All-llahu thotë:
"All-llahu ka lejuar shitëblerjen dhe ka ndaluar kamatën...". (El-Bekare: 275) dhe
"O ju që keni besuar mos e hani pasurinë e njëri tjetrit pa të drejtë, në përjashtim
të rastit kur bëni shitëblerje". (En-Nisa: 29).
Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Shitësi dhe blerësi kanë
të drejtë të zgjedhin, përderisa nuk janë ndarë nga ai vend". (Buhari dhe Muslim).
Krejt muslimanët janë të pajtimit se shitëblerja është e lejuar, sepse është e pamundur
që njerëzit të jetojnë pa këtë gjë. (shiko: fethul-bari, 4/287)
Vlera e fitimit me dorën tënde
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Askush nuk mund të hajë ushqim
më të mirë sesa ajo që e fiton me dorën e vet. Davudi [alejhis-selam] hante nga ajo që fitonte me dorën e tij". (Buhariu)
dhe
"Më mirë është për një musliman ta mbledh një grumbull krëndesh në shpindë (dhe ta shesë)
sesa të kërkon prej ndokujt: e ai ose i jep ose nuk i jep". (Buhariu).
Nuk duhet të gënjen njeriu në shitëblerje
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
"Shitësi dhe blerësi kanë të drejtë të zgjedhin, përderisa nuk janë ndarë nga ai vend.
Nëse flasin drejtë dhe sqarojnë ju jipet bereqet në atë shitëblerje, e nëse fshehin dhe rrejnë, atëherë largohet bereqeti
i shitëblerjes së tyre". (Buhari dhe Muslim).
"Muslimani është vëlla i muslimanit, andaj nuk i lejohet një muslimani ti shet vëllaut
të vet diç e mos t'ia tregon të metat". (sahih; Ibn Maxhe).
Ndalohet mashtrimi
"Një herë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi pranë një njeriu i cili
shitke ushqim dhe e futi dorën e tij në këtë ushqim. Kur pa së është duke mashtruar tha: Nuk është prej nesh ai që mashtron".
(sahih; Ibn Maxhe).
DUAJA E HYRJES NE TREG
لاَ إِلَهَ إِلاَّ
اللَّهُ وَحْدَهُ لاَشَرِيكَ
لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ
وَلَهُ الْحَمْدُ يُحْيِي
وَيُمِيتُ وَهُوَ حَيٌّ
لاَ يَمُوتُ بِيَدِهِ
الْخَيْرُ وَهُوَ عَلَى
كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ.
La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu, juhji ve jumitu,
ve Huve hajjun la jemutu bi jedihi el-hajru ve Huve 'ala kul-li shej`in Kadir.
(S`ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut, Një dhe të pashoq; Atij i takon sundimi dhe
vetëm Atij i takon falënderimi; Ai jep jetë dhe vdekje, ndërsa Ai është i Gjallë i Cili nuk vdes kurrë. Në Dorën e Tij është
e mira (hajri) dhe mbi çdo send Ai është i plotfuqishëm). "Kush e thotë këtë fiton një milion të mira, i fshihen një milion
të këqija dhe i ndërtohet një shtëpi në xhennet". (hasen; Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu)
Shitëblerjet që janë të ndaluara
1- Shitëblerja "Garar".
"Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar nga shitëblerja garar". (Muslimi)
Imam Neveviu e sqaron këtë duke thënë:
"Këtë ndalesë që e ka bërë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga ky lloj
tregtie është një rregull i madh në kaptinën e shitëblerjes, andaj Imam Muslimi e ka përmendur në fillim të kësaj kaptinë
të librit të vet "Sahihul-Muslim". Ky hadith kaplon shumë çështje, prej tyre janë: shitja e robit të ikur, mallit që nuk ekziston,
mallit të panjohur, mallit që nuk mund ta dorëzosh, mallin që shitësi nuk e posedon, ose shitja e peshqëve të një uji shumë
të madh, ose shitja e qumështit që gjindet në gjirin e lopës, ose shitja e viqit në bark të lopës, etj. Krejt këto lloje të
shitjeve janë të pavlerë sipas sherijatit, sepse nuk është shitëblerje e qartë. ("Sherhu sahihil-muslimi", 10/ 156).
2- Shitja e asaj që nuk e ke pranë teje.
Hakiim ibn Nizami thotë: i thashë Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: O i
Dërguar i All-llahut, nëse një njeri kërkon prej meje që të blejë diç, mirëpo unë nuk e kam pranë, a ti shes? Tha: mos shit
atë që nuk e ke pranë (nuk e posedon)". (Sahih; Ibn Maxhe).
3- Shitja e asaj që e ke blerë para se ta marrish.
Ibn Abbasi radijall-llahu anhu thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka
thënë: "Kush blen ndonjë ushqim mos ta shet derisa ta merr". Ibni Abbasi radijall-llahu anhu thotë: mendoj se të gjithë mallërat
kanë të njejtën pozitë". (Buhariu dhe Muslimi).
4- Të ndërhysh në shitëblerjen e vëllaut tënd.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Mos të ndërhyjë ndokush në shitjen
e vëllaut të vet". (Buhariu dhe Muslimi).
5- Shitëblerja El-I'jne.
Shitëblerja El-I'jne është kur të blesh nga një person diç me kiste, e t'ia shesish të
njejtit njeri me çmim më të vogël dhe me para në dorë.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Kur të bëni shitëblerjen El-I'jne,
kur të kujdeseni për bishtat e lopëve, kur të kënaqeni me bujqësi dhe ta leni xhihadin pas shpinde, All-llahu do t'ju lëshojë
nënçmim të cilin nuk do ta largojë derisa ti ktheheni fesë suaj". (Sahih; Ebu Davudi).
