Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Xhenneti

Xhenneti ėshtė vend i gjerė, madhėshtor tė cilin e ka pėrgatitur All-llahu xhel-le shanuhu pėr robėrit e Tij tė cilėt i janė nėnshtruar nė jetėn e kėsaj bote dhe i kanė rrespektuar urdhėrat e Tij. Ai ėshtė shpėrblim pėr besimin e tyre tė sinqertė dhe punėt e tyre tė mira. Thotė All-lahu i Lartėsuar:

" Dhe ngutuni ( me punė tė mira) nė falje mėkatesh nga Zoti i juaj dhe pėr njė xhennet gjerėsia e tė cilit ėshtė si gjerėsia e qiejve dhe tokės, i pėrgatitur pėr tė devotshmit."( suretu-Ali Imran-133)

2)

All-llahu i Lartėsuar nė Kur’anin e Madhėrishėm e ka quajtur (xhennetin) me shumė emra:

Xhennetul-meėva, Shtėpia e pėrhershmėrisė, Firdevs, Shtėpia e shpėtimit, Shtėpia e qėndrimit, Vendbanimi i sigurtė,e emra tė tjerė.

(3)

Nė xhennet hyn vetėm ai i cili bėnė vepra tė mira, i cili ėshtė i cilėsuar me cilėsi tė mira dhe veēori tė lavdėruara me vlerė.

All-llahu i Lartėsuar thotė:

"All-llahu bleu prej besimtarėve shpirtėrat dhe pasurinė e tyre me xhennet. Luftojnė nė rrugėn e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim tė cilin e vėrtetoi nė Tevrat, Inxhil e Kur’an. E kush ėshtė mė zbatues i premtimit tė vet se All-llahu? Pra gėzonju tregtisė qė bėtė me Tė. Ky ėshtė sukses i madh.

(Tė xhennetit janė) Edhe ata qė pendohen, ata qė sinqerisht adhurojnė, ata qė falėnderojnė, ata qė agjėrojnė, ata qė bėjnė ruku, qė bėjnė sexhde, qė urdhėrojnė pėr tė mira e ndalojnė nga tė kėqiat edhe ata qė pėrmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, pėrgėzoi besimtarėt." (Et-teube, 112).

(4)

All-llahu xhel-le shanuhu e ka cilėsuar xhennetin me begati tė pėrhershme dhe kėnaqėsia nė tė nuk pėrfundon, ēdo send qė ėshtė nė tė ėshtė pa llogari (e panumėrt) dhe nė tė ka lumenjė tė shumtė e tė mėdhenjė e tė lloj-llojshėm.

Prej tyre ka qė e kanė ujin e mirė e tė shijshėm, nuk ndryshon era e tij, e as nuk ndryshon shija apo oreksi i tij. Prej tyre ka qė janė prej qumshtit tė pastėr e tė mirė. Ka qė janė prej verės e cila ėshtė e shijshme pėr ata qė e pijnė, jo sikur vera e kėsajė bote e ndaluar, e cila e shkatėrron mendjen dhe e humb vetėdijen, gjithashtu nėn tė ka lumenj nga mjalti i kulluar.

E tė tjera pėrveē kėtyre, prej lumenjve qė rrjedhin nėn kėshtjella. Nė tė ka pemė dhe mish shpendėsh.

(5)

E prej mrekullirave qė i furnizon All-llahu xhel-le shanuhu banorėt e xhennetit janė kėto frute tė shijshme qė kanė shije tė dalluar e tė ndryshme tė cilat i ngjajnė njėra tjetrės, e banorėt e xhennetit mendojnė se ky ėshtė ushqim i njėjtė tė cilin e kanė ngrėnė mė parė, por nuk ėshtė kėshtu.

All-llahu i Lartėsuar thotė:

" E pėrgėzoi ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira se ata do tė jenė nė xhennete nė tė cilėt rrjedhin lumenj. Saherė qė u jepet ndonjė ushqim nga frytet e tij ata, thonė:"Ky ėshtė qė me tė u ushqenim edhe mė parė." Ngase u sillet ushqim i ngjajshėm (vetėm nė formė, e jo edhe nė shije). Aty do tė kenė ata bashkėshorte tė pastra dhe aty do tė jenė pėrgjithmonė" (El-Bekare,25).

