Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Dita e fundit

Besimi nė ditėn e fundit ėshtė kusht esencial prej kushteve tė imanit, ėshtė pjesė e rėndėsishme prej pjesėve tė njohjes sė robit Zotin e tij.

E si tė mos jetė, kur kjo ia vėrteton njeriut njohjen e vendit nė tė ciln do tė mbarojė kjo ekzistencė me tokėn e saj, luginat dhe malet e saja, me njerėzit dhe gjallesat e saja dhe me tė gjitha krijesat tjera.

2)

E kur njeriu ta dijė se ēka do tė bėhet ai me pasurinė, rininė, shtėpinė dhe fėmijėt e tij, atėherė do tė mund tė jetonte jetėn e tij ashtu siē dėshiron All-llahu i Lartėsuar nga ai, prej adhurimit, nėnshtrimit dhe obligimeve me tė cilat e ka obliguar All-llahu i Lartėsuar ate. Gjithashtu do tė mund tė pėrcaktonte qėllimin e tij pėr kėtė botė dhe ti merr mjetet dhe metodat qė lidhen me qėllimin dhe qė me to ta arrijė qėllimin (cakun).

E sa i pėrket atij i cili e ka humbur kėtė njohje dhe nuk ndalet para saj, e as qė zemra e tij bindet se kjo jetė e ka edhe fundin e saj ku do tė mbarojė dhe do tė do tė vuloset ēdo gjė, atėherė jeta e tij do tė bėhet e pavlerė, e paqėllimtė dhe pa cak.

3)

All-llahu i Lartėsuar na ka sqaruar nė Kur’anin Fisnik se Ai i ka krijuar krijesat e Tija pėr njė qėllim mė tė lartė dhe synim mė tė plotė. E pasi qė Zoti jonė e krijoi njeriun, ia nėnshtroi atij ēka ka nė qiej e nė tokė dhe e bėri atė zotėrues tė tokės dhe tė asaj qė gjindet nė tė, a thua vallė e tėrė kjo pa ndonjė qėllim dhe pa ndonjė cak? Kjo ėshtė qėshtje prej tė cilės na ka larguar All-llahu i Madh.

Thotė All-llahu i Lartėsuar:

" A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se nuk do tė ktheheni te Ne? I lartė ėshtė All-llahu, Sundues i vėrtetė, nuk ka tė adhuruar tjetėr veē Tij, Zot i Arshit bujar." ( suretu el-Muėminun 115).

4)

Dita e fundit fillon me shkatėrrimin e kėsaj eksistence, me ē’rast do tė vdesė ēdo gjallesė, do tė ndėrrohet toka dhe do tė merr pamje tjetėr, e gjithashtu edhe qiejtė.

E pastaj All-llahu do t’i ringjallė tė vdekurit nga varrezat dhe ua rikthen atyre jetėn pėrsėri.

Thotė All-llahu i Lartėsuar"

" A mendon njeriu se do tė lihet duke mos zėnė asgjė ( pa kurrfarė pėrgjegjėsie). A nuk ka qenė ai njė pikė ujė qė derdhet. E pastaj u bė gjak i trashė, e Ai e krijoi dhe e pėrsosi? Dhe prej tij Ai i bėri dy lloje: mashkullin dhe femrėn. A nuk ėshtė Ai (Zot) i fuqishėm qė i ngjall tė vdekurit? ( suretu el- Kijame 36-40).

5)

E pas kėsaj jete tjetėr, do ta llogaritė All-llahu i Lartėsuar ēdonjėrin individ prej njerėzve pėr atė qė ka punuar nė jetėn e kėsaj bote prej tė mirave apo tė kėqiave. Ai qė ėshtė mirėbėrės nė jetėn e kėsaj bote, bėnė vepra tė mira ai edhe do tė ngritet me vepra tė mira dhe pėr tė gjitha kėto All-llahu ia paguan me xhennet.

Ndėrsa ai qė ėshtė keqėbėrės nė jetėn e kėsaj bote, punon vepra tė kėqia, nuk e kryen atė qė ia ka obliguar All-llahu atij prej mirėsive, ate e shpėrblen All-llahu pėr veprat e tij tė kėqia me zjarrin e xhehennemit.

