Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi


Dijetarėt dhe mendimtarėt

Aisha, radijallahu anha

Gruaja e parė muslimane qė duhet pėrmendur ėshtė padyshim Aishah, radijallahu anha, gruaja e tė dėrguarit tė Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, vajza e Ebu Bekėr es-Sidikut, radijallahu anhu. I Dėrguari i Allahut vdiq ndėrsa ajo ishte ende nėntėmbėdhjetė vjeēe megjithatė dija e saj u pėrhap afėrsisht nė ēdo vend mbi tokė. Ajo, radijallahu anha, ishte njė transmetuese e famshme e haditheve tė dėrguarit tė Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe askush nuk ka transmetuar mė shumė se ajo dhe Ebu Hurejre, megjithatė ajo ishte shumė mė e saktė sesa ai, radijallahu anhu.

Ez-Zuheri ka thėnė: Nėse dituria e Aishes, radijallahu anha, do tė krahasohej me tė gjitha gratė, e saja do tė ishte mė e mira”

A’ta ka ka thėnė: “Aisha, radijallahu anha, ishte njė nga personat mė tė ditur midis njerėzve dhe mė e mira pėr tė dhėnė opinionet masave”.

Ebu Umar Abdul Bari ka thėnė: Ajo (Aisha, radijallahu anha) ishte i vetmi person i kohės sė saj tė shkėlqente nė tre shkenca, fikh-jurispundencė islame, shkencat mjekėsore dhe poezi”.

Musa bin Talha, radijallahu anhu, ka thėnė: “Unė nuk kam parė askėnd mė orator sesa Aisha, radijallahu anha”.

Ebu Musa el-Ashari ka thėnė: “Ne, sahabet e tė dėrguarit tė Allahut kurrė nuk e pyetnim Aisha-n, radijallahu anha, rreth njė tradite, pėrsa i pėrket diēkaje qė ne ishim nė dyshim, pa e parė se ajo kishte disa njohuri pėr to”. [I transmetuar nga et-Tirmidhiu]

Mesruku ka thėnė: “Unė kam parė dijetarėt e mėdhenj midis sahabeve tė dėrguarit tė Allahut duke e pyetur atė rreth el-faraid (obligimeve fetare)”.

Ajo, radijallahu anha, gjithashtu ka pėrmendur nga Shejh Ebu Is’hak el-Shirazi nė Tabakat e tij, midis njė numri tė sahabeve dijetarė. Pėrsa i pėrket Ibėn Hazmit kur ai bėri listėn e emrave tė sahabeve tė cilėt transmetuan fetvatė (verdiktet islame) pėrsa i pėrket urdhėrave, ai vendosi Aisha-n, radijallahu anha, nė krye tė listės sė tė gjithė sahabeve, radijallahu anhum.

Ajo, radijallahu anha, ishte midis dijetarėve tė cilėt dhanė gjykimin e tyre personal (ixhtihad) tė disa teksteve ligjore dhe ishte shumė influencuese dhe efektive nė principet themelore tė fesė islame. Ajo, radijallahu anha, shkėlqente nė lexim dhe vetėm pak sahabe tė tė dėrguarit tė Allahut e kishin kėtė aftėsi. Shumė nga sahabet i referoheshin korrigjimeve tė saja dhe shėnimeve tė saja pėrsa i pėrket vetė gjykimeve tė tyre.

Gratė e vizitonin atė nė shtėpinė e saj pėr tė marrė nga diaj e saj dhe garėt tjera tė tė dėrguarit tė Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, shkėmbenin me Aisha-n, radijallahu anha, detyrėn e pėrhapjes sė islamit midis muslimanėve. Ato kanė transmetuar shumė hadithe (thėnje, vepra ose pėrshkrime tė tė dėrguarit tė Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem) dhe ka shumė interpretime tė vetė atyre rreth fikhut tė kėtyre haditheve. Ata ia tregonin burrave rreth diturisė qė kishin marrė, prapa perdeve, ashtu siē Allahu ka thėnė: “E kur kėrkoni prej tyre (grave tė Pejgamberit) ndonjė send, atė kėrkojeni pas perdės”. [el-Ahzab :53]

Ebu Hanife

Ebu Hanife ishte i lindur nė Kufa nė 80/699 ku ai kaloj pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij. Kufa ishte njė nga qytetet mė tė mėdha tė Irakut nė atė Kohė.

