Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

  Mungesa e frikėrespektit

Njeriu nuk duhet tė ketė qėllim tė vetin vetėm grumbullimin e dijes dhe mburrjen me sasinė e ajeteve, haditheve dhe dispozitave fetare qė i di, ose me aftėsinė e tij pėr tė debatuar me dikend pėr rregullat dhe dispozitat e ndryshme fetare, por qėllimi nga mėsimi i dijes fetare duhet tė jetė shtimi i frikrepsektit ndaj All-llahut, shtimi i adhurimeve dhe shtimi i nėnshtrimit dhe pėrkuljes para All-llahut, azze ve xhel-le, gjithashtu edhe zbatimi i urdhėrave e largimi nga ndalesat e Tija.

All-llahu, subhanehu ve teala, ka thėnė:

إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ (28)

"…Po All-llahut ia kanė frikėn nga robėrit e Tij vetėm dijetarėt, All-llahu ėshtė mbi gjithēka, ėshtė mėkatfalės". (Fatir: 28).

Nėse i referohemi tefsirit tė kėtij ajeti qė ia kanė bėrė dijetarėt e njohur tė tefsirit, sikurse ėshtė Imam Ibėn Kethiri, do ti vėrejmė kėto kuptime dhe domethėnie:

 All-llahut i frikohen me frikė tė vėrtetė vetėm ata qė e njohin ashtu si duhet, sepse sa mė e madhe ėshtė dija dhe njohja mbi All-llahun, aq mė e madhe ėshtė edhe frika prej Tij.

 Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, ka thėnė si koment pėr kėtė ajet: Ia kanė frikėn All-llahut, ata qė dinė se All-llahu ėshtė i Gjithfuqishėm.

 Seid Ibėn Xhubejri, rahimehull-llah, ka thėnė: Frika ėshtė pengesa mes njeriut dhe mėkatit ndaj All-llahut, subhanehu ve teala.

 Hasan Basriu thotė: Dijetar ėshtė ai qė i ka frikė All-llahut kur ėshtė i vetmuar, e lakmon atė qė e stimulon pėr te All-llahu dhe largohet nga ajo nga e cila e largon All-llahu, pastaj lexoi ajetin e mėsipėrt.

 Abdullah Ibėn Mesudi, radijall-llahu anhu, thotė: "Dija nuk ėshtė transmetimet e shumta, por dija ėshtė shtimi i frikės nga All-llahu".

 Imam Maliku, rahimehull-llah, ka thėnė: "Dija nuk ėshtė transmetimet e shumta, por dija ėshtė dritė qė All-llahu ia jep njeriut nė zemrėn e tij".

 Dijetarėt kanė thėnė: dijetarėt janė tre kategori:

- Dijetar qė njeh All-llahun dhe urdhėrat e Tij;

- Dijetar qė njeh All-llahun;

- Dijetar qė njeh urdhėrat e All-llahut.

Dijetari qė njeh All-llahun dhe urdhėrat e Tij ėshtė njeriu qė ka frikė All-llahun dhe i njeh kufinjtė dhe detyrat qė ia ka caktuar All-llahu.

Dijetari qė njeh All-llahun, mirėpo nuk i njeh urdhėrat e Tij ėshtė njeriu qė i frikohet All-llahut, mirėpo nuk i zbaton urdhėrat dhe ndalesat e Tij.

Dijetari qė i njeh urdhėrat e All-llahu, mirėpo nuk e njeh All-llahun, ėshtė njeriu qė i njeh kufinjtė dhe detyrat, mirėpo nuk ka frikė All-llahun, azze ve xhel-le". (Shiko: "Tefsiri i Ibėn Kethirit, 3/ 531- 532).

