Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Agjėrimi i Ramazanit

 

I falėnderuar qoftė All-llahu Zoti ynė qė na veēoi me shumė dhunti dhe begati, paqja dhe mėshira qofshin pėr krijesėn mė tė dashur Muhammedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

Nė kėtė shkrim tė shkurtėr do tė mundohemi qė nė mėnyrė tė qartė dhe koncize tė cekim disa rregulla tė rėndėsishme pėr muajin e Ramazanit dhe agjėrimin nė tė. Shpresojm se lexuesi do tė gjen disa prej pėrgjigjeve qė deri tani kanė qenė dilemė pėr tė. Al-llahu ėshtė dhuresi i suksesit

1. Agjerimi i muajit tė Ramazanit ėshtė njė prej kushteve tė Islamit dhe pėr kėtė egziston konsenzus i tėrė Ummetit Islam.

2. Me hyrjen e muajit tė Ramazanit (muaji i nėntė i kalendarit hixhrij), gjė e cila vėrtetohet mė pamjen e hėnės sė re, obligohet me agjėrim ēdo musliman, i moshėritur, mentalisht i shėndosh, qė gjindet nė vėndin e tij (nuk ėshtė udhėtar) dhe nuk ka pengesa qė pengojnė agjėrimin etij.

3. Nuk lejohet agjėrimi i ditės sė dyshimit (jeumush-shekk) e cila ėshtė dita 30 e muajit Sha’ban. I Dėrguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-leme thotė: “Mos agjėroni para Ramazanit njė apo dy ditė” Muttefekun alejhi.

4. Agjėrimi ėshtė apstinim prej gjėrave qė konsiderohen prishės sė agjėrimit (do t’i cekim mė posht) prej agimit deri nė perendim tė diellit me qėllim tė adhurimit.

5. Nėse njė mosbesimtar pranon Islamin gjatė ditės sė agjėrimit obligohet me apstinim deri nė perėndim tė diellit dhe nuk obligohet me kompensim tė agjerimit tė asaj qė ka kaluar duke e pėrfshirė edhe ditėn nė tė cilėn e ka pranuar Islamin.

6. Mustehab ėshtė qė fėmijtė nė mėnyrė graduale tė mėsohen tė agjėrojnė muajin e Ramazanit duke mos i obliguar.

7. Nėse njeriu humbė vetėdijėn gjatė ditės sė Ramazanit dhe kjo nuk zgjatė tėrė ditėn agjėrimi i tij nuk prishet por nėse nuk i kthehet vetėdija tėrė ditėn nuk konsiderohet se ka agjėruar kėtė ditė.

8. Nėse agjėrimi keqėson sėmundjen e tė sėmurit nuk i lejohet agjėrimi dhe ėshtė i obliguar qė tė prish atė.

9. Nėse agjėrimi ėshtė i vėshtirė pėr tė sėmurin atij i preferohet qė tė mos agjėron.

10. Nėse agjėrimi keqėson sėmundjen e tė sėmurit i cili vuan prej sėmundjes pashėruese njeriu nė fjalė nuk duhet tė agjėron dhe duhet tė ushqej njė tė varfur pėr ēdo ditė qė se ka agjėruar.

11. I ēmenduri nuk duhet tė agjėron as qė duhet tė shpaguaj (me dhėnė fidje) ditet qė si ka agjėruar.

12. Gruaja me mensturacione dhe ajo nė fazėn e lehonisė nuk lejohet agjėrimi i tyre. Ditėt qė nuk i ka agjėruar duhen tė kompenzohen.

13. Nėse gjakėderdhja e tyre ndėrprehet gjatė natės dhe del agimi para se tė pastrohen me larje obligohet me agjėrim dhe agjėrimi i tyre ėshtė i saktė.

14. Nėse njeriu bėhet xhunub gjatė natės dhe zgjohet pasi qė ka dal agimi kjo nuk e dėmton agjėrimin e tij.

15. Udhėtarit i lejohet mosagjėrimi gjatė udhtimit edhe nėse nuk ka vėshtirėsi nė tė.

16. Nėse gruaja shtatėzane apo ajo qė i jep gji fėmisė friket pėr shėndetin e saj apo pėr shėndetin e fėmisė i lejohet qė tė mos agjėron. Kėto dite ajo duhet t’i kompenzon

17. Bėrja e nijjetit pėr agjėrim natėn (para se tė del agimi) ėshtė vaxhib.

18. Njė nijjet mjafton pėr tėrė muajin nėse nuk ndėrpritet dhe ky ėshtė mendimi i Imam Malikut dhe kėtė mendim e ka zgjedhur Shejhul Islam Ibėn Tejmijje.

