Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Drejtėsia

Padrejtėsitė e mėdha qė ndodhin nė jetėn tonė tė pėrditshme nė nivel individual dhe kolektiv, nė ate lokal dhe global, nė mesin e muslimanėve dhe nė mesin e jomuslimanėve dhe dhe padrejtėsia qė e bajnė jomuslimanėt ndaj muslimanėve na detyron tė flasim pėr drejtėsinė, sipas kritereve tė fesė sė shndėritshme Islame.

Kjo drejtėsi nuk kėrkohet vetėm prej armiqve tanė, por edhe nga muslimanėt. Madje ata prej tė cilėve kėrkohet mė sė shumti drejtėsia janė ithtarėt e kėsaj feje, e cila fillim e fund mbėshtetet nė drejtėsi.

Sigurisht se nuk amnestohen as ata qė vazhdimisht i kėndojnė drejtėsisė, mirėpo tė cilėn e kanė rezervuar vetėm pėr vehte, dhe nuk vlen edhe pėr popujt tjerė.

Definicioni i drejtėsisė

Nė gjuhėn arabe drejtėsisė i thuhet adlun (- يعدل - عدلاً عدل).

Gjuhėsisht drejtėsia i ka disa domethėnie, pėrdoret si emėr dhe cilėsi. Si kriter dhe gjykim i drejtė. (Shiko: Mekajisul-Lugati, 4/ 246; Es-Sihah, 5/ 1760; Lisanul-Arabi, 5/ 2838 dhe Mufredatur-Ragib, fq. 325).

Nė aspektin fetar (terminologjik) drejtėsia ėshtė definuar nė disa forma:

- Ibn Hazmi e ka definuar si: “T’i kryejsh detyrat dhe t’i marish obligimet”. (Mudavatun-Nufus, fq. 82).

- Xhurxhaniu thotė: “Drejtėsia ėshtė mesi mes ekstremizmit dhe liberalizmit”. (Et-Tarifat, fq. 153).

- Disa tė tjerė e kanė definuar si: “Dhėnia e tė drejtave obligative dhe barazia nė tė drejtat e atyreve qė i meritojnė tė drejtat e tyre”. (Er-Rijadun-Nadire, Sadiu, fq. 253).

Drejtėsisė nė gjuhėn arabe i thuhet edhe El-Kistu ( القسط).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

{شَهِدَ ٱللَّهُ أَنَّهُ لا إِلَـٰهَ إِلاَّ هُوَ وَٱلْمَلَـٰئِكَةُ وَأُوْلُواْ ٱلْعِلْمِ قَائِمَاً بِٱلْقِسْطِ لاَ إِلَـٰهَ إِلاَّ هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ} [آل عمران:18].

“All-llahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, e dėshmuan edhe engjėjt e dijetarėt, dhe se Ai ėshtė Zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij, Fuqiplotit e tė Urtit”. (Ali Imran: 18).

Dhe es-siratul-mustekim, ( الصراط المسقيم).

All-llahu [subhanehu ve teala] duke treguar pėr Hudin [alejhis-selam], i cili i drejtohet popullit tė vet, tė cilėt iu kėrcėnuan dhe e frikėsuan me idhujt e tyre, u tha:

{قَالَ إِنِى أُشْهِدُ ٱللَّهِ وَٱشْهَدُواْ أَنّى بَرِىء مّمَّا تُشْرِكُونَ * مِن دُونِهِ فَكِيدُونِى جَمِيعًا ثُمَّ لاَ تُنظِرُونِ * إِنّى تَوَكَّلْتُ عَلَى ٱللَّهِ رَبّى وَرَبّكُمْ مَّا مِن دَابَّةٍ إِلاَّ هُوَ ءاخِذٌ بِنَاصِيَتِهَا إِنَّ رَبّى عَلَىٰ صِرٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ} [هود:54-56].

“Ne nuk themi tjetėr vetėm se dikush prej zotave tanė tė ka goditur me ēmendje! Ai tha: "Unė dėshmitar e kam All-llahun, e ju dėshmoni se unė jam larg nga ajo ēka ju i shoqėroni. (larg adhurimit) Pos Tij. Ju pra, tė gjithė pėrpiquni kundėr meje e mos mė jepni afat. Unė iu kam mbėshtetur All-llahut, Zotit tim dhe Zotit tuaj, pse nuk ka asnjė nga gjallesat, e qė Ai tė mos e ketė nėn sundim, vėrtet Zoti im ėshtė i drejtė”. (Hud: 54- 56).