All-llahu, tebareke ve teala, i ėshtė kėrcėnuar atyreve q ėnuk u zbuten zemrat nga Kur'ani dhe nuk shkakton frikėrespekt nė zemrat e tyre, kurse i ka lavdėruar ata qė dėgjimi i Kur'anit shkakton frikėrespekt nė zemrat e tyre.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotė:

فَوَيْلٌ لِلْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ فِي ضَلالٍ مُبِينٍ (22) اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَاباً مُتَشَابِهاً مَثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ ذَلِكَ هُدَى اللَّهِ يَهْدِي بِهِ مَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُضْلِلْ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ (23)

"…Tė mjerė janė ata qė nga zemėrfortėsia e tyre nuk pėrmendin All-llahun, tė tillėt janė nė humbje tė qartė. All-llahu e shpalli tė folmen mė tė mirė, librin, tė ngjashėm nė mrekulli, tė pėrsėritur herė pas here (me kėshilla e dispozita), qė prej (dėgjimit tė) tij rrėnqethen lėkurėt dhe zemrat e tyre. Ky (libėr) ėshtė udhėzim i All-llahut, me tė udhėzon atė qė do. E atė qė All-llahu e lė tė humbur, pėr tė nuk ka ndonjė udhėzues". (Ez-Zumer: 22- 23).

Imam Ibėn Kethiri, rahimehull-llah, thotė:

"Vaj pėr ata zemra qė nuk zbuten kur pėrmendet All-llahu, nuk kanė frikėrespekt, nuk i kuptojnė Fjalėt e All-llahut e as qė i perceptojnė, " tė tillėt janė nė humbje tė qartė".

Njerėzit e devotshėm kur dėgjojnė Fjalėn e All-llahut, i Cili ėshtė i Plotfuqishėm, Dominues, Krenar, Falės, u rrėnqethet lėkura dhe zemra nga frika prej All-llahut pėr shkak tė premtimeve dhe kėrcėnimeve, lehtėsimeve dhe frikėsimeve qė vijnė nė kėtė libėr nga All-llahu, azze ve xhel-le.

Pastaj u zbutet lėkura dhe zemra e tyre pėr shkak se shpresojnė mėshirėn dhe butėsinė e All-llahut dhe me kėtė vepėr dallohen nga kriminelėt dhe keqbėrėsit nė disa aspekte:

- Bėmirėsit dhe tė devotshmit dėgjojnė ajetet e Kur'anit, kurse keqbėrėsit dhe kriminelėt tingujt e kėngėve dhe kėngetareve.

- Kur lexohen ajetet e Kur'anit i pėrcjellin me frikėrespekt, pėrulje, qajtje, edukatė, shpresė, dashuri, kuptim dhe dije, sikurse ka thėnė All-llahu, azze ve xhel-le:

وَالَّذِينَ إِذَا ذُكِّرُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ لَمْ يَخِرُّوا عَلَيْهَا صُمّاً وَعُمْيَاناً (73)

"Edhe ata qė kur kėshillohen me ajetet e Kur'anit tė Zotit tė tyre, nuk u kthejnė shpinėn si tė shurdhėt e tė verbėr". (El-Furkan: 73).

Sepse kjo sjellje nuk i pėrkon besimtarėve dhe njerėzve tė devotshėm, por ėshtė sjellja e e kriminelėve dhe mėkatarėve.

- Besimtarėt e devotshėm dhe bėmirės kur dėgjojnė ajetet e Kur'anit kanė edukatė tė madhe, ashtu sikurse kanė vepruar shokėt e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tė cilėt kur kanė dėgjuar ajetet e Kur'anit u ėshtė rėnqethur lėkura e pastaj u ėshtė zbutur nga pėrmendja e All-llahut, ata nuk kanė bėrtitur dhe nuk kanė bėrė gjeste tė pamatura dhe tė pakontrolluara sikurse bėjnė disa njerėz nė ditėt e sodit me preteks tė ashkit ose ndikimit tė madh qė ka tek ata.

Nė fund, All-llahu, subhanehu ve teala, pėrfundon kėto ajete duke thėnė:

" Ky (libėr) ėshtė udhėzim i All-llahut, me tė udhėzon atė qė do. E atė qė All-llahu e lė tė humbur, pėr tė nuk ka ndonjė udhėzues".

Qė jep kuptimin se ai qė ka kėto cilėsi udhėzohet nga All-llahu, kurse ai qė nuk i posedon kėto cilėsi devijon, kurse atė qė e devijon All-llahu nuk ka kush e udhėzon.

