Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi


Shitėblerja nė Islam

 

All-llahu thotė:

"All-llahu ka lejuar shitėblerjen dhe ka ndaluar kamatėn...". (El-Bekare: 275) dhe

"O ju qė keni besuar mos e hani pasurinė e njėri tjetrit pa tė drejtė, nė pėrjashtim tė rastit kur bėni shitėblerje". (En-Nisa: 29).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Shitėsi dhe blerėsi kanė tė drejtė tė zgjedhin, pėrderisa nuk janė ndarė nga ai vend". (Buhari dhe Muslim).

Krejt muslimanėt janė tė pajtimit se shitėblerja ėshtė e lejuar, sepse ėshtė e pamundur qė njerėzit tė jetojnė pa kėtė gjė. (shiko: fethul-bari, 4/287)

Vlera e fitimit me dorėn tėnde

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Askush nuk mund tė hajė ushqim mė tė mirė sesa ajo qė e fiton me dorėn e vet. Davudi [alejhis-selam] hante nga ajo qė fitonte me dorėn e tij". (Buhariu) dhe

"Mė mirė ėshtė pėr njė musliman ta mbledh njė grumbull krėndesh nė shpindė (dhe ta shesė) sesa tė kėrkon prej ndokujt: e ai ose i jep ose nuk i jep". (Buhariu).

Nuk duhet tė gėnjen njeriu nė shitėblerje

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

"Shitėsi dhe blerėsi kanė tė drejtė tė zgjedhin, pėrderisa nuk janė ndarė nga ai vend. Nėse flasin drejtė dhe sqarojnė ju jipet bereqet nė atė shitėblerje, e nėse fshehin dhe rrejnė, atėherė largohet bereqeti i shitėblerjes sė tyre". (Buhari dhe Muslim).

"Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit, andaj nuk i lejohet njė muslimani ti shet vėllaut tė vet diē e mos t'ia tregon tė metat". (sahih; Ibn Maxhe).

Ndalohet mashtrimi

"Njė herė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi pranė njė njeriu i cili shitke ushqim dhe e futi dorėn e tij nė kėtė ushqim. Kur pa sė ėshtė duke mashtruar tha: Nuk ėshtė prej nesh ai qė mashtron". (sahih; Ibn Maxhe).

DUAJA E HYRJES NE TREG

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَشَرِيكَ لَهُ ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ يُحْيِي وَيُمِيتُ وَهُوَ حَيٌّ لاَ يَمُوتُ بِيَدِهِ الْخَيْرُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ.

La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu, juhji ve jumitu, ve Huve hajjun la jemutu bi jedihi el-hajru ve Huve 'ala kul-li shej`in Kadir.

(S`ka tė adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut, Njė dhe tė pashoq; Atij i takon sundimi dhe vetėm Atij i takon falėnderimi; Ai jep jetė dhe vdekje, ndėrsa Ai ėshtė i Gjallė i Cili nuk vdes kurrė. Nė Dorėn e Tij ėshtė e mira (hajri) dhe mbi ēdo send Ai ėshtė i plotfuqishėm). "Kush e thotė kėtė fiton njė milion tė mira, i fshihen njė milion tė kėqija dhe i ndėrtohet njė shtėpi nė xhennet". (hasen; Ibn Maxhe dhe Tirmidhiu)

Shitėblerjet qė janė tė ndaluara

1- Shitėblerja "Garar".

"Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar nga shitėblerja garar". (Muslimi)

Imam Neveviu e sqaron kėtė duke thėnė:

"Kėtė ndalesė qė e ka bėrė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga ky lloj tregtie ėshtė njė rregull i madh nė kaptinėn e shitėblerjes, andaj Imam Muslimi e ka pėrmendur nė fillim tė kėsaj kaptinė tė librit tė vet "Sahihul-Muslim". Ky hadith kaplon shumė ēėshtje, prej tyre janė: shitja e robit tė ikur, mallit qė nuk ekziston, mallit tė panjohur, mallit qė nuk mund ta dorėzosh, mallin qė shitėsi nuk e posedon, ose shitja e peshqėve tė njė uji shumė tė madh, ose shitja e qumėshtit qė gjindet nė gjirin e lopės, ose shitja e viqit nė bark tė lopės, etj. Krejt kėto lloje tė shitjeve janė tė pavlerė sipas sherijatit, sepse nuk ėshtė shitėblerje e qartė. ("Sherhu sahihil-muslimi", 10/ 156).

