Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Udhėtimi

a)Rregullat tė cilat duhet t'i praktikojmė para udhėtimit:

1. Tė fal namazin e Istihares, e ai ėshtė namaz i cili pėrbėhet prej dy reqateve e pas kėtyre dy reqateve bėn dua me duanė e Istihares. Transmetohet prej Xhabirit r.a. i cili ka thėnė: “Resulull-llahu a.s. na e mėsonte Istiharen pėr ēdo ēėshtje sikur qė na e mėsonte ndonjė sure tė Kur'anit. Ai thoshte: “Kur ndokush prej jush ka ndonjė ēėshtje me rėndėsi le tė falė dy reqate, veēmas prej farseve, e pastaj le tė thotė: ALL-LLAHUME INNI ESTEHIRUKE BI ILMIKE VE ESTEKDIRUKE BI KUDRETIKE VE ESELUKE MIN FADLIKEL-ADHIM FE INNEKE TAKDIRU VE LA EKDIR VE TA'LEMU VE LA A'LEM VE ENTE AL-LAMUL-GUJUB ALL-LLAHUME IN KUNTE TA'LEMU EN-NE HADHEL EMRE HAJRUN LI FI DINI VE MEAASHI VE AKIBETI EMRI FEKDIRHU LI VE JES-SIRHU LI THUM-ME BARIK LI FIHI. VE IN KUNTE TA'LEMU EN-NE HADHEL EMRE SHER-RUN LI FI DINI VE MEASHI VE AAKIBETI EMRI FESRIFHU AN-NI VASRIFNI ANHU VAKDIR LIJELHAJRE HAJTHU KANE THUM-ME-RDINI BIHI. (All-llahu im, unė kėrkoj tė mirėn prej Teje me diturinė Tėnde, kėrkoj qė tė gjykosh Ti me fuqinė Tėnde, kėrkoj prej mirėsisė Tėnde madhėshtore se me tė vėrtetė Ti mundesh e unė nuk mundem, Ti e din e unė nuk e di, se Ti je i Dishmi i gjėrave tė fshehta. O All-llahu im, nėse e din se kjo ēėshtje ėshtė e mirė pėr mua, pėr dinin tim, jetėn dhe ardhmėrinė time, ma bėjė mua atė tė mundur, ma lehtėso atė mua dhe bėje tė bereqetshme atė pėr mua, e nėse e din se kjo ēėshtje ėshtė e keqe pėr mua, pėr dinin tim, jetėn dhe ardhmėrinė time, largoje atė prej meje e mė largo mua prej saj. E ma bėjė tė mundur mua tė mirėn kudo qoftė e pastaj mė bėn tė kėnaqur), e kur tė bėjė dua le ta pėrmend ēėshtjen e tij. (Transmeton Buhariu).

2. Tė pendohet te All-llahu i Lartėsuar pėr ēdo mėkat qė e ka bėrė dhe tė kėrkojė falje pėr te, sepse njeriu nuk e din se ēka gjendet pas udhėtimit tė tij nė pėrcaktimin e All-llahut, pėr kėtė arsye duhet t'i kthejė ato qė i ka bėrė me tė padrejt, le t'i paguaj borxhet; le t'ia paguaj shpenzimet atij tė cilit duhet paguar; le tė kėrkojė falje mes tij dhe atij me tė cilin ka ndonjė problem apo mosmarrėveshje, tė shkruaj porosi dhe le ta vėrtetojė atė; le t'i len familjes sė vet tė holla tė cilat i duhen pėr harxhime e mos tė merr pėr ushqim apo pėrgatitje pėr udhėtimin e tij pėrpos asaj qė ėshtė hallall.

3. Tė udhėtojė vet i treti ose mė tepėr duke u bazuar nė hadithin: “Njė udhėtar ėshtė shejtan, dy udhėtarė janė shejtana, tre udhėtarė janė udhėtarė”. (Transmetojnė Tirmidhiu dhe Ebu Davudi).

4. Le tė zgjedh shokė tė mirė pėr udhėtim. Ata tė cilėt i ndihmojnė atij nė fenė e tij, e pėrkujtojnė atė kur harron, i ndihmojnė kur e pėrkujtojnė dhe e mėsojnė atė kur gabon.

5. Tė zgjedhin emirin (udhėheqės) i cili do t'i udhėheq gjatė udhėtimit sipas hadithit tė cilin e transmeton Ebu Hurejre r.a. “Resulull-llahu s.a.v.s. ka thėnė: Kur tė jenė tre veta nė udhėtim, le t'i udhėheqė njėri prej tyre”. (Transmeton Buhariu), e pėr emir le tė zgjedhin atė i cili ėshtė mė i moralshmi prej tyre, mė i shoqėrueshmi dhe ai i cili u jep pėrparėsi tė tjerėve dhe kėrkon pėlqimin e tyre.

6. Tė niset pėr nė udhėtim ditėn e enjte dhe atė sa mė herėt, sipas hadithit tė cilin e transmeton Ki'ab bin Maliku r.a. “Se Pejgamberi a.s. doli pėr nė luftėn e Tebukut ditėn e enjte dhe dėshironte tė udhėtonte ditėn e enjte”. E sipas njė transmetimi tjetėr: “Rrallė herė Resulull-llahu s.a.v.s. udhėtonte jashta ditės sė enjte, pra kur nisej nė udhėtim nisej ditėn e enjte”.