Ky ėshtė pėrshkrimi i miqve tė All-llahut, ata qė u rėnqethet lėkura, u qajnė sytė dhe u qetėsohet zemra nga pėrmendja e All-llahut, e nuk u ikė mendja e as qė alivanosen gjatė dėgjimit tė Kur'anit, sepse kjo ėshtė sjellje e bidatēive dhe vjen nga shejtani. (Shiko: "Tefsiri i Ibėn Kethirit", 4/ 52).

Malik ibėn Dinari ka thėnė: "All-llahu nuk i ka dhėnė dėnim mė tė madh njė njeriu se sa ngurtėsimi i zemrės dhe ēdo herė qė All-llahu zemrohet nė dikend largon nga zemra e tij mėshirėn".

Rebi ibėn Enesi, rahimehull-llah, ka thėnė: "Ai qė nuk ka frikė All-llahun nuk mund tė jetė dijetar".

Muxhahidi ka thėnė: "Dijetar, alim ėshtė ai qė ka frikėrespekt ndaj All-llahut". Gjithashtu ka thėnė: "Fekih ėshtė ai qė ka frikė All-llahun".

Abdullah ibėn Mesudi, radijall-llahu anhu, ka thėnė: "Mjafton frika nga All-llahu tė jetė dije, kurse mburravecllėku me te injorancė".

Kur i kanė thėnė Sad ibėn Ibrahimit: kush ėshtė fekihu mė i madh nė Medinė? Tha: Ai qė ka mė shumė frikė All-llahun, azze ve xhel-le! (Shiko: "El-xhami liAhkamil-Kuran", tė imam Kurtubiut, 14/ 331).

Frikėrespekti dhe pėrulja janė pjesė e pandarė e dijes sė vėrtetė dhe nė asnjė rast nuk ndahen prej sajė, sepse janė pjesė e pandarė e kuptimit tė saktė, kurse kuptimi i saktė nuk ėshtė analizė e formės sė shkronjave e as e pamjes sė dijes.

Imam Ibėn Xhevziu, rahimehull-llah, flet pėr ata qė janė ndalė te forma e shkronjave dhe pamja e dijes duke mos shikuar brendėsinė dhe thelbin e tyre:

"Kam parė shumė dijetar tė angazhuar me pamjen e dijes duke mos kuptuar realitetin dhe qėllimin e saj, lexues tė Kur'anit (kurā) qė preokupim tė vetin kanė vetėm kiraetet dhe hulumtojnė leximet (kiraetet) e rralla, mendon se qėllim ėshtė vet leximi dhe nuk analizon madhėshtinė e Atij qė ka folur me kėto Fjalė e as qortimet dhe ndalesat e Kur'anit.

Ndoshta dikush prej tyre mendon se kujtesa e Kur'anit e mbron ate, andaj lirohen karshi gjynaheve, e po tė kishte kuptuar do tė dinte se argumennti kundėr tij do tė jetė mė i madh se sa ndaj atij qė ska lexuar aspak Kur'an.

Muhadithi i grumbullon rrugėt dhe rivajetet e hadithit, i mėson pėrmendsh senedet, mirėpo nuk analizon qėllimin e transmetimeve dhe mendon se pse ua ka ruajtur njerėzve hadithet me kėtė do tė shpėton, andaj edhe lirohet karshi gjynaheve duke menduar se kjo qė bėn nė shėrbim tė sherijatit do ta mbron.

Fekihu mendon se njohja e mėnyrave tė debatiti dhe polemikės me tė cilėn e forcon pozitėn e tij dhe njohja e meseleve tė medhhebit tė vet e bėn tė aftė pėr tė dhėnė fetva dhe me kėtė tė ngritė pozitėn e vet e ti shlyhen mėkatet, andaj edhe i vėrsulet mėkateve, duke menduar se me ato gjėra mbrohet. Ky njeri nuk mėson Kur'anin e as hadithin, as qė mėson se ato ndalojnė nga amoraliteti duke qortuar me butėsi. Shtoja kėsaj edhe dashurinė pėr prijatari dhe dėshirės pėr dominim gjat debatit, kjo ia shton edhe mė tepėr ngrutėsinė e zemrės.

