Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Nata e Kadrit

All-llahu thotė (pėrkthim i kuptimit):

1. Ha, Mimė. [Kėto shkronja janė prej mrekullive tė Kur’anit dhe askush tjetėr pos All-llahut (tė Vetmit) nuk e din kuptimin e tyre.]

2. Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)!

3. Ne e zbritėm ate nė njė natė tė bekuar (nė natėn e Kadrit). Ne dėshiruam t’u tėrheqim vėrejtjen,e njerėzit tė jenė tė gatshėm.

4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēshtje nė mėnyrė tė prerė.

5. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. S’ka dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar.

6. (E zbritėm) Nga Mėshira e Zotit tėnd; Ai ėshtė dėgjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6]

All-llahu dėrgoi Kur’anin nė kėtė natė tė cilėn Zoti e ka pėrshkruar si tė bekuar. Transmetohet prej njė grupi tė Selefit – duke pėrfshirė Ibn ‘Abbaas, Kutaadah, Sa’iid ibn Xhubejr, ‘Ikrimah, Muxhahid dhe tjerė – se nata nė tė cilėn ėshtė shpallur Kur’ani ka qenė Lejlet ul-Kadr.

Shprehja Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēshtje nė mėnyrė tė prerė don tė thotė, nė atė natė fati i tė gjitha krijesave vendoset pėr vitin e ardhshėm. Nė atė natė shkruhet se kush do tė jetojė, kush do tė vdes, kush do tė shpėtohet, kush do tė mallkohet, kush do tė paracaktohet pėr nė Xhennet, e kush do tė paracaktohet pėr nė Xhehenem, kujt do ti dhurohet nderi, kush do tė turpėrohet, ku do tė paraqitet thatėsia dhe uria, dhe ēdo gjė tjetėr tė cilėn e dėshiron All-llahu atė vit.

Ajo qė nėnkuptohet me idenė se fati i tė gjitha krijesave shkruhet nė Lejlet ul-Kadr ėshtė – e All-llahu e din mė sė miri – se nė Lejlet ul-Kadr ato barten prej el-Lauh ul-Mafhuuz. Ibn ‘Abbaas tha: “Mund tė shifni njė njeri i cili furnizon shtėpinė e tij ose e punon token e tij, dhe ai ėshtė prej atyre tė cilėt do tė vdesin,” dmth., ėshtė urdhėruar nė Lejlet ul-Kadr se ai ėshtė njėri prej tyre tė cilėt do tė vdesin (nė vitin e ardhėshėm). Dhe poashtu ėshtė thėnė se nė kėtė natė, fati i njerėzve ju tregohet melaikeve.

Kuptimi i “Kadr” ėshtė nderim ose respektim, dmth. ajo ėshtė natė e cila nderohet pėr shkak tė karakteristikave tė saja tė veēanta, dhe pasi qė personi i cili rrin i zgjuar gjatė kėsaj nate bėhet njeri i nderit. Dhe ėshtė thėnė se Kadr don tė thotė shtrėngim, nė kuptimin se dituria kur ėshtė saktė kjo natė, ėshtė e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thėnė: ėshtė quajtur Lejlet ul-Kadr pasi qė bota shtrėngohet nga numri i madh i melaikeve nė kėtė natė, dhe Kadr don tė thotė shtrėngim. All-llahu thotė (pėrkthim i kuptimit):

“Por, kur pėr ta sprovuar ia pakėson furnizimin (e varfėron) [fe kadara ‘alejhi rizkahu]…” [el-Fexhr 89:16], dmth., duke shtrėnguar ose zvogėluar furnizimin e tij.

Dhe ėshtė thėnė se Kadr don tė thotė Kadar, dmth., se nė kėtė natė vendosen urdhėrat pėr vitin e ardhshėm, siē thotė All-llahu (pėrkthim i kuptimit):

“Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.” [ed-Duhaan 44:4]

dhe pasi qė urdhėrat e All-llahut vendosen dhe shkruhen nė kėtė natė.

Ashtu qė All-llahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, pėr shkak tė vlerės sė madhe tė saj dhe statusit tė lartė me All-llahun, dhe pasi qė aq shumė mėkate falen dhe aq shumė tė meta fshehen gjatė kėsaj nate. Pasi qė ajo ėshtė nata e faljeve, siē ėshtė pėrcjellur nė el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kush e falė natėn e Kadrit me besim dhe shpresim i falėn mėkatet qė i ka bėrė mė parė” (el-Buhaari, 1910; Muslim, 760).

