Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Haxh-xhi

1. Tė konsultohet me atė nė tė cilin ka besim pėr fenė, pėrvojėn dhe diturinė e tij qė ka pėr haxhxhin.

2. Tė fal namaz Istihare. Me kėtė nuk kemi pėr qėllim vet haxhxhin sepse ai ėshtė mirėsi dha ibadet e nuk ka dyshim nė te, por me Istiharen kemi pėr qėllim kohėn e nisjes, grupin tė cilin do ta shoqėrojė dhe mjetin me tė cilin do tė udhėtojė.

3. T'i mėsojė rregullat e haxhxhit tė cilat kėrkohen. E nėse nuk ka pasur mundėsi t'i mėsojė duhet tė ketė kujdes qė tė shoqėrojė njė grup nė tė cilin ka ndonjė dijetar apo nxėnės. E nėse edhe kėtė nuk arrinė ta bėjė, atėherė le tė marrė me vete libra tė cilat do t'i ndihmojnė pėr kėtė.

4. Ai i cili ia mėsynė haxhxhit, duhet qė familjen dhe shokėt e tij para se tė niset t'i porosisė qė t'ia kenė frikėn All-llahut dhe t'u pėrmbahen dispozitave tė Tij.

5. T'i regjistrojė porosit e tij (testamentin e tij) dhe ato qė ka apo qė i kanė borxh.

6. Tė pėrpiqet tė bėjė njė teube tė sinqertė (pendim) pėr mėkatet e tij.

7. T'i kthejė ato qė ia ka pas dikujt hak ose t'u kėrkoj falje (hallallėk) pa marrė parasysh se ato dėme a janė tė karakterit fizik, material apo moral.

8. Haxhiu pėr ta bėrė haxhxhin apo umren, duhet tė zgjedh pasurinė e pastėr prej mallit tė tij qė e ka hallall, sipas hadithit: “All-llahu ėshtė i pastėr dhe e pranon vetėm tė pastrėn”. (Transmeton Muslimi).

9. Me haxhxhin apo umren tė ketė parasysh razillėkun (kėnaqėsinė) e All-llahut dhe Ditėn e gjykimit.

10. Kur t'i hip bartėses sė tij qoftė kafshė, automjet ose aeroplan, duhet tė thotė Bismil-lah, e pastaj ta falėnderon All-llahun dhe tė lutet me lutjen e udhėtimit, e mė pas le tė bėjė sa mė shpesh dua, dhikr, istigfar, le ta madhėron All-llahun e le tė thotė: SUBHANALL-LLAH, ELHAMDULIL-LAH. ALL-LLAHU EKBER dhe LA ILAHE IL-LALL-LLAH.

11. Ta ruaj gjuhėn nga thashethemet dhe nga ajo qė nuk sjell dobi tash e as mė vonė, dhe tė mos bėjė shaka shumė po as tė luaj, saqė dėmi i saj tė jetė mė i madh se dobia.

12. T'u shmanget ofendimeve ndaj bashkudhėtarėve dhe tė bėjė pėrpjekje pėr kėshillimin dhe udhėzimin e tyre nė tė mira dhe ndalimin e tyre nga tė kėqijat si dhe tė pėrpiqet qė ta shfrytėzojė kohėn maksimalisht.

13. Tė kujdeset qė mos t'u pengojė haxhilerėve, posaēėrisht gjatė tavafit, sa'jit dhe gjuajtjes sė gurėve.

14. T'i bėjė haxhiu kushtet e haxhxhit nė plotėsi duke e madhėruar, falėnderuar dhe duke iu nėnshtruar Zotit tė Gjithėsisė.

15. Tė distancohet nga marrėdhėniet gjinore, grindjet, sharjet dhe nga thyerja e rregullave, e nėse dikush grindet pėr ta ndihmuar hakun, kjo konsiderohet udhėzim nė tė mirė, i cili herė ėshtė i detyrueshėm e herė i preferueshėm sipas nevojave tė rastit.

16. Haxhiu duhet tė jetė i kujdesshėm nė mėnyrė tė plotė pėr t'i kryer farzet e All-llahut, si namazin me xhemat nė kohėt e veta. Eshtė pėr ēudi se shumica e haxhilerėve e zhvlerėsojnė kėtė vepėr tė madhe! Si ėshtė e mundur qė dikush ta bėjė haxhxhin e nuk falet apo pėrton qė tė dalė nė kohė pėr ta falur. Njė vepėr e tillė nuk i verbon sytė por verbon zemrat qė rrahin nė gjoks.