Iraku kishte shumė fe, sekte dhe besime tė ndryshme tė civilizimeve tė lashta. Iraku u bė kazani i pėrzierjes sė tė gjitha racave tė ndryshme tė cilat do tė pėrballeshin me besimet e tyre tė ndryshme. Ebu Hanife gjatė rinisė sė tij do tė merrej me kėto sekte tė ndrysme megjithėse gjatė rinisė sė tij pėrqėndrimi i tij ishte nė tregėti. Ai ishte njė tregėtarė mėndafshi i cili ndiqte gjurmėt e tė atit tė tij.

Ebu Hanife kujdesej pėr paraqitjen e tij e cila raportohet tė ketė qenė e mirė. Ai gjithmonė vishte rrobat mė tė mira. Ebu Jusufi (studenti mė i madh i Ebu Hanifes) ka thėnė: "Ebu Hanife kujdesej edhe pėr rripat e sandaleve kėshtu qė ai kurrė nuk shihej me njė rrip tė kėputur"

Ebu Hanife ishte shumė i shqetėsuar me gjendjen e shokėve tė tij. Njė herė ishte nė njė grumbullim dhe njė nga shokėt e tij kishte veshur njė rrobė tė vjetėr. Ai i ka kėrkuar atij tė priste derisa tė gjithė u larguan. Kur ata u larguan ai i kėrkoi atij ta marrė sexhaden dhe ate ēfarė ishte nėn tė. Njeriu gjeti 1000 dirhemė. Ebu Hanife i ka thėnė: "Merri kėto dirhem dhe ndryshoje gjendjen tėnde me to". Njeriu ka thėnė: "Unė jam i pasur dhe unė nuk kam nevojė pėr to". Ebu Hanife i ka thėnė atij: "A e ke dėgjuar hadithin, Allahu do qė tė shohė gjurmėt e begatisė sė tij tė duken tek robi i tij? Pėr kėtė arsye ti duhet ta ndryshosh gjendjen tėnde".

Ebu Hanife ushėtonte shumė dhe ka shkuar nė haxh shumė herė.

Ebu Hanife ka thėnė: "Njė ditė unė isha duke ecur me Esh-Shabin i cili ishte i ulur. Ai mė tha: "Ku je duke shkuar? "Unė iu pėrgjigja "unė jam duke shkuar nė treg". Ai tha: "unė nuk e frekuentoj tregun, unė shkoj tek dijetarėt pėr tė dėgjuar". unė i thashė atij: "Unė rrallė i frekuentoj ata". Ai mė tha: "Mos u bėj i pa vėmendshėm. Ti duhet tė marrėsh dije dhe tė ulesh me dijetarėt. Unė shoh zgjuarsi dhe energji tek ti". Ajo ka ndikuar nė zemrėn time dhe unė pushova sė frekuentuari tregjet dhe fillova t'i kthehem dijes dhe Allahu mė bėri tė kem dobi nga ēfarė ai mė tha". [Virtytet e Ebu Hanifes, el-Mekki, faqe 59]

Pas kėsaj kėshille Ebu Hanife do ti vizitonte dijetarėt mė shpesh se qė shkonte pėr nė treg.

Ebu Hanife nga fitimi i tij i pėrvitshėm do tė jepte pėr nevojat e dijetarėve, pėr ushqimet e tyre, rrobat e tyre dhe nevojat e pėrgjithshme tė tyre. Ai pastaj do t'i jepte fitimin e mbetur dhe do ti thoshte atyre: "Bleni ēfarė keni nevojė dhe vetėm Allahun falenderoni. Unė nuk ju kam dhėnė asnjė gjė, ėshtė thjeshtė njė begati e Allahut mbi ju". [Historia e Bagdadit, faqe 360]

Ėshtė thėnė se Ebu Hanife e ka lexuar Kur'anin shtatė herė gjatė Ramazanit dhe ėshtė thėnė qė ai e ka mėsuar Kur'an nga Imam Asim njė nga recituesit e Kur'anit metoda e tė cilit ėshtė e regjistruar si njėra nga tė shtatė mėnyrat e recitimit.

Stėrgjyshi i tij takoi Aliu kur ai ishte njė fėmijė dhe i ka dhėnė Aliut disa faludhaxh (njė ėmbėlsirė)... Stėrgjyshi i tij ishte skllavėruar nga Benu Thejb nė pushtimin arab tė rajonit por ėshtė liruar mė vonė. Ai ishte persian me origjinė.

