Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Syneti,burim i dyte i sheriatit
 
Kurani i Shenjtė pėrfaqėson burimin kryesor tė besimit Islam dhe ėshtė libri i fundit hyjnor tė cilin Allahu e zbriti si shpallje tė fundit, si busull orientimi dhe burim...(26.07.2006)
 
Kurani i Shenjtė pėrfaqėson burimin kryesor tė besimit Islam dhe ėshtė libri i fundit hyjnor tė cilin Allahu e zbriti si shpallje tė fundit, si busull orientimi dhe burim diturie pėr tė gjithė njerėzimin. Ai pėrmban themelet e tė gjitha virtyteve si dhe drejton tė gjithė ata myslimanė tė cilėt nė jetėn e tyre udhėhiqen nga mėsimet e tij.

Syneti i madhnueshėm, konsiderohet si burim i dytė i besimit Islam, menjėherė pas librit tė Zotit. Ai ėshtė shpjegim i Kuranit dhe pėrmban veprat, citatet si dhe shembullin personal tė pejgamberit, Muhamed, alejhis-selam. Pėr myslimanėt ai ėshtė bashkė me Kuranin, burim i rėndėsishėm i drejtėsisė dhe diturisė fetare. Hadithet, tė cilat formojnė bazėn e Synetit tė Pejgamberit, janė dėshmi tė sinqerta e tė besueshme, tė regjistruara nė formė tė shkruar, mbi atė se ēka thėnė, ēka bėrė apo me ēka ėshtė pajtuar ose jo Pejgamberi. Besimi nė vėrtetėsinė dhe detyrueshmėrinė e Synetit, ėshtė pjesė e pandarė e besimit Islam. Interpretimet e mėvonshme tė kėtyre haditheve prej dijetarėve tė shumtė islamė pėrfaqėsojnė udhėzime tė ēmuara pėr kuptimin e drejtė tė traditės sė Pejgamberit.

Syneti nuk ėshtė njė koncept tė cilin mund ta trajtojmė tė shkėputur nga Kurani. Tė dyja rrjedhin nga i njėjti burim dhe varen nė mėnyrė tė ndėrsjelltė. Nė Kuran pėrmendet se Pejgamberi mban njė peshė tė rėndė, vendos rregulla, mėson ymetin (komunitetin Islam) mbi kuptimin e drejtė tė Kuranit. Shumė verse tė Kuranit na nxisin ta dėgjojmė Pejgamberin e Allahut dhe ta ndjekim shembullin e tij. Syneti ėshtė pėr ne (myslimanėt) shumė i rėndėsishėm sepse vetėm duke ju pėrmbajtur atij mund ta kuptojme tėrėsisht Kuranin.

„Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e Allahut, kuptohet, pėr atė qė shpreson nė shpėrblimin e Allahut nė botėn tjetėr, pėr atė qė kėtė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh Allahun.“ (El-Ahzab - 33:21)

Nėse studiojmė me kujdes pėrmbajtjen e Synetit, do tė shohim se Pejgamberi i Allahut na ka dhėnė plot informacione mbi shumė ēėshtje tė rėndėsishme tė besimit. Kėto janė sqaruar nga dijetarėt e atėhershėm Islamė dhe u praktikuan vazhdimisht nė jetėn e pėrditshme duke u pėrcjellė nga njėri brez nė tjetrin. Allahu na njofton nė suren Ali-Imran se Pejgamberi kishte aftėsi tė jashtėzakonshme nė mėsimin e Kuranit dhe nė pastrimin e njerėzimit: „ثshtė e vėrtetė se Allahu u dha dhuratė tė madhe besimtarėve, kur ndėr ta, nga mesi i tyre dėrgoi tė dėrguar qė atyre t’u lexojė shpalljen e Tij, t’i pastrojė ata, t’ua mėsojė Kur’anin dhe Dijen (Synetin), edhe pse mė parė ata ishin krejtėsisht tė humbur.“ (Ali-Imran - 3:164)

