Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

I sėmuri dhe vizita e tij

a)Rregullat tė cilave duhet t'u pėrmbahet i sėmuri:

1. Ai i cili ėshtė i sėmurė apo e ka fėmijėn tė sėmurė, ėshtė i obliguar qė nė vend tė ankimit dhe ofshamave ta pėrmend All-llahun, t'i kėrkoj falje (istigfarė) dhe tė bėjė ibadet. Tė parėt tanė (selefi), All-llahu i mėshiroftė, ishin prej atyre tė cilėt nuk pranonin, bile e urrenin qė t'u ankoheshin njerėzve, ndonėse ankimi ėshtė njė lloj qetėsimi pėr tė sėmurin, megjithatė ashtu dėshmohet dobėsia dhe dorėzimi, e nėse duron, dėshmohen forca dhe pėrballimi.

2. I lejohet tė sėmurit qė t'i ankohet mjekut dhe shokut tė ngushtė pėr sėmundjen dhe dhimbjet qė ka, por nėse me kėtė nuk dėshmon hidhėrimin dhe plogėshtinė.

3. Ai duhet ta vėjė dorėn e tij nė vendin prej ku ankohet e pastaj tė lutet me ato lutje tė cilat kanė mbėshtetje nė hadith. Pėr shembull tė thotė: BISMIL-LAHI, e pastaj tė thotė shtatė herė: EUDHU BI IZZETIL-LAHI VE KUDRETIHI MIN SHERR-RRI MA EXHIDU VE UHADHIR (Kėrkoj mbrojtje me fuqinė e All-llahut dhe mundėsinė e Tij nga e keqja qė mė ka goditur dhe qė i frikohem). (Transmeton Muslimi)

4. Duhet t'u kėrkojė falje atyre tė cilėve u ka bėrė tė padrejtė, tė shkruaj njė testament nė tė cilin do t'i shėnonte obligimet qė i kanė ndaj tij njerėzit dhe borxhet qė i ka ai ndaj tyre, dhe ta thekson pjesėn e pasurisė tė cilėn dėshiron ta len trashėgim (pėr tė tjerėt), duke mos i dėmtuar trashėgimtarėt nė trashėgimin e tyre.

5. I sėmuri nuk guxon kurrsesi tė pėrdorė hajmalitė apo t'i shkrihet plumb apo ēdo gjė tė cilėn e ka ndaluar Sheriati, pos qė t'i fryhet me Kur'an dhe tė bėhen lutjet tė cilat bazohen nė Sheriat.

6. Tė nxitojė pėr tė bėrė pendim tė sinqertė e duke i plotėsuar tė gjitha kushtet e teubes dhe t'i rreket punės sė mirė e tė vyeshme.

7. I sėmuri tė ketė paragjykim tė mirė ndaj All-llahut tė Lartėsuar dhe t'i kthehet Atij duke ia hapur krahun e drojės dhe krahun e shpresės dhe duke ua bashkangjitur punėn e sinqertė. Kėtė duhet bėrė duke u bazuar nė hadithin: “Mos tė vdes askush prej jush pa paragjykim tė shėndoshė e tė mirė ndaj All-llahut”. (Transmeton Muslimi).

b)Rregullat tė cilave duhet t'u pėrmbahen vizituesit:

1. Tė vizitohet i sėmuri me nijjet tė pastėr dhe qėllim tė mirė, sikur kur vizitohet njė dijetar qė vepron sipas dijes sė tij ose njė vėlla qė ėshtė besimtar i denjė, apo vizitohet njė vėlla me qėllim qė tė udhėzohet nė tė mbarė dhe t'i tėrhiqet vėrejtja nga e keqja me metodė tė butė dhe njerėzore, ose vizita ka pėr qėllim qė t'i kryhet njė punė, t'i lahet njė borxh ose tė kuptohet gjendja e tij. Pejgamberi alejhis-selam thotė: “Kush e viziton (pėr t'i dhėnė durim) njė tė sėmurė ose e viziton njė vėlla tė tij vetėm pėr hir tė All-llahut (pra pa kurrfarė interesi), atij i vjen njė thirrės duke i thėnė: Je i bekuar dhe tė ėshtė bekuar ecja e i ke pėrgatitur vetes njė vend nė xhennet”. (Transmetojnė Tirmidhiu dhe Ibni Maxhe me sened tė mirė)

2. Duhet tė jetė i kujdesshėm dhe t'u pėrmbahet disa rregullave, nė mėnyrė qė mos ta rėndon tė vizituarin p.sh. ta vizitojė nė kohė tė pėrshtatshme pėr vizitė e nėse i sėmuri ėshtė nė shtėpinė e tij, i kėrkon leje para se tė vijė dhe i troket nė derė njerėzishėm. Kur hyn te i sėmuri e ulė shikimin (e nuk shikon djathtas e majtas e as pėrvjedhshėm), e prezenton veten dhe nuk ndalet shumė ngase qėndrimi i tepėrt e rėndon dhe ngushton tė sėmurin.

3. Vizituesi duhet tė bėjė dua pėr shėrim dhe shėndet pėr tė sėmurin, ngase Pejgamberi alejhis-selam kur hynte te ndonjė i sėmurė thoshte: “Mos u brengos, insha All-llah ėshtė pastrim (i mėkateve tua). (Transmeton Buhariu).

4. Me dorėn e tij tė djathtė le ta prek tė sėmurin dhe le t'i thotė: ALL-LLAHUMME RABBEN-NASI EDH'HEBIL BE'SE VESH-FI ENTESH-SHAFI. LA SHIFAE IL-LA SHIFAUK. SHIFAEN LA JUGADIRU SEKAMA. (O All-llah, Zot i njerėzve, largoja kėtė brengė dhe shėroje atė, se vetėm Ti je shėrues. Nuk ka shėrim tė vėrtetė pos shėrimit Tėnd, shėrim qė nuk mund t'i kthehet sėmundja). (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)

5. Vizituesi duhet t'i ulė shikimet e tė mos jetė i bezdisshėm me pyetje (pra tė pyes pak), ta shfaq pėrkėdhelėsinė para tė sėmurit dhe ta kėshillon ate qė tė bėjė durim sepse nė te ka shpėrblim tė madh. Gjithashtu ai duhet t'ia tėrheq vėrejtjen nga rėnkimet sepse ato i shtojnė mėkatet dhe e humbin shpėrblimin (e durimit).

6. Kur tė shohė ndonjė tė sėmurė apo tė gjymtė le tė lutet fshehurazi qė tė ketė shėndet pėr vete duke thėnė: ELHAMDULIL-LAHIL-LEDHI AFANI MIMMA IBTELAKE BIHI VE FEDDALENI ALA KETHIRIN MINEL HALKI TAFDILA. (Falėnderimi i qoftė All-llahut i cili mė ka dhėnė shėndet me atė qė ty tė ka provuar dhe mė ka mbivlerėsuar dukshėm mbi shumė krijesa). (Transmeton Tirmidhiu, hadithi ėshtė sahih)

AbdulHamid Suhejbani