"Nėse maxhoranca e fikhut tė cilin Ebu Hanife ra nė kontakt ishte nga klientė tė fiseve arabe. Shumė prej njerėzve tė mėsuar tė kėsaj periudhe ishin student tė sahabeve tė pejgamberit, alejhis-selam. Kuptimi i kėtij hadithi ėshtė qė ndėrsa shumė persian ishin studentė tė sahabeve ata nuk ishin vetė sahabe. Dhe pėr kėtė arsye ėshtė dėshmuar qė edhe megjithėse njė person nuk ėshtė sahabe i pejgamberit, alejhis-selam, ai personi prap ėshtė i aftė pėr tė fituar dituri.

Nė kohėn e Ebu Hanife-s, kishte tre lloje tubimesh dije nė tė cilat dija mund tė arrihej. Ato ishin mbi Usulin (themelet e metodės), pėr hadithet e Pejhgamberit, salallahu alejhi ve sel-lem, ku diskutoheshin dhe ishte jurispudenca islame nga Kur'ani dhe Sunneti ku bieshin fetva dhe u diskutuan. Ebu Hanife vendosi tė studionte fikh (jurispudencė islame) pasi kishte pasur diskutime tė gjata rreth sekteve dhe pasi kishte mėsuar hadithe.

Ebu Hanife ka jetuar nėn qeverisjen Emevite pėr 52 vjet dhe nėn qeverisjen Abaside pėr 18 vjet.

Ibėn Hubejra governatori i Irakut i kėrkoi Ebu Hanifa-s tė bėhej gjykatės por ai vazhdimisht refuzoi. Si rezultat ai ėshtė rrahur derisa koka e tij ishte e enjtur dhe frymėmarrja iu vėshtirėsua. Ai as nuk u ankua dhe as nuk ka qarė derisa atij i ėshtė treguar qė nėna e tij ishte duke vuajtur nga ajo ēfarė ishte duke i ndodhur atij, ku sytė e tij u mbushėn me lot pėr dėmbshurinė e ndjenjave tė saja. Pas kėsaj ai u largua nė Mekė dhe kėrkoi strehim atje derisa Abbasidėt erdhėn nė fuqi.

Halifi el-Mensur i Abbasidėve do ta mbėshteste Ebu Hanifen duke i dhėnė atij dhurata megjithatė Ebu Hanife do t'i refuzonte me sjellshmėri.

Njėherė el-Mensuri dhe gruaja e tij kishin njė mosmarrėveshje. Ai e pyeti atė kė ajo donte tė arbitronte pėr tu pėrpjekur dhe pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjen? Ajo i ėshtė pėrgjigjur: "Ebu Hanifen. Ebu Hanife u thirr. Halifi i tha: "Ebu Hanife kjo grua e lirė ka njė mosmarrėveshje me mua. Mė jep mua tė drejtėn time kundėr saj". Ebu Hanife tha: "Le tė flasė Emir el-Muminini"Ai e pyeti: "Ebu Hanife sa gra mund njė burrė tė martojė nė njė kurorė? . "Katėr" ai u pėrgjigj. Sa robėresha ėshtė i lejuar tė ketė? "Aq shumė sa ai tė ketė dėshirė" ai u pėrgjigj. Ai pastaj pyeti "A ėshtė e lejueshme tė thuhet diēka ndryshe nga kjo? ". Ebu Hanife iu pėrgjigj "Jo". Halifi i tha gruas "A e dėgjove verdiktin (fetvan). Por Ebu Hanife vazhdoi tė thotė: "Allahu e ka lejuar kėtė pėr njerėzit e drejtė. Nėse megjithatė ndokush nuk ėshtė i drejtė ose frikėsohet qė nuk do tė jetė i drejtė ai duhet tė martojė vetėm njė (grua). Allahu i madhėruar thotė: "Nė qoftė se frikoheni se nuk do tė jeni tė drejtė ndaj bonjakėve, atėherė martohuni me ato gra qė ju pėlqejnė; me dy, me tri e me katra. E nėse i frikoheni padrjtėsisė (ndaj tyre), atėherė vetėm me njė, ose (martohuni) me ato qė i keni nėn pushtetin tuaj (robėreshat). Ky (pėrkufizim) ėshtė mė afėr qė tė mos gaboni". [en-Nisa : 3]

Kėshtu ne duhet tė ndikim kėshillat e Allahut dhe tė kemi frikė dėnimin e Tij. Halifi qėndroi i heshtur njė kohė tė gjatė. Ebu Hanife u largua. Kur ai arriti shtėpinė e tij gruaja e halifit i dėrgoi atij njė shėrbėtorė me para, rroba, njė robėreshė dhe njė gomar egjyptian. Ebu Hanife e refuzoi dhuratėn dhe i ka thėnė shėrbėtorit "Jepi pėrshėndetjet e mia gruas sė halifit dhe thuaji asaj qė dhurata rrezikon besimin tim. Unė e bėra atė (fola tė vėrtetėn) pėr hir tė Allahut dhe duke mos dashur asgjė nga askush".