Ndėrsa sa i pėrket nisjes herėt nė mėngjes kemi hadithin: “O All-llah, bekoje ummetin tim kur e nisin (njė punė) herėt”. Me fjalėn “herėt” kemi pėr qėllim mėngjesin ose fillimin e ditės, e po ashtu ėshtė e preferueshme (mustehab) tė udhėtohet nė muzg. Qėllimi ėshtė tė udhėtohet nė fillim tė natės. Thuhet se ėshtė mirė qė nata tė shfrytėzohet e tėra pėr udhėtim sipas hadithit: “Udhėtimin fillone me muzg se toka lehtėsohet natėn”. (Transmeton Ebu Davudi).

7. Pėrshėndetja me anėtarėt e familjes dhe shoqėrinė. Pejgamberi s.a.v.s. sa herė qė nisej nė udhėtim i pėrshėndette shokėt e tij duke u thėnė: “All-llahun ua lė nė pėrkujdes pėr fenė, amanetin dhe kryet e punėve t'ua. E domethėnia e thėnies “All-llahun ua la nė pėrkujdes pėr fenė tuaj, lus All-llahun ta mbrojė fenė tuaj, e qėllimi i fjalėve” amanetin..., ėshtė familja dhe ata qė i len pas vetes, malli i tij tė cilin ia dorėzon pėr ta ruajtur besniku (zėvendėsi) i tij dhe ata qė kanė tė njėjtin trajtim. E domethėnia e fjalėve “kryet e punės”, ka pėr qėllim qė punėt e tij tė venė me njė pėrfundim tė suksesshėm sepse ēdo gjė e ka pėrfundimin dhe kthimin nė ahiret. Andaj ēdo gjė qė lihet mangut nė dynja (me anė tė lutjes) plotėsohet nė ahiret me tė mira.

b)Rregullat tė cilat duhet t'i praktikojmė gjatė udhėtimit

1. Pasi qė t'i hipim mjetit pėr udhėtim, duhet tė bėjmė duanė e udhėtimit, siē e kishte zakon Resulull-llahu s.a.v.s. kur nisej nė rrugė. Pasi qė drejtohej mbi kafshėn e tij, thoshte tri herė ALL-LLAHU EKBER, e pastaj lexonte duanė: SUBHANEL-LEDHI SEHHARE LENA HADHA VEMA KUN-NA LEHU MUKRININ VE INNA ILA RAB-BINA-LEMUNKAL-IBUN. ALL-LLAHUME INNA NESELUKE FI SEFERINA HADHA EL BIR-RE VET TA KVA VE MINEL AMELI MA TERDA. ALL-LLAHUM-ME HEV-VIN ALEJNA SEFERENA HADHA VATVI AN-NA BU'DEH, ALL-LLAHUM-ME ENTES-SAHIBU FIS-SEFER VEL HALIFETU FIL EHL. ALL-LLAHUMME INNI EUDHU BIKE MIN VA'THAISSEFER VE KEABETIL MANDHAR VE SUIL MUNKALIBI FIL MALI VEL EHL.(O All-llahu i Madhėrueshėm, nė udhėtimin tonė na jep mirėsi dhe devotshmėri dhe punė me tė cilat Ti je i kėnaqur. O All-llah, na e lehtėso udhėtimin tonė e na e bėjė tė rehatshme rrugėn. Ti je shoqėruesi mė i mirė nė udhėtimin tonė dhe mbrojtės i familjes sonė. O All-llahu im, me tė vėrtetė unė kėrkoj qė tė mė mbrosh nga vėshtirėsitė, nga pakėnaqėsia e udhėtimit, nga shikimet qėllimkėqija dhe nga telashet nė mall dhe nė familje. (Transmeton Muslimi)

2. Tė shqiptuarit e tekbirit dhe tė tesbihit, sipas hadithit tė cilin e transmeton Xhabir bin Abdullahu radijall-llahu anhuma: “Kur tė hipni kodrės, thuani ALL-LLAHU EKBER e kur tė zbritni, thuani: SUBHANALL-LLAH. (Transmeton Buhariu).

3. Tė bėrit dua gjatė udhėtimit sipas hadithit tė Pejgamberit alejhis-selam: “Tri dua janė tė pranuara: Duaja e atij qė i ėshtė bėrė e padrejtė; duaja e musafirit (udhėtarit) dhe duaja e prindit pėr fėmijėn e tij”. (Transmeton Buhariu).

