Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi


Ngrėnia dhe pija

a)Rregullat tė cilave duhet

pėrmbajtur para ngrėnies:

1. Tė mundohet qė hajen dhe pijen e tij t'i fitojė nga hallalli i pastėr tė cilat nuk janė fituar me tradhti apo mashtrime, siē thotė All-llahu i Lartėsuar: “O ju qė besuat, hani nga tė mirat qė u kemi dhėnė.” (El-Bekare, 172)

2. Tė vendosė tė hajė dhe tė pijė qė tė forcohet e tė mund tė bėjė ibadet, ashtu qė tė shpėrblehet (fiton sevape) me atė qė ka ngrėnė dhe pirė.

3. T'i lajė duart para se tė ulet tė hajė nėse i ka tė papastra, apo nuk ėshtė i sigurt nė pastėrtinė e tyre.

4. Tė vėjė ushqimin e tij nė sofėr mbi tokė jo mbi tavolinė sepse kjo ėshtė mė afėr devotshmėrisė, siē thotė Enesi r.a.: “Nuk ka ngrėnė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. mbi huvan (tavolinė) e as nė sekėrgje (pjatė zbukuruese nė tė cilėn vendoset ushqimi). (Transmeton Buhariu)

5. Tė ulet i devotshėm duke u gjunjėzuar e ulur nė gjunj, ashtu qė tė ulet nė shpinėn e kėmbėve ose tė mbėshtetet nė kėmbėn e djathtė e tė ulet nė tė majtėn, ashtu siē e kishte zakon Resulull-llahu a.s. tė ulet, duke vepruar sipas fjalėve tė tij ku thotė: “Unė nuk ha duke qenė i mbėshtetur sepse unė jam njė rob, ha siē han robi dhe ulem siē ulet robi”. (Transmeton Buhariu)

6. Tė jetė i kėnaqur me atė qė ėshtė pėrgatitur prej hajes dhe mos tė gjejė behane nė ushqim, nėse i pėlqen le tė hajė e nėse nuk i pėlqen le ta len, ashtu siē thuhet nė hadithin e Ebu Hurejres: “Nuk i ka gjetur behane hajes Resulull-llahu s.a.v.s. asnjėherė. Nėse i ka pėlqyer ka ngrėnė prej saj e nėse jo, e ka lėnė”. (Transmeton Buhariu)

7. Tė hajė sė bashku me ndonjė tjetėr qoftė ai musafir, farefis, fėmijė ose shėrbėtor, sipas hadithit, - “Tubohuni rreth sofrės suaj qė tė bėhet bereqet pėr ju”. (Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonė se hadithi ėshtė sahih)

b)Rregullat tė cilave duhet

pėrmbajtur gjatė ngrėnies

1. Tė fillojė hajen me emėr tė All-llahut sipas fjalėve tė Resulull-llahut s.a.v.s. “Kur dikush prej jush han, le tė thotė: “Bismil-lahi”, nė fillim tė ngrėnies. E nėse harron tė pėrmend emrin e All-llahut tė Lartėsuar nė fillim tė hajes, kur t'i kujtohet le tė thotė: “Bismil-lahi”, prej nė fillim e deri nė mbarim”. (Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonė se hadithi ėshtė sahih (i vėrtetė).

2. Tė mbarojė hajen me falėnderim ndaj All-llahut duke thėnė: “El hamdu-lil-lah”, sipas hadithit: “Kush han ndonjė ushqim dhe thotė: EL HAMDU-LIL-LAH (Falėnderimi i qoftė All-llahut) i cili mė ushqeu me kėtė dhe mė furnizoi me tė pa lodhjen time dhe fuqinė time, i falen gabimet tė cilat i ka bėrė.” (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)

3. Tė hajė me tre gishtat e dorės sė djathtė (nėse nuk ka lugė) e ta marrė kafshatėn sa mė tė vogėl, le ta pėrtyp sa mė mirė e tė hajė para vetes e jo prej mesit tė pjatės, sipas hadithit tė Pejgamberit a.s.”O vogėlush bėn Bismilah, ha me tė djathtėn dhe ha ēka gjendet para teje”. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi) dhe hadithi: “Bereqeti (begatia) zbret nė mes tė pjatės me ushqim e hani nga skajet e mos filloni nga mesi i saj”. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi)

4. T'i lėpijė gishtat e tij para se t'i fshijė me faculetė apo t'i lajė me ujė, sipas hadithit tė Pejgamberit a.s. “Kur ndonjėri prej jush han ushqim mos t'i fshijė duart e tij derisa t'i lėpijė apo tė jenė tė lėpira.” (Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

5. Nėse i bie nė tokė ajo qė ėshtė duke ngrėnė, le ta marrė dhe le ta largojė papastėrtinė prej saj e pastaj le ta hajė duke u bazuar nė hadithin: “Nėse bie kafshata e dikujt prej jush, le ta merr atė dhe le ta largon prej saj papastėrtinė e le ta hajė, e mos t'ia len shejtanit”. (Transmeton Muslimi).