Vlera e drejtėsisė dhe njerėzve tė drejtė

Vlera e drejtėsisė del nė shesh duke folur rreth kėtyre elementeve:

1- Drejtėsia ėshtė qėllimi pėr tė cilin All-llahu ka dėrguar pejgamberėt dhe ka zbritur librat. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

{لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِٱلْبَيّنَـٰتِ وَأَنزَلْنَا مَعَهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْمِيزَانَ لِيَقُومَ ٱلنَّاسُ بِٱلْقِسْطِ} [الحديد:25].

“Ne i dėrguam tė dėrguarit Tanė me dokumente tė qarta dhe Ne zbritėm me ata librin dhe drejtėsinė qė t'i pėrmbahen njerėzit tė sė drejtės…”. (Hadid: 25).

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:

“All-llahu [subhanehu ve teala] i ak dėrgaur pejgamberėt dhe i ka zbritur librat qė njerėzit tė zbatojnė drejtėsinė, nė bazė sė cilės janė ngritur qiejt dhe toka. Atje ku dalin nė shesh shenjat e drejtėsisė dhe shihet qartė, atje ėshtė Ligji dhe Feja e All-llahut. All-llahu [subhanehu ve teala] nuk ka pėrkufizuar rrugėt, argumentet dhe shenjat e drejtėsisė nė njė formė e tė ketė mohuar rrugėt, argumentet dhe shenjat tjera, tė cilat janė si ato ose mė tė fuqishme se ato. Madje ka sqaruar se qėllimi i rrugėve tė caktuara me fe ėshtė zbatimi i drejtėsisė dhe praktimi i tij nė mesin e njerėzve. Andaj secila rrugė qė nxjer nė shesh drejtėsinė ėshte prej fesė. Andaj nuk thuhet se ėshtė nė kundėrshtim me fenė. Poashtu nuk thuhet se politika e drejtė ėshtė nė kundėrshtim me atė qė e ka thėnė feja, por ėshtė nė pėrputhje me te, madje ėshtė njė pjesė e sajė. Ne e emėrtojmė politikė, duke pasuar terminologjinė e tyre, sepse ajo ėshtė ligj (sherijat) i vėrtetė”. (Bedaiul-Fevaid, 3/ 674).

2- Ėshtė shkak i bereqetit nė furnizime.

Nė njė depo tė Emevitėve ėshtė gjetur njė qese me njė kokėr gruri sa bėrthama e hurmės, nė tė cilėn shkruante: “Kjo mbinte nė kohėn e drejtėsisė”. (Ibn Kajjimi nė “Zadul-Mead”, 4/ 363, thotė: “Kėtė tregim e ka treguar Imam Ahmedi pas njė hadithi qė e ka transmetuar”. Shiko “Musnedin” e Imam Ahmedit, 2/ 292).

3- Drejtėsi tė shpien deri te dashuria e All-llahut [subhanehu ve teala].

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

{وَأَقْسِطُواْ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُقْسِطِينَ} [الحجرات:9]

“…mbani drejtėsinė, se vėrtet All-llahu i do tė drejtit…”. (El-Huxhurat: 9).

Pra, All-llahu [subhanehu ve teala] e do drejtėsinė dhe njerėzit e drejtė.

4- Drejtėsia ėshtė shkak qė i ndihmon njeriut tė arrijė grada tė larta te All-llahu [subhanehu ve teala].

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

((إن المقسطين عند الله على منابر من نور عن يمين الرحمن عز وجل، وكلتا يديه يمين، الذين يعدلون في حكمهم وأهليهم وما ولوا)).

“Tė drejtit te All-llahu do tė jenė nė kolltuqe nga drita, nė tė djathtė tė All-llahut [Azze ve xhel-le]. Qė tė dyja dyart e All-llahut janė tė djathta. Ata qė janė tė drejtė gjatė gjykimit, ndaj familjes dhe ndaj atyreve qė i sundojnė”. (Muslimi).

5- Drejtėsia ėshtė shok i pandarė i tevhidit nė librin e All-llahut, sepse monoteizmi ėshtė drejtėsia mė e madhe, ashtu sikurse shirku ėshtė padrejtėsia mė e madhe.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

{شَهِدَ ٱللَّهُ أَنَّهُ لا إِلَـٰهَ إِلاَّ هُوَ وَٱلْمَلَـٰئِكَةُ وَأُوْلُواْ ٱلْعِلْمِ قَائِمَاً بِٱلْقِسْطِ لاَ إِلَـٰهَ إِلاَّ هُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ} [آل عمران:18].

