetėsuar nga arabėt. Shkrimet e Aristotelit, Euklidit, Galenit, Arkimedit dhe tė tjerėve janė pėrkthyer nė gjuhėn arabe dhe mė vonė edhe nė gjuhėn latine. Nė fjalė, gjuha arabe mund tė shihet si njė nga gjuhėt klasike tė Evropės.

Orientalisti Montgomery Watt ka thėnė: “Nėpėrmjet kontakteve tregtare dhe prezencės politike nė Spanjė dhe Sicili, kultura superiore e arabėve gradualisht ėshtė zgjėruar edhe nė Evropėn Perėndimore. Edhe pse Evropa Perėndimore kontakt mė tė madh kishte mė Perandorinė Bizantine, ajo nga arabėt pėrfitoi mė shumė se sa nga bizantinėt. Nėse mundohemi tė vėrejmė intensitetin e plotė tė eksperimentimit arab, mendimit arab, shkrimit arab, do tė arrijmė tė shohim se pa arabėt, shkenca dhe filozofia evropiane nuk do tė ishte zhvilluar siē ėshtė zhvilluar deri tani.”

Evropa sot

Sot, nė fillim tė mijėvjeēarit, ėshtė shumė e rėndėsishme ta pėrkujtojmė partneritetin pozitiv historik tė Islamit dhe Evropės. Sot nė Evropėn Perėndimore jetojnė rreth 10 milion muslimanė. Gjatė viteve tė ’90-ta numri i muslimanėve qė janė bėrė tė “dukshėm” ėshtė rritur nė mėnyrė drastike. Organizatat muslimane janė duke u pėrhapur me tė madhe. Pėrveē kėsaj, vėrrehet njė rritje e madhe e numrit tė xhamive. Ėshtė interesante poashtu tė shihet edhe numri i njerėzve qė pranojnė Islamin. Islami ėshtė bėrė njė pikė e njė debati tė nxehtė: Cila do tė jetė ardhmėria e kėtyre muslimanėve nė Evropė? A janė ata kolona e pestė? A janė ata burim i fundamentalizmit nė njė Evropė tolerante? A janė ata kėrcėnim qė ka nevojė tė pėrmbahet dhe asimilohet para se tė rrezikojė stabilitetin e Evropės? Pėr fat tė mirė, me kėto pyetje nuk janė tė preokupuar tė gjitha kėndet e Evropės.

Ėshtė e vėrtetė se njė pjesė e madhe e mosbesimit ndaj Tjetrit triumfon lehtė, edhe nė anėn e disa muslimanėve edhe nė anėn e elementeve tė caktuara brenda Evropės.

Ministri i mbrojtjes franceze, Franēois Leotard ka thėnė: “Fundamentalizmi islamik ėshtė njėjtė i rrezikshėm sa ishte dikur nacizmi”. Teoritė e Huntingtonit, edhe pse tė refuzuara me tė madhe, vazhdojnė t’i kenė pasuesit e devotshėm. Nėpėr gjithė Evropėn shihet se islamofobia ėshtė nė rritje. Nė njė shkallė edhe mė tė pėrgjithshme, qėndrimet e shefit tė Partisė Konservative angleze Lord Tebbit janė tė njohura mirė. Ai ka thėnė: “Nuk mund ta kesh njė grumbull tė kulturave nė njė shoqėri; duhet tė jetė njė kulturė pėr njė shoqėri… multikultura ėshtė njė forcė ndarėse”.

Edhe pse kėto opinione nuk janė ēdoherė kryesore, ata kanė efektin e tyre nė komunitetet pakicė. Kjo mund tė krijojė njė mentalitet bllokues tek ata qė tanimė mbajnė kujtimet e trashėguara tė kolonializmit. Me njė pėrjashtim tė disa vendeve tė caktuara, Islami ende nuk ėshtė zyrtarisht i njohur nga Evropa. Kuptohet, Islami ėshtė kėtu, kjo ėshtė realitet, mirėpo njohja zyrtare ka ndikimin e saj nė mėnyrėn se si shihet, nė statusin, nė finansimin dhe kėshtu me radhė. Nė ballafaqimin me Islamin, Evropa ka zhvilluar disa modele tė ndryshme. Austria, Spanja dhe Belgjika zyrtarisht njohin Islamin. Suedia ėshtė e gatshme tė finansojė disa aktivitete pėr muslimanėt pėrderisa ata pėrfaqėsohen nga organizata qė kanė njė numėr tė caktuar tė anėtarėve. Nė Francė, zyrtarisht nuk njihet asnjė komunitet fetar. Mirėpo, kėtu ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se kryetari francez tradicionalisht varroset nė Notre Dame, dhe se kapa e hebrenjve tolerohet - ku shihet njė zbatim jo-formal dhe fleksibil i ligjit. Gjermania edhe mė tej refuzon tė pranojė se ėshtė njė shtet i emigrantėve; dhe kėshtu emigrantėt njihen si Gasterbeiter, ose punėtorė musafirė, madje edhe pas tri gjeneratave. Britania e Madhe, edhe pse nuk ka bėrė njohjen zyrtare tė muslimanėve, ajo ka akomoduar dhe pranuar lloj-llojshmėrinė e pakicave tė saja.