Njė herė Hasan el-Basri nxori njė fetva. Ebu Hanife tha "Hasani ka gabuar". Njė njeri i tha Ebu Hanife-s "Ti thua se Hasani ka gabuar, bir bushtre". Ebu Hanife nuk ėshtė kuqur as nuk ėshtė bėrė i zemėruar. Ai ka thėnė: "Uallahi, Hasani ka gabuar dhe Abdullah Ibėn Mesudi ishte korrekt". Ebu Hanife shpesh thoshte: "O Allah nėse ndokush ėshtė i mėrzitur nga unė zemra ime ėshtė e hapur".

Njė herė Ebu Hanife ishte duke debatuar dhe njė person i ka thėnė atij "Bidatēi! I dalė nga feja". Ai i ėshtė pėrgjigjur "Allahu tė faltė, Allahu e di se unė nuk jam i tillė. Unė nuk jam kthyer nga Ai deri nga ai moment qė e kam njohur dhe unė shpresoj pėr faljen e Tij dhe i frikėsohem vetėm ndėshkimit tė tij". Ebu Hanife ka thėnė: "Nėse ndonjė injorant thotė diēka pėr mua atėhere unė e kam falur. Pėrsa i pėrket njerėzve tė dijes tė cilėt thonė dicka pėr mua ata janė gjynahqarė".

Ebu Hanife ka thėnė: "Dije qė vepra (tė mira) ndjek dijen mu sikur gjymtyrėt ndjekin syrin. Njė vepėr e vogėl me dije ėshtė shumė mė e dobishme sesa shumė vepra (tė mira) me injorancė. Nė shkretėtirė njė furnizim i vogėl me udhėzim ėshtė shumė mė i nevojshėm sesa shumė frunizim pa udhėzim. Ajo ėshtė sikur ajo qė ka thėnė Allahu i madhėruar: "Thuaj: “A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė? ” Po, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim". [Zumer : 9]

Ebu Hanife ka jetuar nė Kufe e cila ishte njė rajon i shiave. Atje ai ka takuar imamėt e shiave tė kohės sė tij si Zejd Ibėn Ali, Muhammed el-Bekir, Xhafar es-Sadik dhe Abdullah Ibėn Hasan; ende Ebu Hanife ka mbajtur qėndrimin e tij tė lartė pėr sahabet.

Ibėn Haxheri ka thėnė: "Fama e njė njeriu nė tė kaluarėn ėshtė e treguar nga mosmarrėveshja e njerėzve pėrsa i pėrket atij. A nuk shikoni kur Aliu vdiq ishin dy grupe njė i cili e donte shumė dhe tjetri i cilin e urrente shumė? "[el-Hajrat el-Hisan]

E njėjta mund t'i aplikohet Ebu Hanife-s. Kishte disa tė cilėt ishin partizan drejt tij duke e vendosur nė rangun e profetit dhe nė ekstremin tjetėr ishin ata qė e akuzonin pėr heretik. Kėto diskutime ndodhėn qė kur Ebu Hanife ishte gjallė.

