Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Babi im!

Kėto janė disa mendime pedagogjike tė cilat ia dėrgojmė prindėrve nė formė tė njė letrės qė ia dėrgon djali prindit tė vet, ku i shpreh disa gabime nė edukimin e fėmijėve, andaj duhet shprehur disa vėrejtje:

1- Kjo asesi nuk domethėnė qė tė vėndojmė prindėrit nė kafazin e akuzave dhe nė sallėn e gjykimit, ose ta ballafaqojmė prindėrin me njė listė tė gjatė tė akuzave dhe gabimeve edukative, sepse ēeshtja prej fillimit dhe deri nė mbarim ėshtė tendencė pėr tė arritur nė njė gjendje mė tė mirė dhe njė pozitė mė tė lartė tė edukatės.

2- Nė kėto ēaste nuk do tė flasim pėr njė teori gjithpėrfshirėse edukative, as pėr principet e edukimit tė fėmiut, por ėshtė tendencė pėr tė ndriēuar disa sjellje tė gabueshme pedagogjike tė disa prindėrve.

3- Shumė prindėr e kuptojnė pėrgjegjėsinė e edukimit dhe rezikun e neglizhimit tė fėmiut, kurse termi “edukimi i fėmijėve” ėshtė njė term i qartė dhe me aludime tė qarta. Mirėpo kjo ėshtė diēka, kurse udhėtimi nė rrugėn e shėndoshė ėshtė diēka tjetėr.

4- Kjo bisedė asesi nuk domethėnė se vetėm prindi ėshtė pėrgjegjėsi i parė dhe i fundit e tė marim qėndrimin e avokatit dhe mbrojtėsit tė fėmiut. Prindi pa dyshim se bartė njė pjesė tė pėrgjegjėsisė dhe nuk ėshtė me rėndėsi kush e bart pjesėn mė tė madhe tė pėrgjegjėsisė, aq sa na intereson domosdoshmėria e njohjes sė gabimeve dhe pėrmirėsimi i tyre.

5- Me ketė bisedė nuk pretendojmė se tė tillė janė tė gjith dhe kėtė sjellje e kanė tė gjithė, sepse ka njerėz qė u japin edukim tė mirė fėmijėve tė tyre, i udhėzojnė nė mėnyrė tė rregulltė dhe ėshtė shembull i prindit tė vetėdijėsuar.

6- Renditja e kėtyre gabimeve nė kėtė formė asesi nuk domethėnė se secili prind i ka tė gjitha kėto gabime, i pari i ka disa gabime, i dyti disa tjera, i treti poashtu, i katėrti…, madje kėto gabime ndoshta edhe nuk mund tė gjinden tė gjitha te njė prind.

* * *

Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu!

Na e vazhdoftė All-llahun dhuntinė e Islamit, shėndetit dhe mirėsisė.

Babai im, tė pėrshendes me pėrshėndetje islame, pėrshėndetjen e dashurisė dhe afėrsisė, pėrshėndetjen e njeriut qė zemrėn e ka pėrplot me respekt dhe dashuri ndaj teje, kurse gjuhėn mė lavdata pėr ty.

Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu!

Babai im, tė kujtoj me daljen e ēdo dielli dhe perendimin e tij. Tė kujtoj me ardhjen e natės dhe ikjen e ditės. Tė kujtoj kur tė udhėtoj dhe kur tė qėndroj nė vendin tim. Pamja yte nuk ikė nga shikimi im, kurse kujtesa pėr ty nuk ikė nga mendja ime.

Babai im, sa tė mėdha janė dhuntitė e tuaja mbi mua, sa sjellje bamirėsie ke pasur ndaj meje. Unė asnjėher nuk mundem tė numėrojė mirėsitė e tua ndaj meje, sepse ti je ai qė mė janė hapur syte nė shikimin e tij dhe ke duruar vėshtirėsi pėr mua.

Babai im, kam lexuar nė Kur'an njė bisedė mes Ibrahimit [alejhis-selam] dhe babait tė tij, ku para ēdo fjali qė ia thonte qėndronte: babai im. Pėr kėtė dėshirova qė edhe titulli i kėsaj letre tė jetė: babai im!

All-llahu na ruajtė, All-llahu na ruajtė, babai im, qė ta vėndoj vetveten nė pozitėn e Ibrahimit [alejhis-selam], kurse ty tė vėndoi nė pozitėn e babait tė tij,ose tė mar pozitėn e udhėzuesit dhe mėsuesit tėnd.

