Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Festimi i vitit tė ri

Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Pejgamberi ynė, kahmoti ka thėnė njė fjalė, qė nė ditėt tona shohim realizimin e saj. Ai tha: "Do t'i pasoni traditat e popujve qė kanė qenė para jush, pėllėmbė pas pėllėmbe, krah pas krahu, madje edhe nėse hynė nė vrimėn e hardhucės do t'i pasonit". (Buhariu, Muslimi)

Prej fatkeqėsive qė i kanė goditur muslimanėt nė kohėn tonė ėshtė po ky realitet, pėrgjasimi i tyre me tė pafetė, jehudėt dhe tė krishterėt. Shpeshherė i sheh ata se si tė verbėruar imitojnė traditat e tė huajve, veshėmbathjen e tyre, madje edhe festat e tyre ua madhėrojnė.

Pikėrisht festimi i Viti tė Ri sipas kalendarit Gregorian, jep tė kuptojmė se sa muslimanėt imitojnė tė tjerėt, duke patur parasysh faktin se festa e Vitit tė Ri ėshtė festė e jomuslimanėve. A mund tė ketė fatkeqėsi mė tė madhe se pasimi i armiqve dhe zėnia e tyre pėr miq?!

Vini re se ē'thotė All-llahu i Madhėruar:

"Dhe mos anoni kah ata qė bėjnė zullum e pėr atė shkak t'ju kap zjarri, sepse pėrveē All-llahut nuk keni ndonjė mbrojtės, e mbeteni tė pandihmuar." (Hud, 113)

"O ju qė keni besuar! Mos thuani: Na pėrcill, po thuani: Na shiko, dhe respektoni! Mos-besimtarėt kanė dėnim tė dhembshėm." (Bekare, 106)

Ibėn Kethiri, All-llahu e mėshiroftė, gjatė komentimit tė kėtij ajeti thotė: "Nė kėtė ajet ka ndalim tė rreptė dhe kėrcėnim tė ashpėr pėr atė qė imiton kafirat nė fjalė, vepra, veshėmbathje, festa, ibadete ose ndonjė tjetėr ēėshtje tė tyre e qė nuk ėshtė e ligjshme pėr ne."

Nga sunneti i pastėr mund tė veēojmė fjalėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Kush i pėrngjan njė populli ai ėshtė prej tyre."

Dijetarėt islam, nė kuptimin e fjalės "kush i pėrngjan njė populli" thonė: "Kush vishet me teshat e tyre, ec pas rrugės sė tyre, sillet sikurse ata, bėn punėt e tyre, ai ėshtė sikur ata nė dispozita dhe dėnim, dhe pėrfundimin e ka tė njėjtė me ta, aq sa ka marrė prej tyre dhe aq sa i ka imituar. E kjo ėshtė kėshtu, sepse mes formės sė jashtme dhe brendėsisė ka lidhje dhe pajtim. All-llahu [subhanehu ve teala] e ka dėrguar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me ligj dhe rrugė tė qartė, e nė to ka fjalė, vepra dhe sjellje plotėsisht tė ndryshme nga ato tė atyre, qė u ėshtė hidhėruar All-llahu (jehudive) dhe tė humburve (krishterėve). Kėshtu qė askush nuk largohet nga ligji dhe rruga islame dhe nuk e len atė pėr shkak tė asaj qė ėshtė te kafirat, pėrveē atij qė nė zemrėn e tij ka sėmundje dhe dyshime, qofshin ato ngurrime apo nifak (hipokrizi).

S'ka dyshim se festat dhe ajo qė lidhet me to, si kremtime, ushqime, pije, veshje, zbukurime, lojėra, pushime janė gjėra qė anon kah ato epshi, e sidomos te gratė e fėmijėt.

All-llahu e din se shpirtrat e njerėzve i dėshirojnė kėto gjėra dhe ka veēuar pėr kėtė shkak dy festa: Bajramin e Ramazanit dhe Bajramin e Kurbanit, pastaj ndaloi pjesėmarrjen me kafirat nė cilėndo festė tė tyre.