Njė herė el-Evzai fakihu i Sirisė i ka thėnė Ibėn el-Mubarakut "Kush ėshtė ky bidatēi i cili ka dalė nga Kufe, i quajtur Ebu Hanife? Ibėn Mubarak nuk i ėshtė pėrgjigjur atij por por filloi t'i pėrmente disa pyetje tė vėshtira dhe sesi t'i kuptonte ato dhe sesi tė jepte fetva pėrsa i pėrket atyre. Ai pyeti: "Cili i ka dhėnė kėto fetva? "Ai iu pėrgjigj "Njė shejh tė cilin e kam takuar nė Irak? "El-Evzai ka thėnė: "Ky ėshtė njė shejh i nderuar. Shko dhe merr prej tij". Ai u pėrgjigj "ėshtė Ebu Hanife". Pas kėsaj el-Evzai e takoi Ebu Hanife-n nė Mekkė dhe diskutoj pyetjet tė cilat Ibėn Mubaraku i kishte ngritur. Ai i ka hetuar ato. Kur ėshtė larguar nga Ebu Hanife el-Evzai i ka thėnė Ibėn el-Mubarak" Unė e kam zili pėr diturinė dhe inteligjencėn e atij njeriu. Unė i kėrkoj falje Allahut. Unė isha nė njė gabim tė madh. Shko e mėso tek ai burrė. Ai nuk ėshtė sikur thonė pėr tė". [el-Hajrat el-Hisan faqe33]

Gjatė shekullit tė katėrt hixhri debatet midis mbėshtetėsve tė tij dhe kundėrshtuesve tė tij u shtuan me diskutime nė shtėpira dhe xhamia. Ditė tė tėra do tė shpenzoheshin nė diskutime rreth medhhebit tė tij. Ishte gjatė kėsaj kohe qė pjesa mė e madhe e biografive tė imamėve u shkruan shpesh duke i mbivlerėsuar ata pėr t'iu kundėrvėnė sulameve ndaj tyre.

Izz ibėn Abdus-Selam

Sulltanul ‘Ulema Izz ibėn Abdus-Selam

Kush ėshtė Izz ibėn Abdus-Selami?

Nė vitin 578 H nė qytetin e Damaskut lindi Imam Abdul Aziz ibėn Abdus-Selam Es-Sulemij. Ishte me prejardhje marokane, jetoj dhe vdiq nė Egjipt. Ėshtė i njohur edhe me ofiqin Izzud-din (forca e fesė) dhe Sulltanul ‘Ulema (sultan ii dijetarėve).

I pari qė e emėroi me kėtė emėr ėshtė nxėnėsi i tij Shejhul Islam Ibėn Dekik El ‘Id.

Cilėsitė morale tė Izz ibėn Abdus-Selamit:

Ky Imam dallohej me shumė cilėsi tė bukura morale dhe veēori fisnike. Ndėr ato cilėsi mundemi t’i numėrojmė:

1) Frika (qė tė mos mashtrohet prej bukurivė tė kėsaj bote):

Nė sėmundjen e fundit pas tė cilės ndėrroi jetė e vizitoi Prijėsi i muslimanėve Edh-Dhahir Bajbris dhe i tha: Zgjedh poste tė cilėt i dėshironė pėr fėmijtė e tuaj? U pėrgjigj: nė mesin e tyre nuk ka njeri qė ėshtė i aftė pėr poste nė shtet, shiko vendose nxėnėsin tim El Kadi Taxhud-din ibėn bint El Eazz pėrgjegjės pėr medresėn Salihijje sepse ėshtė i aftė.

Nė shumė raste vetė ai kėrkoi qė tė shkarkohet nga posti i Kadisė (gjykatėsit) duke pas frikė nga barra e rėndė qė e ka ky post.

2) Zuhdi (asketizmi) i tij:

Ishte asket i vėrtetė, nuk tuboi prej dynjasė pėrpos asaj pėr tė cilėn kishte nevojė. Nė shumė raste i ėshtė ofruar pasuri tė cilėn e ka refuzuar. Rrėfimet qė flasin pėr kėtė janė tė shumta:

Pasiqė pėrfundoi sprova qė e pati me mbretin Eshref, ky mbret shprehi dėshirė qė ta afron praėn vetės duke thėnė: Do ta bėj mė i pasuri prej dijetarėve. Kėtė ofertė Imami e refuzoi duke mos pranuar asnjė dirhem prej mbretit dhe duke refuzuar tė takohet me tė. Kur mbretit nė fjalė i erdhi ēasti i ndarrjės prej kėsaj bote e ftoi Imam Izz ibėn Abdus-Selam-in qė ta kėshillon, ftesė tė cilėn Imami e pranoi duke e konsideruar vepėr qė e afron tek All-llahu [subhanehu ve teala]. E kėshilloi qė ti largon gjėrat e palejuara qė u pėrhapėn nė mbretėrinė e tij dhe e luti All-llahun qė ta pėrmirėsoi prijesin e muslimanėve. Kur mbreti kėrkoi prej tij qė t’ja bėn hallall padrejtėsinė qė ja bėri gjatė sprovės, Izz ibėn Abdus-Selam tha: Kah moti ta kam bėrė hallall. Unė nė ēdo mbremje ua bėj hallall njerėzve qė mė kanė bėrė padrejtėsi dhe nuk dėshiroi qė tė mė ze gjumi pa ua bėrė hallall tė gjithėve dhe shpresoj qė All-llahu [subhanehu ve teala] do tė mė shpėrblen. Nė fund tė tubimin dėshiroi mbreti qė ta shpėrblen me 1000 dinarė tė cilėt Imam ii refuzoi duke thėnė: Ky tubim ėshtė pėr All-llahun [subhanehu ve teala] nuk do ta turbulloi ēiltėrsinė e tij me diē prej dynjasė.