2- Shitja e asaj qė nuk e ke pranė teje.

Hakiim ibn Nizami thotė: i thashė Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: O i Dėrguar i All-llahut, nėse njė njeri kėrkon prej meje qė tė blejė diē, mirėpo unė nuk e kam pranė, a ti shes? Tha: mos shit atė qė nuk e ke pranė (nuk e posedon)". (Sahih; Ibn Maxhe).

3- Shitja e asaj qė e ke blerė para se ta marrish.

Ibn Abbasi radijall-llahu anhu thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Kush blen ndonjė ushqim mos ta shet derisa ta merr". Ibni Abbasi radijall-llahu anhu thotė: mendoj se tė gjithė mallėrat kanė tė njejtėn pozitė". (Buhariu dhe Muslimi).

4- Tė ndėrhysh nė shitėblerjen e vėllaut tėnd.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Mos tė ndėrhyjė ndokush nė shitjen e vėllaut tė vet". (Buhariu dhe Muslimi).

5- Shitėblerja El-I'jne.

Shitėblerja El-I'jne ėshtė kur tė blesh nga njė person diē me kiste, e t'ia shesish tė njejtit njeri me ēmim mė tė vogėl dhe me para nė dorė.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Kur tė bėni shitėblerjen El-I'jne, kur tė kujdeseni pėr bishtat e lopėve, kur tė kėnaqeni me bujqėsi dhe ta leni xhihadin pas shpinde, All-llahu do t'ju lėshojė nėnēmim tė cilin nuk do ta largojė derisa ti ktheheni fesė suaj". (Sahih; Ebu Davudi).

6- Shitėblerja me kiste.

Nė kohėn e fundit me tė madhe ėshtė pėrhapur shitėblerja me kiste. Kjo shitėblerje domethėnė shitje e njė malli nė kiste duke iu rritur ēmimi pėrball vonesės nė pagesė. P.sh. Njė mall mund te jetė 100 dinar, me para nė dorė, kurse 120 dinar me kiste. Kjo shitėblerje ėshtė prej shitėblrejeve tė ndaluara.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Kush bėn dy shitje nė njė shitje, atij i takon ēmimi mė i vogėl pėrndryshe ėshtė kamatė". (hasen; Ebu Davudi).

Cka nuk lejohet tė shitet

1- Alkooli

Aisheja radijall-llahu anha thotė: "Kur zbritėn ajetet e sures Bekare deri nė fund, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] doli dhe tha: "Eshtė ndaluar tė tregtohet me alkool". (Buhariu dhe Muslimi).

2- Coftina, derri dhe idhujt.

Xhabiri [radijall-llahu anhu] thotė: Kam dėgjuar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ditėn e ēlirimit tė Mekkes duke thėnė: "All-llahu dhe i Dėrguari i Tij kanė ndaluar shitjen e alkoolit, coftinės, derrit dhe idhujve. I thanė: O i Dėrguar i All-llahut, ē'tė bėjmė me dhjamin e coftinės? Me te lyhen anijet dhe lėkurat, dhe pėrdoren pėr ndriēim. Ai tha: Edhe kjo ėshtė e ndaluar. Vazhdoi dhe tha: All-llahu i vraftė ēifutėt. Kur All-llahu ua ndaloi dhjamin, ata e shkrinė; e shitėn (si vaj) dhe e ngrėnėn ēmimin e saj". (Buhariu dhe Muslimi).

3- Qeni.