Kjo ėshtė gjendja e shumicės sė njerėzve, pamja e dijes ėshtė te ata zanat, me tė fitojnė mendjemadhėsinė dhe marrėzinė.

Disa dijetarė kanė treguar tregimin e njė plaku i cili tėrė jetėn kaloi nė fitimin e shumė dijeve dhe se nė fund tė ymrit tė tij ra nė fitne tė ndryshme dhe insistonte nė to, me to dilte para All-llahut, kurse gjendja e tij nė pėrgjithėsi sikurse donte tė thotė: dija ime mė mbron nga e keqeja nė tė cilėn jam dhe nuk mbeten gjurmėt e kėtyre mėkateve.

Ky njeri sikur ti kishte siguruar vetes shpėtimin, andaj nuk shihej tek ai shenja tė frikės e as keqardhje pėr mėkatet e tija.

Nė fund tė ymrit tė tij u ndryshua dhe u varfėrua, ballafaqohej me vėshtirėsi tė njėpasnjėshme dhe nuk pėrfundonte gjendja e tij e keqe morale, gjersa njė ditė i grumbulluan disa metalik sepse insistonte nė lypje, e i erdhi turp nga kjo dhe tha: o Zot, a deri nė kėtė shkallė erdha?!

Dijetari qė e tregon kėtė tregim thotė: habitem me shkujdesin e kėtij njeriu, si haroi All-llahun, kurse nga ana tjetėr kėrkonte kujdes tė mirė ndaj Tij, mbrojtje dhe rizk tė bollshėm. Ky njeri si duket nuk ka dėgjuar fjalėn e All-llahut:

وَأَلَّوْ اسْتَقَامُوا عَلَى الطَّرِيقَةِ لأَسْقَيْنَاهُمْ مَاءً غَدَقاً (16)

"Sikur ata (idhujtarėt) t'i pėrmbaheshin rrugės sė drejtė, Ne do t'iu lėshonim atyre ujė me bollėk". (El-Xhin: 16).

Nuk ka mėsuar se mėkatet e mbyllin derėn e rizkut dhe se ai qė humbė urdhėrin e All-llahut, All-llahu e humbė ate… (Shiko: "Sejdul-Hatir", fq. 544).

Kėta njerėz nuk kanė kuptuar domethėnien e dijes dhe se dija nuk ėshtė vetėm pamja dhe fjalėt, por kuptimi i asaj qė thot dhe mėson, kurse kjo jep frikėrespektin dhe pėruljen, me kėtė kupton begatitė e All-llahut dhe ėshtė argument i fortė i dijetarit para All-llahut.

Frikėrespketi, apo hashje dhe pėrulja apo hushua, ėshtė njė stacion nė udhėtimin e adhuruesit drejt All-llahut, subhanehu ve teala,, ka shenja dhe dėshmi tė kėtij stacioni.

Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, nė librin e tij "Medarixhus-Salikin" shumė bukur i ka sqaruar kėto gjėra dhe mes tjerash ka thėnė:

"Hushu, pėrulja domethėnė:

• Tė pėrulet, nėnshtrohet dhe koncentrohet zemra para All-llahut, subhanehu ve teala.

• Nėnshtrimi tė vėrtetės, kurse kjo ėshtė rezultat i frikėrespektit.

• Fikje e zjarit tė epshit, qetėsimi i tymit tė gjoksit dhe shkėlqimi i njė drite tė madhe nė zemėr.

Xhunejdi ka thėnė:

الخشوع : تذلل القلوب لعلام الغيوب

• Hushuja ėshtė pėrulje e zemrės ndaj Ati qė Di tė fshehtėn.

Dijetarėt me konsenzus thonė se hushuja ka vendin nė zemėr, kurse frytet e hushusė shihen nė gjymtyrė. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Devotshmėria qėndron kėtu dhe tregoi me gisht drejt gjoksit tė tij". Kėtė e pėrsėriti tre herė. (Muslimi).

Disa dijetarė kanė thėnė: "Sjellja e mirė e jashtme ėshtė argument i sjelljes sė mirė tė brendshme".