Imazhi i Islamit

Gjatė bashkėveprimeve tė gjata ndėrmjet Evropės dhe Islamit, janė ndėrtuar shumė imazhe negative pėr Islamin, disa nga kėto tė motivuara politikisht, e disa tė tjera nga dallimet fetare. Nė mesjetė ka mbizotėruar njė bindje se muslimanėt ishin idhujtarė tė cilėt e adhuronin Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ose se vetė Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ishte magjistar, ose sipas disa kuptimeve tjera, djalli ose anti-krishti. Islami ėshtė paraqitur (portretizuar) si fe e gėnjeshtrave, njė shkelės i vazhdueshėm i tė vėrtetės. Islami shiheshte si fe e dhunės dhe qė ishte pėrhapur nėpėrmjet shpatės. Muslimanėt shiheshin si njerėz tė preokupuar me dėshira materiale dhe vetė-kėnaqje; kurvėria dhe homoseksualizmi shiheshin si tė lejuara nga feja. Shumė nga kėto ide ishin si pretekst pėr tė krijuar njė aleancė tė krishterėve pėr tė luftuar nė kryqėzatat, pėr tė treguar se Tjetri ishte duke jetuar nė errėsirė, dhe kėshtu duke e arsyetuar nevojėn e konvertimit ose luftimit tė tyre. Ėshtė interesante tė theksohet se edhe sot, disa nga ato ide, duke pėrfshirė edhe disa ide tė reja, ende ekzistojnė.

A ėshtė Islami kėrcėnim?

Ta shqyrtojmė pėr njė moment gjendjen e Islamit nė botėn moderne. Mund tė shihet se muslimanėt jetojnė nė dy gjendje tė ndryshme; njėra, si pakicė nė Perėndim, dhe tjetra, nė gjendje ku shumica janė muslimanė.

Pėr situatėn e parė ėshtė e nevojshme njė imagjinatė jashtėzakonisht e madhe tė pėrshkruhet kėrcėnimi qė kėto pakica muslimane e kanė pėr Evropėn ose Perėndimin. Kėto komunitete vetvetiu druajnė nga rrethi ku jetojnė. Ekziston njė mundėsi shumė e realtė qė vlerat kulturore dhe fetare, normat etike tė kėtyrė pakicave tė zbehen ose tė zhduken deri nė gjeneratėn e dytė ose tė tretė tė tyre.

Komunitetet e tilla nuk kanė gjasa tė jenė kėrcėnim pėr rregullin e vendosur nė tė cilin ata jetojnė, pėr shkak se ata janė shumė tė zėnė duke u mbrojtur.

Nėse e vėshtrojnė botėn Islame, fuqia e politikės nuk ndryshon shumė. Ekzistojnė rreth 56 shtete muslimane, por pjesa mė e madhe e muslimanėve kanė rezerva serioze kur bėhet fjalė pėr “islamin” e kėtyre shteteve. Pjesa mė e madhe e kėtyre shteteve bėjnė pjesė nė kategorinė e vendeve nė zhvillim, ose, deri paradokohe, nė kategorinė e vendeve tė Botės sė Tretė. Ata zhyten nė borxhe ndaj Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Bankės Botėrore dhe ndaj botės sė zhvilluar. Nė aspekt tė teknologjisė, ata ēdoherė pėrpiqen ta pasojnė Perėndimin: ndikimi i mediave perėndimore dhe procesit tė globalizimit, dominon mbi ato shtete.