“All-llahu vėrtetoi se nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij, e dėshmuan edhe engjėjt e dijetarėt, dhe se Ai ėshtė Zbatues i drejtėsisė. Nuk ka zot pėrveē Tij, Fuqiplotit e tė Urtit”. (Ali Imran: 18).

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:

“Shirku ėshtė zullumi mė i madh, kurse drejtėsia mė e madhe ėshtė Tevhidi (monoteizmi). Pra, drejtėsia ėshtė shok i pandarė i monotezimit, kurse zullumi shok i pandarė i shirkut, andaj All-llahu [subhanehu ve teala] i pėrmedn tė bashkuara mes vehte nė kėtė ajet. Dhe nė ajetin tjetėr:

{إِنَّ ٱلشّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ} [لقمان:13]".

“…sepse idhujtaria ėshtė padrejtėsi mė e madhe!”. (Lukman: 13)”. (El-Fevaid, 81).

6- Drejtėsia ėshtė shkak pėr ngritjen e shteteve, shoqėrive dhe sekreti i sigurisė sė tyre.

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotė:

"أمور الناس تستقيم في الدنيا مع العدل الذي فيه الاشتراك في أنواع الإثم أكثر مما تستقيم مع الظلم في الحقوق وإن لم تشترك في إثم، ولهذا قيل: إن الله يقيم الدولة العادلة وإن كانت كافرة، ولا يقيم الظالمة وإن كانت مسلمة، ويقال: الدنيا تدوم مع العدل والكفر، ولا تدوم مع الظلم والإسلام".

“Ēėshtjet e njerėzve nė dunja zhvillohen me drejtėsi, edhe pse bėjnė llojlloj mėkatesh, ma mirė se sa me zullum nė tė drejtat e njerėzve, edhe nėse nuk bėjnė llojlloj mėkatesh. Andaj ėshtė thėnė: “All-llahu e ngrit nėj shtet tė drejtė, edhe nėqoftėse ėshtė jobesimtare dhe nuk ngrit njė shtet zullumqar edhe nėqoftėse ėshtė muslimane”. Poashtu thuhet: “Dunja vazhdon me drejtėsi dhe kufėr, mirėpo nuk mundet tė vazhdojė me zullum dhe islam”. (El-Fetava, 28/ 146).

Drejtėsia Hyjnore

Drejtėsia ėshtė prej cilėsive me tė cilat cilėsohet All-llahu sipas tė gjitha ligjeve dhe feve. Madje tė gjith njerėzit, ithtarė tė tė gjitha librave qiellor e konfirmojnė drejtėsinė hyjnore.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:

“All-llahu [subhanehu ve teala] ėshtė i Drejtė, i Cili nuk bėn tirani e zullum, kurse robėrit e Tij nuk frikohen prej Tij se mund t’ju bėjė zullum. Nė kėtė janė tė pajtuar tė gjitha librat dhe tė dėrguarit. Ėshtė rregull i pėrsosur, dhe nuk lejohet tė vijė ndonjė ligj nė kundėrshtim me te. Asnjė pejgamber nuk flet gjėra tė kundėrta me te”. (Hidajetul-Hajara, fq. 159).

Prej emrave tė bukur tė All-llahut ėshtė edhe emri “I drejtI” – العدل , sepse All-llahu ėshtė i cilėsuar me drejtėsi absolute. Ėshtė i Drejtė nė gjykimet e Tija tė kėsaj dhe asaj bote. Ėshtė i Drejtė nė gjykimet e Tija fetare dhe kosmologjike.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] duke e komentuar pjesėn e hadithit:

((ماضٍ فيَّ حكمُك، عدلٌ فيَّ قضاؤُك))

“…gjykimi Yt ndaj meje do tė realizohet, caktimi Yt pėr mua ėshtė i drejtė…” thotė:

“Kjo pjesė e hadithit ngėrthen nė vehte dy baza kryesore, nė tė cilat mbėshtet tevhidi. Njėra: konfirmimi i Kaderit (Caktimeve tė Zotit) dhe se gjykimet e Zotit detyrimisht realizohen te njeriu, nuk mund tė iket prej tyre e as qė ka forcė pėr ti shtyrė ato. E dyta: All-llahu ėshtė i drejtė nė kėto gjykime e nuk i ban zullum njeriut. As qė del nga kornizat e drejtėsisė dhe bamirėsisė. Sepse zullumi lind nga nevoja e zullumqarit, injoranca ose mendjelehtėsia, andaj ėshtė e pamundshme tė ndodhė kjo nga Ai qė e Di ēdo gjė, nga Ai qė ska nevojė pėr asgjė, kurse tė gjitha krijesat kanė nevojė pėr Te, nga Ai i Cili ėshtė Gjykatėsi mė i mirė. Asnjė grimcė e cila nėn sundim tė All-llahut nuk mundet tė del nga urtėsia dhe falėnderimi i Tij, ashtu sikurse nuk mundet tė del nga Caktimi dhe Vullneti i Tij. Urtėsia e All-llahut ėshtė e pranishme aty ku ėshtė i pranishėm Vullneti dhe Fuqia e Tij”. (Medicina Pejgamberike, 161- 162).

All-llahu [subhanehu ve teala] nėse denon, denon me drejtėsi, e nėse shpėrblen, shpėrblen nė bazė tė Bujarisė dhe Dordhėnies sė Tij.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:

“Urtėsia e Tij nuk vjen nė kundėrshtim me Mėshirėn e Tij. Por Mėshirėn, Bamirėsinė dhe Mirėsinė e vėndon nė vendin e duhur, kurse edhe Denimin, Drejtėsinė, Hakmarjen dhe Persekutimin e Tij nė vendin e duhur. Qė tė dy veprimet ndodhin nė pėrputhje me Krenarinė dhe Urtėsinė e Tij, sepse ėshtė Krenari dhe i Urti. Nuk i pėrket Urtėsisė sė Tij qė ta vėndon Kėnaqjen dhe Mėshirėn e Tij nė vendin e Denimit dhe Hidhėrimit, kurse Hidhėrimin dhe Denimin e Tij nė vendin e kėnaqjes dhe Mėshirės sė tij. Nuk duhet kthyer te thėnia e atij qė ka perde tė trashė mes tij dhe All-llahut, i cili thotė se tė dy veprimet pėr All-llahun janė tė barabarta dhe nė origjinė nuk ka dallim aspak. Por na qenka Vullneti i All-llahut, i cili ndodh pa shkak dhe pa urtėsi”. (Bedaiul-Fevaid, 2/ 347).

All-llahu [subhanehu ve teala] nuk i denon mosbesimtarėt nė ahiret pėrpos pas konfirmimit tė tyre, dhe dėshmisė sė natyrės sė tij dhe shpalljes kundėr tyre.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:

“All-llahu [subhanehu ve teala] pėr shkak tė Mėshirės dhe Bamirėsisė sė Tij tė plotė nuk denon askend pėrpos pas dėrgimit tė pejgamberėve te ata, edhe po t’i bėjnė ato vepra qė e meritojnė qortimin dhe denimin. All-llahu ka pėrgaditur dy argumente kundėr tij, nuk e denon derisa nuk janė tė pranishme. Njėri: natyra e pastėr nė tė cilėn e ka krijuar, siē ėshtė konfirmimi se All-llahu ėshtė Zoti, Pronari, Krijuesi dhe se ka detyra ndaj Tij. I dyti: dėrgimi i pejgamberėve me detajizime tė kėtyre rregullave, konfirmim dhe plotėsim tė tyre. Kėshtu qė ky njeri gjindet mes dėshmisė sė natyrės sė pastėr dhe sherijatit, dhe pranon se ėshtė mosbesimtar, siē na tregon All-llahu [subhanehu ve teala]:

{وَشَهِدُواْ عَلَى أَنفُسِهِمْ أَنَّهُمْ كَانُواْ كَـٰفِرِينَ} [الأنعام:130]

“... dhe ashtu dėshmuan kundėr vetvetes se me tė vėrtetė e refuzonin (tė vėrtetėn)”. (El-Enam: 130).

Pra, nuk ėshtė shqiptuar denimi para se tė pranojnė gabimin dhe tė dėshmojnė kėta dy dėshmitar. Kjo ėshtė kulmi i drejtėsisė”. (Ahkamu Ehlidh-Dhimmeti, 2/ 1013- 1014).