6)

Tė besuarit nė ditėn e fundit ėshtė tejet i rėndėsishėm, e rėndėsia e tij shfaqet me njė fotografi tė qartė gjatė leximit tė ajeteve Kur’anore tė cilat u pėrmendėn mė parė.

Thotė All-llahu i Lartėsuar: " ... por mirėsi e vėrtetė ėshtė ajo e atij qė i beson All-llahut, ditės sė gjykimit..." ( suretu el-Bekare 177).

All-llahu i Lartėsuar e ka ndėrlidhur tė pėrmendurit e ditės sė kijametit me besimin nė Te, e kjo nuk ndodh pėr tjetėr, pėrpos pėr shkak tė rėndėsisė dhe vlerės sė saj tė madhe. Ai i cili e lexon Kur’anin Fisnik sheh nė tė ajete tė shumta tė cilat e pėrmendin atė dhe flasin mbi tė. Pothuajse nuk ka kaptinė qė nuk flet mbi kėtė ēėshtje e cila i ėshtė e afėrt mendjeve dhe kuptimeve, herė me argumente e fakte, e herė me sjelljen e shembujve.

7)

Lexuesi i ajeteve Kur’anore vėrenė se dita e fundit ka edhe disa emra tė veēantė dhe ēdo emėr prej kėtyre emrave tregon ngjarjet dhe skenat tė cilat do tė ndodhin nė atė ditė madhėshtore, nė ditėn e fumdit.

E ajo ėshtė "dita e ringjalljes" siē thotė Zoti ynė i Lartėsuar:

" E atyre qė iu ėshtė dhėnė dija dhe besimi thonė: "Ju keni qėndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri nė ditėn e ringjalljes, e kjo pra, ėshtė dita e ringjalljes, por ju ishit qė nuk e pranonit." (suretuerr-Rrum 56).

Ajo ėshtė "dita e ngritjes, kijametit", ditė kur njerėzit do tė ngriten pėr tė dhėnė llogari para All-llahut, ashtu siē thotė Ai i Lartėsuari:

"E ata qė bėnė gėnjeshtėr ndaj All-llahut, do t’i shohėsh nė ditėn e kijametit, fytyrat e tyre tė nxira. A nuk ėshtė nė xhehennem vendi i arrogantėve." (suretu ez-Zumer 60).

Ajo ėshtė "ēasti pėrfundimtar", ashtu siē thotė Zoti ynė i Lartėsuar:

"O ju njerėz, ruanu dėnimit nga Zoti i juaj, sepse dridhja pranė katastrofės sė ēastit pėrfundimtar ėshtė njė llahtari e madhe." (suretu el-Haxh 1).

Ajo ėshtė "dita e llogarisė", siē thotė All-llahu i Lartėsuar:

" Musai tha: "Unė iu kam mbėshtetur Zotit tim dhe Zotit tuaj qė tė mė mbrojė prej ēdo kryeneēi, qė nuk i beson ditės sė llogarisė." (suretu Gafir 27).

E pėrė kėtė ditė pėrfundimtare ka edhe emra tjerė tė shumtė pėrveē kėtyre.

8)

Kur’ani ka vėnė nė dukje rėndėsinė e gjithė kėsaj ēėshtje qė ka tė bėjė me kėtė ditė pėr shumė shkaqe:

E para: Politeistėt ( mushrikėt) prej arabėve e injoronin dhe nuk e pranonin kėtė.

E dyta: Besimi nė ditėn e e fundit bėnė qė jeta tė tė jetė mė e fuqishme, kuptimplote dhe e qėllimshme.

E treta: Disa ithtarė tė feve tjera tė kota e mendonin ditėn e fundit si diēka krejtėsishtė tjetėr nga e vėrteta qė obligohet tė pranohet.

9)

Ajetet fisnike dhe hadithet pejgamberike rrėfejnė se fillimi i ditės sė fundit do tė bėhet me paraqitjen e ndėrrimeve tė mėdha tė pėrgjithshme tė kėsaj bote nė tė cilėn jetojmė me tokėn dhe qiellin e saj.

Do tė ēahet qielli.

do tė shkapėrderdhen yjet.

do tė pėlcasin kodrat.

do tė rrėnohet ēdo gjė.