Hudhejfe, radijall-llahu anhu, ka thėnė: kujdes nga hushuja dyftyrėse. I thanė ēfarė ėshtė kjo? Tha: tė shohish trupin me hushu, kurse zemrėn pa hushu.

Omer ibėn Hatabi, radijall-llahu anhu, pa njė njeri duke ulur kokėn nė namaz e i tha: ti qė ulė qafėn, ngrite qafėn, sepse pėrulja nuk ėshtė nė qafė por ėshtė nė zemėr.

Aisheja, radijall-llahu anha, i pa disa djem qė ecin sikur tė vdekur e u tha atyreve qė janė afėr: kush janė kėta? Tha: adhurues. Tha: Omer ibėn Hatabi kur ecte shpejtonte, kur folte dėgjohej, kur godiste godiste me dhimbje, kur hante ngopej, kurse ai ishte adhuruesi i vėrtet".

Tėrė kėtė imam Ibėn ibėn Kajimi, rahimehull-llah, e rumbullakson duke thėnė:

"Hushu, ose pėrulje ėshtė pėrmbledhje e madhėrimit, dashurisė, nėnshtrimit dhe thyerjes para All-llahut". (Shiko: "Medarixhus-Salikin", 1/ 516- 526).

Nėse dija rezulton frikėrespekt dhe pėrulje , kjo ėshtė dije e dobishme, tė cilėn e ka kėrkuar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nga All-llahu, azze ve xhel-le, e nėse nuk rezulton dija frikėrespekt dhe pėrulje atėherė kjo ėshtė dije nga e cila Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka kėrkuar mbrojtje te All-llahu prej saj dhe e ka urdhėruar umetin tė kėrkon mbrojtje te All-llahu nga kjo gjė.

Ebu Derda, radijall-llahu anhu, tregon:

كنا مع رسول الله صلى الله عليه وسلم فشخص ببصره إلى السماء ثم قال هذا أوان يختلس العلم من الناس حتى لا يقدروا منه على شيء فقال زياد بن لبيد الأنصاري كيف يختلس منا وقد قرأنا القرآن فوالله لنقرأنه ولنقرئنه نساءنا وأبناءنا فقال ثكلتك أمك يا زياد إن كنت لأعدك من فقهاء أهل المدينة هذه التوراة والإنجيل عند اليهود والنصارى فماذا تغني عنهم قال جبير فلقيت عبادة بن الصامت قلت ألا تسمع إلى ما يقول أخوك أبو الدرداء فأخبرته بالذي قال أبو الدرداء قال صدق أبو الدرداء إن شئت لأحدثنك بأول علم يرفع من الناس الخشوع يوشك أن تدخل مسجد جماعة فلا ترى فيه رجلا خاشعا

"Ishim me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe drejtoi sytė drejt qiellit e pastaj tha: ka ardhur koha tė vjedhet dija prej njerėzve e mos t'ju mbetet asgjė. Zijad ibėn Lebidi tha: si ka mundėsi tė vjedhet prej nesh, kurse ne lexojmė Kur'anin, pasha All-llahun do ta lexojmė ne dhe do tua mėsojmė grave dhe fėmijėve tanė. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: Tė humbtė nana o Zijad, tė llogaritsha fekih i Medinės. Ja Tevrati dhe Inxhili, ato gjinden tėk ēifutėt dhe kristianėt, mirėpo aspak nuk ju ban dobi. Xhubejri thotė: takova Ubade ibėn Samitin e thashė: a nuk dėgjon se ēka thotė vėllau yt Ebu Derda dhe i tregova se ēka thotė Ebu Derda. Tha: ashtu ėshtė, nėse do edhe unė tė tregoj se cila dije do tė ngritet e para prej njerėzve: ajo ėshtė hushuja. Do tė ndodh qė tė hysh nė xhami ku falet namazi me xhemat e nuk do tė shohish asnjė njeri qė falet me frikėrespekt". (sahih, Tirmidhiu).