Nga plotėsia e drejtėsisė sė All-llahut ėshtė se ai nuk ban zullum as sa njė grimcė e atomit nė Ditėn e Kijametit. All-llahu [subhanehu ve teala] gjykon mes robėrve dhe secilit ia jep hakun e vet, nga Mėshira, Bujaria, Fisnikėria dhe Dhuntitė e Veta, njė obligim tė cilin All-llahu ia ka bėrė vetvetes. Ai cilin do e denon me Drejtėsi, askujt si ban zullum. Ai gjykon drejt mes tyre pa marur parasysh distancėen kohore dhe hapėsinore mes tyre, llojllojshmėrinė e gjendjes dhe situatės sė tyre, divergjencat e ligjeve dhe feve tė tyre, dallimin e gradave dhe arsyetimeve tė tyre. Kėtė s’mund ta bėjė askush pėrveē All-llahut [subhanehu ve teala].

Drejtėsi ka vetėm nėn hijen e fesė sė vėrtetė

Drejtėsia ėshtė kėrkesė e individėve dhe shoqėrive. Tė gjith e kėrkojnė drejtėsinė dhe mundohen ta realizojnė ate. Mirėpo shumica e njerėzve bėjnė zullum duke synuar tė drejtėn, ban padrejtėsi duke menduar se ėshtė duke vepruar drejtė. Kjo vjen nga shkaku i largimit nga gjykimi me ligjet e All-llahut, i cili i tėri ėshtė drejtėsi, bamirėsi, mėshirė dhe interes. Sepse All-llahu mė sė miri e njeh krijesėn e tij, ėshtė mė i Mėshirshėm ndaj tyre se sa nėna ndaj fėmijės. Ėshtė gjykatėsi mė i mirė. Ai urdhėron vetėm gjėrat nė tė cilat ka mirėsi dhe interes pėr njerėzit.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:

“Veprimet e Zotit [tebareke ve teala] burojnė nga Emrat dhe Cilėsitė e Tija, kurse emrat dhe cilėsitė e njerėzve burojnė nga veprat e tyre. Veprimet e Zotit [tebareke ve teala] janė nga plotėsia e Tij, kurse plotėsia e njerėzve ėshtė prej veprimeve tė tyre, ka marur emra, pasiqė ėshtė plotėsuar me veprim. Zoti ēdo herė ka qenė i plotė, andaj veprimet e Tija burojnė nga plotėsia e Tij, sepse ėshtė i Plotė nė Qenien dhe Cilėsitė e Tija. Pra, veprat burojnė nga plotėsia e Tij. Zoti ka qenė ēdo herė i plotė andaj ka vepruar, kurse njeriu vepron qė tė plotėsohet, ashtu siē i takon atij…Informatat pėrveē Tij ose janė krijesė ose urdhėr i Tij. Ose dije e gjėrave qė ka krijuar ose dije e gjėrave qė ka caktuar. Burimi i krijimit dhe urdhėrit ėshtė nga Emrat e Tij tė bukur. Janė tė ndėrlidhura nė mėnyrė kauzale. Urdhėri buron nga Emrat e Tija tė bukur, andaj edhe urdhėri, i tėri ėshtė i mirė, domethėnė nuk del nga interesi, mėshira, dhimbsuria dhe bamirėsia ndaj njerėzve, duke i plotėsuar me urdhėra dhe ndalesa. Urdhėri i Tij ėshtė i tėri interes, urtėsi, butėsi dhe bamirėsi, sepse buron nga Emrat e Tij tė bukur.. edhe veprimet e Tija nuk dalin nga kufinjtė e Drejtėsisė, Urtėsisė, interesit dhe mėshirės, sepse burojnė nga Emrat e Tij tė bukur. Andaj nuk ka dallim mes krijesave e as kotėsira, sepse All-llahu nuk i ka krijuar krijesat pėr kot, pėr asgjė dhe pėr lojė”. (Bedaiul-Fevaid, 1/ 170- 171).

Nėse e kemi tė qartė se ska drejtėsi tė plotė pėrpos se nė hije tė sherijatit tė All-llahut, atėherė duhet ta dimė se nėse ithtarėt e sherijatit nuk janė aktiv nė shpalosjen e drejtėsisė, Mėshirės dhe interesit qė gjinden nė fenė dhe gjykimin e All-llahut, nė jetėn e kėsaj dhe asaj bote, atėherė kjo mangėsi do t’i shtyen ithtarėt e tė kotės tė shpikin pėr vehte politika dhe ligje, pėr tė cilat mendojnė se janė tė drejta, mirėpo nė realitet ato janė vetė zullumi.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:

“Ky ėshtė vendi shumė rėshqitės, njė pozitė shumė e ngushtė dhe njė rrugicė shumė e rėndė. Njė grup shkoi nė skaj dhe i eliminoi denimet e fesė, i humbėn tė drejtat e njerėzve, kriminelėt i stimuluan tė bėjnė ēorodi, kurse sherijatin e banė tė mangut, duke mos pasur mundėsi tė realizojė ineteresin e njerėzve, ia mbyllėn vehtes shumė rrugė nga rrugėt e njohjes sė tė vėrtetės nga e kota, madje i eliminuan ato, edhe pse ata bindshėm e dinė, po edhe tė tjerėt e dinė se janė argumente tė vėrteta, duke supozuar se kundėrshtohen me rregullat e sherijatit. Ajo qė i shpiu deri kėtu, ishte mangėsia nė njohjen e sherijatit. Kur pushtetarėt panė se nuk mund tė rregullohet jeta e njerėzve pėrveē se me gjėra plotėsuese nga ajo qė kuptuan kėta njerėz prej fesė, shpikėn ligje dhe politika me tė cilat do tė rregullojnė ēeshtjet e botės. Andaj nga mangėsia e tyre nė sherijat lindėn shpikjet qė i shpikėn ata njė e keqe e gjatė dhe njė ēorodi e gjėrė. U zmadhua kjo ēeshtje saqė u bė e pamundshme tejkalimi i sajė. Kurse grupi tjetėr bėri gabimin tjetėr duke ia mveshur fesė gjėra qė janė nė kundėrshtim me gjykimin e All-llahut dhe tė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Qė tė dy grupet gabuan pėr shkak tė mangėsisė nė njohjen e asaj qė ia ka dėrguar All-llahu Pejgamberit tė Tij”. (Bedaiul-Fevaid, 3/ 674).

Keqkuptime mbi drejtėsinė

Ithtarėt e tė kotės kanė shumė metoda pėr t’i larguar njerėzit nga e vėrteta. Prej kėtyre metodave ėshtė edhe pėrdorimi i termeve tė lavdėruara fetarisht dhe tė dashura pėr natyrėn e pastėr dhe mendjen e shėndosh, mirėpo me domethėnie tė kundėrtė dhe me te emėrtojnė gjėra tė kota, gjėra tė cilat dėshirojnė t’i pėrhapin nė mesin e masės sė gjėrė.

Nė kontekstin e temės sonė, tė parėt qė e kanė bėrė kėtė hap janė Mutezilitėt, tė cilėt shumė e kanė lavdėruar drejtėsinė, saqė e kanė bėrė njė prej shtyllave krysore tė besimit tė tyre. Mirėpo ata kanė pėr qėllim njė domethėnie shumė tė fėlliqur, e qė ėshtė mohimi i caktimit tė All-llahut.

Ibn Tejmiu [rahimehull-llah] thotė:

“Prej drejtėsisė e kanė bėrė faktin qė ajo qė ndodh tė mos jetė nga Vullneti i Tij dhe tė ndodhin gjėra qė Ai nuk i Dėshiron dhe se Ai nuk i ka krijuar veprat e njerėzve. Ata me kėtė mohuan Mundėsinė, Vullnetin dhe Krijimin pėr tė konfirmuar drejtėsinė. Ata nga Mėshira kanė bėrė mohimin e disa gjėrave qė i ka krijuar All-llahu, sepse nuk kanė njohur urtėsitė qė gjinden nė to”. (Dakaikut-Tefsir, 2/ 144).

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:

“Ata mohuan disa cilėsi, me tė cilat All-llahu ka cilėsuar Vetveten, dhe kėtė e kanė emėrtuar Tevhid. Ia pėrgjanė Zotin krijesave duke i dhanė tė drejtė njeriut tė jep vlerėsimet absolute pėr tė mirėn dhe tė keqen, e kėtė e emėrtuan drejtėsi. E thanė: ne jemi ithtar tė tevhditi dhe drejtėsisė. Drejtėsia e tyre na qenka mohimi i Mundėsisė dhe Vullnetit tė pėrgjithshėm dhe absolut, nga i cili nuk asgjė nga krijesat, qeniet, cilėsitė dhe veprat e tyre. Kurse tevhidi i tyre ėshtė mohim i Emrave tė bukura tė Tij dhe deformim i domethėnieve tė tyre, nga kuptimi i tyre i vėrtetė. Ashtuqė ky tevhid i tyre ishte asgjėsim, kurse drejtėsia e tyre idhujtari”. (Bedaiul-Fevaid, 2/ 392).

