Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Tė dėrguarit dhe lajmėtarėt

Pasiqė All-llahu i Lartėsuar krijoi krijesat e Tij, zgjodhi prej njerėzve disa burra qė t’ua dorėzojė atyre emanetin e kumtimit tė urdhėresave tė Tij dhe t’i informojnė njerėzit me atė qė e kėrkon Zoti prej tyre dhe me atė qė i obligon dhe i ndalon nga ajo.

All-llahu i Lartėsuar thotė:

"All-llahu e zgjodhi ( pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerė ( tė asaj kohe)." ( suretu Ali Imran 33).

" Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni! " ( suretu el-Enbija 25).

2)

Qėllimi esencial pėr shkak tė sė cilit All-llahu dėrgoi pejgamberėt dhe i autorizoi lajmėtarėt, ėshtė tė ftuarit e njerėzve nė adhurimin ndaj All-llahut dhe tė pėrqėndruarit nė ligjin dhe programin e Tij. All-llahu i Lartėsuar thotė:

" Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t’u thonė:" Adhuroni vetėm All-llahun e largonu djajve ( adhurimit tė tyre)." (suretun-Nahl 36).

E tė pėrqėndruarit nė fenė e tij nuk ėshtė vetėm me namaz e agjėrim, mirėpo me ēdo gjė me tė cilėn All-llahu i urdhėroi robėrit e Tij, qė zemrat e tyre tė besojnė nė Tė, apo t’i kryejnė urdhėrat e Tij nė veprat dhe punėt e tyre. Prandaj, tė pėrqėndruarit nė fe kėrkon tė besuarit nė All-llahun, nė engjėjtė e Tij, librat, tė dėrguarit e Tij, ditėn e fundit, e gjithashtu kėrkon edhe punėt e mira, obligimet e kėrkuara, si namazin, agjėrimin e tė ngjashme me tė cilat All-llahu i obligoi robėrit e Tij.

3)

Te kėto obligime, urdhėra e mėsime krijesat nuk kanė mundėsi qė tė arrijnė vetėm me mendjet e tyre, pa ndėrhyrjen e fjalėve tė All-llahut tė Lartėsuar atyre pėr ato. Por i mėsuan ato me shpalljen e All-llahut tė Lartėsuar tė dėrguarve tė Tij me kumtimin e pejgamberėve tė All-llahut urdhėrat e Tij drejtuar atyre.

All-llahu i Lartėsuar thotė:

" Ai ėshtė qė arabėve tė pashkolluar u dėrgoi Pejgamberin nga mesi i tyre qė t’ju lexojė ajetet e Tij t’i pastrojė ata, t’ua mėsojė librin dhe sheriatin, edhe pse mė parė ata ishin nė njė humbje tė qartė." ( Suretul-Xhumua 2).

E kush i pėrgjigjet pejgamberėve tė All-llahut dhe lajmėtarėve tė Tij, ai ėshtė prej tė shpėtuarve, e kush refuzon fjalėt e tyre dhe nuk pranon thirrjet e tyre ai ėshtė prej tė dėshtuarėve.

4)

All-llahu i Lartėsuar e ka obliguar muslimanin qė tė besojė nė tė gjithė pejgamberėt e All-llahut dhe lajmėtarėt e Tij, duke mos bėrė dallim midis njėri tjetrit, ngase tė gjithė janė tė dėrguar nga All-llahu te krijesat e Tij. Thotė All-llahu i Lartėsuar:

"Ju (besimtarė) thuani:" Ne i besuam All-lahut, atė qė na u shpall neve, atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhėsve (tė Jakubit qė ishin ndarė nė dymbėdhjetė kabile), atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė iu ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre Pejgamberėve, ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin prej tyre dhe ne vetėm Atij i jemi bindur." ( suretul-Bekare 136).

Gjithashtu thotė:

" I dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi All-llahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarite Tij..." ( Suretu el-Bekare 285).

