Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Mikpritja

a)Rregullat e thirrjes nė gosti:

1. Tė thėrret nė musafirllėk te ai tė devotshmit e jo edhe tė prishurit e tė pandershmit, sipas hadithit: “Mos shoqėro askė pos besimtarit dhe mos tė hajė ushqimin tėnd askush pos tė devotshmit”. (Transmetojnė Ahmedi, Ebu Davudi, Ibni Habani dhe Hakimi, hadithi ėshtė sahih).

2. Mos t'i veēojė nė musafirllėkun e tij tė pasurit duke mos i ftuar edhe tė varfėrit, sipas hadithit: “Ushqimi mė i dėmshėm ėshtė ushqimi i njė zijafeti nė tė cilin thirren tė pasurit e lihen tė varfėrit”. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)

3. Mos tė ketė pėr qėllim qė tė lavdėrohet e tė krenohet me gostinė e tij, por ta zbatoj Sunnetin e Pejgamberit alejhis-selam dhe tė pejgamberėve tė tjerė si tė Ibrahimit alejhis-selam i cili kishte pseudonimin “baba i mikpritjes”. Gjithashtu tė ketė pėr qėllim qė me anė tė mikpritėsisė sė tij t'i bėjė tė gėzueshėm besimtarėt, po ashtu tė pėrhap kėnaqėsinė dhe harenė nė zemrat e vėllezėrve tė tij besimtarė.

4. Tė mos e thėrret atė pėr tė cilin e din se po qe se i vinte do tė ngushtohej nga tė pranishmit ose do tė ofendohej nga disa prej tyre. Kėtė e bėn si preventivė pėr t'iu larguar ofendimit tė besimtarit, e cila gjė ėshtė e ndaluar.

b)Rregullat e pėrgjigjes sė gostisė:

1. T'i pėrgjigjet thirrjes e mos tė vonohet me pėrjashtim nėse ka ndonjė pengesė siē ėshtė frika se mos bėn ndonjė dėm nė fe apo nė trup tė tij, sipas hadithit: “Kush ėshtė i thirrur le tė pėrgjigjet”. (Transmeton Muslimi), dhe hadithi: “Sikur tė isha i thirrur nė thundra tė deles do tė isha pėrgjigjur, e sikur tė mė jepet shpatulla do tė kisha pranuar”. (Transmeton Buhariu)

2. T'i pėrgjigjet thirrjes pa dallim, qoftė ajo nga i pasuri apo i varfėri, se nėse nuk i pėrgjigjet thirrjes sė fukarasė e prek atė shpirtėrisht e kjo ėshtė edhe shenjė e mendjemadhėsisė, kurse mendjemadhėsia ėshtė e urrejtur. Sa i pėrket pėrgjigjes sė thirrjes sė fukarave, transmetohet nga Hasan bin Ali radiallahu-anhuma, i cili duke kaluar pranė disa fukarave qė kishin shtruar njė copė tė bukės nė tokė dhe hanin, i thanė Hasanit: “O bir i bijės sė Pejgamberit, eja tė hamė sė bashku”, e ai tha: “Po, se All-llahu nuk i don mendjemėdhenjtė”, zbriti prej mushkės dhe i shoqėroi ata nė haje.

3. Tė mos bėjė dallim nė pėrgjigjen e thirrjes sė atij qė ėshtė afėr dhe atij qė ėshtė larg. E nėse ėshtė i thirrur nė dy vende, le t'i pėrgjigjet tė parit e prej tė dytit le tė kėrkojė falje.

4. Tė mos i shmanget pėrgjigjes pėr shkak tė agjėrimit nafile, por le tė prezentojė, e nėse shoku i tij gėzohet qė ai tė hajė, le ta prish agjėrimin sepse qėzimi i zemrave tė besimtarėve ėshtė devotshmėri, e nėse nuk han, le tė bėjė dua pėr ta, sipas hadithit: “Nėse thirret dikush prej jush le tė pėrgjigjet, nėse ėshtė me agjėrim le tė bėjė dua e nėse nuk agjėron le tė hajė? (Transmeton Muslimi)

5. Me pėrgjigjen e tij tė ketė pėr qėllim nderimin e vėllait musliman, qė tė shpėrblehet pėr atė vizitė.

c)Rregullat e sjelljes nė gosti

1. Mos tė vonohet nga koha e caktuar se bezdisen njerėzit duke pritur, por as tė mos shkojė para kohe e t'i befasojė ata, se ndoshta nuk janė pėrgatitur e me prezencėn e tij i shqetėson ata.

2. Kur tė hyn nė shoqėri (odė tė burrave) mos tė mburret por le tė hyjė kokulur e nėse i zoti shtėpisė i preferon vend pėr t'u ulur le tė ulet e mos tė kundėrshtojė.

3. Le tė nxitojė me shtrimin e sofrės pėr musafirin sepse me anė tė nxitimit tė ushqimit i behet nder musafirit, e All-llahu na ka urdhėruar qė ta nderojmė musafirin.

4. Mos tė shpejtojė me ngritjen e sofrės para se tė ngrihen duart e musafirėve prej ushqimit dhe e plotėson zbrazėtinė e pjatave me ushqim.

5. T'i ofroj musafirit aq sa majfton, pra le ta zgjedh mesataren sepse nėse i ofron pak do ta dobėsosh burėrrinė e nėse i ofron tepėr kalon nė syefaqėsi, e qė tė dy kėto vese janė tė shėmtuara.

6. Nėse shkon diku musafir tė mos qėndrojė mė tepėr se tri ditė me pėrjashtim nėse kėrkojnė me kėmbėngulje qė tė qėndrojė mė tepėr, e kur tė dėshiron qė tė shkojė, le tė marrė leje pėr shkuarjen e tij.

7. Ta pėrcjell musafirin deri jashtė shtėpisė.

8. Musafiri ta lėshojė shtėpinė e tij i buzėqeshur dhe i kėnaqur, edhe nėse ndaj hakut tė tij ka pas mungesa dhe nuk janė pėrfillė. Ai duhet tė veprojė kėshtu sepse kjo ėshtė prej sjelljeve dhe moralit tė mirė me tė cilat robi arrinė shkallėn e agjėruesit dhe nafilefalėsit natėn.