19. Nėse agjėruesi han, pin ose bėn marrėdhėnie me gruan e tij me harrese, agjėrimi i tij ėshtė nė rregull.

19. Atij tė cilit sheriati i lejon qė tė mos agjėron i lejohet ngrėnia dhe pirrja tėrė ditėn.

20. Atij tė cilit sheriati nuk i lejon qė tė prish agjėrimin e ai e prish qėllimisht obligohet me apstinim deri nė fund tė ditės.

21. Ai cili me zemrėn e tij nuk ka bėrė nijjet pėr agjėrim farz nuk konsiderohet si agjėrues edhe nėse apstinon prej ushqimit dhe marrėdhėnieve seksuale deri nė fund tė ditės.

22. Gjėrat qė prishin agjėrimin janė:

• Marrėdhėniet seksuale. Ai qė qėllimisht bėn marrėdhėnie me gruan e tij gjatė ditės sė agjėrimit duhet tė:

Pendohet sepse ka bėrė mėkat, tė kompenzon atė ditė dhe tė liron njė rob musliman apo tė agjėron dy muaj me rradhė si kefaret. Gjatė kėtyre dy muajve nuk i lejohen ndėrprerja e agjėrimit pėrpos me arsye siē janė ditet e Bajramit, sėmundje apo udhėtim (nga ky rregull del udhėtimi i cili bėhet me qėllim tė mosagjėrimit). Nėse pa arėsye nuk agjėron ndonjė ditė obligohet me agjėrim prej fillimit. Nėse nuk mund tė agjėron 60 ditė pa ndėrprerje obligohet me ushqim tė 60 tė varfur.

• Ngrėnia dhe pirja. Nė kėtė rast do t’i pėrmendim edhe injeksinet ushqyese qė e prishin agjėrimin (infuzionet). Barėrat qė jepen me injeksione intramuskulare nuk e prishin agjėrimin. Transfuzionet e gjakut e prishin agjėrimin. Injeksionet e insulinit nuk e prishin agjėrimin.

• Ejakulimi i cili bėhet si rezultat i onanimit, prekjes apo shikimit tė femrės. Nėse kjo ndodhė gjatė gjumit nuk e prish agjėrimin.

• Paraqitja e gjakut tė menstruacioneve apo lehonisė.

• Vjellja e shkatuar nga vetė personi. Nese vjell pa e shkatuar vet personi nuk prishet agjėrimi.

Kėto gjėra pėrpos menstruacioneve dhe lehonise prishin agjėrimin nėse bėhen me dije, qėllimisht dhe pa presion (qė rezikon jetėn). Nėse personi ėshtė injorantė dhe e bėn pa vetėdijė apo me presion nuk konsiderohet se ka prishur agjėrimin.

Nė fund ju pėrkujtojmė ēėshtjen e nijjetit dhe vetėdijės qė kjo vepėr tė jetė thjesht pėr All-llahun sepse pa tė asnjė vepėr nuk ėshtė e pranuar e as qė do tė shpėrblehet. Gjithashtu mundohuni qė kėtė muaj tė bekuar ta zbukuroni me adhurime tė shumta nė mesin e tė cilėve do tė zgjedhim: namazi nė pėrgjithėsi dhe namazi i natės i njohur is Teravi namaz nė veēanti, leximi i Kur’anit dhe tė menduarit pėr tė, lėmosha, kėshillimi nė punė tė mira, morali i mirė, vizita pėr hir tė All-llahut, rujatja e lidhjeve farefisnore…

All-llahun e lusim qė tė pranon adhurimet tona dhe tė na shpėrblen me Xhennetul Firdeus (grada me e lartė e xhennetit) duke e bėrė kėtė muaj dhe agjėrimin nė te ndėrmjetėsues pėr neve. Amin