Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

 

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

Ndihma e Shpejte Mjekesore

Hemoragjia dhe Plaget
Per te ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishem dy buzet e plages me ane te dy gishtave te medhenj. Pastroni plagen perreth duke u kujdesur te mos ngacmoni gjakun e mpiksur ne te. Mbajeni te shtypur pjesen e gjakosur me rrobe ose me nje cope pambuk te paster dhe bandazhojeni fort. Nese rrjedhja nuk pushon vendosni garza sterile ose ndonje rrobe te paster, te hekurosur me hekur te nxehte dhe shterngojeni fort me dore ose me fashature tjeter.

Shoku
Shenjat jane: zbehja, lekura e ftohte, pulsi i shpejte, frymemarrje siperfaqesore, dobesia. Qetesojeni te semurin duke e shtrire per toke ne qetesi absolute, lironi rrobat e shternguara, mbeshtilleni me batanije ose xhakete, por pa e mbinxehur. Ne te kunderten siguroni ngrohje artificiale ose ferkojeni. Ēojeni te semurin ne spital sa me shpejt.

Djegiet
Per te lehtesuar dhimbjet zhytet anesia ne uje te akullt. Mos hiqni rrobat e djegura. Ēani flluskat e lekures dhe vendosni mbi to pomade ose vaj. Mbulojeni pjesen e djegur me garza te thata e te pastra. Ne djegiet e renda ēojeni pacientin sa me shpejt ne spital.

Thyerja e Kockave
Frakturat duhet te levizin sa me shpejt. Fiksoni dhe mbeshtesni pjesen e demtuar sa me pare. Krahet duhet te sigurohen me delikatese pas trupit. Kur thyhet kemba lereni te demtuarin shtrire ne pozicionin me te pershtatshem. Therrisni vetem mjekun specialist ose urgjencen mjekesore. Gjate rruges lidhni kemben e thyer me ate te shendoshe.

Helmimi
Nese i demtuari eshte pa ndjenja perdorni vetem frymemarrjen artificiale. Ata qe jane te ndergjegjshem se jane demtuar nga helme grryese qe shkaterrojne indet (siē jane acidet, etj) te pine sasi te medha qumeshti. Ne rastet e helmimeve me ilace gjumedhenese ose qetesuese duhet provokuar vjellja duke ngacmuar fytin ose duke i dhene te demtuarit te pije nje gote te ngrohte me dy luge kripe.

Te Fiktit
Uleni personin qe i merren mendte. Lagini fytyren me uje te ftohte. Ulni koken me poshte se gjunjte. Nese humbet ndjenjat shtrijeni per toke, i ktheni koken anash dhe jepini te nuhase amoniak. Nese gjendja nuk permiresohet mbajeni ne qetesi absolute dhe njoftoni mjekun.

Ngrirja
Ngrohni pjeset e ngrira te trupit me uje ne temepraturen 38-40 grade C. Mos perdorni reflektore apo borsa me uje te ngrohte.

Goditja nga Dielli
Lahet trupi me uje te ftohte.

Humbja e lengjeve nga dielli (Dehidratimi)
Jepini te semurit disa gllenjka me uje te kripur, gjysem gote uje cdo 15 minuta gjate nje ore. Lirojeni te demtuarin nga rrobat dhe vendosni kompresa me uje te ftohte ne trup. Kembet te mbahen ne pozicion ngritur. Me pas dergoni te semurin ne spital.

Pickimet nga Insektet
Perpiquni te hiqni thumbin qe eshte ngulur ne trup dhe lyheni zonen e pickuar me locion kalamine per te menjanuar te kruajturit. Nese personi i humbet ndjenjat ose ka enjtje te trupit duhet thirrur menjehere mjeku.

Atak Zemre
Shenjat jane: dhimbje e zgjatur shtypese ose shqetesim i pazakonte prapa drrases se kraharorit. Dhimbja perhapet ne shpatull, qafe, krah ose nofull. Shoqerimi me djersitje, te perziera, te vjella, frymemarrje e veshtiresuar. Disa here personi qetesohet dhe me pas i rishfaqen shenjat e mesiperme. Ne keto raste minutat jane te ēmuara, thirrni me urgjence mjekun.

www.riniaislame.com