Disa nga ato shtete kanė minerale, ose burime bėrthamore ose tė naftės, por lidhjet politike janė tė tilla sa ėshtė shumė e vėshtirė qė kėto tė pėrdoren nė ēfarėdo mėnyre kundėr interesave perėndimore: Lufta e Gjirit ishte dėshmi e kėsaj. Nėse gjith kėtė situate e shohim nga njė perspektivė tjetėr, tė shohim se shteti i Izraelit gjendet (ekziston) ndėrmjet njė deti tė shteteve muslimane, qė asnjėri nga ato nuk e dėshiron prezencėn e tij, dhe nga ana tjetėr asnjėri nga ato nuk ėshtė mjaft i fuqishėm ose mjaft i pavarur tė ndryshojė situatėn. Ngjarjet qė ndodhėn nė Bosnjė, kishin njė ndikim tė thellė emocional tek muslimanėt e gjithė botės, mirėpo Komuniteti Ndėrkombėtar Musliman nuk kishte mundėsi tė ketė ndonjė ndikim serioz politik. Ndihmėn e vetme qė ata mund ta ofronin ishte mledhja e tė hollave pėr organizata bamirėse. Atėherė si ėshtė e mundur qė njė komunitet i tillė ndėrkombėtar tė jetė rrezik pėr atė forcė Perėndimore?

Muslimanėt nė Evropėn e sotme

Komuniteti musliman, qė ėshtė njė komunitet shumė i ri (nė Mbretėrinė e Bashkuar 75 pėr qind e komunitetit muslimanė vlerėsohet se ėshtė nėn moshėn 35-vjeēare) ka problemet e veta. Njė numėr i madh i tė rinjve ballafaqohet me krizė tė identitetit, tė ndarė ndėrmjet kulturės sė prindėrve tė tij dhe ambientit ku jetojnė. Ky ėshtė konteksti nė kuadėr tė tė cilit duhet tė vendoset ringjallja e Islamit brenda Evropės. Deri tani muslimanėt nė Evropė kanė qenė tė nėnshtruar sė paku tri valėve tė vetė-kujdesit.

Gjatė valės sė parė, nė fund tė viteve tė ’70-ta, Revolucioni Iranian kishte njė ndikim tė madh nė botėn muslimane, duke pėrfshirė edhe ata muslimanė qė jetonin nė Evropė, pavarėsisht nga qėndrimet e tyre ndaj Revolucionit Iranian; kjo ishte njė shenjė se Islami po ngritėt.

Vala e dytė, Vargjet Satanike tė autorit Salman Rushdie nė vitin 1989, shkaktuan qė shumė muslimanė nė Mbretėrinė e Bashkuar, sidomos tė rinjtė, tė pyesin veten dhe tė gjejnė rolin e tyre nė njė shoqėri qė dukeshe se po nėpėrkėmbė fenė dhe tė drejtat e tyre. Ēėshtja e hixhabit kishte njė efekt tė ngjashėm nė shtetet tjera evropiane.

E treta, Lufta e Gjirit, e Bosnjės dhe ngjarjet tjera politike kanė shkaktuar lėvizje tė mėdha brenda komunitetit musliman. Qėllimet duket se po ndryshojnė. Kur Iraku ishte kundėr Iranit, ishte e arsyeshme tė armatoset Sadam Huseini, mirėpo kur ai e pushtoi Kuvajtin, ai duheshe tė ndalet. Nga ana tjetėr, serbėt me tė madhe u lejuan t’i masakrojnė boshnjakėt. Zgjedhjet legjitime nė Algjeri u ndėrprenė nė emėr tė mbrojtjes sė demokracisė, ndėrsa ushtria turke nė mėnyrė arrogante u fut nė procesin demokratik dhe u lejua qė t’i mbajė peng politikanėt e vendit. Kur Sh.B.A.-tė pėrkrahnin afganėt kundėr Rusisė, ata ishin luftėtarė lirie, ndėrsa kur palestinezėt luftojnė dhe vuajnė pėr pavarėsi, ata janė terroristė. Imazhi i Islamit ende ėshtė njė imazh i dhunės qė buron nga xhihadi, edhe pse ndoshta tė gjitha aktet e xhihadit gjatė 100 viteve tė fundit, kanė qenė lufta mbrojtėse pėr liri dhe vetė-pėrcaktim. Kur njė bombė shpėrthen nė Kajro, duket shumė e arsyeshme dhe e zakonshme qė njė gazetar tė ndalė njė musliman tė ri nė rrugė dhe ta pyet pėr mendimin e tij rreth shpėrthimit, por nuk i shkon ndėrmend tė pyet njėjtė atė pėr konfliktin nė Irlandėn Veriore.