Thotė All-llahu i Lartėsuar:

" Ditėn kur toka ndryshohet nė tjetėr tokė, e edhe qiejt (nė tjerė qiej), e ata (njerėzit) tė gjithė dalin sheshazi para All-llahut, Njė, Mbizotėrues." (suretu Ibrahim 48).

10)

Koha nė tė cilėn do tė ndodhė dita e fundit ėshtė gjė tė cilėn e di vetėm All-llahu i Lartėsuar e askush tjetėr pos Tij, nuk ia ka treguar kėtė askujt prej krijesave tė Tij, as ndonjė tė dėrguari apo meleku tė afėrm. All-llahu i Lartėsuar thotė:

" Vetėm Ai e di pėr katastrofėn (pėr kijametin)." (suretu Fussilet 47).

Disa prej as-habėve e kanė pyetur tė dėrguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem pėr kohėn dhe ēastin e ndodhjes sė saj, madje e pėrsėritnin pyetjen, e e urdhėroi All-llahu i Lartėsuar qė diturinė rreth saj dhe kohėn e ndodhjes sė saj ta kthenė vetėm tek Ai, i Lartėsuari. Thotė All-llahu i Lartėsuar:

"Tė pyesin ty (Muhammed) pėr ēastin e fundit (katastrofėn e pėrgjithshme) se kur do tė ndodhė ai. Thuaj: "Atė e di vetėm Zoti im, kohėn e tij nuk mund ta zbulojė askush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar askush nga krijesat). اėshtja e tij (se kur do tė ndodhė) ėshtė preokupim i rėndė ( pėr krijesat) nė qiej e nė tokė. Ajo (katastrofa) nuk vjen ndryshe, vetėm se befas. Tė pyesin ty sikur ti di pėr tė. Thuaj: "Pėr tė di vetėm All-llahu, por shumica e njerėzve nuk e dinė ( pse ėshtė e fshehtė)." (suretu el-A’raf 187).

11)

Pasi qė All-llahu i Lartėsuar t’ua rikthejė jetėn njerėzve pėrsėri, t’i nxjerrė ata prej varreve tė tyre, i tubon dhe i mbledhė afėr Vetit, qė pastaj ēdonjėrin nga ata ta llogarisė pėr atė qė ka vepruar.

Do tė dėshmojė edhe toka pėr atė qė ėshtė bėrė mbi sipėrfaqen e saj. Thotė All-llahu i Lartėsuar:

" Kur tė dridhet toka me dridhjen e saj tė fuqishme, dhe tė nxjerrė toka atė qė ka nė brendėsinė e saj ( barrėn nga brenda), dhe njeriu tė thotė:"ا’ka kjo (qė bėnė kqėtėe dridhje)?"Atė ditė, ajo i rrėfen tregimet e veta, ngase Zoti yt e ka urdhėruar atė. Atė ditė njerėzit shfaqen tė ndarė nė grupe qė tė shpėrblehen pėr veprat e tyre. E kush punoi ndonjė vepėr tė mirė, qė peshonė sa grimca, atė do ta gjejė. Dhe kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa grimca, atė do ta gjejė." (suretu-ez-Zelzele-1-8).

E jo vetėm kaq, por vėrtetė edhe gjuhėt do tė dėshmojnė, edhe duartė do tė flasin, e gjithashtu edhe kėmbėt, lėkurėt, deri atėherė kur do t’i pamundėsohet ndonjėrit gėnjeshtra apo ikja.Thotė All-llahu i Lartėsuar:

" Nė atė ditė kur dėshmojnė kundėr tyre gjuhėt e tyre, duartė dhe kėmbėt e tyre pėr atė qė ata kanė punuar. Atė ditė All-llahu ua plotėson shpėrblimin e merituar, e ata e dinė se All-llahu ėshtė Ai i vėrteti, i Qarti nė drejtėsi." (suretu-en-Nur-24).

Ja kėshtu pra plotėsohet argumenti i All-llahut ndaj botėve, e ai qė ka qenė mirėbėrės xhenneti do tė jetė vendi i tij, e ai qė i ka bėrė mėkat ndaj Zotit tė tij do tė dėnohet me zjarr, e sa pėrfundim i keq qė ėshtė ai.

Ali Hasen AbdulHamid