17. Gruaja ėshtė e obliguar qė kur tė niset pėr nė haxhxh, tė mos udhėtojė pos me njė tė afėrm (gjegjėsisht me atė me tė cilin e ka tė ndaluar tė martohet sipas Islamit). Atė qė e bėjnė njė numėr i madh grash tė cilat nuk e kanė parasysh mahremin (tė afėrmin) dhe udhėtojnė nė haxhxh dhe umre pa ta, ėshtė njė mėkat i madh pėr tė cilin duhet bėrė njė pendim tė sinqertė te All-llahu xh.sh.

18. Gratė e kanė pėr detyrė qė tė mbulohen e mos t'u shihen pjesėt e trupit dhe tė pėrpiqen qė obligimet e haxhxhit t'i kryejnė me nder dhe duhet ta dinė se takimet me burra dhe pėrzierja me ta pa kurrfarė nevoje, ėshtė ēėshtje e ndaluar.

19. Haxhiu e ka pėr detyrė t'u shmanget fjalėve dhe veprimeve tė cilat nuk pėrputhen me ndėrgjegjen e njeriut, siē janė fjalėt e disave: E kam gjuajtur shejtanin, ose sjelljet e tė tjerėve siē ėshtė hedhja e sandaleve nė vend tė gurit ose tė shamurit etj. Tė gjitha kėto janė nė kundėrshtim me qėllimin e gjuajtjes sė gurėve, sepse kjo gjuajtje ėshtė tė pėrmendurit e All-llahut tė Madhėruar.