All-llahu i ka dhėnė kėsaj nate karakteristika speciale tė cilat e bėjnė ate unike:

ثshtė nata nė tė cilėn ėshtė shpallur Kur’ani, siē pėrmendėm mė lartė. Ibn ‘Abbaas dhe tė tjerėt kanė thėnė: “All-llahu dėrgoi Kur’anin nė njė kohė prej el-Leuh el-Mahfuuz nė Bejt el-‘Izzah nė qiellin e parė, dhe mandej ju shpall tė Dėrguarit tė All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) nė periudha sipas ngjarjeve gjatė njėzet e tre vjetėve.” (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)

All-llahu e ka pėrshkruar atė duke qenė mė e mire sesa njė mijė muaj, siē ka thėnė Ai (pėrkthim i kuptimit): “Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!” [el-Kadr 97:3].

All-llahu e ka pėrshkruar si tė bekuar, siē ka thėnė Ai (pėrkthim i kuptimit): “Ne e zbritėm ate (kėtė Kur’an) nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė Kadrit)” [el-Duhaan 44:3].

Nė kėtė natė, melaiket dhe Shpirti [er-Ruuh] zbresin, “dmth., shumė melaike lėshohen poshtė nė kėtė natė pasi qė ėshtė shumė e bekuar, dhe melaiked zbresin poshtė kur bekimi dhe mėshira e All-llahut vijnė poshtė, posikur atėherė kur recitohet Kur’ani, dhe ato i rrethojnė qarqet e dhikrit (tubimet ku pėrkujtohet All-llahu), dhe ato me respect ndaj atij, i rrahin krahėt e tyre pėr atė i cili sinqerisht kėrkon dituri.” (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti [er-Ruuh] ėshtė Xhibrili (alejhi selam), i cili veēanėrisht pėrmendet nė kėtė mėnyrė si shenjė respekti ndaj tij.

Kjo natė pėrshkruhet si paqė, dmth., ėshtė e sigurtė, pasi qė Shejtani nuk mund tė bėn asnjė tė keqe ose tė shkakton dėm nė kėtė natė, siē ka thėnė Muxhaahid. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Nė kėtė natė, shumė njerėz shpėtohen prej dėnimit pėr shkak tė veprave tė tyre pėr tė adhuruar All-llahun, Qoftė i lartėsuar.

“Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.” [ed-Duhaan 44:4 – pėrkthim i kuptimit], dmth., punėt e atij viti dėrgohen prej el-Leuh ul-Mahfuuz melaikeve tė cilat shėnojnė urdhėrat; e atyre tė cilėt do tė jetojnė, dhe atyre tė cilėt do tė vdesin, ēfarė furnizimi do t’ju jepet, ēka do tė ndodhė deri nė fund tė vitit, ēdo ēėshtje e paracaktimeve urdhėrohet, dhe ajo nuk mund tė ndryshohet apo tė ndėrrohet. (Shif Tafsiir Ibn Kathiir, 4/137, 138). E tėra kjo i ėshtė e njohur All-llahut para se ajo tė shenohet poshtė, por Ai ja bėn tė njohur melaikeve se ēka do tė ndodhė, dhe i urdhėron tė kryejnė atė pėr tė cilėn janė besuar. (Sherh Sahiih Muslim li’l-Neueui, 8/57).

All-llahu i falė gabimet e mėparme tė atij i cili qėndron i zgjuar dhe falet gjatė natės me besim dhe shpresė pėr ta pėrfituar shpėrblimin nga Ai. Transmetohet nė hadithin e Ebu Hurejres (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij) se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Cilido qė agjėron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tija tė mėparme do tė falen, dhe cilido qė rrin i zgjuar gjatė Lejlet ul-Kadr nga besimi dhe shpersa pėr tė fituar shpėrblim, tė gjitha mėkatet e tija tė mėparme do tė falen.” (Buhaari, Muslim). Shprehja “nga besimi dhe shpresa pėr tė fituar shpėrblim” don tė thotė, besimi nė premtimin e All-llahut pėr kėtė vepėr, dhe kėrkimi i shpėrblimit, pa asēfarė synimi ose qėllimi tjetėr, siē ėshtė kryerja e saj me qėllim qė tė tjerėt tė shofin, etj.” (Fet’h el-Beeri, 4/251).