Babai im!

Kam jetuar njė pjesė tė ymrit tim, e cila ka kaluar, ajo ishte etapa e rinisė dhe gabimeve, qė mė vonė tė mė udhėzojė All-llahu, andaj u ula tė mendoj gjėrė e gjatė pėr tė kaluarėn, pėr atė qė vuaj, ashtuqė pas mendimeve tė gjata dhe mėdyshjeve tė shpeshta vendosa qė ta shkruaj kėtė letėr qė tė flas me ty nė mėnyrė tė hapur, tė tė drejtohem me qartėsi, pėr tė treguar disa gjėra, pėr tė cilat mendoj se nuk ėshtė dashur tė bėhen nė drejtim tė edukimit tim. Unė jam i bindur se do t’i pėrmirėsosh kėto gabime, sė pari ndaj meje, e pastaj edhe ndaj vėllezėrve tė mi.

Tė jemi tė hapur ėshtė domosdoshmėri, babai im, kurse nėse ikim nga realiteti, askush pėrveē neve nuk do t’i vjelė ato fryta.

Babai im!

Asnjėher mos tė shkon ndėrmend se kjo qė do ta pėrmendi e pakėson repsktin tim ndaj teje, ose e argumenton dashurinė e dobėt pėr ty, ose parime tė mosrespektit, mo Zot ma keq. Unė kur i shkruaj kėto rreshta, edhe mė tutje lutem pėr ty nė namazin tim, nuk kam lėrė vend qė shpresoj tė pranohet lutja e tė mos jem lutur sinqerisht pėr ty, edhe mė tutje gjuha ime shpreh shprehje tė lavdatave dhe mirėnjohjes. All-llahun e lus qė tė mė ndihmojė nė bamirėsi dhe kryerje tė detyrave ndaj teje.

Ndoshta do tė jenė tė gjata kapitujt e kėsaj letre, mirėpo kjo ėshtė mė mirė se tė zgjaten kapitujt e vuajtjes, ndoshta do ta teprojmė duke i pėrmendur gabimet, mirėpo kjo ėshtė mė mirė se sa tė teprohet keqardhja dhe pendimi pėr shkak tė shkujdesit. Erdhi koha tė fillojmė me esencėn e letrės sonė.

E tillė ėshtė ēeshtja e edukatės

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

{ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَاراً وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ عَلَيْهَا مَلائِكَةٌ غِلاظٌ شِدَادٌ لا يَعْصُونَ اللَّهَ مَا أَمَرَهُمْ وَيَفْعَلُونَ مَا يُؤْمَرُونَ (6)}.

“O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėjt e rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar”. (Et-Tahrim: 6).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

"كلكم راع وكلكم مسؤول عن رعيته؛ الإمام راع ومسؤول عن رعيته، والرجل راع في أهله ومسؤول عن رعيته، والمرأة راعية في بيت زوجها ومسؤولة عن رعيتها، والخادم راع في مال سيده ومسؤول عن رعيته، وكلكم راع ومسؤول عن رعيته " متفق عليه.

“Secili prej jush ėshtė bari dhe do tė jep llogari pėr tufėn e tij; imami ėshtė bari dhe jep llogari pėr tufėn e tij, burri ėshtė bari nė familjen e tij dhe do tė jep llogari pėr tufėn e tij, gruaja ėshtė bareshė nė shtėpinė e burrit tė saj dhe do tė jep llogari pėr tufėn e sajė, shėrbėtori ėshtė bari nė pasurinė e pronarit tė vet dhe do tė jep llogari pėr tufėn e tij. Secili prej jush ėshtė bari dhe secili do tė jep llogari pėr tufėn e tij”. (Buhariu dhe Muslimi).

Abdull-llah ibn Mesudi [radijall-llahu anhu] thotė:

" حافظوا على أبنائكم في الصلاة وعودوهم الخير فإن الخير عادة ".