Pjesėmarrja me kafirat nė festat e tyre le gjurmė tė thella nė fenė dhe dunjanė e njeriut:

E para: Kur u jepesh ėndjeve qė gjenden nė kėto festa qė nuk i ka ligjėsuar All-llahu, pamundėsohet shpirti nga dėshira e festave tė All-llahut, largohet dashuria dhe madhėrimi, prandaj pakėsohen punėt e mira dhe dėshpėrohen shpirtrat.

E dyta: Festat janė pjesė e ligjeve dhe feve, bile ato janė cilėsitė e veēanta tė tyre. All-llahu thotė:

"Cdo popull i kemi caktuar festė (fetare) qė ata e festojnė..." (Haxhxh, 67)

Pra, secili qė pajtohet me kafirat nė festat e tyre e ka fundin nė kufėr (me kushtet e tij), e kush pajtohet nė disa festa ėshtė pajtuar me disa degė tė kufrit.

E treta: S'ka dyshim se atė qė e bėjnė kafirat nė festat e tyre ėshtė mėkat, bile edhe nėse veprat e tyre janė tė lejuara, duhet ditur se e kanė origjinėn haram. Ndonjėherė kafirat ua zbukurojnė muslimanėve ato punė, duke i quajtur me emra tė ndryshėm si nga ana sportive, kulturore apo shoqėrore me qėllim qė t`i shpiejnė atje ku duan.

E katėrta: Kush merr pjesė me kafirat nė festimin e festave tė tyre, sado pak qoftė ajo, do tė shpie qė mė shumė t'i pasosh ato, e kur tė pėrhapet kjo gjė e tė bėhet e njohur, atėherė hyn nė kėto vepra populli i thjeshtė dhe kėshtu vazhdojnė derisa tė bėhet traditė e tyre, mandej edhe mund tė shtohet aq sa bėhet kufėr tė cilin nuk e mohon askush.

Disa muslimanė i ka mashtruar shejtani e ata zgjerohen nė kėtė aspekt dhe blejnė dhurata, i veshin fėmijėt, harxhojnė pasuri, janė tė gėzuar dhe kėmbejnė urime, ashtu qė kjo ėshtė bėrė sikur tė ishte festė e muslimanėve. Jo! Por, ajo ka dominuar nė shpirtrat e tyre dhe ėshtė bėrė mė e bukur se festa tė cilėn e ka bėrė tė ligjshme All-llahu i Lartėsuar, me gojėn e krijesės mė tė mirė Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

E pesta: Imitimi i kafirave nė festimin e festave i gėzon kafirat pėr atė qė e kanė. Kur t'i shohin muslimanėt duke pasuar rrugėn e tyre, u rritet zemra dhe i nėnēmojnė muslimanėt. E kjo u ėshtė mundėsuar, pėr fat tė keq nė ditėt tona siē mund tė vėrehet.

E gjashta: Prej asaj qė e bėjnė kafirat nėpėr festat e tyre, ka kufėr, ka haram, ka edhe gjėra tė lejuara, ndėrsa kėto s'mund t'i dallojė njė pjesė e madhe e popullit. Kjo shpie t'i lejojnė edhe punėt e kufrit dhe i quajnė ose punė tė pėlqyera ose harame.

E shtata: Pjesėmarrja me kafirat nė festat e tyre si dhe imitimi i tyre i shpie muslimanėt t'i marrin sjelljet dhe veset e tyre, sepse imitimi dhe bashkėveprimi i tyre nė punėt e dukshme ka gjurmė tė qarta nė pajtimin e brendėsisė shpirtėrore edhe pse nė njė mėnyrė graduale tė fshehtė.