(6)

Kėtė furnizim tė cilin ua pėrgatiti Zoti i tyre- i Lartėsuar qoftė-u jep qė t’i shėrbejnė djelmoshat, tė cilėt u pėrgjigjen kėrkesave tė tyre dhe ua plotėsojnė dėshirat e tyre.

Kėta djelmosha bartin enė dhe gota nga ari i pastėr, tė cilat nga bukuria dhe pėrsosshmėria e madhe u ngjajnė margaritarėve tė derdhur.

All-llahu i Lartėsuar thotė:

"Dhe atyre u sillen pėr shėrbim djelmosha qė pėrherė janė tė tillė sa qė kur t’i kundrosh tė duken si margaritarė tė derdhur." (El-Enbija, 19).

Dhe thotė: "Hyni nė xhennet, ju dhe gratė tuaja, tė gėzuar! Atyre u shėrbejnė me enė e gastare nga ari, aty do tė kenė ēka t’u dėshirojė shpirti dhe t’u kėnaqet syri. Ju do tė jeni aty pėrgjithmonė." (Ez-Zuhruf, 70,71).

(7)

Nga begatitė e xhennetit me tė cilat i begatoi All-llahu xhel-le shanuhu robėrit e Tij tė mirė besimtarė, tė cilėt veēohen prej krijesave tjera

Veshja. Veshja e banorėve tė xhennetit ėshtė nga mėndafshi i hollė dhe i trashė, e kėto rroba i kanė tė zbukuruara me ari tė kulluar e tė pastėr.

Gjithashtu vendbanimet e tyre janė tė mira, renditja e tyre ėshtė e mrekullueshme, ku ka dhoma tė ndėrtuara njėra mbi tjetrėn nėn tė cilat rrjedhin lumenj.

Thotė All-llahu i Lartėsuar: " Ndėrsa ata tė cilėt u ruajtėn pėr hirė tė Zotit tė tyre, pėr ata do tė ketė dhoma tė ndėrtuara njėra mbi tjetrėn, nėn tė cilat rjedhin lumenj. Premtim i All-llahut, All-llahu nuk then premtimin."(suretu-ez-Zumer-20).

8)

Gjėrat qė janė nė xhennet pėrngjajnė vetėm nė emra me gjėrat e kėsaj bote, ngase nė tė ka atė qė syri nuk e ka parė, veshi nuk e ka dėgjuar e as nuk ka mundur ta paramendon mendja e njeriut.Thotė All-llahu i Madhėruar:

" Pra, pėr ata qė kanė vepruar nuk di askush pėr atė kėnaqėsi (tė zemrės e shpirtit) qė u ėshtė caktuar atyre si shpėrblim."( suretu-es-Sexhde-17).

9)

Nė xhennet nuk ka mėkate e as fjalė tė kota. Nė tė ka vetėm pėrmendje dhe madhėrim tė All-lahut. Paqeja e All-llahut dhe bekimi i melaikeve ėshtė mbi besimtarėt e gjithashtu edhe besimtarėt e bekojnė njėri tjetrin.Thotė All-llahu xhel-le shanuhu"... ata do t’i vizitojnė engjėjt duke hyrė nė secilėn derė. (u thojnė) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin; sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend." ( suretu-ez-Zumer-24).

Prandaj banorėt e xhennetit janė banorė tė paqes dhe sigurisė, All-llahu xhel-le shanuhu ka nxjerrur prej zemrave tė tyre mėrzinė dhe urrejtjen ndaj njerėzve. Ata tė gjithė janė vėllezėr tė dashur dhe nė xhennet nuk i godet lodhja apo sėmundja.

10)

Begatia dhe dhuntia mė e madhe tė cilėn do ta gjejnė besimtarėt nė xhennet ėshtė se ata do ta shohin Zotin e tyre-I Madhėruar Qoftė- dhe do ta fitojnė kėnaqėsinė e Tij. Thotė All-llahu i Madhėruar:" Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara) qė Zotin e tyre e shikojnė."(suretu-el-Kijame-22-23).

Gjithashtu thotė: " ... dhe kėnaqėsi nga All-llahu qė ėshtė mbi tė gjitha."( suretu-et-Tevbe-72).

E kjo ėshtė nga plotėsimi i begative tė All-llahut ndaj robėrve tė Tij dhe nė tė njejtėn kohė nder e rrespekt i Tij ndaj tyre.