All-llahu ka shpallur njė sure qė ka tė bėn me kėtė natė e cila do tė pėrsėritet deri nė Ditėn e Ringjalljes, nė tė cilėn Ai pėrmend nderin dhe vlerėn e madhe tė kėsaj nate. Kjo ėshtė sureja nė tė cilėn Ai thotė (pėrkthim i kuptimit nė gjuhėn shqipe):

إِنَّا أَنزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ(1)وَمَا أَدْرَاكَ مَا لَيْلَةُ الْقَدْرِ(2)لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ(3)تَنَزَّلُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ فِيهَا بِإِذْنِ رَبِّهِمْ مِنْ كُلِّ أَمْرٍ(4)سَلَامٌ هِيَ حَتَّى مَطْلَعِ الْفَجْرِ(5)

“Ne e zbritėm atė (Kur'anin) nė natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dijsh se ē'ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre nė (atė natė) tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit”. (El-Kadėr: 1-5).

I dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) e kėrkonte kėtė natė, me shpresė se do tė pėrfiton tė mira prej kėsaj nate, dhe ai ėshtė shembull pėr kėtė Ummet.

ثshtė mustehabb qė tė kėrkohet ajo gjatė Ramazanit, e sidomos gjatė dhjetė netėve tė fundit tė muajit.

Lejlet ul-Kadr ėshtė nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Sa’iid tė pėrmendur mė lartė, dhe siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e ‘Aa’ishes, dhe nė hadithin e Ibn ‘Umar i cili ka thėnė se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkoni natėn e Kadrit nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit”.

ثshtė mė e mundėshme tė jetė njėra prej netėve me numėr tek, pėr shkak tė hadithit tė ‘Aa’ishes e cila ka thėnė se i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit.” (el-Buhaari, 4/259)

Duhet sidomos ta kėrkojmė nė netėt me numėr tek, dmth., me njėzet e njė, njėzet e tre, njėzet e pesė, njėzet e shtatė dhe njėzet e nėntė. Transmetohet nė el-Sahiihejn se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkoni natėn e Kadrit nė ditėt tek nga dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit.” (rrėfyer nga el-Buhaari, 1912, shif poashtu, 1913. Poashtu e rrėfyer nga Muslimi, 1167, shif poashtu 1165).

Nė Sahiih ul-Buhaari rrėfehet se ‘Ubaadah ibn es-Saamit ka thėnė: se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) doli tė na tregon se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr, dhe dy prej muslimanėve grindeshin. Ai tha: “Dola tė ju tregoj se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr, ndėrsa filani me filanin grindeshin, prandaj ajo [dituria se kur ėshtė Lejlet ul-Kadr] u morr prej mua. Ndoshta kjo ėshtė mė mirė pėr ju. Pra kėrkojeni me tė nėntin dhe tė shtatin dhe tė pestin” (el-Buhaari, 1919), dmth., nė netėt me numėr tek.

Ky hadith tregon se sa keq qė ėshtė tė grindet dhe tė pėrleshet, e sidomos me ēėshtje tė cilat kanė tė bėjnė me fenė, dhe se kjo ėshtė shkak pėr largimin dhe fsherjen e tė mires.

Lejlet ul-Ladr ėshtė mė e mundėshme tė jetė nė shtatė ditėt e fundit. Ibn ‘Umar (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij) tregon se njė njeri prej shoqėruesve tė Dėrguarit (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka pare Lejlet ul-Kadrin nė ėndėrr, dhe se ajo ka qenė njėra prej shtatė netėve tė fundit. I Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) tha: “Si duket ėndėrrat e tua janė dakorduar se ėshtė njėra prej shtatė netėve tė fundit, ashtu qė kush dėshiron ta kėrkon, le ta kėrkon nė shtatė netėt e fundit.” (rrėfyer nga el-Buhaari, 1911; Muslim, 1165).