5)

Mirėpo, nėse beson ndonjėri prej njerėzve nė disa pejgamberė, por nuk beson nė tė tjerėt, ai ėshtė i gjymtė nė imanin (besimin) e tij ndaj tyre, i tilli ėshtė pabesimtar, All-llahu atė nuk e futė nė xhennet, por e dėnon me zjarrin e xhehennemit, All-llahu na mbrojtė prej tij. Thotė All-llahu i Lartėsuar:

" S’ka dyshim se ata qė nuk besojnė All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, dėshirojnė tė bėjnė dallim mes All-llahut dhe tė dėrguarėve tė Tij thonė:" Ne i besojmė disa e nuk i besojmė disa tė tjerė" e mes kėtij duan tė marrim njė rrugė. Tė tillėt janė jobesimtarėt e vėrtetė..."( suretu en-Nisa 150-151).

Ky besim nė tė dėrguarit ėshtė obligim pėr besimtarėt i cili i bėnė qė tė dijnė numrin e pejgamberėve dhe lajmėtarėve, shpalljet dhe mesazhet e tė cilėve parakaluan pejgamberinė e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem, e tė besojnė nė ta nė pėrgjithėsi dhe ta njohin mesazhin dhe pejgamberinė pėrfundimtare, vulėn e mesazheve dhe shpalljeve, e kjo ėshtė pamėdyshje, shpallja dhe mesazhi i tė dėrguarit Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve selem.

6)

Disa prej kėtyre pejgamberėve dhe lajmėtarėve, All-llahu i Lartėsuar i ka pėrmendur nė Kur’anin Fisnik, kurse disa prej tyre nuk i ka pėrmendur. Thotė All-llahu i Lartėsuar:

"Dhe (dėrguam) tė dėrguar mė parė qė tė rrėfyem pėr ta dhe tė dėrguar tė tjerė pėr tė cilėt nuk tė rrėfyem..."(suretu en-Nisa 164). E ata pėr tė cilėt na ka rrėfyer All-llahu nė Kur’an janė: Ibrahimi, Is-haku, Jakubi, Nuhu, Davudi, Sulejmani, Ejubi, Jusufi, Musau, Haruni, Zekerijau, Jahjau, Isau, Iljasi, Ismaili, Eljesau, Junusi, Luti, Hudi, Salihu, Shuajbi, Idrisi, Dhulkifli dhe Ademi.

E qė tė gjithė kėta janė 24 pejgamberė pėr tė cilėt na rrėfeu neve All-llahu i Lartėsuar nė Kur’anin e shenjtė.

7)

Kurse i njėzetė e pesti prej tyre ėshtė vula e tė gjithė atyre, i fundit prej tyre dhe zotėriu i tyre e ai ėshtė i dėrguari i Islamit, mbi tė qoftė paqja dhe shpėtimi, i dėrguar mėshirė pėr botėrat, pėr tė cilin thotė All-llahu i Lartėsuar:

"Muhammedi nuk ka qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj, por ai ishte i dėrguar i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve..."( suretu el-Ahzab 40).

E ky i dėrguar i All-llahut ka thėnė pėr veten e tij:" Unė jam zotėriu i bijėve tė Ademit, e nuk ėshtė kjo lavdėrim."

8)

Gjithashtu obligohet pėr muslimanin qė ta dijė se nuk ka pasur popull prej popujve tė kaluar nė tė gjithė shekujt e mėparshėm e qė tė mos ketė dėrguar All-llahu i Lartėsuar tė dėrguar i cili e ka thirrė popullin e tij tek All-llahu dhe e ka drejtuar atė kah e vėrteta.

All-lahu i Lartėsuar thotė:

"... e nuk pati asnjė nga popujt qė nuk pati tė dėrguar." ( suretu Fatir 24).

" Secili popull kishte tė dėrguar..." ( suretu Junus 47).

Gjithashtu thotė: " Pasha All-llahun, Ne dėrguam edhe para teje tė dėrguar ndėr popuj..." ( suretu en-Nahl 63).

Obligohet besimi nė tė gjithė kėta tė dėrguar, edhe pse nuk iu kanė pėrmendur emrat nė Kur’an tė gjithėve.