Kur nė ēastet e sprovės braktisi qytetin e Kairosė tėrė pasurinė e tij e ngarkoi mbi njė gomar. (shihet sa e pakėt ka qenė pasuria e tij).

Nė njė rast kur Izz ibėn Abdus-Selam refuzoi ofertėn e mbretit Bajbris qė ti vendos fėmijtė e tij nė poste shtetėrore, mbreti e pyeti: Si do tė jetojnė fėmijtė e tu pas vdekjes tėnde? Do t‘i furnizon All-llahu [subhanehu ve teala] tha Izz ibėn Abdus-Selami.

Nė realitet djali i tij Abdul-Latifi ishte dijetar e fikhut dhe ishte i aftė pėr mėsimdhėnie, me gjithėatė refuzoi ofertėn duke pas frikė qė posti tė bėhet gjė qė trashigohet nė familje.

Davudiu thotė: Njerėzit mernin shembuj me asketizmin dhe diturinė e Izz ibėn Abdus-Selamit.

Bujaria e tij:

Kadiu Bedrud-din ibėn Xhema’ah rrėfen rastin kur Izz ibėn Abdus-Selami ishte nė Damask dhe nė atė vitė u rritėn ēmimet e mallėrave ashtuqė njerėzit i shitnin kopshtet e tyre me ēmim tė lirė. Gruaja e tij ia dha arin qė e posedonte duke i thėnė: Shite dhe me parat qė do ti fitosh tė blejmė njė kopsht ku do tė kalojmė verėn. Izz ibėn Abdus-Selami e shiti arin parat qė i fitoi ua shpėrndau tė varfurve. Kur i ktheu nė shtėpi bashkėshortja e pyeti: A bleve kopsht? Izz ibėn Abdus-Selami u pėrgjigj: Po njė kopsht nė xhennet. E pashė varfėrinė e njerėzve dhe vendosa qė t’ua lehtėsoj gjendjen duke i shpėrndarė paratė qė i fitova. All-llahu [subhanehu ve teala] tė shpėrbleftė me tė mira tha bashkėshortja e tij.

Kur Girz Halil erdhi tek Izz ibėn Abdus-Selami me letrėn nė tė cilėn halifeja e njofton se e ka larguar nga posti i muftisė ky u gėzua pa masė dhe tha: Pėrgėzim pėr mua dhe dhuratė prej All-llahut [subhanehu ve teala]. Pėr mua gėzimi mė i madh ėshtė qėndrimi nė shtėpi dhe tė vetmuarit ėr adhurim tė cilėn tani ma ka mundėsuar mbreti i hidhėruar. O Girz nuk kam shpėrblim tjetėr pėr kėtė myzhde pėrpos kėtė sexhade qė po ta dhuroi. Kur Girzi ia rrėfeu mbretit ndodhinė, ky i pyeti tė pranishmit: Ēfarė tė bėj me kėtė njeri i cili dėnimin e sheh si begati? Lėreni atė mes neve dhe tij ėshtė All-llahu [subhanehu ve teala].

Thotė Ibėn Subkij: Ishte bujar pėrskaj varfėrisė. Nė disa raste preu njė pjesė tė imamės (shallit tė tij) qė t’ia japė tė varfurit.

Modestia e tij:

Ishte njeri modest perskaj pozitės sė lartė qė e gėzonte si dijetar. Kur njė prej punjonėsve tė mbretit mori shpatėn pėr ta vrarė Izz ibėn Abdus-Selamin pėr shkak tė fetvasė sė tij, djali i tij doli para ushtarit me qėllim pėr ta mbrojtur. Nė kėto ēaste tė vėshtira Izz ibėn Abdus-Selami tha: O djali im, babai yt nuk meriton tė vritet nė rrugė tė All-llahut [subhanehu ve teala].