Le ta analizojmė shprehjen „t’ua mėsoje Kur’anin dhe Dijen“ e cila pėrmendet nė versin e mėsipėrm. Interpretuesit e mirėnjohur tė Kuranit pajtohen me mendimin se ėshtė fjala pėr Kuranin dhe Synetin (Dija ose Dituria). Pra ta kuptosh plotėsisht Kuranin dhe tė praktikosh udhėzimet e tij nuk ėshtė mundur pa ndjekjen e Synetit tė Pejgamberit. Besimi ynė ėshtė i plotė vetėm kur i ka tė dyja, Kuranin dhe Synetin. Nė periudhėn kur u shpall Kurani, njerėzit rreth Pejgamberit mėsonin dhe praktikonin besimin e tyre duke ndjekur shembullin e Pejgamebrit, Muhamed, paqja dhe shpėtimi qoftė me tė. I dėrguari i Zotit ėshtė padyshim shembull i rėndėsishėm i praktikės sė besimit tonė.

Pėrshembull Salati (namazi, falja) ėshtė provė e qartė dhe e pakundėrshtueshme e pazėvendėsueshmėrisė sė Synetit tė Pejgamberit. Siē e dimė, nė Islam ėshtė e detyrueshme pėr tė gjithė myslimanėt falja e namazit pesė herė nė ditė. Nė Kuran ka ajete tė cilat japin vetėm informacione tė pėrgjithshme mbi mėnyrėn se si kryhet falja. Mėnyrėn e qartė dhe tė detajuar mbi faljen e duhur tė namazit nė fakt e gjejmė veēse nė Synetin dhe shembullin personal tė Pejgamberit. Ajetet nuk pėrmbajnė informacion tė detajuar mbi atė se si tė falemi, ēfarė tė themi gjatė faljes, cilat janė faljet e detyruara dhe ato qė kryhen sipas dėshirės, si ndahen vaktet, si duhet tė kryejmė abdesin dhe ēka e prish atė. Kėto ēėshtje mund ti mėsojmė veēse nga Syneti i Pejgamberit. Si shembull tjetėr mund tė pėrmendim rekomandimet dhe formalitet e dhėna nga Pejgamberi mbi faljen e Xhumasė.

Pėrveē temave tė tilla si qenia e Zotit njė i vetėm, besimi tek profetėt, librat e shenjtė, dita e gjykimit, fati, pastėrtia, ushqimi, marrdhėniet mes njerėzve, pėrmbajtja, rregullat e luftės dhe kushtet e paqes, nė Kuran ka ajete qė pėrshkruajnė edhe detyrime tė tjera si agjėrimi, zeqati dhe haxhillėku. Por kėto ajete nuk pėrmbajnė informacione tė plota. Nė fakt mbi detajet e detyrimeve qė pėrmendėm dhe se ēfarė pasojash begatuese kanė ato pėr ne, mund tė gjejmė pėrgjigje vetėm tek Syneti i Pejgamberit dhe shpjegimet e tij pėrkatėse.

Syneti ka udhėzuar dhe do tė udhėzojė me ndihmėn e Zotit, edhe mė tej, jetėt e myslimanėve nė gjithė botėn. Qė nga fillimi i misionit tė Pejgamberit tonė, myslimanėt i falen Allahut sipas mėsimeve tė Kuranit dhe Synetit. Ritet dhe detyrimet fetare si falja pesė herė nė ditė, agjėrimi, zeqati, haxhillėku nė Mekė si dhe bamirėsia nuk kanė ndryshuar aspak deri mė sot, kjo ndodh sepse zbatohen edhe sipas burimeve tė besueshme tė Synetit. Prandaj diskutimet mbi kuptimin dhe karakterin e kėtyre ēėshtjeve, tė cilat praktikohen me shekuj, janė pa bazė. Kėto janė rite dhe obligime tė cilat janė pėrshkruar nė mėnyrė tė detajuar nė Synetin e Pejgamberit. Po ta studiojmė me kujdes Kuranin, do tė gjejmė plot ajete mbi domosdoshmėrinė e ndjekjes sė shembullit tė Pejgamberit.