6- Shitëblerja me kiste.
Në kohën e fundit me të madhe është përhapur shitëblerja me kiste. Kjo shitëblerje domethënë
shitje e një malli në kiste duke iu rritur çmimi përball vonesës në pagesë. P.sh. Një mall mund te jetë 100 dinar, me para
në dorë, kurse 120 dinar me kiste. Kjo shitëblerje është prej shitëblrejeve të ndaluara.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Kush bën dy shitje në një shitje,
atij i takon çmimi më i vogël përndryshe është kamatë". (hasen; Ebu Davudi).
Cka nuk lejohet të shitet
1- Alkooli
Aisheja radijall-llahu anha thotë: "Kur zbritën ajetet e sures Bekare deri në fund, Pejgamberi
[sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] doli dhe tha: "Eshtë ndaluar të tregtohet me alkool". (Buhariu dhe Muslimi).
2- Coftina, derri dhe idhujt.
Xhabiri [radijall-llahu anhu] thotë: Kam dëgjuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] ditën e çlirimit të Mekkes duke thënë: "All-llahu dhe i Dërguari i Tij kanë ndaluar shitjen e alkoolit, coftinës,
derrit dhe idhujve. I thanë: O i Dërguar i All-llahut, ç'të bëjmë me dhjamin e coftinës? Me te lyhen anijet dhe lëkurat, dhe
përdoren për ndriçim. Ai tha: Edhe kjo është e ndaluar. Vazhdoi dhe tha: All-llahu i vraftë çifutët. Kur All-llahu ua ndaloi
dhjamin, ata e shkrinë; e shitën (si vaj) dhe e ngrënën çmimin e saj". (Buhariu dhe Muslimi).
3- Qeni.
Ebu Mesud Ensariu [radijall-llahu anhu] thotë: "Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve
sel-lem] ka ndaluar marjen e çmimit të qenit, mehrin e lavires dhe ëmbëlsirat e fallxhorit". (Buhariu dhe muslimi).
4- Fotografi të krijesave që kanë shpirtë.
Seid ibn Ebul-Hasani thotë: Isha te Ibni Abbasi [radijall-llahu anhu] kur erdhi te ai
një njeri, e i tha: Une fitoj nga ajo që e punojë me dorën time, unë vizatoj këto piktura. Ibni Abbasi [radijall-llahu anhu]
i tha: Po të tregojë atë që kam dëgjuar nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Kush pikturon ndonjë fotografi,
All-llahu ate do ta denojë derisa ti jep shpirtë, kurse kurrë nuk mundet ti jep shpirtë". U dridh shumë ky njeri dhe u zverdh.
Atëherë Ibni Abbasi [radijall-llahu anhu] i tha: Nëse medoemos duhet ta bësh këtë, atëherë pikturo drunj dhe çdo krijesë që
s'ka shpirtë". (Buhariu dhe Muslimi).
5- Frytin para se të pjeket.
Enesi [radijall-llahu anhu] thotë se "Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka
ndaluar të shitet fryti para se të shohim a është i pjekur ose jo...". (Buhariu).
Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]
ka ndaluar të shitet gruri deri satë shihet a është pjekur dhe të jetë e shëndoshë nga të metat". (Muslimi).
Rreth kamatës (riba)
Kamata është e ndaluar me Kur'an, me sunnet dhe me ixhma.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
"O ju që keni besuar, keni dro All-llahun dhe lëreni atë që ka mbetur nga kamata, nëse
jeni besimtarë. Nëse kështu nuk veproni ju është proklamuar luftë nga All-llahu dhe Pejgamberi, e nëse pendoheni, juve ju
takon kapitali, as nuk bëni padrejtësi dhe nuk ju bëhet padrejtësi". (El-Bekare: 278-279).
"Ata që e hanë kamatën nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit
e djallit." (El-Bekare: 275).
"All-llahu zhduk kamatën dhe shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar."
(El-Bekare: 276).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "largohuni shtatë mëkateve shkatërruese.
Thanë: cilat janë ato? Tha: T'i bësh All-llahut ortak, magjia (sihri), vrasja e njeriut pa të drejtë, ngrënja e kamatës, ngrënja
e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja dhe shpifja ndaj grave besimtare të ndershme". (Buhariu dhe Muslimi).
Xhabiri [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka
mallkuar ngrënësin e kamatës, ai që e mer përsipër kryerjen e kësaj pune, notari, dëshmitarët. Të gjith këta janë të barabartë".
(Muslimi).
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: "Kamata është shtatëdhjet e disa
lloje, më e lehta prej tyre është mëkat sikur kur njeriu bën zina me nënën e vet". (sahih; Hakimi).
"Të hash një dirhem kamatë është ma mëkat i madh sesa të bësh tridhjet e gjashtë herë
zina". (sahih; Ahmedi).
"Secili që miret me kamatë, fundi i tij do të jetë pakësim i pasurisë". (sahih; Ibn Maxhe).
Llojet e kamatës
Kamata ndahet në dy pjesë:
- kamata në kohë (nesie), dhe
- kamata në vlerë (fadl).
Kamata në kohë është kushtëzimi i vlerës plotësuese që e mer huadhënësi nga ai që ka
marur hua, përshkak të pritjes.
Kurse kamata në vlerë është ndërrimi i parave me para tjera, ose i një ushqimi me ushqim
tjetër me shtesë.
Bekir Halimi,
12.1.2001