Ishte modest edhe ne veshje. Thuhet se shpesh herė nė kokėn e tij mbante kapelė tė fshatarėve dhe me tė prezentonte nė tubimet e mbretit nė pallatėn mbretėrore.

Trimėria e tij:

Izz ibėn Abdus-Selami ishte i njohur me trimėrinė dhe seriozitetin e tij gjurmet e kėtyre cilėsive shiheshin nė ligjeratat dhe mėsimet qė i mbante. Nuk frigohej prej mbretėrve, mendjemėdhenjve dhe kryelartėve. Nė kumtimin e tė vėrtetės nuk frigohej aspak.

Ėshtė i njohur rasti me mbretėrit e Egjiptit qė ishin robėr pėr tė cilėt Izz ibėn Abdus-Selami kishte mendimin se akoma nuk janė tė lirė. Pėr kėtė shkak ai zhvlerėsonte gjitha marrėveshjet, shitblerjėt dhe martesat e tyre duke thėnė se ata janė prone Bejtul Mallit. Pėr t’i vėrtetuar marrėveshjet, shitblerjėt dhe martesat e tyre duhet qė tė shiten dhe pastaj tė lirohen. Edhe pse jeta e tij u rezikua prej kėtyre mbretėrve nuk lėshoi pe dhe qėndroi i vendosur deri nė fund. Nė fund ndodhi ashtu siē kėrkoi Izz ibėn Abdus-Selami. Pėr kėtė shkak ishte i njohur edhe si shitės i mbretėrve.

Personaliteti i tij dhe trmėria i ndihmuan edhe nė rastin kur nė shtėpinė e tij erdhėn vjedhės pėr ta plaēkitur dhe tėrė familja e tij u frikėsua. Izz ibėn Abdus-Selami doli dhe i priti si miq pa shprehur aspak frikė. Nė ata qė kishin ardhur me qėllim tė vjedhjes ndikoi thellė pamja e tij serioze dhe trimėria dhe pasiqė i gostiti dolėn duke kėrkuar prej tij tė bėn lutje pėr ta tek Allahu [subhanehu ve teala].

All-llahu e mėshiroftė Imam Izz ibėn Abdus-Selamin.

Vani Mehmed Efendi

Ndonėse lėvizja e Kadizadelive nė perandorinė osmane u shtyp nė vitin 1656/1066 hixhri, ndikimi i saj vazhdoi me Vani Efendiun nė periudha tė mė vonshme. Vani Mehmed Efendi ishte Shejh Sejjid Mehmed El-Vani b. Shejh Bistam. U lind nė Hoshab qė ėshtė nė provincėn Van (Turqia e sotme). Ai mori mėsimet e para nė familjen e tij nga gjyshi i tij. Mė pastaj ai shkoi nė qytetin Van dhe filloi arsimin e tij formal nė medrese. Qėndroi aty deri nė vdekjen e gjyshit tė tij. Pastaj Vani efendi udhėtoi deri nė Tebriz, Karabag dhe Gandja pėr tė vazhduar studimet e tija. Nė kėto qytete tė Azerbejxhanit ai studioi histori, tefsir dhe histori tė pejgamberėve (kisasi enbija). Burimet nuk saktėsojnė se pse Vani zgjodhi tė shkon nė Azerbejxhan por ne mund tė spekulojmė se kjo ndodhi ngase ishte afėr Van-it dhe ngase nė te kishte dijetarė me renome. Pasi kompletoi studimet e tija Vani efendi shkoi nė Erzurum. Atje ai mbante ligjėrata dhe pėrcillte dijen ndėgjuesve. Reputacioni i tij u pėrhap nė kohė tė shkurtėr. Nė muajin Dhul Hixhe 1069/ gusht 1659, vali (governator) i Erzurumit u caktua Fazil Ahmed Pasha, nė kundėrshtim me sjelljen jotolerante tė babait tė tij ndaj Kadizadelive, ai afektoi mirė ndaj Vanit.

