Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Jeta bashkėshortore

1. Tė zbukurohet secili prej bashkėshortėve pėr njėri-tjetrin

2. Burri ėshtė i detyruar qė tė kujdeset pėr sunetet e fitres tė cilat janė: sunetimi, rruarja e vendeve tė turpshme, shkurtimi i mustaqeve, prerja e thonjve dhe heqja e qimeve nėn sqetulla. Po ashtu me kėto rregulla obligohet edhe gruaja, qė tė dy janė tė obliguar qė mos t'u kalojnė mė tepėr se dyzet ditė pa i pėrmbushur kėto obligime. Muslimanja duhet tė largohet nga traditat e pabesimtareve (kafireve), siē ėshtė tradita e tė rriturit tė thonjve dhe ngjyrosja e tyre.

3. Tė largohet bashkėshortja nga tatuazhi, qė do tė thotė nga zbukurimi i trupit me pika tė zeza e po ashtu edhe nga heqja e vetullave qoftė ajo tėrėsisht apo pjesėrisht, apo heqja e qimeve tė fytyrės. Tė gjitha kėto qė i pėrmendėm janė tė ndaluara apo haram dhe njėkohėsisht kėto vepra janė tė mallkuara nga goja e Pejgamberit a.s. siē ėshtė hadithi: “All-llahu i ka mallkuar ata qė bėjnė tatuazh dhe atyre qė u bėhet, ato qė i heqin vetullat dhe atyre tė cilave ju hiqen dhe ato qė i ndajnė dhėmbėt pėr zbukurim, tė cilėt e ndryshojnė krijesėn e All-llahut”. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)

4. Tė falin bashkėshortėt nga dy reqate namaz sė bashku siē transmetohet se Ibni Mesudi r.a. e paska urdhėruar Ebu Harizin qė kur t'i afrohet bashkėshortes sė tij t'i fal ajo pas tij dy reqate namaz. (Transmetojnė Ebu Bekr bi Ebi Shejbe dhe Taberaniu).

Kjo njėkohėsisht ėshtė edhe pėrkujtim pėr palėn bashkėshortore qė nėse dėshirojnė shpėtim nė dunja dhe ahiret, atėherė le ta ngrenė jetėn e tyre nė devotshmėri.

5. Tė vėjė burri dorėn e tij nė ballin e saj e pastaj le tė thotė: BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM. ALL-LLAHUMME INNI ESELUKE MIN HAJRIHA VE HAJRI MA XHEBELTEHA ALEJHI, VE EUDHU BIKE MIN SHERIHA VE SHERI MA XHEBELTEHA ALEJHI, qė do tė thotė”: Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! O All-llahu im, unė kėrkoj prej teje tė mirėn e saj dhe tė mirėn qė ke krijuar nė te, dhe kėrkoj tė mė mbrosh prej sherrit tė saj dhe prej sherrit qė ke krijuar nė te”. (Transmeton Buhariu). 6. Mos tė harrojė bashkėshorti qė kur tė ketė dėshirė qė tė ketė kontakt me bashkėshorten e tij, tė thotė: BISMIL-LAHI ALL-LLAHUMME XHENIBNASH-SHEJTANE, VE XHENNIBISH-SHEJTANE MA REZEKTENA, qė don tė thotė: “Nė emėr tė All-llahut, o All-llahu im, largoje shejtanin prej nesh dhe largoje shejtanin prej asaj me tė cilėn na ke pajisur (furnizuar)”. (Transmeton Buhariu)

7. Bashkėshortėve u lejohet qė t'i shohin pjesėt e turpshme tė njėri-tjetrit. Sipas hadithit tė cilin e transmeton Aisheja radiall-llahu - anha e cila thotė: Ishim duke e larė unė dhe i Dėrguari i All-llahut, salallahu-alejhi-ve-selem prej njė ene e cila gjendej mes mej dhe atij. Nė tė pėrziheshin duart tona, ai mė lagte mua derisa i thoja: mė len mua, mė len mua. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)

8. Preferohet pėr njeriun e papastėr (xhunubin) tė marrė abdest para se tė shtrihet nė shtrat, e nėse lahet, atėherė ėshtė edhe mė mirė. Transmetohet nga Abdullah ibni Kajsi i cili e paska pyetur Aishenė radiall-llahu-anha sesi vepronte Resulull-llahu-sallall-llahu alejhi ve-sellem kur ishte i papastėr, a pastrohej para se tė binte tė flejė apo flinte para se tė pastrohet? E ajo kishte thėnė: Tė gjitha kėto i bėnte, ndonjėherė pastrohej e flinte e ndonjėherė merrte abdest e flinte. (Pasi qė mori vesh pėrgjigjen) tha: Falėnderimi i qoftė All-llahut i cili ka lėnė fushėveprim tė gjerė nė kėtė ēėshtje. (Transmeton Muslimi)

AbdulHamid Suhejbani