Kėtė rrugė e kanė pasuar edhe Xhebritėt, sipas tė cilėve drejtėsi ėshtė ēdo gjė e mundshme.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:

“Njė grupacion supozon se drejtėsia ėshtė ēdo gjė e mundshme, kurse padrejtėsia ėshtė vetvetiu e pamundshme. Ata thonė: sepse zullum ėshtė tė veprosh nė pronėn e dikujt tjetėr, kurse All-llahu ėshtė pronar i ēdo gjėje, andaj veprimi i All-llahut nė krijesat e Tij ėshtė i tėri i drejtė. Nėj grupacion tjetėr thonė: drejtėsi ėshtė qė mos tė denon pėr gjėrat qė i ka Caktuar All-llahu. Andaj kur e dimė se kanė ndodhur denime pėr mėkate, kjo tregon se kėto gjėra nuk futen nė Caktimin e All-llahut, andaj sipas tyre drejtėsi na qenka shpėrblimi pėr mėkatin me denim ose qortim, ose nė dunja ose nė ahiret. Ata e kishin tė vėshtirė tė bashkojnė mes drejtėsisė dhe caktimit, duke pretenduar se ai qė e konfirmon Caktimin e All-llahut, nuk mundet tė flet pėr drejtėsi, ashtu sikurse ai qė flet pėr drejtėsi nuk mundet tė flet pėr Kader. Ata e kishin tė vėshtirė edhe tė bashkojnė mes tevhidit dhe konfirmimit tė Cilėsive tė All-llahut…ashtuqė tevhidi i tyre ishte mohimi i cilėsive, kurse drejtėsia pėrgėnjeshtrim i Kaderit. Kurse Ehli Sunneti i konfirmojnė qė tė dyja gjėrat. Sepse zullum te ata ėshtė mos vendimi i gjėrave nė vendin e vet, siē ėshtė denimi i mirbėrėsit dhe atij qė ska mėkate. Nga ky veprim All-llahu e ka pastruar Vetveten nė disa vende nė Kur'an. Ai edhe pse e devijon cilin Dėshiron dhe gjykon pėr tu bėrė mėkate dhe padrejtėsi ndaj cilit Dėshiron, kjo ėshtė thelbi i drejtėsisė, sepse devijimin dhe dorėzimin e ka vėnduar nė vendin e duhur dhe tė merituar. Prej emrave tė Tij atė bukur ėshtė “I drejti”, qė domethėnė se tė gjitha veprimet dhe gjykimet janė drejtėsi, saktėsi dhe e vėrtetė. All-llahu e ka sqaruar rrugėn, i ka dėrguar pejgamberėt, i ka zbritur librat, i ka larguar defektet dhe ka ofruar mundėsinė e udhėzimit dhe veprave tė mira me dėgjim, shikim dhe mendje. Kjo ėshtė drejtėsia e Tij. Atė qė ka Dėshiruar i ka dhėnė edhe mė tepėr kujdes, i ka ndihmuar dhe i ka dhėnė sukses, e kjo ėshtė prej Dhuntisė sė Tij, kurse ate qė se meriton dhuntinė dhe suksesin e Tij e ka dorėzuar, e ka lėrė para vetes sė vet pa ndihmės, nuk ka Dėshiruar All-llahu qė ta orientojė, andaj ia ka ndėrprerė tė mirat, mirėpo nuk e ka privuar nga drejtėsia…Qėllimi ėshtė tė themi se fjala e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

((ماض في حكمك، عدل في قضاؤك))

“Gjykimi Yt ndaj Meje do tė realizohet, kurse Caktimi Yt pėr mua ėshtė i Drejtė”.

I kundėrshton qė tė dyja mendimet, tė cilėt mohojnė gjithpėrfshirshmėrinė e Caktimeve tė All-llahut pėr njeriun dhe nxjerin veprat e njeriut nga rrethi i Caktimit tė All-llahut dhe e konsiderojnė se kjo ka tė bėjė me urdhėrin dhe ndalesėn. I kundėrvihet edhe Xhebritėve, tė cilėt thonė: ēdo e mundshme ėshtė drejtėsi, sepse atėherė ska domethėnie fjala: “..kurse Caktimi Yt pėr mua ėshtė i Drejtė”, sepse drejtėsi te ata ėshtė ēdo gjė qė mund tė veprohet, kurse padrejtėsia ėshtė e pamundshme tė ndodh vetvetiu. Sipas kėtij supozimi, kuptimi i kėtij hadithit do tė ishte: “Do tė realizohet Caktimi Yt pėr mua”, e kjo ėshtė qinqėrqind domethėnia e pjesė sė parė tė hadithit”. (El-Fevaid, fq. 24- 26).

