Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Falja e sabahut tregon sa e dona All-llahun

Gėzimi i atij djali ishte i pamasė kur njė ndėrmarrje e njohur e pranoi atė tė punoi pėr ta. Ai fluturonte mbi hėnė dhe ai ishte kandidati i vetėm i pranuar. Ai nėnshkroi kontratė qė pėrmban nė vete se ai duhet tė pranojė respektimin e orarit tė ndėrmarrjes, dėrgimin e raporteve javore rreth aktiviteteve tė tij, dhe pranimin se do tė ndėshkohej nėse shkelte rregullat...

Mė vonė, djaloshi takoi menaxherin e tij dhe i tha, “Prej nesėr e tutje, unė nuk do tė vijė nė kohė, dhe gjithashtu nuk do t’i dėrgoi raportet javore nė kohė nė vend qė tė vonohen vetėm pak. Gjithashtu unė nuk do tė tė lejojė qė tė mė dėnosh mua, dhe nuk ke tė drejtė qė tė mė pėrjashtosh nga puna.”

Nė qoftė se imagjinojmė njė situatė tė tillė, ne do qeshnim me sjelljen e atij djaloshi. Askush nuk do ta shoh ndryshe pos si njė person tė ēmendur. Si mund dikush tė marrė tė drejtė, duke marrė parasysh se ai nuk i plotėson obligimet e tij?!

Ndaj, pse shumica prej nesh bėjnė vepra tė tilla madje edhe mė tė kėqija? (Sikur qė ne

bėjmė mėkate mė tė mėdha kundėr Ligjit tė All-llahut tė Madhėruar). Si mund qė njeriu shpirtėrisht i shėndoshė ti lejoi vehtes tė gėzoj mirėsitė e All-llahut: siē janė ushqimet, pijet, veshjet dhe kėnaqėsitė jetėsore; ndėrsa nuk i kryen obligimet me tė cilat Ai e ngarkon, siē ėshtė p.sh. Namazi?! Dhe madje edhe nėse falet, ai atė nuk e kryen nė kohė tė vete ose e kryen shpejt e shpejt sikur gjeli (me shpejtėsi dhe pa kujdes). Ai gjithashtu nuk pėrputhet me tė falurit e vet e as qė e kupton atė qė thotė.

Duke u bazuar nė njė anketim tė bėrė nga web-faqja Islamway.com qė pėrfshiu mbi 4000 persona, rezultatet janė si vijon:

- 14% prej tyre asnjėherė nuk e kryen namazin nė kohė;

- 16% prej tyre rallė herė e falin nė kohė;

- 33% shpesh e falin nė kohė;

- 35% preh tyre gjithmonė e falin nė kohė.

Subhanall-llah! Ne nuk flasim rreth jurisprudencės rreth tė cilės dijetarėt nuk qenė nė ujdi ose rreth njė suneti tė cilin kush dėshiron e kryen e kush dėshiron jo. Ne flasim rreth ABC-sė sė Islamit. Ne flasim rreth faljes tė cilėn All-llahu e bėri obligim pėr tė gjithė muslimanėt – cilat do qofshin kushtet e tyre.

Atėherė kur All-llahu i Madhėruar i urdhėron muslimanėt tė falin, Ai ua tėrheq vėrejtjen rreth vonesės sė tij, duke thėnė: " Mjer pėr ata qė falen, - tė cilėt ndaj namazit tė tyre janė tė pakujdesshėm. (El Maun 107: 4-5)

Komentatorėt thonė se kuptimi i kėtij verseti ėshtė vonimi i faljes pas kohės sė caktuar. Ata gjithashtu thonė: “Vejl (Mjer)” ėshtė njė luginė qartė e zezė nė Xhehennem. A nuk i besojmė Fjalėt e Allahut?

Shumica e muslimanėve e neglizhojnė kohėn e sabahut sikur tė mos ishte aty. Prandaj ata e falin atė shumė mė vonė. Nė vazhdim, disa prej tyre e falin mu para namazit tė drekės. Disa nuk do ta falin kurrė ose do ta falin mė pastaj. Ndaj pse gjithė ky dembelllėk yni, a e meriton All-llahu i Gjithėfuqishėm kėtė? A nuk proklamojmė ne se e dona mė shumė se gjithēka tjetėr? Kur dikush prej neve e dashuron dikend me dashuri tė sinqertė, ai dėshiron ta takojė atė. Ai do tė mendojė shumė pėr tė. Kur tė ketė takim me tė, ai nuk mund tė flejė deri sa ta takojė atė qė e do. Ndaj, tė tillė janė ato faltorė tė cilėt nuk e falin namazin e sabahut nė tė vėrtetė pėr dashuri ndaj All-llahut. A i respektojnė nė tė vėrtetė ata urdhėrat e Tiij? A dėshirojnė ta takojnė Atė?