20. Kujdesi pėr t'u ndihmuar muslimanėve dhe pėr t'u bėrė mirė atyre duke i udhėzuar kur kanė nevojė.

AbdulHamid Suhejbani

Haxhi i Lamtumirės

Allahu i Madhėruar kishte paracaktuar qė i Dėrguari i Tij (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė shihte frytet e punės sė tij para se tė vdiste, pasi thirrja e tij qe pėrhapur nė tėrė Gadishullin Arabik dhe pasi Allahu i Madhėruar kishte bėrė qė njė grup besimtarėsh tė merrnin pėrsipėr ta ruanin fenė e Allahut dhe ta pėrhapnin atė nė tėrė anėt e botės. Allahu i Madhėruar e nderoi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke i dhėnė mundėsinė tė shkonte nė Haxh nė muajin Dhul Hixhe, nė vitin e 10-tė tė Hixhretit. Para se tė shkonte nė Haxh, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i njoftoi njerėzit. U tubuan nė Medine shumė veta. Ditėn e shtunė, mė 26 tė muajit Dhul Ka’ade ai u bė gati dhe u nis nga Medinia, pasi fali namazin e drekės. Udhėtoi, derisa mbėrriti nė Dhul Halife. Aty fali namazin e pasdrekės, dy rekatė dhe aty qėndroi atė natė. Kur zbardhi drita, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Sonte mė erdhi njė engjėll nga Zoti dhe mė tha: “Fale namazin nė kėtė luginė tė bekuar dhe thuaj: “Po kryej njė umre brenda njė Haxhi.” Kjo bėri qė tė lejohej kryerja e Umres nė ditėt e Haxhit. Kurse nė kohėn e Padijes mendohej se kryerja e umres nė ditėt e Haxhit ishte nga fajet mė tė mėdha. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) lau trupin para se tė vinte koha e namazit tė drekės, fali dy rekatė dhe filloi telbijen pėr haxhin dhe umren qė nga vendi, ku fali namazin. Ai i bashkoi umren dhe Haxhin, duke thėnė: “O Allah! Po i pėrgjigjem thirrjes Sate me Haxhin dhe umren. Po i pėrgjigjem thirrjes Sate, nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje. Vėrtet, falenderimi dhe mirėsia tė pėrkasin vetėm Ty. Sundimi tė takon vetėm Ty.” Ndonjėherė thoshte: “Po i pėrgjigjem thirrjes Sate, o Zoti i vėrtetė.” Pastaj, Profeti u ēua nga vendi ku fali namazin dhe i hipi devesė sė vet qė thirrej “Kusua” e pėrsėri tha telbijen: “O Allah! Po i pėrgjigjem thirrjes sate…” Kur arriti nė Bejdaė, e tha telbijen pėrsėri. Pasi fali namazin, i vuri njė shenjė kurbanit tė vet. Kur arriti nė Dhul Halife, i vuri diēka si gjerdan nė qafė. Vazhdoi udhėtimin derisa iu afrua Mekės. Atė natė qėndroi nė vendin e quajtur Dhu Tuva. Nė mėngjes, fali namazin e agimit. Pastaj lau trupin dhe vazhdoi udhėtimin, derisa hyri nė Mesxhidi Haram (Xhaminė e Shenjtė). Ishte mėngjesi i ditės sė dielė, mė 4 tė muajit Dhul Hixhe. Bėri tauafin (rrotullimin rreth Shtėpisė sė Shenjtė) dhe pastaj bėri Sa’jin (ecjen e shpejtė) midis kodrave Safa dhe Merua. Pastaj, shkoi dhe qėndroi sipėr Mekės, nė vendin e quajtur Huxhun dhe nuk u kthye mė pėr tė bėrė tauaf pėrsėri. Kėshtu, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbeti me Ihramin (me rrobėn e Haxhit), sepse e kishte bėrė nijet t’i kryente Haxhin edhe umren nė tė njėjtėn kohė. Prandaj, ai urdhėroi qė ēdo njeri, qė kishte sjellė kurban me vete, tė vazhdonte ta mbante ihramin. Ndėrsa pėr atė, qė nuk kishte sjellė me vete kurban, ai urdhėroi tė qethte flokėt, pasi tė kishte kryer tauafin dhe sa’ajin dhe kėshtu tė mbaronte punė me detyrat e umres. Pra, ēdo njeri qė nuk kishte sjellė me vete kafshė pėr tė therur pėr kurban, kėshtu duhej tė vepronte, qoftė nė rastin kur e kishte bėrė nijet pėr tė kryer haxhin, qoftė kur e kishte bėrė nijet pėr tė bėrė umren, qoftė kur e kishte bėrė nijet pėr t’i kryer tė dyja. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Po tė vija pėrsėri nė kėtė situatė, nuk do tė veproja siē po veproj tani; po tė mos i kisha marrė me vete kurbanėt do t’i hiqja rrobat e Ihramit dhe do ta mbyllja kėshtu umren. Ai qė nuk ka kurban me vete le ta heqė rrobėn e Ihramit.” Sahabėt e ta tjerė, qė e dėgjuan urdhrin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e zbatuan atė menjėherė. Ditėn e Teruijes, qė ishte dita e 8-tė e muajit Dhul Hixhe, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u drejtua pėr nė Mina dhe bėri nijet tė kryente Haxhin. Kėshtu urdhėroi tė vepronte ēdo njeri, qė nuk e kishte ihramin. Nė Mina, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fali pesė namaze: drekėn, pasdrekėn, mbrėmjen, jacinė dhe mėngjesin. Namazet janė me katėr, ai i fali me shkurtim, nga dy rekatė. Pasi doli dielli, u largua nga Minaja e shkoi nė Nemire. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi aty derisa u afrua perėndimi i diellit. Ai shkoi nė luginėn Arine dhe njerėzit u mblodhėn rrotull tij. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbajti njė hytbe. Falenderoi Allahun dhe e madhėroi Atė. Pastaj tha dy dėshmitė. Profeti i porositi qė ta kenė frikė Allahun. Ndėr tė tjera, ai tha: “O njerėz! Dėgjojeni fjalėn time, sepse unė nuk e di a do t’ju takoj mė, pas kėtij viti,nė kėtė vend. Gjaku juaj ėshtė i shenjtė, pasuritė tuaja janė tė shenjta dhe nderi juaj ėshtė i shenjtė, siē janė tė shenjta nė kėtė ditė, nė kėtė muaj, nė kėtė vend. Cdo gjė tė kohės sė Padijes (para Islamit) e kam vėnė nėn kėmbėt e mia. Gjakrat e Padijes janė tė anuluara. Gjaku i parė nga gjaqet qė unė e fal, ėshtė gjaku i ibn Rebia ibn Harithit. Edhe kamata e kohės sė Padijes ėshtė e anuluar dhe kamata e parė nga kamatat tona qė unė anuloj, ėshtė kamata e Abbas ibn Abdul Mutalibit. E gjithė kjo kamatė anulohet. O njerėz! Kijeni frikė Allahun dhe silluni mirė me gratė, sepse ju i keni marrė ato amanet nga Allahu dhe me fjalėn e Allahut ju ėshtė lejuar t’i keni pėr gra. Ėshtė e drejta juaj qė ato tė mos afrojnė asnjeri, qė ju nuk e doni. Nėse e bėjnė njė gjė tė tillė, goditini ato, por jo rėndė. E drejta e tyre ėshtė qė tė ushqehen e tė vishen nga ju nė mėnyrė tė pėlqyeshme. Nė qoftė se ju i pėrmbaheni atij, qė kam lėnė mes jush, nuk keni pėr ta humbur kurrė rrugėn e drejtė. Unė kam lėnė mes jush Librin e Allahut. Ju do tė pyeteni pėr mua. Cfarė do tė thoni, atėherė?” Ata thanė: “Ne dėshmojmė se ti e kumtove amanetin (qė kishe nga Allahu), e kreve detyrėn dhe e kėshillove Ymetin (pėr nė rrrugėn e drejtė).” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ngriti gishtin nga qielli dhe tha: “O Allah, dėshmo! O Allah, dėshmo! O Allah, dėshmo!” Nė kėtė hytbe, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) foli edhe pėr shumė ēėshtje tė tjera. Pasi e mbaroi hytben, i zbriti fjala e Allahut: “Sot e pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush tė mirėn time dhe zgjodha Islamin fe pėr ju.” (5:3) Pasi mbaroi hytbja, Bilali thirri ezanin dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) fali me xhematin namazin e drekės, dy rekatė. Pastaj, u ēua dhe fali namazin e pasdrekės, po dy rekatė. Pra, tė dy kėto namaze i fali nė kohėn e drekės, pa falur namaz tjetėr nė mes tyre. Pastaj shkoi nė vendin e tubimit dhe e ktheu devenė nga shkėmbinjtė. Pastaj, u nis pėr nė Muzdelife. Atje fali namazin e mbrėmjes dhe tė jacisė, me njė ezan dhe dy ikamete. Nuk i bėri tesbihėt ndėrmjet tyre. Pastaj ra nė gjumė e fjeti derisa zbardhi dita. U ēua dhe fali namazin e mėngjesit. Pastaj shkoi te Mesxhidi Harami, u kthye nga Kibla, bėri lutje e tha: “Allahu Ekber” e “La i lahe il-lallah”. Vazhdoi ashtu derisa doli mirė drita. Para se tė dilte dielli, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi nė Mina, Te Xhemre Kubraja hodhi guriēka, duke thėnė “Allahu Ekber” pėr ēdo hedhje. Mė pas vazhdoi me telbijen: “Lebejkallahume lebbejk…”, derisa i hodhi guriēkat. Pastaj, qėndroi aty te Xhemreja e tha: “Mėsojini nga unė detyrat tuaja, sepse ndoshta unė nuk do tė vij mė nė Haxh pas kėtij viti.