3. Tė argėtuarit dhe tė kėnduarit gjatė udhėtimit, sipas hadithit tė Seleme bin El Ekvait r.a. i cili ka thėnė: “U nisėm me Resulull-llahun sal-lall-llahu alejhi ve sel-llem pėr nė Hajber. Duke udhėtuar natėn, njėri prej nesh i tha Amir bin El Ekvait: A nuk po na reciton ndonjė nga poezitė t'ua?, ngaqė Amiri ishte i njohur si poet. Atėherė ai zbriti para masės dhe filloi tė recitoj: “O All-llah, pa Ty nuk do tė ishim tė udhėzuar, nuk do tė kishim dhėnė lėmoshė, e as nuk do tė ishim falur...” Pejgamberi alejhis-selam pyeti: “Kush ėshtė ky qė po ju prinė (me kėto kaside)”? Ata thanė: “Amir bin El Ekval”. Atėherė ai shtoi: “All-llahu e mėshiroftė”. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi).

8. Tė pushuarit gjatė udhėtimit, ngase kjo ėshtė mirėsjellje dhe pėrkujdes ndaj kafshės (ose ēdo mjeti bartės). Gjumi dhe pushimi duhet tė bėhen me kujdes nė vendet nė tė cilat duhet tė pushohet gjatė rrugės, e sidomos natėn, sepse nė tokė ka insekte dhe gjallesa helmuese, ndėrsa egėrsirat gjatė natės ecin lirisht duke kėrkuar ushqim ose hedhurinat qė kanė mbetur prej udhėtarėve nga ushqimi. Andaj nėse udhėtari bėhet tejet komod gjatė rrugės, mund tė ndodhė qė pranė tij tė kalojė ndonjė insekt apo gjallesė tjetėr dhe ta shqetėson ate. Mu pėr kėtė arsye, ėshtė e preferueshme qė t'i shmanget pushimit rrugėve (nė natyrė tė hapur).

c) Disa rregulla pas udhėtimit:

1. Kur tė kthehet prej udhėtimit le ta thotė duanė e udhėtimit (tė cilėn e cekėm mė parė), duke ia shtuar edhe kėto fjalė: AIBUNE TAIBINE ABIDUN, LI RABBINA HAMIDUN. (U kthyem me pendim dhe pėrkushtim duke i falėnderuar Zotit tonė).

E kur tė afrohet te luginat ose kodrat e para tė vendlindjes, le tė thotė tri herė “All-llahu akber” e pastaj le tė vazhdojė: LA ILAHE IL-LALL-LLAHU VAHDEHU LA SHERIKE LEHU, LEHUL MULKU VE LEHUL HAMDU, VE HUVE ALA KUL-LI SHEJ'IN KADIR, AIBUNE TAIBUNA ABIDUNE SAXHIDUN, LI RABBINE HAMIDUN, SADEKALL-LLAHU VA'DAH, VE NESARE ABDEH, VE HEZEMEL AHZABE VAHDEH. (Nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, i vetėm ėshtė dhe i pashoq. Atij i takon sundimi dhe Atij i takon falėnderimi, e Ai pėr ēdo gjė ėshtė i mundshėm. U kthyem me pendim, pėrulshmėri dhe pėrkushtim, duke i falėnderuar Zotit tonė. All-llahu garantoi premtimin e Tij, i ndihmoi robit tė Tij dhe i mposhti aleatėt (mosbesimtarėt e bashkuar) pa ndihmėn e askujt).” (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi).

Eshtė e pėlqyer (mustehab) tė pėrsėritet (tė thuhet shpesh) kjo dua: AIBUNE TAIBUNE ABIDUN, LI RABBINA HAMIDUN. (U kthyem me pendim dhe pėrkushtim duke i bėrė Zotit tonė falėnderim), duke u bazuar nė fjalėt e Enesit r.a. i cili ka thėnė: “Pejgamberi alejhis-selam derisa kemi hyrė nė qytet nuk ka pushuar duke e thėnė kėtė lutje”. (Transmeton Muslimi).

2. Prej rregullave islame ėshtė qė familja tė lajmėrohet para se tė arrijė personi nė vendin e tij, kurse ėshtė e urrejtur qė i njėjti tė arrijė natėn pa mos e lajmėruar familjen e tij. Pejgamberi alejhis-selam e kishte ndaluar qė dikush t'i trokasė familjes sė tij natėn. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi). Aq mė tepėr edhe vet Pejgamberi alejhis-selam e ka pasur traditė qė familjes sė tij t'i trokasė vetėm nė mėngjes ose nė mbrėmje. (Transmeton Buhariu). Gjithashtu Pejgamberi alejhis-selam e ka treguar (shpallur) urtėsinė e kėsaj ndalese kur tha: “Ashtu qė tė rregullohet (krehet e pastrohet) bashkėshortja e tij”. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi.)

3. Kur tė kthehet prej udhėtimit duhet tė falė dy raqate nė xhami.

Pėr kėtė bazohemi nė hadithin e Pejgamberit alejhis-selam ku thuhet: “Sa herė qė Pejgamberi alejhis-selam kthehej nga udhėtimi nė mėngjes para se tė ulej (pushojė) hynte nė xhami dhe falte dy reqate (namaz)”. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi).

Pėr kėtė kemi edhe hadithin qė e transmeton Xhabiri r.a. nė tė cilin thuhet: “Isha me Pejgamberin alejhis-selam nė udhėtim, e kur mbėrrimė nė Medine, ai mu drejtua: “Hyn nė xhami dhe fali dy reqate”.

AbdulHamid Suhejbani