Pra, dija e dobishme ėshtė ajo dije qė depėrton nė zemėr dhe i shkakton qetėsi, frikėrespekt, pėrulje, nėnshtrim dhe thyerje para All-llahut, azze ve xhel-le,, e nėse kjo dije nuk depėrton nė zemėr, por mbetet vetėm nė gjuhė, atėherė do tė jetė argument i All-llahut, kundėr njeriut.

Abdullah ibėn Mesudi, radijall-llahu anhu, thotė:

"Do tė vijnė disa njerėz qė do tė lexojnė Kur'anin, mirėpo nuk do tė kalon fytin e tyre, mirėpo nėse arrin (leximi) nė zemėr dhe lėshon rrėnjė, atėherė i ban dobi njeriut".

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė kėtė hadith tregon se dija ka qenė e pranishme tė ehli kitabi, mirėpo nuk kanė patur aspak dobi prej saj, pasiqė kanė humbur qėllimin e saj, e ajo ėshtė arritja nė zemėr pėr tė shijuar ėmbėlsinė e besimit dhe dobinė e tij, duke arritur frikėrespektin dhe pendimin, kurse tek ata ka mebtur vetėm nė gjuhė andaj ėshtė bėrė argument kundėr tyre.

Pėr kėtė shkak All-llahu, subhanehu ve teala, i ka pėrshkruar dijetarėt se kanė frikė All-llahun duke thėnė:

إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ غَفُورٌ (28)

"…Po All-llahut ia kanė frikėn nga robėrit e Tij vetėm dijetarėt, All-llahu ėshtė mbi gjithēka, ėshtė mėkatfalės". (Fatir: 28).

أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَاءَ اللَّيْلِ سَاجِداً وَقَائِماً يَحْذَرُ الآخِرَةَ وَيَرْجُو رَحْمَةَ رَبِّهِ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الَّذِينَ يَعْلَمُونَ وَالَّذِينَ لا يَعْلَمُونَ إِنَّمَا يَتَذَكَّرُ أُوْلُوا الأَلْبَابِ (9)

"(A jobesimtari e ka gjendjen mė tė mirė) Apo ai qė kohėn e natės e kalon nė adhurim, duke bėrė sexhde, duke qėndruar nė kėmbė, i ruhet (dėnimit tė) botės tjetėr dhe shpreson nė mėshirėn e Zotit tė vet? Thuaj: "A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė?" Po, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim". (Ez-Zumer: 9).

All-llahu, xhel-le shanuhu, edhe dijetarėt e ehli kitabit qė kanė qenė para nesh i ka cilėsuar me pėrulje dhe frikėrespekt, duke thėnė:

إِنَّ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ مِنْ قَبْلِهِ إِذَا يُتْلَى عَلَيْهِمْ يَخِرُّونَ لِلأَذْقَانِ سُجَّداً (107) وَيَقُولُونَ سُبْحَانَ رَبِّنَا إِنْ كَانَ وَعْدُ رَبِّنَا لَمَفْعُولاً (108) وَيَخِرُّونَ لِلأَذْقَانِ يَبْكُونَ وَيَزِيدُهُمْ خُشُوعاً (109)

"Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bėhet dėm), e atyre qė u ėshtė dhėnė dijeni (nga librat e parė) para tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (pėrdhe) duke i bėrė sexhde". Dhe thonė: "I lartėsuar ėshtė Zoti ynė, premtimi i Zotit tonė ėshtė realizuar". Dhe duke qarė hidhen me fytyra (kur dėgjojnė Kur'anin) dhe ai ua shton edhe mė pėruljen (ndaj All-llahut)". (El-Isra: 107- 109).

فَوَيْلٌ لِلْقَاسِيَةِ قُلُوبُهُمْ مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ أُوْلَئِكَ فِي ضَلالٍ مُبِينٍ (22) اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَاباً مُتَشَابِهاً مَثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ ذَلِكَ هُدَى اللَّهِ يَهْدِي بِهِ مَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُضْلِلْ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ (23)

"…Tė mjerė janė ata qė nga zemėrfortėsia e tyre nuk pėrmendin All-llahun, tė tillėt janė nė humbje tė qartė. All-llahu e shpalli tė folmen mė tė mirė, librin, tė ngjashėm nė mrekulli, tė pėrsėritur herė pas here (me kėshilla e dispozita), qė prej (dėgjimit tė) tij rrėnqethen lėkurėt dhe zemrat e tyre. Ky (libėr) ėshtė udhėzim i All-llahut, me tė udhėzon atė qė do. E atė qė All-llahu e lė tė humbur, pėr tė nuk ka ndonjė udhėzues". (Ez-Zumer: 22- 23).