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te shtėpia e vet, nė Mina dhe theri me dorėn e vet 63 deve; 37 deve i theri Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė tė sillnin nga pak mish nga tė 100 devetė e tija qė u therėn. Mishin e zien mirė e mirė, pastaj e hėngrėn. Mė pas, thirri berberin. I ktheu anėn e djathtė tė kokės dhe ai ia rruajti. Pastaj, u ndau njerėzve nga njė qime a dy. E rruajti edhe anėn e majtė dhe tėrė flokun e saj ia dha Ebu Talhasė. Pastaj veshi rrobat e veta, hodhi erė tė mirė nė trup, para se tė bėnte tauafin. Hipi nė deve e shkoi te Qabja dhe bėri tauafin. Midis Safasė dhe Meruas nuk bėri tauaf. Aty fali namazin e drekės. Pas namazit shkoi te fisi Benu Abdul Mutalib, tė cilėt u jepnin haxhinjve ujė zemzemi. “Jepni ujė zemzemi, o bijtė e Abdul Mutalibit!,- u tha. Sikur tė mos ishin gjithė kėta njerėz te ju, unė do tė shpėrndaja ujė bashkė me ju.” Ata i dhanė njė kovė me ujė Zemzemi dhe ai piu. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye pėr nė Mina dhe qėndroi atje gjatė netėve (e ditėve) tė teshrikut, qė ishin datat 11, 12 dhe 13 tė muajit Dul Hixhe. Cdo ditė hidhte guriēkat nė tė tria Xhemratet, sapo kalonte dielli nga zenithi. E fillonte me Xhemren e vogėl, ku hidhte 7 guriēka dhe thoshte “Allahu Ekber”, sa herė qė hidhte ēdo guriēkė. Pastaj, shkonte te Xhemreja e mesme, ku hidhte guriēkat dhe thoshte: “Allahu Ekber” ashtu si tek e para e kėshtu me radhė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mbajti nje hytbe Ditėn e Bajramit. Njė hytbe tjetėr u mbajt edhe nė mes tė ditėve tė Teshrikut. Para se tė mbante hytben e Bajramit i zbriti nga Allahu surja “Nasr”. Mė 13 tė muajit Dhul Hixhe, ditėn e tretė e Teshrikut, e cila i takonte ditė e martė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye nga Minaja, pasi kishte hedhur xhemratet dhe zbriti nė Ebtah. Aty fali namazin e drekės, tė pasdrekės, tė mbrėmjes dhe tė jacisė. Pastaj, e la Aishjen (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), gruan e vet, nėnėn e besimtarėve, tė kryente umren bashkė me tė vėllanė e saj, Abdullah ibn Ebu Bekrin. Ajo u vesh me ihramin dhe e kreu atė me vonesė (kaza). Nė kohė tė syfyrit vajti nė Etbah. Aty e gjeti tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė sapo e kishte kapur gjumi. Porsa vajti Aishja aty, u dha shenja pėr t’u nisur pėr nė Medine. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) hipi nė devenė e vet dhe para se tė nisej pėr nė Medine vajti te Shtėpia e Shenjtė dhe bėri tauafin e fundit dhe fali namazin e mėngjesit. Pėr nė Medine i ra nga ana e poshtme e Mekės. Kur iu afrua Medines e shikoi kodrat e saj nga larg, tha tri herė: “Allahu Ekber.” Pastaj tha: “Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, qė ėshtė Njė e nuk ka shok. Atij i takon sundimi dhe falenderimi. Ai ėshtė i Plotfuqishėm mbi gjithēka. Ne jemi nga ata myslimanė qė kthehen nga udhėtimi, duke bėrė teube (duke u penduar pėr tė metat qė mund tė kenė), qė adhurojnė Allahun e i bėjnė sexhde Atij. Ne e falenderojmė Zotin tonė. Allahu e mbajti premtimin e Vet, e ndihmoi Robin e Vet dhe vetėm Ai i theu kundėrshtarėt.” Dėrgimi i Usame ibn Zejdit

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi nė Medine, duke adhuruar e falenderuar Allahun pėr mirėsinė e madhe qė i bėri, sepse i dha mundėsinė t’i shihte njerėzit tė pėrqafonin fenė e Allahut grupe-grupe. Ai arriti tė shikonte suksesin e thirrjes pėr nė Islam gjatė 23 vjetėve. Pasi u kthye nė Medine, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) priti edhe delegacioni tė tjera. Ndėrkohė i dha Usame ibn Zejdit 700 luftėtarė dhe e urdhėroi qė tė merrnin kuajt e tė niseshin pėr nė Elikaė dhe Darum, vise qė ndodhen nė truallin e Palestinės. Usamja me ushtrinė lėvizi dhe vajti nė Xhuruf, pesė kilometra larg Medines. Mirėpo aty i shkuan lajme shqetėsuese: mori vesh qė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i sėmurė. Prandaj, ai qėndroi aty, duke pritur lajme pėr shėndetin e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Por ja qė vendimi i Allahut u zbatua dhe i Dėrguari i Tij ndėrroi jetė dhe ushtria e Usames qe ushtria e parė e kohės sė Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!).

Safijurrahman el-Mubarekfuri