Ebu Mesud Ensariu [radijall-llahu anhu] thotė: "Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar marjen e ēmimit tė qenit, mehrin e lavires dhe ėmbėlsirat e fallxhorit". (Buhariu dhe muslimi).

4- Fotografi tė krijesave qė kanė shpirtė.

Seid ibn Ebul-Hasani thotė: Isha te Ibni Abbasi [radijall-llahu anhu] kur erdhi te ai njė njeri, e i tha: Une fitoj nga ajo qė e punojė me dorėn time, unė vizatoj kėto piktura. Ibni Abbasi [radijall-llahu anhu] i tha: Po tė tregojė atė qė kam dėgjuar nga Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: "Kush pikturon ndonjė fotografi, All-llahu ate do ta denojė derisa ti jep shpirtė, kurse kurrė nuk mundet ti jep shpirtė". U dridh shumė ky njeri dhe u zverdh. Atėherė Ibni Abbasi [radijall-llahu anhu] i tha: Nėse medoemos duhet ta bėsh kėtė, atėherė pikturo drunj dhe ēdo krijesė qė s'ka shpirtė". (Buhariu dhe Muslimi).

5- Frytin para se tė pjeket.

Enesi [radijall-llahu anhu] thotė se "Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar tė shitet fryti para se tė shohim a ėshtė i pjekur ose jo...". (Buhariu).

Ibn Omeri [radijall-llahu anhu] tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar tė shitet gruri deri satė shihet a ėshtė pjekur dhe tė jetė e shėndoshė nga tė metat". (Muslimi).

Rreth kamatės (riba)

Kamata ėshtė e ndaluar me Kur'an, me sunnet dhe me ixhma.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

"O ju qė keni besuar, keni dro All-llahun dhe lėreni atė qė ka mbetur nga kamata, nėse jeni besimtarė. Nėse kėshtu nuk veproni ju ėshtė proklamuar luftė nga All-llahu dhe Pejgamberi, e nėse pendoheni, juve ju takon kapitali, as nuk bėni padrejtėsi dhe nuk ju bėhet padrejtėsi". (El-Bekare: 278-279).

"Ata qė e hanė kamatėn nuk ngrehen ndryshe pos siē ngrehet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit." (El-Bekare: 275).

"All-llahu zhduk kamatėn dhe shton lėmoshėn, All-llahu nuk e do asnjė besėprerė dhe mėkatar." (El-Bekare: 276).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "largohuni shtatė mėkateve shkatėrruese. Thanė: cilat janė ato? Tha: T'i bėsh All-llahut ortak, magjia (sihri), vrasja e njeriut pa tė drejtė, ngrėnja e kamatės, ngrėnja e pasurisė sė jetimit, ikja nga beteja dhe shpifja ndaj grave besimtare tė ndershme". (Buhariu dhe Muslimi).

Xhabiri [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka mallkuar ngrėnėsin e kamatės, ai qė e mer pėrsipėr kryerjen e kėsaj pune, notari, dėshmitarėt. Tė gjith kėta janė tė barabartė". (Muslimi).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Kamata ėshtė shtatėdhjet e disa lloje, mė e lehta prej tyre ėshtė mėkat sikur kur njeriu bėn zina me nėnėn e vet". (sahih; Hakimi).

"Tė hash njė dirhem kamatė ėshtė ma mėkat i madh sesa tė bėsh tridhjet e gjashtė herė zina". (sahih; Ahmedi).

"Secili qė miret me kamatė, fundi i tij do tė jetė pakėsim i pasurisė". (sahih; Ibn Maxhe).

Llojet e kamatės

Kamata ndahet nė dy pjesė:

- kamata nė kohė (nesie), dhe

- kamata nė vlerė (fadl).

Kamata nė kohė ėshtė kushtėzimi i vlerės plotėsuese qė e mer huadhėnėsi nga ai qė ka marur hua, pėrshkak tė pritjes.

Kurse kamata nė vlerė ėshtė ndėrrimi i parave me para tjera, ose i njė ushqimi me ushqim tjetėr me shtesė.


Bekir Halimi,
12.1.2001