All-llahu, azze ve xhel-le, i ka qortuar ata qė nuk u pėrulet dhe rėnqethet trupi kur dėgjojnė Fjalėt e All-llahut, duke thėnė:

أَلَمْ يَأْنِ لِلَّذِينَ آمَنُوا أَنْ تَخْشَعَ قُلُوبُهُمْ لِذِكْرِ اللَّهِ وَمَا نَزَلَ مِنْ الْحَقِّ

"A nuk ėshtė koha qė zemrat e atyre qė besuan tė zbuten me kėshillat e All-llahut dhe me atė tė vėrtetėn qė zbriti (me Kur'an), e tė mos bėhen si ata, tė cilėve u ėshtė dhėnė libri mė parė e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangėn e shumė prej tyre janė jashtė rrugės". ((El-Hadid: 16).

Abdullah ibėn Mesudi, radijall-llahu anhu, thotė: "Mes hyrjes tonė nė islam dhe qortimit me kėtė ajet kishte vetėm katėr vjet". (Muslimi).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kėrkonte strehim te All-llahu nga zemra qė nuk ka frikėrespekt, sikurse tregon imam Muslimi nė Sahihun e tij, nga Zejd ibėn Erkami:

اللهم إني أعوذ بك من علم لا ينفع ومن قلب لا يخشع ومن نفس لا تشبع ومن دعوة لا يستجاب لها . رواه مسلم

"All-llahu im kėrkoj strehim te Ti nga dija qė ska dobi, zemra qė nuk ka frikėrespekt, shpirti qė nuk ngopet dhe lutja qė nuk ka pėrgjigje". (Muslimi). (Shiko: "El-Hushu' fis-Salati" tė Ibėn Rexhebit, fq. 14).

Ebu Kulabe ka thėnė: "Nėse All-llahu tė jep dije shtoje adhurimin dhe mos tė jetė preokupimi yt tė flasish me kėtė qė ke mėsuar".

Sufjan Theuriu, rahimehull-llah, ka thėnė: "Njeriu mėson dijen qė ti ketė frikė All-llahut, kėtu edhe qėndron vlera e dijes ndaj gjėrave tjera, sepse me te njeriu i frikohet All-llahut".

Ebul- Esved Duliu, rahimehull-llah, ka thėnė:

يا أيها الرجل المعلم غيره هلا لنفسك كان ذا التعليم

تصف الدواء لذي السقام وذي الضنا كيما يصح به وأنت سقيم

ونراك تصلح بالرشاد عقولنا قولاً وأنت من الرشاد عديم

أبدًا بنفسك فانهها عن غيها فإذا انتهت عنه فأنت حكيم

فهناك يسمع ما تقول ويشتفي بالقول منك وينفع التعليم

لا تنه عن خلقٍ وتأتي مثله عار عليك إذا فعلت عظيم

O njeri qė tjerėt i mėson

Pse me veten nuk fillon

I pėrshkruan ilaēin atij qė lėndon

Kurse veten nuk mund tė shėron

Vazhdimisht mundohesh tė na udhėzosh

Kurse veten e haron

Fillo vetveten nga gjunahi largo

Nėse kėtė bėn ti je i urtė

Atėherė dėgjohet fjala yte dhe tė pasojnė

Arsimi yt njerėzve dobi u bėn

Mos ndalo nga njė sjellje tė keqe qė vet e bėn

Turp ėshtė pėr ty nėse kėtė e vepron.

All-llahu na dhashtė frikėrespekt dhe pėrulje, adhurim dhe zbatim tė asaj qė dimė. Amin.

Bekir Halimi

Bekir Halimi,
1.9.2006