11)

Xhenneti ėshtė i pėrhershėm nuk kalon, mbetet pėrgjithmonė. Pėr kėtė arsye edhe banorėt e tij janė tė pėrhershėm, nuk iu arrinė vdekja e as shkatėrrimi.Thotė All-llahu xhel-le shanuhu

" E pėr sa i pėrket atyre fatmirėve, ata janė nė xhennet pėrgjithmonė, sa tė jenė qiejt e toka, pėrveq ata ēka do Zoti yt ( iu dhuron) shpėrblim tė pakėputur."( suretu-Hud-108).

Fshehtėsia e kėsaj pėrhershmėrie tė banorėve tė xhennetit nė xhennet ėshtė se: pasiqė All-llahu xhel-le shanuhu e ka ditur prej zemrave tė tyre kėmbėngulėsinė nė besim dhe vepra tė mira, sadoqė tė zgjatė jeta e tyre. Pėr kėtė dėshiroi All-llahu xhel-le shanuhu qė t’i shbėrblejė pėr qėllimin dhe dėshirėn e tyre, edhepse ai (xhenneti) ėhtė mė madhėshtor dhe nė shkallė mė tė lartė, u pėrcaktoi atyre kėmbim qė pėr veprat e mira dhe kėmbėngulėsinė e tyre nė adhurim (nėnshtrim) t’ua dhuroj pėrhershmėrinė nė xhennet dhe qėndrim nė te duke qenė tė begatuar, tė lumtur dhe tė gėzuar.

Ali Hasen AbdulHamid


Zjarri-Xhehennemi

Ai i cili i nėnshtrohet All-llahut xhel-le shanuhu, bėnė vepra tė mira dhe i largohet tė kėqiave kėtė do ta shpėrblen All-llahu xhel-le shanuhu me xhennet dhe do t’i dhuroj begati tė pėrhershme duke mbetur nė te pėrgjithmonė dhe nuk do tė vdesė kurrė.

Kurse ai i cili e kundėrshton All-llahun e Madhėruar, vepron punė tė kėqia e i lenė punėt e mira nuk ka dyshim se All-lahu xhel-le shanuhu do ta ndėshkon atė pėr veprat e tia tė kėqia dhe se do ta futė nė zjarrin e xhehennemit. Na faltė All-llahu neve dhe juve.

2)

Sikurse xhenneti edhe zjarri i ka disa emra:

Ai ėshtė ( Es-Seir) - zjarr i ndezur fort.

(Ledha) - flakė.

(El-Havije) - zjarrė me nxehtėsi shumė tė lartė.

(Es-Sekar) - zjarrė i cili nuk le send pa djegur.

اdo emėr prej kėtyre emrave dėshmonė pėr ashpėrsinė e ndėshkimit.

3)

All-llahu xhel-le shanuhu e ka pėrshkruar zjarrin saktėsishtė nga i cili thinjėn flokėt, shqetėsohen zemrat, qė me kėtė tė qortohen tė devijuarit pėr devijimin e tyre. Zoti xhel-le shanuhu gjithashtu ka pėrmendur se lėndė djegėse tė tij do tė jenė njerėzit dhe gurėt.Thotė All-lahu xhel-le shanuhu:" O ju qė besuat, ruane vehten dhe familjet e juaja prej njė zjarri, lėndė djegėse tė tė cilit janė njerėzit dhe gurėt. Atė (zjarrin) e mbikėqyrin engjėj tė rreptė e tė ashpėr qė nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruara"(suretu-et-Tahrim-6).

Zjarrit nuk i mjafton vetėm ajo qė do dė hudhet nė te, por do tė kėrkojė ende, nga madhėsia dhe gjerėsia qė e ka, derisa tė mos mbetet asnjė vend i zbrazėt. Thotė All-llahu xhel-le shanuhu:

" Ditėn kur Ne i themi xhehennemit:"A je mbushur?" E ai thotė:"A ka ende?"(suretu-Kaf-30).

4)

Edhe banorėt e zjarrit hanė, pinė dhe veshen , por...

اka hanė? اka pinė? اka veshin?