Kjo, si rregull, ka krijuar njė dėshpėrim dhe ka kontribuar tė krijohet njė ndjenjė e ofendimit dhe refuzimit. Disa elemente tė ringjalljes Islame kanė trajtuar tendencat e refuzimit dhe mllefit dhe kanė ofruar njė rrugėdalje nėpėrmjet njė diskursi tė dhunshėm tė dėnimit publik tė Perėndimit dhe ēdo gjėje qė ėshtė perėndimore. Mirėpo, ringjallja e Islamit nuk ėshtė vetėm reagim negativ; ajo me tė madhe ėshtė njė udhėtim pozitiv i vetė-zbulimit dhe, nė fjalė, pėr njė numėr nė rritje tė tė rinjve, u ndihmon atyre tė zbulojnė njė alternativė pėr kulturėn e prindėrve tė tyre – Kulturėn Islame evropiane. Kjo sillet nėpėrmjet njė procesi tė bartjes sė bagazhit kulturor Aziatik ose Islam Arab, tė kthimit nė principet themelore dhe zbatimit tė tyre nė kontekst evropian. Ky proces mund tė jetė njė proces i shėndoshė pėr Evropėn, sepse krijon njerėz qė janė tė sigurt pėr identitetin e tyre: ata janė muslimanė evropian. Ata dėshirojnė tė kontribuojnė pėr ardhmėrinė e saj, tė ndėrtojnė njė Evropė mė tė mirė pėr ta dhe pėr fėmijėt e tyre. Hurshid Ahmed ka thėnė: “Do tė ishte tragjedi, nėse bėhemi rob tė sė kaluarės”. Si tė tillė, muslimanėt duhet po ashtu tė merren me disa ēėshtje qė ekzistojnė brenda lagjeve tė tyre.

Siē thonė muslimanėt se Islami nuk ėshtė monolitik (njėbllokėsh), ata duhet tė kuptojnė se as Evropa nuk ėshtė monolitike. Ekzistojnė shumė njerėz nė Evropė qė janė tė gatshėm t’i shohin problemet me tė cilat muslimanėt ballafaqohen, nė mėnyrė objektive, madje edhe dashamirėse. Po ashtu duhet tė theksohet se luftėrat e lėvizjeve Islamė nuk janė kundėr Perėndimit ose Evropės; i gjithė ai ėshtė njė proces i bashkimit dhe vetė-zhvillimit, siē ka thėnė Hasan Al-Turabi: “Perėndimi nuk ėshtė preokupimi jonė. Ne merremi me rigjenerimin konstruktiv tė shoqėrive tona, duke i mobilizuar shpirtrat dhe mendjet tona, e jo me ‘luftimin e satanėve tė mėdhenj’. Perėndimi nuk ėshtė armik pėr ne, pėrveē nėse ndonjė politikė ėshtė e drejtuar kundėr Islamit”.

Gjatė kontakteve me Evropėn, muslimanėt kanė arritur tė mėsojnė shumė gjėra: nė fjalė, pėrderisa ekziston krenaria se evropianėt kanė mėsuar nga Al-Andalusia, nga ana e muslimanėve tani duhet tė ketė vlerėsim pėr mundėsitė qė i kanė pėr tė studiuar nė Universitetet Oxford, Cambridge, etj. tė Britanisė.

Shumė nga lėvizjet e ringjalljes, kanė absorbuar ide, metoda, madje edhe struktura nga modelet evropiane. Kontaktet me Evropėn moderne kanė shkaktuar qė muslimanėt tė pėrfshihen nė debate tė brendshme rreth ēėshtjeve tė ndryshme siē ėshtė demokracia, pluralizmi, roli dhe statusi i gruas, konceptet e dar al-harb, etj. Vėrtetė, i gjithė botėkuptimi i muslimanėve ėshtė duke pėsuar ndryshime. Nė vitin 1992 nė njė seminar nė Francė nė temėn “Muslimanėt nė Perėndim”, njė grup i dijetarėve udhėheqės muslimanė, ka diskutuar rreth kėtyre ideve. Njė nga kundėrshtimet qė ata i kishin ndaj konceptit tė dar al-harb dhe dar al-Islam ishte se karakteristika themelore e dar al-Islam ishte siguria, por si mund tė quhet bota muslimane dar al-Islam kur ekziston aq shumė diktaturė dhe shtypje tė madje edhe ndaj dijetarėve dhe aktivistėve muslimanė? Ngjashėm, si mund ta quajmė Perėndimin dar al-harb kur muslimanėt e tillė shpesh lėshojnė vendet e tyre dhe kėrkojnė strehim (azil) politik nė Perėndim?