Tė paramendojmė se njė multimilioner i ofron njėrit nga punėtorėt e tij pėr ēdo ditė nga 1000$, vetėm me njė kusht, qė punėtori pėr ēdo ditė doemos ta thirrė punėdhėnėsin e tij nė mėngjez qė ta zgjojė dhe tė ik. Kjo gjė e thjesht, punėtorit nuk do t’i kushtojė mė tepėr se disa minuta nė ditė. Kjo ofertė e shkėlqyeshme dhe shpirtėgjėrė do tė zgjatė derisa punėtori tė vazhdojė rregullisht ta zgjojė punėdhėnėsin e tij. Pėrndryshe, oferta e tij do tė ndėrpritej menjėherė, dhe nga punėtori do tė kėrkohet qė t’i kthejė tė gjitha tė hollat qė i ka pranuar, nė qoftė se neglizhon vetėm njė herė ta zgjojė punėdhėnėsin pa arsye. Ndaj, nėse ti, vėllau im musliman, do tė ishe ai punėtor, a do ta neglizhoje ta thirrje shtėpinė e punėdhėnėsit? A nuk do tė kujdeseshe tė fitoje pėr ēdo ditė nga njė mijė dollarė? Me siguri qė jo – dhe nėse ndodh qė njė mėngjez tė dėshtosh – mundohu qė tė arsyetohesh se nė tė vėrtetė nuk qenė nė gjendje ta zgjosh?

Pėr All-llahun ėshtė shembulli mė i lartė, ndaj ēfarė me ty vėllau im i dashur drejt Zotit, All-llahut tė Gjithėfuqishėm? Ai ėshtė i Njė i Vetėm, qė tė jep ty mėnyrėn e jetesės dhe qė tė dhuroi ty me ēdo gjė, kėto mirėsi janė krejtėsisht shumė mė tepėr se njė milionė dollarė nė ditė. Ėshtė Ai i Gjithėfuqishėm i Cili thotė: “Dhe Ai ju dha gjithatė qė e kėrkuat (qė kėrkoi nevoja juaj) dhe, edhe nė qoftė se pėrpiqeni t’i numėroni tė mirat (nė numėr). Vėrtet, njeriu ėshtė i padrejtė dhe shumė pėr pėrbuzės.” [Ibrahim: 14 : 34]

A nuk meriton ky Zot i Gjithėmėshirshėm, Dhuruesi mė i madh, qė tė zgjohesh pėr Tė ēdo mėngjez rreth orės 5 (gjatė verės kurse gjatė dimrit edhe mė vonė) dhe ti falėnderosh Atij vetėm pesė deri nė dhjetė minuta pėr dhuntitė e mėdha tė Tij?

Gjykimi ndaj atyre qė neglizhojnė faljen e sabahut nė kohė:

All-llahu i Madhėruar thotė: “Kur tė kryeni namazin (e frikės) pėrmendeni All-llahun, kur jeni nė kėmbė, ulur, tė

mbėshtetur. E kur tė qetėsoheni (nga lufta), atėherė faleni namazin nė mėnyrė tė rregullt, pse namazi ėshtė obligim (pėr kohė) i caktuar pėr besimtarėt.” [En Nisa, 4: 103]

Islami ėshtė njė rrugė e logjikshme jetese... Ėshtė sikur njė marrėveshje nė mes Zotit tė Madhėruar dhe robit tė Tij tė pėrulur. Duke u bazuar nė kėtė marrėveshje, robi kryen detyrime tė caktuara para All-llahut. Me respekt ndaj kėtyre obligimeve, All-llahu do t’i dhuroj robit tė drejtat dhe privilegjitė. Ėshtė e pandjeshme qė ju tė pajtoheni me kontratėn, dhe, menjėherė pastaj, ju tė bėni ēfarė tė doni dhe tė neglizhoni ēfarė nuk ju pėlqen. All-llahu i Madhėruar nė Kur’an thotė: “O ju qė besuat, hyni nė islamin e tėrėsishėm (Pėrqafoni fenė islame nė tėrėsi), e mos ndiqni rrugėn e djallit, sepse ai ėshtė armik i juaji i hapėt.” [El-bakare, 2 : 208]