Thotė All-llahu i Lartėsuar: " A kjo pritje ( me shpėrblim prej All-llahut) ėshtė mė e mirė apo pema e "Zekkumit"? Ne atė e kemi bėrė pėr zullumqarėt. Ajo ėshtė njė pemė qė mbin nė fund tė xhehennemit. Pema (fryti) e saj ėshtė sikurse koka dreqėrish. E ata do tė hanė nga ajo dhe do tė mbushin barqet prej saj. Pastaj ata do tė kenė kundrejt atij ushqimi edhe ujė tė valė. Mandej kthimi i tyre ėshtė nė xhehennem."(suretu-es-Safat-61-68).

Pra ushqimi i tyre ėshtė:"Zekkum". Ai ėshtė dru prej llojeve mė tė kėqia tė drunjėve, ka shije tė idhtė dhe erė tė coftirės.

Ndėrsa pėr pijen e tyre, thotė All-llahu i Lartėsuar: " Ne kemi pėrgatitur pėr jobesimtarėt zjarr qė muret e tij ( tė flakės) i rrethojnė ata, e nėse kėrkojnė shpėtim, ndihmohen me njė ujė si katran qė pėrzhiten fytyrat. E shėmtuar ėshtė ajo pije e sa vend i keq ėshtė ai."(suretu-el-Kehf-29).

E ai ėshtė bakėr i shkrirė tė cilin e ka shkrirė zjarri, i cili i kėput zorrėt e i fėrgon fytyrat.

E pėr veshjen e tyre All-llahu xhel-le shanuhu thotė: "... e atyre qė nuk besuan u qepen rroba prej zjarri e u hudhet uji i valė mbi kokat e tyre. Qė me atė u shkrihet krejtė ē’ka nė barqet e tyre e edhe lėkurat. Pėr ata janė edhe kamxhikėt e hekurtė."(suretu-el-Haxh-20-22).

5)

Kėshtu ėshtė jeta e banorėve tė xhehennemit...

Dėnim e fatkeqėsi.

Dėshprim e ndėshkim.

Nuk vdesin e qė me kėtė tė pushojnė, e as nuk jetojnė jetė tė kėndėshme qė me kėtė tė dėfrehen.

Thotė All-llahu i Lartėsuar: " E do t’i shmanget asaj, ai qė ėshtė shumė i keq. I cili do tė hyjė nė zjarrin e madh. Dhe aty as nuk do tė vdesė e as nuk do tė jetojė."( suret-el-Ala-11-13).

Dhe thotė: " ثshtė e vėrtetė se ata qė mohuan argumentet Tona, do t’i hudhim nė zjarr. Sa herė qė u digjen lėkurat e tyre, Ne u ndėrrojmė lėkura tjera qė tė shijojnė dėnimin. All-llahu ėshtė i PlotėFuqishėm i Drejtė."(suretu-en-Nisa-56).

6)

Ndalu dhe shiko, a do tė mund ta prekėsh zjarrin apo t’i afrohesh atij nė shtėpinė tėnde?

Nėse do ta bėje kėtė do tė tė digjej dora jote. Pėr kėtė t’i largohesh prej tij dhe nuk i afrohesh. E ky zjarr prej tė cilit t’i ruhesh s’ėshtė gjė pos diēka e vogėl.

اka do tė bėshė pra?

Nuk ka dyshim se largimi yt nga ky zjarrė pėrcėllues do tė jetė mė i madh se ikja dhe largimi yt nga zjarri i kėsaj bote, tė cilin e sheh nė shtėpinė tėnde.

Kur ta njohėsh gjithė kėtė, dije se zjarri mė i madh dhe mė i fortė (mė pėrcėllues) nė kėtė botė as pėr sė afėrmi nuk mund t’i afrohet zjarrit tė xhehennemit.Thotė Pejgamberi sa-lall-llahu alejhi ve selem:" Zjarri i juaj tė cilin ju e ndezni ėshtė pjesa e shtatėdhjetė e vapės sė xhehennemit.Njė nga tė pranishmit tha:"Pėr (pasha) All-llahun o i dėrguar i All-llahut sikur tė jetė edhe sa ky (i kėsaj bote) do tė mjaftonte! Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem i tha:"E kėtij do t’i shtohen edhe 69 pjesė tjera, tė gjitha me nxehtėsi sa ky."

7)

Banorėt e xhehennemit dallojnė ( nuk janė tė njejtė) nė shkallėn ndėshkimit, prej tyre ka qė do tė kenė ndėshkim tė ashpėr, disa do tė kenė mė lehtė se kjo...

Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem na ka lajmėruar pėr atė qė do ta ketė dėnimin mė tė tė lehtė. A thua vallė ēfarė ėshtė ai dėnim?Si do ta ndien vehten ai i cili do tė hudhet nė tė?

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem thotė:" Dėnimin mė tė ultė do ta ketė njeriu tė cilit do t’i vishen nallet nga zjarri , e nga kjo do t’i vlojnė trutė, ashtu siē vlon uji nė enėn e bakrit, askush nuk ka parė ndėshkim mė tė madh, e ky do tė jetė ndėshkimi mė i lehtė pėr ta."

8)

E besimtarėt e mirė tė cilėt i janė nėnshtruar Zotit tė tyre, i janė pėrgjigjur urdhėrave tė Tij dhe janė larguar nga ndalesat dhe qortimet e Tij, ata nuk do t’i godet asgjė nga kjo.

Por...

Ka disa nga besimtarėt, falen, agjėrojnė... por tė cilėt biejnė nė disa mėkate, kundėrshtojnė disa ndalesa dhe i lėjnė disa obligime ...A thua vallė si do tė jetė gjendja e tyre? A do tė jenė nė xhennet apo nė zjarr. Thotė All-llahu xh.sh.

" Nė ditėn e gjykimit Ne do tė vėmė peshoja tė drejta, e askujt nuk i bėhet e padrejtė asgjė, edhe nėse ėshtė (vepra) sa peshoja e njė kokrre tė melit Ne do ta sjelim atė.E mjafton qė Ne jemi llogaritės."(suretu-el-Enbija-47).

E All-llahu i Lartėsuar ėshtė mė i Urti i tė urtėve, mė i drejti i tė drejtėve... E Ai, i Lartėsuar qoftė pėr ata qė do tė jenė nė kėtė gjendje kėshtu do tė gjykojnė; do tė peshojnė mes veprave tė tija tė mira dhe tė kėqia pėr tė cilat nuk ėshtė penduar, e nėse peshojnė mė rėndė tė mirat atėherė ai do tė jetė nė xhennet. Por nėse mėkatet e tija janė mė tepėr do tė hynė nė zjarr, e pastaj aty do tė dėnohet aq sa ka bėrė mėkate. E pasi qė t’ia plotėsojė All-llahu xh.sh. dėnimin nė bazė tė drejtėsisė dhe urtėsisė sė Tij, do tė del prej aty dhe do tė hyjė nė xhennet.

9)

Zjarri i pėrhershėm nuk pėrfundon e as nuk fiket kurrė. Banorėt e zjarrit nuk do t’i godet vdekja, e as nuk do tė pėrfundojnė. Thotė All-llahu i Lartėsuar:

" E pėr sa i pėrket atyre fatkėqinjėve, ata do tė jenė nė zjarr, aty ata kanė dihatje, kėrhamazė tė vėshtirė ( nė frymėmarrje). Aty janė pėrgjithmonė, sa tė jenė qiejtė dhe toka, pėrveq atė ēka do Zoti yt, vėrtetė Zoti yt punon ēka dėshiron."(suretu-Hud-106-107).

Fshehtėsia e mbetjes sė banorėve tė xhehennemit pėrgjithmonė nė zjarr ėshtė se ata ishin kryefortė (kėmbėngulės) nė veprimin e mėkateve, e All-llahu xh.sh. u lejoi qė tė veprojnė atė qė kanė zgjedhur, e edhe po tė jetonin me qindėra vite do tė mbeteshin nė mosbesimin dhe kryefortėsinė e tyre.

Thotė All-llahu i Lartėsuar: " E sikur t’i shihje ata kur janė ndalur pranė zjarrit e thonė:" Ah, sikur tė ktheheshim ( nė dunja) tė mos pėrgėnjeshtrojmė faktet e Zotit tonė e tė bėhemi nga besimtarėt. Jo,( s’ėshtė ashtu) po atyre u doli nė shesh ajo qė e mbanin fshehtė mė parė, prandaj edhe sikur tė ktheheshin ata do tė pėrsėritnin atė qė e kishin tė ndaluar, e s’ka dyshim, ata janė gėnjeshtarė."(suretu-el-En’am-27-28).

Ali Hasen AbdulHamid