Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Islami nė Gjermani

Lajmet Javore

Nė Gjermani po ngrihen gjithnjė e mė shumė xhami
Kėshtu titullohet shkrimi i botuar nė njė tė pėrditshme gjermane. Nė kėtė artikull, tė botuar gati nė njė faqe bashkė me foton e xhamisė sė qytetit Ravensburg, ndėr tė tjera shkruhet: “Ai qė ka frikė nga lartėsitė, mė mirė tė qėndrojė nė tokė dhe tė mos ngjitet nė minaren 24 metra tė lartė tė xhamisė sė re nė Ravensburg.

Vėrtet, kur ngjitesh lart nė platenė e ngushtė tė minares para syve tė jepet njė pamje impozante ku shihet i tėrė qyteti. Sido qė tė jetė, minarja e lartė e kėsaj xhamie duket si e pazakonshme nė zemrėn e Oberscwaben-it, pra, nė njė zonė me tipare tipike katolike. Puna pėr ndėrtimin e kėsaj xhamie ka filluar tre vjet mė parė, kryekėput nga donacionet e vetė muslimanėve tė kėtij qyteti.”
“Xhamia, pėr ne muslimanėt qė jetojmė nė kėtė qytet, ėshtė faktikisht si vendlindje”, thotė Xhevat Kaya, drejtuesi i kėtij komuniteti tė vogėl prej 1500 muslimanėsh. Pėr ndėrtimin e xhamisė janė shpenzuar 2.5 milion euro. Numri mė i madh i xhamive nė Gjermani ėshtė nėn kujdesin e Unionit Islam Turk pėr ēėshtje fetare-DIB me seli nė Ankara, i cili bėn emėrimin e kuadrove fetarė nė kėto xhami tė cilėt edhe i financon.
“Kur ėshtė fjala pėr Islamin, gjėrat duhen parė me kujdes”, thotė Peter Ederer, shef i zyrės sė emigracionit nė Komunėn e Ravensburgut, i cili pėr muslimanėt nė Schatzrnstrasse flet vetėm pozitivisht. Vizitorė tė shpeshtė tė kėsaj xhamie janė kryetari i komunės, shefi i policisė si dhe ipeshkvi i qytetit.
“Ndėrtimi i njė xhamie ėshtė njė shenjė pozitive qė tregon pėr integrimin e muslimanėve nė mesin tonė”,- vazhdon mė tej Ederer, duke shtuar se “pakicat e tjera etnike e konsiderojnė Gjermaninė si vendin dhe atdheun e tyre... prandaj, kjo nuk duhet tė kuptohet si ngritje e shoqėrive paralele nė Gjermani, pėr faktin se kėtu ndėrtohen minare dhe xhami, tė cilat shpeshherė shihen me sy kritik! Ne me tė huajt kėtu duhet tė punojmė pėr tė zhvilluar e konsoliduar dialogun e jo t’i anashkalojmė ata, dhe kjo duhet tė jetė deviza jonė. Ne nuk duhet tė pėrqendrohemi vetėm nė tė metat e tyre, por duhet tė shohim edhe dobitė qė ata i sjellin shoqėrisė sonė,” pėrfundon fjalėn e tij Ederer.
Tė njėjtėn pikėpamje ka edhe z. Mustafa Ari, me profesion arkitekt, i cili thotė: “Muslimanėt kėtu nuk duhet tė tėrhiqen nė vetvete, tė izolohen, madje, tė gjithė duhet ta pėrvetėsojnė mirė gjuhėn gjermane si dhe tė kenė mė shumė kontakte me njerėzit e rrethit ku jetojnė.”
S’ka dyshim se zhvillimet e fundit kanė ndikuar qė edhe komuniteti musliman nė Gjermani tė ndjehet i shqetėsuar pėr shkak tė procedurave burokratike nė marrjen e nėnshtetėsisė gjermane, pėr tė mbėrritur tek botimi i karikaturave fyese ndaj Profetit Muhamed (a.s.); e kėshtu me radhė, pėrfundon artikulli.
Xhamitė nė Gjermani
Qė nga viti 1990, numri i xhamive nė Gjermani ėshtė rritur ndjeshėm. Koha e ndėrtimit tė tyre ilegal nė periferi tė qyteteve dhe zona industriale po merr fund, sepse nė vend tė tyre po ngrihen xhami tė reja dhe mjaft tėrheqėse. Sot, nė tėrė Gjermaninė numėrohen mbi 141 xhami (me minare). Po ashtu, njė numėr i madh i tyre ėshtė nė pėrfundim e sipėr, ndėrsa nė Landin e Baden Warttembergut viteve tė fundit janė ndėrtuar kėto xhami: nė Pforzheim nė vitin 1992, nė Mannheim nė vitin 1995, nė Reutlingen nė vitin 1996, nė Sindelfingen nė vitin 1998, nė Konstanz nė vitin 2000. Xhamia mė e madhe nė Gjermani ėshtė ajo e Manheimit me mbi 100.000 vizitorė nė vit.
Njėra nga xhamitė e planifikuara pėr t’u ndėrtuar ėshtė edhe ajo nė Munih, e cila aktualisht ballafaqohet me mosaprovimin e lejes sė ndėrtimit, ngaqė vetė kėshilltari komunal Manuel Pretzl ėshtė kundėr ndėrtimit tė saj nė lagjen Gotzinger Platz tė qytetit. Mbase problem tjetėr ka paraqitur plani arkitekturor i saj ndaj tė cilit kėshilli komunal ka dhėnė vėrejtjet e tij. Kėshtu qė mė nė fund ėshtė aprovuar projekt-plani i arkitektit Walter Hofler, njė plan-maket i xhamisė me dy minare me lartėsi prej 41 metrash secila, me zyra dhe lokale pėrcjellėse pėr nevojat e besimtarėve. Mirėpo, problemi kryesor thotė z. Pretzl, qėndron tek pakėnaqėsia e banorėve pėr ndėrtimin e saj, pėr faktin se kanė frikė se mos pas 20 viteve nga kėto minare thirret ezani nga myezini i xhamisė... Njė gjė e tillė thotė ai ėshtė e pamundur, sepse minaret nuk kanė platformė (rrathėt) mbi tė cilėt mund tė qėndrojė myezini!? Siē shihet edhe nė foto, qė tė dy minaret janė pa rrathė sikundėr ato ndėrtohen zakonisht. Fillimi i ndėrtimit tė saj planifikohet tė nisė nė vitin 2008.

                                                                            [2006] RiniaIslame.com