Pėrshembull nė ajetet e mėposhtėm Allahu na urdhėron ta ndjekim shembullin e Pejgamberit: „Ne tė dėrguam ty (Muhamed) dėshmitar, pėrgėzues dhe qortues. Qė ju (njerėz) t’i besoni Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij dhe atė (Muhamedin) ta pėrkrahni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhėroni pėr ēdo mėngjes e mbrėmje. Ata qė tė zotohen ty (O Muhamed) , nė tė vėrtetė, ata i zotohen Allahut, se Dora e Allahut ėshtė mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin) , ai e thyen vetėm nė dėm tė vetin, e kush e zbaton atė qė i ėshtė zotuar Allahut, Ai do t’i japė atij shpėrblim tė madh.” (El-Fet-h - 48:8-10)

„Kush i bindet Pejgamberit, ai i ėshtė bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk tė dėrguam ty roje ndaj tyre.“ (En-Nisa - 4:80)

Duhet t’i kushtojmė vėmendjen e duhur faktit se kėto ajete i vėnė theksin konceptit “dėgjojeni tė dėrguarin e (Zotit)”. Kjo na tregon nė mėnyrė tė qartė se ndjekja e shembullit tė Pejgamberit, domethėnė respektimi i urdhėresave dhe rekomandimeve tė tij, ėshtė detyrim fetar qė na e ka urdhėruar Allahu. Nėse i lexojmė me vėmendje ajetet e pėrmendura, arrijmė nė konkluzionin e drejtė dhe tė pa kontestueshėm se Pejgamberi ynė ka fuqinė pėr tė urdhėruar apo ndaluar (ose vepruar). Kjo fuqi i ėshtė dhėnė atij nga Zoti dhe ėshtė nė pėrputhje tė plotė me vullnetin e Tij. Pėrshembull ajeti i 7-tė i sures El-Hashr „... اka t’ju jep Pejgamberi, atė merrnie e ēka t’ju ndalojė, pėrmbanju...“ i vė theksin faktit qė Pejgamberi ka tė drejtėn t’i ndalojė komunitetit mysliman disa gjėra pėrveē atyre ndalesave tė zbritura nė Kuran. Mė tej nė ajete shkruhet se besimtarėt paraqitėn ēėshtjet qė s’i kuptonin para Pejgamberit dhe ai i gjykonte pėr ta. Nga ana tjetėr ka raste kur ka pasur kundėrshtime ndaj Pejgamberit nė rolin e gjykatėsit apo ndaj gjykimeve tė tij tė pėrshkruara nė ajete si “fajėsime”.. Siguria e llogjikės sė Pejgamberit tonė dhe nevoja e pranimit tė saj ėshtė theksuar edhe nė njė ajet tjetėr: „Kur Allahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare. E kush kundėrshton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, ai eshtė larguar shumė larg sė vėrtetės.“ (El-Ahzab - 33:36)

Nga ajetet e mėsipėrm konkludojmė se Allahu na urdhėron qė t’i bindemi plotėsisht urdhėrave tė Tij dhe tė Pejgamberit. Islamin pra mund ta praktikojmė vetėm nėse respektojmė si Kuranin ashtu edhe Synetin. Ky fakt shpjegohet qartė nė ajetet e mėsipėrm. Prandaj devijimi nga Syneti i Pejgamberit ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me thelbin e Kuranit si dhe me mėsimet e besimit Islam. Zoti i pranon veprat tona vetėm nėse plotėsojnė dy kushte: duhet tė jenė tė sinqerta dhe tė jenė nė pajtim tė plotė me Kuranin dhe Synetin.

Imam Maliku, njėri nga dijetarėt mė tė shquar Islam, e ka krahasuar Synetin me arkėn e Nuhut duke thėnė: „Syneti i Pejgamberit Muhamed, paqja dhe qetėsia qofshin me tė, ėshtė si arka e Nuhut. Kush i bashkohet, shpėton, kush e mohon, mbytet.“ Shpėtimin e vėrtetė mund ta arrijmė vetėm atėherė kur secili t’i kuptojė dhe t’i pranojė me vullnet tė plotė udhėzimet dhe mėsimet e Synetit dhe atėherė kur kėto mėsime do tė dominojnė jetėn e komunitetit mysliman.

M.S.Hasna