Komentuesit e Kur’anit thonė: Kjo nėnkupton tė pranosh Islamin me tė gjithė legjislaturėn dhe rregullat. All-llahu u hidhėrua me Benu Israilėt kur ata kryen atė qė donin nga Feja e Tij dhe neglizhuan tė tjerat. Mu pėr kėtė, Ai iu drejtua atyre duke u thėnė: “Pastaj qe, ju jeni ata qė mbytni njėri-tjetrin, i dėboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkėpunuar kundėr tyre si ėshtė mėkatė e padrejtė, e nėse ata bien te ju nė robėri, ju jepni konpensim pėr (t’i liruar) ata, e dėbimi i tyre nga vendi ėshtė i ndaluar pėr ju. A e besoni njė pjesė tė librit, e tjetrėn e mohoni? Ē’mund tė jetė ndėshkimi ndaj atij qė punon ashtu prej jush, pos poshtėrim nė jetėn e kėsaj bote, e nė ditėn e gjykimit ata hidhen nė dėnimin mė tė ashpėr. All-llahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju.” [El-Bekare: 2 : 85]

Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftė mbi tė, ata qė nuk e kryejnė namazin e Sabahut dhe jacisė me xhemat i konsideron munafikė. Ndaj ēfarė mendoni pėr ata tė cilėt nuk e falin fare, as me xhemat e as tė vetmuar nė shtėpi?

● Pejgamberi (paqja e All-llahut qoftė mbi tė): “Nuk ka falje (namaz) mė tė rėndė pėr hipokritėt (dyftyrshėt) se sa namazi i sabahut dhe i jacisė. Dhe sikur ta dinin ata ēfarė ka nė to (ēfarė shpėrblimi, thevabi), ata do tė kujdeseshin pėr tė ashtu qė do tė vinin madje duke u zvarritur.” (Transmeton Buhari)

● All-llahu i Madhėruar pėrmend se heq dorė nga ata qė neglizhojnė obligimin e namazit. Pėrveē kėsaj, Pejgamberi, paqja e All-llahut qoftė mbi tė, thotė: “Mos e leni kryerjen e namazit qėllimisht ngase kushdo qė vepron ashtu, nga ai do tė heq dorė All-llahu dhe Pejgamberi i Tij.” (Transmeton Imam Ahmedi)

Ashtu dėshiron, vėllau dhe motra ime muslimane, qė mė tė afėrmit tė heqin dorė nga ty? Ndaj si e neglizhon namazin dhe ashtu shkakton qė All-llahu tė heq dorė nda ty?

Mirė... ēfarė duhet tė bėjė unė?

● Ēdokush prej neve duhet ta rregulljo alarmin e orės qė tė ngrihet ta falė namazin e sabahut.

● Ne duhet qė namazit t’ia japim statusin e tij nė jetėt tona, dhe ne duhet ti disiplinojmė punėt tona nė koordinim me kohėt e rregullta tė namazit. (pėr fat tė keq, ne thjesht veprojmė tė kundėrtėn).

● Ne duhet tė flejmė mė herėt dhe tė zgjohemi pėr sabahun dhe mandej tė shkojmė nė punė. Manjėherė pas sabahut, All-llahu ndanė rizkun e njerėzve.

● Ēdokush prej neve duhet tė kėrkojė shoqėri e cila do ta zgjojė atė pėr faljen e sabahut. Pėrveē kėsaj, ata duhet ta ndihmojnė njėri-tjetrin nė kryerjen e veprave tė mira.

● Ne duhet gjithnjė tė bėjmė duanė e natės (para fjetjes, nė tė cilėn kėrkojmė nga Allahu qė tė na ndihmojė nė namazin tonė.

● Tė ndjehemi fajtorė nė qoftė se na ik dhe njė namaz i vetėm. Madje, ne duhet tė premtojmė qė kurrė nuk do tė pėrsėritet njė mėkat i tillė.

Le tė na bėjė All-llahu prej atyre qė nė tė vėrtetė e duan Atė. Le tė na jep sinqeritet nė fjalė dhe nė vepra. (Amin) Pėrfundimisht, ēfarėdo qė nė kėtė artikull ėshtė e drejtė, ėshtė vetėm se dhuratė nga All-llahu. Dhe ēdo gabim apo mangėsi ėshtė prej meje apo shejtanit.

Shkruar nga njė anėtar i IANA-s.

Solli nė shqip: Ebu Jasin

Ebu Jasin,
18.8.2006