Prej keqkuptimeve bashkėkohore tė drejtėsisė ėshtė edhe kampanja qė e bėjnė mosbesimtarėt, shekullaristėt dhe mbrojtėsit e tė drejtave tė njeriut pėr drejtėsinė, tė cilės i japin domethėnie tė kundėrta me fenė e vėrtetė Islame, madje disa domethėnie janė nė kundėrshtim edhe me fetė e deformuara. Psh ata e quajnė drejtėsi barazinė e dy gjėrave tė kundėrta. Nėn kėtė rregull hynė shumė forma, siē ėshtė barazimi nė tė drejtat politke mes elitės dhe njerėzve tė thjeshtė, mes dijetarėve dhe mendjelehtėve, mes specialistėve tė njė lėmie dhe pleqve, qė s’dinė asgjė mė tepėr se ajo qė e kanė brenda shtėpisė sė tyre. Zėrat e tė gjith kėtyre i bėjnė tė barabarta, nėn pretendimin e drejtėsisė. Kjo ėshtė kulmi i zullumit dhe ėshtė nė kundėrshtim me logjikėn e shėndoshė.

Shuma mosbesimtar edhe pasues tė tyre i akuzojnė disa rregulla tė fesė Islame, me preteks se janė nė kundėrshtim me drejtėsinė, duke futur dyshime nė kėtė mėnyrė rreth Islamit. Siē ėshtė rasti i (dijes) shpagimit pėr gruan, i cili ėshtė sa gjysma e shpagimit pėr mashkullin, ose trashėgimia e saj ėshtė pėrgjysmė me tė mashkullit, e pėr shumė vendime tjera tė cilat i ka caktuar All-llahu sub, Gjykatėsi mė i Drejtė.

Ata kanė njerėz qė para tyre janė futur nė kėto ujėra tė ndyta.

Tregohet se Ebul-Ala el-Mearri kur ka shkuar nė Bagdad, ka dashur tu paraqet njė ēeshtje delikate fukahave, e ajo ėshtė fakti se sasia e denimit pėr tu prerė dora ėshtė njė ēerek dinar. Ai pėr kėtė mendim thurri edhe njė poezi ku tregonte injorancėn dhe mendjelehtėsinė e tij, ku mes tjerash thotė:

يدٌ بخمس مئين عسجد وُديت ما بالها قطِعت في ربع دينار؟!

تناقضٌ ما لنا إلا السكوت له وأن نعـوذ بمولانا من النـار

Njė dorė e cila me pesėqind deve shpaguhet

Si ka mundėsi qė tė pritet pėr ēerek dinari

Kundėrthėnie, para sė cilės duhet vetėm tė heshtim

Dhe tė strehohemi te Zoti ynė nga zjari

Kur u pėrhapj ky mendim i tij, e kėrkuan fukahatė, mirėpo ai iku prej tyre. Dijetarėt i kanė dhėnė pėrgjigje kėsaj dileme qė ėshtė paraqiur nga ky poet. Njėri prej pėrgjigjeve, ishte ajo e gjykatėsit, Abdul-Vehab Malikiut, i cili mes tjerash i tha:

“Kur ishte besnike, ishte e shtrenjtė, e kur tradhtoi, i ra vlera”.

Disa tė tjerė kanė dhėnė pėrgjigje duke thėnė:

“Kjo ėshtė plotėsia e urtėsisė, interesit dhe sekreteve tė sherijatit tė madh. Nė kapitullin e kundėrvajtjeve meriton tė zmadhohet vlera e dorės deri nė pesėqind dinar ari, qė askush mos tė mer guximin ta nėpėrkėmbė ate, kurse nė kapitullin e vjedhjes, ėshtė e arsyeshme qė sasia pėr tė cilėn pritet dora tė jetė ēerek dinari, qė mos tė nxitojnė njerėzit nė vjedhje tė pasurisė sė huaj. Kjo ėshtė kulmi i urtėsisė tek njerėzit e menēur. (Ibn Kethiri, 2/ 56- 57).