Ardhmėria

Rruga drejt mėsimit tė pranimit tė njėri-tjetrit, dhe mundėsia e jetės mė njėri-tjetrin, nuk mund tė jetė e lehtė. Ėshtė njė proces i ndėrlikuar, por nuk ka alternativė tjetėr. Pėr kėtė do tė duhet tė kalojė njė kohė. Imazhi negativ ėshtė ndėrtuar me shekuj, dhe ai nuk mund tė ndryshohet brenda natės. Evropa dhe Islami duhet ta kuptojnė njėri-tjetrin mė mirė, me qėllim tė kuptimit mė tė mirė tė njėri-tjetrit dhe me qėllim qė nocionet pėr Veten dhe Tjetrin tė kenė ndikim tė ndėrsjellė.

Mendoj se pėrgjegjėsia mė e madhe bie mbi shumicėn, komunitetin nikoqir, Evropėn. Me pakicat mund tė ballafaqohet nė dy mėnyra: (1) Dallimet kulturore mund tė pėrshtaten, madje edhe festohen, gjė qė do ta bėnte pakicėn tė ndjehet e mirė se ardhur dhe kėshtu tė gatshėm tė pėrfshihet nė shoqėri; ose (2) Dallimet mund tė shqetėsohen dhe tė eliminohen nėpėrmjet largimit, shtypjes ose asimilimit tė dhunshėm. E para ėshtė rrugė e pluralizmit dhe duket se ėshtė qasja mė e arsyeshme. Ēfarėdo pėrpjekje pėr tė eliminuar identitetin musliman do tė shkaktojė probleme mė tė mėdha nė njė periudhė afatgjate. Duhet t’i shohim dallimet ndėrmjet muslimanėve nė Francė dhe nė Britani qė tė shohim efektet e modeleve tė ndryshme qė janė zbatuar.

Historia e Francės dhe Algjerisė vazhdon tė jetė pengesė kryesore. Nocionet franceze tė unitetit kulturor vetvetiu vendosin barrė tė rėndė mbi komunitetin musliman. Ideja ėshtė tė shmangen getot dhe zonat e ndara (tė pėrjashtuara); ndėrsa rezultati ėshtė njė komunitet qė vazhdimisht ndjehet i kėrcėnuar dhe gjendet nė margina, aq shumė sa qė, nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė nė gjendje ta paramendojė veten si francez.

Sot, muslimanėt mund tė pėrfaqėsojnė njė kulturė tjetėr, por duhet tė mbajmė mėnd se kulturat janė rezultat i njė procesi eklektik (heterogjen); kulturat asnjėherė nuk janė statike. A nuk ishte dikur krishterimi njė fenomen Lindor? Por, me kohė ai rrėnjosi veten nė shoqėrinė Perėndimore. Mishi me erėza, qebapėt, pica dhe burgerėt tani janė elemente tė kulturės britanike, edhe pse nė tė vėrtetė ato nuk janė britanike.

Shoqėritė muslimanė tradicionalisht kanė qenė pluraliste. Teologjia islame rikujton njerėzimin se dallimet janė njė faktor natyror dhe pozitiv nė jetė, rreth tė cilave njerėzit duhet tė bashkohen pėr tė mėsuar pėr njėri-tjetrin.

“O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (kėqijat) e All-llahu ėshtė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė”. (Huxhurat: 13)

“…Sikur tė donte All-llahu, do t'ju bėnte njė popull…” (Maide: 48)

Kėshtu, pluralizmi i ofron Evropės njė rrugė tė bėhet ė fortė, stabile dhe e qetė. Muslimanėt duhet tė bashkohen me njerėzit tjerė, pavarėsisht nga feja, tė punojnė sė bashku pėr tė mirėn e pėrbashkėt, siē hyri Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nė hilf al-fudul. Ēfarėdo alternative tjetėr pėrveē pluralizmit do tė ishte pritje dhe pėrgatitje pėr ndonjė lloj tė ndeshjes sė civilizimeve ose eliminimit tė njėrit ose tjetrit, gjė qė do tė ishte njė goditje e tmerrshme edhe pėr Evropėn edhe pėr Islamin. Vėrtetė do tė ishte dėshpėrim i madh pėr gjasat e humbura.

Dilvar Hussain

Marrur nga: islamonline.net