E teta: Imitimi dhe bashkimi me kafirat nė festat e tyre (e kėto janė punė tė dukshme), trashėgon njėfarė dashurie dhe miqėsi ndaj tyre nė brendėsi, sikur qė trashėgon pėrgjasimi nė punė tė jashtme. Kėshtu ėshtė nė punėt e dunjasė, e kur ėshtė fjala pėr ēėshtjet fetare siē ėshtė edhe kremtimi i festave tė tyre, atėherė dashuria dhe miqėsia bėhet edhe mė e madhe dhe mė e fortė. Dihet shumė mirė, se dashja e kafirave dhe miqėsimi me ta kundėrshton dhe mohon imanin (besimin).

Gjėra qė duhet t'i dijė ēdo musliman

1) Asnjėrit prej muslimanėve nuk i lejohet ta festojė Vitin e Ri, dhe tė marrė pjesė me kafirat dhe t'i pasojė ata nė veprat e tyre, pa marrė parasysh se si i quajnė ata kėto vepra.

2) Ajo qė ėshtė e caktuar pėr muslimanėt ėshtė se ata, nė marrėdhėniet mes vete, duhet ta pėrdorin kalendarin islam i cili llogaritet me muajt hėnor dhe tė lirohen nga kjo mbėrtheckė e pasimit tė perėndimorėve, siē ėshtė pėrdorimi i kalendarit Gregorian

3) Fetė tjera, lidhur me mijėvjetorėshet kanė besime fetare, epilog i tė cilave ėshtė ardhja e njė Mesihu prej mesit tė tyre, i cili do tė dalė dhe do t'i udhėheq ata qė ta sundojnė botėn, e ne muslimanėt besojmė se Mesihu i vėrtetė ėshtė Isa [alejhis-selam], biri i Merjemes, i cili do tė zbresė nė tokė kur t'i lejojė All-llahu dhe se ai do tė gjykojė me ligjin islam dhe do t'ua mohojė tė krishterėve besimet e tyre tė kota dhe ēdo gjė qė ata pretendojnė

4) Atė qė besojnė disa njerėz se viti 2001, ėshtė vit i konflikteve ose fundi i botės, ose se ai vit ka veēori qė nuk i ka ndonjė vit tjetėr, tė gjitha kėto s'kanė bazė tė vėrtetė, por ato janė vetėm bestytni dhe pretendime.

5) Bashkimi me kafirat nė festimet e tyre ėshtė i ndaluar rreptėsisht, mandej ndodh qė ky bashkim nė disa forma ta nxjerr njeriun nga feja islame. Duhet ditur se tė gjitha llojet e pjesėmarrjes dhe bashkimit janė tė ndaluara qoftė ajo ndejtje me ta, shkuarje nė shtetet e tyre apo pėrgatitje e ushqimeve etj.

6) Pjesėmarrja me kafirat nė festimet e tyre ndikon keq te muslimani nė fenė dhe jetėn e tij. Prandaj mos u mashtroni me fjalė tė ėmbėla dhe lajka.

Borxh i muslimanėve ėshtė qė t'i frikohen All-llahut e tė largohen nga bashkėudhėtimi me kafirat nėpėr gjėra tė kota, tė mos i mashtrojė jeta e kėsaj bote dhe bukuritė e saja tė rrejshme, tė pėrforcohen nė fenė e vet tė plotė, pasi qė i ka udhėzuar All-llahu dhe tė frikohen se mos u devijohen zemrat, se pas devijimit nuk udhėzohen mė. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė: "…prandaj, le tė ruhen ata qė kundėrshtojnė rrugėn e tij (tė tė Dėrguarit) se ata do t'i zė ndonjė telashe, ose do t'i godasė dėnimi i idhėt." (Nur, 63)

Ky ajet u kėrcėnohet atyre qė e kundėrshtojnė rrugėn e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ligjin e tij, sepse nėse e bėjnė atė mund t'i godas, e ai ėshtė kufri ose nifaku, ose mund t'i godas dėnim i idhėt nė dunja ose nė ahiret apo nė tė dyja.

Vetėm prej All-llahut kėrkojmė ta pėrmirėsojė gjendjen e muslimanėve nė ēdo vend dhe tė na ndihmojė tė kapemi pėr librin e All-llahut dhe sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Adaptuar nga "Kush e feston vitin e ri"