6. Mos tė fryjė nė ushqimin e nxehtė dhe mos ta hajė atė derisa tė ftohet. Po ashtu ndalohet fryerja nė ujė gjatė tė pimurit. Le tė marrė frymė tri herė gjatė tė pimurit jashtė enės pėr pirje, sipas hadithit tė cilin e transmeton Enesi r.a. i cili ka thėnė: “Resulull-llahu a.s. ka marrė frymė tri herė gjatė tė pimurit”. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi). Po ashtu transmetohet nga Ebu Saidi se Pejgamberi s.a.v.s. “E ka ndaluar fryerjen nė pije” (Transmeton Tirmidhiu dhe thotė se hadithi ėshtė sahih). Po ashtu pėr tė njėjtėn ēėshtje na flet edhe hadithi tė cilin e transmeton Ibni Abasi radijall-llahu-anhuma se Pejgamberi s.a.v.s. “Ka ndaluar tė merret frymė nė enė ose tė fryhet nė tė. (Transmeton Tirmidhiu).

7. Ti shmanget ngrėnies sė tepėrt, sipas hadithit: “Nuk ka enė mė tė dėmshme qė mund ta mbush njeriu sesa barku i tij. Njeriut do t'i mjaftonin disa kafshata pėr ta mbajtur trupin e tij e nėse nuk mund ta ndalė veten, atėherė (le ta pėrpjesėtojė lukthin e tij): njė tė tretėn pėr ushqim, njė tė tretėn pėr pije dhe njė tė tretėn pėr frymėmarrje”. (Transmetojnė Ahmedi, ibni Maxhe dhe Hakimi, hadithi ėshtė hasen).

8. Mos tė fillojė me marrjen e ushqimit ose tė pijes nėse nė mexhlis gjendet dikush i cili ėshtė mė i vjetėr apo me nder mė tė madh, sepse kjo ėshtė nė kundėrshtim me etikėn islame dhe po ashtu njė sjellje e tillė bėn qė njeriu tė jetė i paraqitur si grykės, e kjo ėshtė njė cilėsi e keqe dhe e palavdėruar.

9. Mos tė shikojė nė shokėt e tij gjatė ngrėnies dhe mos t'i mbikėqyrė ata, se ndoshta turpėrohen prej tij. Por duhet ta ulė shikimin rreth asaj qė hahet. Po ashtu mos t'i pėrcjell ata se ajo ju pengon atyre.

10. Mos tė bėjė gjėra prej tė cilave njerėzit gėrditen e po ashtu mos t'i shkund duart nė pjatėn e tij, mos ta afrojė kokėn e tij mbi pijet gjatė ngrėnies apo tė marrurit ushqim se mund qė t'i pikė nga goja ndonjė send e tė bie nė te. Njeriu nuk duhet tė flet fjalė tė cilat kanė tė bėjnė me fėlliqėsira dhe bėrllogje, se ndoshta dikush prej shokėve tė tij shqetėsohet (gėrditet), e shqetėsimi i muslimanit ėshtė haram (gjė e ndaluar).

11. Kur tė hajė bukė me tė varfėrit le tė jetė simpatik ndaj tyre dhe le t'u japė pėrparėsi, e kur tė hajė me shokėt e tij le tė jetė i buzėqeshur dhe le tė bėjė mahi (hajgare) gėzimi. E kur tė han bukė me njerėz tė gradave tė larta (si dijetarėt), le tė jetė me sjellje dhe nder ndaj tyre.

c)Rregullat tė cilave duhet pėrmbajtur pas ngrėnies.

1. Tė mos e teprojė me haje e tė ngopet, duke punuar sipas urdhrave tė Pejgamberit a.s. ashtu qė mos tė vjen deri nė pengesė shkatėrruese sepse barku u nėnshtrohet lehtė sprovimeve.

2. T'i lėpijė gishtat e tij para se t'i fshijė me faculetė apo t'i lajė, por nėse i lan duart ėshtė mė mirė sesa vetėm t'i fshijė.

3. Ta mbledhė atė qė ka rėnė gjatė ushqimit, sepse ajo ėshtė falėnderim pėr begatitė.

4. Ta pastrojė gojėn dhe dhėmbėt se me tė e pėrmend All-llahun (xh.sh.) dhe komunikon me shokėt e tij.

5. T'i falėnderohet All-llahut tė Lartėsuar pas hajes dhe pijes, e nėse ka pirė qumėsht tė thotė “All-llahu im, lėsho begati nė atė me tė cilėn na furnizove dhe shtona neve prej saj”.

Kur tė hajė nė sofėr tė huaj nė fund tė ngrėnies le tė thotė: Hėngrėn te ti agjėruesit e ushqimin tėnd e hėngrėn tė pastėrtit, e engjėjt ju pastruan juve.

AbdulHamid Suhejbani