“Kujdesuni pėr fėmijėt tuaj nė namaz, stėrvitni nė mirėsi, sepse e mira ėshtė shprehi”.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] thotė:

" قال بعض أهل العلم: إن الله سبحانه يسأل الوالد عن ولده يوم القيامة قبل أن يسأل الولد عن والده، فإنه كما أن للأب على ابنه حقاً فللابن على أبيه حق؛ فكما قال الله تعالى [ووصينا الإنسان بوالديه حسناً] وقال تعالى [قوا أنفسكم وأهليكم ناراً وقودها الناس والحجارة] قال علي بن أبي طالب : علموهم وأدبوهم. وقال تعالى [واعبدوا الله ولاتشركوا به شيئاً وبالوالدين إحساناً وبذي القربى] وقال النبي صلى الله عليه وسلم : " اعدلوا بين أولادكم " فوصية الله للآباء بأولادهم سابقة على وصية الأولاد بآبائهم قال تعالى [ولاتقتلوا أولادكم خشية إملاق نحن نرزقهم وإياكم إن قتلهم كان خطئاً كبيرا] فمن أهمل تعليم ولده ماينفعه وتركه سدى فقد أساء غاية الإساءة؛ وأكثر الأولاد إنما جاء فسادهم من قبل الآباء، وإهمالهم لهم، وترك تعليمهم فرائض الدين وسننه، فأضاعوهم صغاراً، فلم ينتفعوا بأنفسهم، ولم ينفعوا آباءهم كباراً، كما عاتب بعضهم على العقوق، فقال يا أبت إنك عققتني صغيراً، فعققتك كبيراً، وأضعتني وليداً فأضعتك شيخاً".

“Disa dijetarė kanė thėnė: All-llahu [subhanehu ve teala] do tė pyet prindėrin pėr fėmiun e tij nė ditėn e Kijametit para se ta pyet fėmiun pėr babain e tij. Ashtu sikurse fėmiu ka detyra ndaj prindėrit edhe prindi ka detyra ndaj fėmiut, siē na tregon All-llahu [subhanehu ve teala]:

وَوَصَّيْنَا الإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حُسْناً

“Ne e kemi obliguar njeriun me punė tė mira ndaj prindėrve tė vet,…”. (El-Ankebut: 8).

{ قُوا أَنفُسَكُمْ وَأَهْلِيكُمْ نَاراً وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ }.

“O ju qė besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej njė zjarri, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. …”. (Et-Tahrim: 6).

Ali ibn Ebi Talib [radijall-llahu anhu] thotė: “Mėsoni dhe edukoni”.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئاً وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَاناً

“Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, silluni mirė ndaj prindėrve, …”. (En-Nisa: 36).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

“Jeni tė drejtė ndaj fėmijėve tuaj”. Pra, porosia e All-llahut dhėnė prindėrve qė tė kujdesen pėr fėmijėt ėshtė para porosisė sė All-llahu dhėnė fėmijėve pėr kujdes ndaj prindėrve.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

وَلا تَقْتُلُوا أَوْلادَكُمْ خَشْيَةَ إِمْلاقٍ نَحْنُ نَرْزُقُهُمْ وَإِيَّاكُمْ إِنَّ قَتْلَهُمْ كَانَ خِطْئاً كَبِيراً (31)

“Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh”. (El-Isra: 31).

Andaj ai qė neglizhon edukimin e fėmiut tė vet dhe e le pas dore ka bėrė gabim shumė tė madh. Shumica e fėmijėve janė prishur pėr shkak tė prindėrve, shkujdesit ndaj tyre, mosmėsimit tė tyre obligimet dhe veprat vullnetare. I kanė humbur duke qenė tė vegjėl, andaj ata nuk kanė pėrfituar prej vetevetes, e as qė u bėjnė dobi prindėrve tė vet kur tė rriten. Disa i kanė qortuar pėr mosrespekt, kurse fėmiu i ėshtė pėrgjigjur: babi im, nuk je kujdesur pėr mua kir isha i vogėl edhe unė nuk kujdesempėr ty, tani qė jam bėrė i madh, mė humbe kur isha fėmijė, e tani tė humbi ty, kur je plakur”.

Gazaliu [rahimehull-llah] thotė:

“Fėmiu ėshtė emanet te prindėrit e tij, zemra e tij e pastėr ėshtė margaritar i pastėr, i boshatisur nga ēdo gdhendje dhe fotografi, pranon ēdo gdhendje, anon kah ajo qė ia diktojnė, nėse mėsohet dhe stėrvitet nė mirėsi, si i tillė rritet, prindėrit e tij, mėsuesi dhe edukatori i tij jetojnė tė lumtur nė dynja e ahiret, kurse nėse mėsohet nė tė keqe dhe shpėrfillet sikurse kafshėt, jeton jetėn tė keqe dhe shkatėrrohet, kurse pėrgjegjėsi e mer pėrgjegjėsinė e kėtyre veprave. Kėtė qėllim e ka poeti Ebul-Ala, kur thotė:

وينشأ ناشيء الفتيان فينـــا *** على ماكان عــوده أبــوه

ومادان الفتى بحجى ولــكـن *** يعلمه التدين أقربـــــوه

Rritet ēdo fėmi nė mesin tonė

Ashtu si e ka mėsuar prindi

Djaloshi nuk bėhet fetar mė fakte

Mirėpo fetarizmin ia mėsojnė mė tė afėrmit

Kurse Ibn Badisi, babi im thotė:

“Vlera i takon, sė pari, prindėrve tė mijė, tė cilėt mė kanė edukuar me edukatė tė mirė, mė kanė udhėzuar nė drejtim tė shėndoshė, janė dakorduar qė rrugėn e dijes ta pasoj, mė ushqyen, mė strehuan dhe mė pėrgaditėn si shigjetė, mė ruajtėn nga tė kėqijat, kur isha i vogėl dhe kur u rrita”.

Cili ėshtė qėllimi i jetės, babi im

Shumė mė flet dhe nė mėnyrė tė zgjeruar, babi im, pėr tė ardhmen. Njė bisedė tė tillė, nga e cila vėrej kujdes dhe emocione tė ngrohta: “biri im, pėrpjeku dhe mėso qė tė jesh i suksesshėm dhe me lejen e All-llahut tė marrish dėftesa tė larta dhe poste tė merituara. Me ke folur pėr ndėrtimin e shtėpisė, pėr martesėn, pėr fėmijėt, pėr punėsimin”. Sipas kėsaj qė mė ke folur, qėllimi i jetės ėshtė pėrkufizuar nė kėto gjėra, dhe kėto gjėra janė bėrė qėllimi kryesor dhe mė i rėndėsishėm dhe bazor, mirėpo babi im, asnjė herė nuk kam dėgjuar prej teje qė tė flasish pėr rolin tim nė jetė, duke mė thėnė: “biri im pėrpiqu qė tė bėhesh i aftė pėr tė shėrbyer ummetin tėnd, tė marish pjesė nė ndihmimin e fesė tėnde. Biri im, njerėzit janė larguar nga feja e All-llahut dhe burimi i tij i pastėr, shpresat janė nė ty qė tė pėrgaditish vehten, tė formulosh qenien tėnde pėr tė qenė i aftė pėr tė marur pjesė nė shpėtimin e ummetit nga ky gjum i gjatė”.

Babi im, a nuk sheh se qėllimi i jetės ėshtė shumė mė i lartė dhe mė fisnik se sa grumbullimi i tė mirave tė kėsaj bote kalimtare. Mė vjen keq, babi im qė tė them se jam rritur dhe zhvilluar duke mė preokupuar dynjaja, pėr ate mėsoja, studioja dhe punoja.

Babi im!

Prej haditheve qė i kam nė kujtesė nga libri “Umdetul-Ahkam”, ėshtė hadithi i Ebu Hurejres [radijall-llahu anhu], i cili thotė se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė:

"قال سليمان بن داود عليهما السلام لأطوفن الليلة على مائة امرأة أو تسع وتسعين كلهن يأتي بفارس يجاهد في سبيل الله ".

“Sulejmani, i biri i Davudit [alejhimas-selam] ka thėnė: do ti viitojė sonte tė njėqind gratė qė i kam, ose nėntėdhjet e nėntė qė i kam, secili do tė lind nga njė kalorės, qė do tė luftojė nė rrugėn e All-llahut”.

Shpėrfillja babi im

Babi im!

A nuk heton se obligimi i edukimit ia imponon edukatorit pėrcjelljen e birit tė vet, njohja e hyrjeve dhe daljeve tė tija. Vallė, cila ėshtė hiseja yte nė kėtė drejtim? Ti nuk e njeh asnjėrin prej shokėve tė mi, nė pėrjashtim tė takime tė rastėsishme qė kanė ndodhur. Mirėpo ku shkoj, si e kaloj kohėn, ēka bėjmė? Asgjė prej kėtyre gjėrave nuk di.

Kjo ėshtė sjellje edukative qė buron nga shpėrfillja ose besimi i tepruar disa herė. Kjo sjellje e rehaton fėmin dhe ia hap dyert gjėrė e gjatė, mirėpo fundi, babi im, nuk do tė jetė i lavdėruar e as i qetė.