9)

I dėrguari tė cilin e dėrgon All-llahu i lartėsuar te populli i tij, ėshtė njeri i zgjedhur nga mesi i popullit tė tij, mirėpo ai posedon cilėsi tė larta dhe veēori fisnike, tė cilat nuk gjendeshin te askush pėrveē se tek ai prej popullit tė tij. All-llahu i Lartėsuar thotė:

" All-llahu zgjedh tė dėrguar prej engjėjve dhe njerėzve. All-llahu dėgjon dhe sheh." ( suretu el-Haxh 75).

Gjithashtu thotė: " Mė sė miri All-llahu e di ku ta vėrė dėrgesėn (risalen) e vet." (suretu el-Enam 124).

Pejgamberllėku apo shpallja ėshtė dhuratė e shtrenjtė nga All-llahu i Lartėsuar, i veēon me tė disa prej robėrve, e ata- siē u pėrmend- janė posedues tė cilėsive me vlera tė larta e tė plota, qė tė mund tė qėndrojnė pėrballė obligimeve tė shpalljes dhe tė jenė shembuj fisnikė qė pasohen nė ēėshtjet e kėsaj bote.

10)

I dėrguari nė tė vėrtetė ėshtė njeri i krijuar nga All-llahu, e godet ajo ēka i godet tė tjerėt: shėndet dhe sėmundje, fuqi e dobėsi, jetė dhe vdekje. All-llahu i Lartėsuar thotė:

" Muhammedi nuk ėshtė tjetėr vetėm se i dėrguar. Edhe para tij pati tė dėrguar ( qė vdiqėn ose u vranė). E nėse ai vdes ose mbytet, a do tė ktheheshit ju prapa( nga feja ose nga lufta)? E kushdo qė tė kthehet prapa nuk i bėnė dėm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t’i shpėrblejė mirėnjohėsit." ( suretu Ali Imran 144).

11)

اdo i dėrguar prej tė dėrguarve qė kanė kaluar- si njeri i krijuar nga All-llahu- nuk disponon gjithėsinė, e as qė ka nė dorė dobinė apo dėmin e ndokujt, e as qė ndikon nė dėshirėn dhe vullnetin e All-llahut, e as qė din diē nga sekreti, pėrveē atė qė ia ka mėsuar All-llahu atij, siē thotė All-llahu i Lartėsuar:

" Thuaj unė nuk kam nė dorė pėr veten time as ndonjė dobi, as ndonjė dėm, pos ēka do All-llahu. Sikur ta dija tė fshehtėn, do tė shumoja pėr vete tė dobishmet, e nuk do tė mė prekte gjė e keqe. Unė nuk jam tjetėr vetėm se qortues dhe pėrgėzues pėr njerėzit qė besojnė." ( suretu el-A’raf 188).

12)

Qė tė gjithė kėta tė dėrguar, paqeja dhe shpėtimi i All-llahut qoftė mbi ta, kanė qenė tė njė qėllimi e synimi, e ai ka qenė t’i largojnė njerėzit nga humbja, t’i nxjerrin ata nga errėsira nė dritė dhe kanė qenė thirrės nė tė mirė, drejtues dhe imamė tė pėrmirėsimit, ashtu siē i cilėsoi Zoti ynė nė Kur’anin e lartė:

" Dhe ata i bėmė shembėlltyrė qė udhėzonin sipas urdhėrit Tonė, i orientuam nė punė tė mira, nė faljen e namazit, nė dhėnien e zeqatit dhe ata ishin adhurues Tanė tė sinqertė." ( suretu el-Enbija 73).

اdonjėri prej tyre vinte pas tjetrit qė ta plotėsojė thirrjen e tij dhe ta pėrsosė rrugėn e tij, derisa All-llahu plotėsoi fenė e tij, pėrfundoi pejgamberėt dhe lajmėtarėt e Tij me vulėn dhe zotėriun e tyre, tė dėrguarin e All-llahut Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve selem, e feja e tij ishte ajkė e feve te mėparshme dhe thirrja e tij ishte thirrje e plotė dhe e pėrhershme deri nė ēastin e fundit ( ditėn e kijametit), siē thotė All-lahu i Lartėsuar:

" Sot pėrsosa prė ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, dhe jam i kėnaqur qė fe e juaj tė jetė Islami..." ( suretu el-Maide 3).

Ali Hasen AbdulHamid