Mė e mundėshmeja ėshtė qė tė jetė nė natėn e njėzet e shtatė. ثshtė transmetuar nė njė hadith tė rrėfyer nga Ahmed prej Ibn ‘Umar, dhe njė hadith tė rrėfyer nga Ebu Davuud prej Mu’aauija, se i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Lejlet ul-Kadr ėshtė nata e njėzet e shtatė.” (Musned Ahmed dhe Sunen Ebu Davuud, 1386).

Kėndvėshtrimi se ėshtė nata e njėzet e shtatė ėshtė mendimi i shumicės sė Sahabeve dhe shumicės sė dijetarėve, dhe Ubejj ibn Ka’b (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė) e kėrkonte, duke mos thėnė “inshaAll-llah”, se ėshtė nata e njėzet e shtatė. Zurr ibn Hubejsh tha: Unė thash: اka tė bėn ta thuash kėtė, O Ebu’l-Mundhir? Ai tha: sipas shenjave me anė tė cilave i Dėrguari i All-llahut (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) na tregoi: se dielli lind nė atė mėngjes pa rreze tė dukshme. (Rrėfyer nga Muslim,2/268).

Fakti se zakonisht ajo ėshtė nata e njėzet e shtatė – e All-llahu e din mė sė miri – nuk don tė thotė se ky ėshtė gjithmonė rasti. Mund tė jetė nata e njėzet e njė, siē ėshtė pėrmendur nė hadithin e Ebu Se’iid, ose mund tė jetė e njėzet e treta, siē ėshtė pėrmendur nė rrėfimin e ‘Abd-Allaah ibn Unejs (All-llahu qoftė i kėnaqur me tė). Sipas njė hadithi tė rrėfyer nga Ibn ‘Abbaas (All-llahu qoftė i kėnaqur me te), i Dėrguari (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) ka thėnė: “Kėrkojeni nė dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, atėherė kur kanė mbetur nėntė ditė, dhe kur kanė mbetur shtatė ditė, dhe kur kanė mbetur pesė ditė.” (Rrėfyer nga el-Buhaari, 4/260).

All-llahu ka fshehur kėtė natė ashtu qė robėrit e tij do tė pėrpiqen ta kėrkojnė, dhe do tė pėrpiqen nė adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe orėn e xhum’asė, e ashtu me rradhė. Ashtu pra besimtari duhet tė pėrpiqet me kėmbėngulėsi gjatė ditėve dhe netėve tė kėtyre dhjetė ditėve, duke kėrkuar Lejlet ul-Kadr-in dhe duke pėrcjellur shembullin e tė Dėrguarit tone (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem), dhe ai duhet tė pėrpiqet tė bėn du’a dhe tė kėrkon afrimin ndaj All-llahut.

Transmetohet se ‘Aa’isheja ka thėnė: “Unė thash, ‘O i Dėrguar i All-llahut, ēka mendon nėse e dėshmoj-pėrjetoj Lejlet ul-Kadr, ēka duhet tė them?’ Ai tha:

اللَّهُمَّ إِنَّكَ عُفُوٌّ كَرِيمٌ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي

“All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fe’fuanni”

‘“All-llahu im, Ti je Falės, Bujar dhe e do faljen, ndaj mė fal mua”.’” (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij ėshtė sahiih).

E treta: vlerė mė e madhe i pėrvishet I’tikaaf-it nė kėtė natė nė dallim prej tė gjitha netėve gjatė vitit.

Nuk ėshtė thelbėsore pėr atė i cili e “zenė” Lejlet ul-Kadr tė din se e ka “zėnė”. Qėllimi ėshtė tė pėrpiqet shumė dhe tė jetė i sinqertė nė adhurimin e tij, pa marrė parasysh se a e din ai se a e ka “zėnė”. ثshtė e mundur qė disa prej tyre tė cilėt nuk e dinė kėtė mund tė jenė mė mirė me All-llahun dhe nė pozitė mė tė lartėsuar sesa ata tė cilėt dinin se cila ėshtė kjo natė, pasi qė tė parėt u pėrpoqėn shumė. Ne lusim All-llahun tė pranojė agjėrimin tone dhe namazin tone gjatė natės, dhe tė na ndihmon tė pėrkujtojmė Atė dhe tė falėnderojmė Atė dhe tė adhurojmė Atė ashtu siē duhet. All-llahu e bekoftė tė Dėrguarin tone Muhammedin.