Babi im, unė kur kėrkoj prej tejė tė pėrcjellish dhe vėzhgosh sjelljete tona, kjo asesi nuk domethėnė tė bėhesh si babai i njė shokut tim qė e kam nė klasė, i cili mė tregon se babai i tij i ka vėnduar kontrollė tė rreptė. Ai nuk i lejon te del nga shtėpia, dyshon nė ēdo hap tė tij, doemos duhet ta sheh nė xhami, pėrndryshe kjo domethėnė se nuk ėshtė falur, ia kontrollon herė pas herė dhomėn e tij tė veēantė, e disa herė ia pėrgjon bisedat telefonike. Paramendo, babi im, ka matur hapėsirėn mes shkollės dhe shtėpisė qė tė kupton vallė mos ka shkuar diku tjetėr me veturė.

Kjo sjellje babi im, krijon njė fėmi tė shkatėrruar, i cili nuk ka vetbesim, nuk bashkvepron me tjerėt, kurse kur t’i jepet mundėsia do tė lėshohet pa vetkufizim dhe vetkontrollė.

Kur tė shkon nė universitet dhe tė kalon fshatin e tij, do tė hapet para njė bote, me tė cilėn nuk do tė dijė tė bashkėvepron, madje parafytyrė vdekjen e babait tė tij, si do tė jetė gjendja e tij pas tij?!

Mesataria ėshtė ligj i All-llahut [subhanehu ve teala] nė jetė, babi im, shpėrfillja ėshtė e refuzuar, mirėpo edhe kontrolli i madh dhe i vrazhdė poashtu ėshtė i refuzuar.

Domethėnia e shoqėrisė

Babi im, shokėt e kėqinjė janė sikur farkėtari, siē i ka pėrgjajėsuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ska pėrgjajėsim mė tė mirė se ky.

Babi im, me tė vėrtetė ma ndaloshe tė shoqėrohem mė shokė tė kėqinjė, mirėpo kam hetuar mė vonė se kuptimi i tė keqės ka nevojė pėr sqarim dhe pėrkufizim. Mė pyete pėr shokun tim, Muhamedin, tė thash se ai ėshtė i biri i filanit, kurse ti mė the: se ai bababi i tij ėshtė njeri i mirė, e kam pasur shok tė mirė.

Babi im, sikurse unė do tė shoqėrohem me bababin e tij, kurse Muhamedi, babi im, ėshtė prej djemve mė tė kėqinjė qė i kam shoqėruar. Po, edhe djemt e dajės tim, skanė qenė mė tė mirė, ata kanė ndikuar shumė te unė nė fillimin e jetės sime, mirėpo afėrsia e gjakut ka qenė kriteri i vetėm te tij pėr ti lavdėruar ata.

Afėrsia e gjakut, babi im, njohja e bababit tė shokėt, nuk ėshtė kriter i mirėsisė.

Vetura babi im

Babi im!

Nuk e haroi kurrė atė moment kur ma dorėzove ēelėsin e veturės, tė cilėn e shoqėrove me disa kėshilla tė shpejta. Unė shumė u gėzova dhe ta ēmova shumė kėtė gjest nė atė moment. I bėja tė gjitha veprat qė tė kėnaqin qė tė arrija nė kėtė kėrkesė, mirėpo pasiqė u rrita pak, kuptova babi im, se mė mirė do tė ishte ta kishe vonuar kėtė vendim.

Mė fal, nėse tė them se ma ke blerė veturėn pėr tiu pėrgjigjė kėrkesės sė nėnės dhe pas insistimit tė sajė, sė dyti pėr t’i kryer detyrat e shtėpisė dhe nevojat e familjes. Ke tė drejtė, babi im, tė hulumtosh gjėrat qė e kėnaqin birin tėnd, ke tė drejtė dhe e ka obligim biri yt qė t’i kryen obligimet dhe nevojat e shtėpisė, mirėpo kjo asesi nuk duhet tė jetė nė llogari tė edukatės, babi im.

Po, babi im, e them kėtė me keqardhje tė madhe, se para se tė udhėzohesha shkoja me veturėn nė vende qė nuk e kėnaqin All-llahun [subhanehu ve teala], duke mos e ditur, babi im, se ku shkoja, madje as nėna ima nuk e dinte kėtė gjė. Edhe pse e pranojė se unė e barti pėrgjegjėsinė mė tė madhe, mirėpo poashtu besoj se edhe ai qė ma ka dhėnė veturėn nė kėtė kohė e bartė njė pjesė tė pėrgjegjėsisė, e cila nuk ėshtė ma pak se ajo e imja.