Mė pas Vani efendi nga Erzurumi shkoi nė Brusė. Kur Fazil Ahmed Pasha u caktua kryevezir nė vend tė babait tė tij (1072/1661) ai ftoi Vani Efendiun nė Edrene. Mehmed IV prezantoi hutben e xhumasė qė mbajti Vani nė xhaminė e vjetėr tė Edrenesė (Xhami-i Atik). Vani Efendi shkoi nė Stamboll dhe nė vitin 1074/1663 dhe u emėrua vaiz nė xhaminė e sulltan Selimit. Nga Mehmed IV Vani sė pari u bė mėsues i sulltanit dhe mė pas i djalit tė sulltanit Mustafa. Kur mė pas mori titullin ligjėrues i oborrit (hunkar vaizi) edukimin e princave ia la nipit tė tij Fejzullah Efendiut, nė vitin 1080/1669. Vani Efendiu kishte pėrkrahjen e tė dyve, edhe tė sulltanit edhe tė vezirit. Me ndikim tė kėtij tė fundit ai u caktua tė mban hutbet e xhumasė nė Jeni Xhami (Valide Sultan Xhami 1074/1664). Sulltani i dha nė posedim formal sarajet e Kestel-it nė Brusė dhe tė fshatit afėr si dhe koncesionin tė mbajė tokė nė Paps bahēesi afėr Bosforit. Vani efendi ndėrtoi xhami, medrese dhe rezidencė pėr vete nė kėtė vend i cili mė pas u emėrtua sipas tij dhe njihet deri nė ditėt e sodit si Vanikoj (fshati i Vanit).

Kur ndodhi rrethimi i dytė i Vjenės nė vitin 1094/1683, Vani Efendiu ishte nė ushtri nė pozicionin e Ordu Shejhi (shejh i ushtrisė). Pas humbjes nė Vjenė, qė ishte njė humbje e madhe pėr ushtritė osmane, kryeveziri ishte ekzekutuar kurse Vani Efendiu me dekret zyrtar dėrgohej nė Edrene. Nga kėtu ai shkoi nė ekzil nė fermėn e tij nė Kestel. U sėmur dhe ndėrroi jetė mė 1096/1685.

Dy biografė (Ushakizade dhe Shejhi) pėrshkruajnė kualitetet intelektuale tė Vani Efendiut me fjalė miradie. Ata e pėrshkrojnė ate si diell tė qiejve tė shkencės dhe dijeve shpirtėrore. Mendja e tij penetroi nė finesat e dijes sė konfirmuar. Vani efendiu nga kėta burime pėrshkruhet si person me dije edhe nė degėt e edhe nė metodat e shkencės. Nė to pėrfshiheshin edhe shekncat racionale e edhe ato tradicionale.

Veprat e tij:

-Risalet e Vani Efendiut mbi praktikat sufite dhe bidatet. (Muhjis-sunne ve mumitul bidat)

-Munshelat, korespodenca me qeveritarėt

Vani efendi jipte ligjėrata dhe luftonte bidatet sidomos ishte kundėr praktikave dhe bidateve tė sufijve tė atėhershėm pėr tė cilėt thotė se janė "tė prishur dhe bidatēinjė". Ai poashtu fliste pėr disa libra tė shkruara nga mistkė tė cilat muslimanėt duhet pushuar sė lexuari. Ai influencoi qė tė nxirret dekret pėr ndalim tė njė praktike sufite e quajtur "sema" si dhe influencoi pėr shkatėrrimin e njė tyrbeje ku injorantė nga popullata kėrkonin ndihmė nga tė vdekur!

Ermi i Vani efendiut pėrmendet edhe nė lidhje me Sabbatai Sevi (1626-1676), lider i njė lėvizjeje mesianite tė ēifutėve nė periudhėn osmane. Pasi shpalli veten pėr Mesia ai u nxor para njė gjyqi special dhe ku u ndodh para dy zgjihdjeve ose tė pranonte islamin ose tė dėnohej me vdekje. Pranoi fenė islame dhe morri emrin Aziz Mehmed Efendi, gruaja dhe disa pėrkrahės tė tij poashtu pranuan fenė. Vani Efendiu pėrmendet si njeri i cili e mbronte Sabbatai Sevin, bashkė me sulltanin dhe ka indikacione qe Vani Efendi ka pasė marrėdhėnie tė ngushta me Sevin pasi qė ky i fundit tė ketė pranuar fenė islame. Vani efendi ose besonte se konvertimi i kėtyre ishtė i sinqertė ose se do mund qė ti afrojė mė shumė me fenė islame nėse i mėson ato. Sidoqoftė Vani Efendi ka shfaqė mundin mė tė madh tė mundshėm qė tė konvertojė sa mė shumė ēifutė nė islam.