Mjetet e lozjes dhe dėfrimit

Babi im!

Kush e solli televizionin nė shtėpi, kush e solli videon, qė mė vonė tė sjell edhe satelitin. Kush mė lejoj qė tė sjell revistat imorale, muzikat e ndryshme, a nuk ėshtė babai im?!

E pas kėsaj, kėrkon prej mejet qė tė jem i matur, serioz nė mėsime dhe t’i pėrkushtohem. Zemra mė bredh nėpėr lugina dhe kodrina tjera, kėto gjėra janė tė qarta pėr ty, babi im.

A nuk mendon se mė e arsyeshme do tė ishte tė pėrmednish negativitetet e kėtyre aparatave, tė na largosh prej tyre dhe tė na i ndalosh, se sa tė na i sugurosh ose tė na lejosh ti sjellim nė shtėpi?!

Mes mėsimit dhe namazit tė sabahut

Babi im!

Prej haditheve qė kam nė kujtesė, ėshtė edhe hadithi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ku thotė:

"أثقل الصلاة على المنافقين صلاة العشاء والفجر"

“Namazi mė i rėndė pėr munafikat (dyftyrėshat) ėshtė namazi i jacisė dhe sabahut”.

Dhe hadithin tjetėr ku Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

" لايتخلف عنها إلا منافق "

“Prej kėtij namazi vonohet vetėm munafiku”.

Babi im, ti mė zgjon ndonjė her pėr namaz tė zabahut, mirėpo nuk vepron ma shumė se sa tė mė thėrrasish mė njė fjali, e pastaj largohesh. Sa herė jam vonuar nga namazi, kurse ti asnjėher nuk mė ke qortuar, kurse gjatė pushimeve, ti e di se sa herė jamė falur.

Mirėpo, babi im, kur u vonova nga mėsimi, ti e di shumė mirė se ēka bėre me mua. A je dakord babi im, qė tė thonė njerėzit pėr ty se namazi ėshtė me vlerė dhe pozitė mė tė vogėl se mėsimi dhe ēeshtjet e kėsaj bote?! Me lejo, babi im te them se veprimi yt u jep mundėsi njerėzve ta kuptojnė kėtė gjė.

Sa kam shpresuar tė veproshe sikurse babai i fqiut tonė, Muhamedit, i cili mė tregon pėr babain e tij se e zgjon nė namaz tė sabahut me qetėsi dhe e mer me vehte nė xhami, kėshtu ka qenė veprimi i tij qė nga fėmijėria derisa ėshtė adaptuar nė kėtė veprim. Njė ditė ishte vonuar nga namazi, e kishte thirrur babai i vet dhe i kishte thėnė: biri im, e ke tė qartė vlerėn dhe rėndėsinė e namazit, e sidomos tė namazit tė sabahut. Sot nuk je zgjuar pėr namaz, tė lutem mendo thellė, cili ėshtė shkaku pėr kėtė gjė?! E nėse ėshtė shkaku ndeja deri vonė natėn, atėherė, kujdesu qė tė bish nė gjumė mė herėt.

Sa edukim i mirė, babi im.

Kur e hetove xixėn

Akoma mė kujtohet, babi im, qėndrimi yt ndaj vėllaut tim, kur zbulove manifestimin e parė tė devijimit tė tij. Pa dyshim se ky zbulim ndodhi rastėsisht dhe pas njė kohe tė gjatė. Babi im, a tė kujtohet qėndrimi yt?

Qortim i madh, si zakonisht, dhe vėrejtje tė mėdha, mirėpo pas disa ditėve sikurse tė mos kishte ndodhur asgjė, vazhdoi vėllau im nė atė rrugė dhe u ambijentua nė tė keqėn.

Ēka mendon, babi im, sikurse tė ishe ulur me te nė njė takim tė veēantė, t’ia hapish zemrėn dhe tė kėrkosh prej tij tė jetė i hapur. Cili ėshtė shkaku? Kur ka nodhur kjo gjė? Pse tė ndodhė kjo gjė? A e di fundin e kėtyre veprimeve? Ēka mundem tė tė ndihmojė pėr momentin? Tė gjitha kėto hapa, tė shoqėruara me pak seriozitet dhe vendoshmėri. A nuk mendon se kjo alternativė do tė ishte mė e dobishme dhe se kjo zgjidhje do tė ishte mė e mirė?!

vazhdon...

Muhamed Ed-Duvejish,
27.6.2006