Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Defektet ne rrugen e dijes Vl

6- Menjemadhėsia dhe mburrja

Njeriu tė ndihet krenar me dije dhe ta ruan ate, kjo sdo tė thotė mendjemadhėsi e as mburrje, sepse mendjemadhėsia dhe mburrja janė cilėsi tė urrejtura, ato nuk i dėshiron as njė besimtar i thjeshtė e jo mė ai qė miret me dije.

All-llahu, azze ve xhel-le, ka qortuar mendjemadhėsinė nė shumė vende nė Kur'an, duke thėnė:

سَأَصْرِفُ عَنْ آيَاتِي الَّذِينَ يَتَكَبَّرُونَ فِي الأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَإِنْ يَرَوْا كُلَّ آيَةٍ لا يُؤْمِنُوا بِهَا وَإِنْ يَرَوْا سَبِيلَ الرُّشْدِ لا يَتَّخِذُوهُ سَبِيلاً وَإِنْ يَرَوْا سَبِيلَ الغَيِّ يَتَّخِذُوهُ سَبِيلاً ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَكَانُوا عَنْهَا غَافِلِينَ (146)

"Unė do t'i zbraps nga argumentet e Mia ata tė cilėt pa pasur tė drejtė bėjnė kryelartėsi nė tokė, tė cilėt edhe nėse shohin ēdo argument nuk besojnė, dhe nėse shohin rrugėn e shpėtimit nuk e marrim atė rrugė, e nėse e shohin rrugėn e gabuar ata e marrin atė rrugė. Kėtė (kėtė verbėrim tė tyre), ngase ata i konsideruan tė rreme faktet Tona dhe ngase i lanė pas dore ato". (El-Araf: 146).

إِنَّ الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا وَاسْتَكْبَرُوا عَنْهَا لا تُفَتَّحُ لَهُمْ أَبْوَابُ السَّمَاءِ وَلا يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ حَتَّى يَلِجَ الْجَمَلُ فِي سَمِّ الْخِيَاطِ وَكَذَلِكَ نَجْزِي الْمُجْرِمِينَ (40)

"Nuk ka dyshim se ata qė pėrgėnjeshtruan argumentet Tona dhe nga mendjemadhėsia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do tė hyjnė nė xhennet deri tė pėrbirojė deveja nėpėr vrimėn e gjilpėrės. Ja, kėshtu i shpėrblejmė kriminelėt". (El-A'raf: 40).

وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلائِكَةِ اسْجُدُوا لآدَمَ فَسَجَدُوا إِلاَّ إِبْلِيسَ أَبَى وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنْ الْكَافِرِينَ (34)

"E kur u thamė engjėjve: pėruluni (bini nė sexhde) Ademit, ata menjėherė iu pėrulėn, me pėrjashtim tė iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt nė tė madh dhe u bė pabesimtar". (El-Bekare: 34).

لَنْ يَسْتَنكِفَ الْمَسِيحُ أَنْ يَكُونَ عَبْداً لِلَّهِ وَلا الْمَلائِكَةُ الْمُقَرَّبُونَ وَمَنْ يَسْتَنكِفْ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيَسْتَكْبِرْ فَسَيَحْشُرُهُمْ إِلَيْهِ جَمِيعاً (172) فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَيُوَفِّيهِمْ أُجُورَهُمْ وَيَزِيدُهُمْ مِنْ فَضْلِهِ وَأَمَّا الَّذِينَ اسْتَنكَفُوا وَاسْتَكْبَرُوا فَيُعَذِّبُهُمْ عَذَاباً أَلِيماً وَلا يَجِدُونَ لَهُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَلِيّاً وَلا نَصِيراً (173)

"Mesihu nuk tėrhiqet prej asaj se ėshtė rob i All-llahut, nuk tėrhiqet as engjėjt mė tė zgjedhur. Kush tėrhiqet prej adhurimit ndaj Tij dhe bėn mendjemadhėsi, Ai do t'i ringjallė dhe do t'i tubojė tė gjithė pranė Tij. E pėrsa u pėrket atyre qė besuan dhe vepruan mirė, atyre do tu pėrmbushet shpėrblimi i merituar, por edhe do t'iu shtohet prej dhuntisė sė Tij. Pėrsa i pėrket atyre qė u tėrhoqėn dhe mbajtėn veten kryelartė, ata do t'i ndėshkojė me njė ndėshkim fort tė dhėmbshėm dhe pos All-llahut nuk do t'i gjejnė vetes as mbrojtės as ndihmės". (En-Nisa: 172- 173).

لا جَرَمَ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا يُسِرُّونَ وَمَا يُعْلِنُونَ إِنَّهُ لا يُحِبُّ الْمُسْتَكْبِرِينَ (23)

"Ėshtė e vėrtetė se All-llahu e di atė qė e fshehin dhe atė qė e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantėt". (En-Nahl: 23).

إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ (60)

"…e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė xhehennem". (Gafir: 60).

فَالْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ الْهُونِ بِمَا كُنْتُمْ تَسْتَكْبِرُونَ فِي الأَرْضِ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَبِمَا كُنْتُمْ تَفْسُقُونَ (20)

"…sot, pėr shkak se keni bėrė mendjemadhėsi nė tokė pa tė drejtė dhe pėr shkak se nuk respektuat urdhrat e Zotit, do tė shpėrbleheni me dėnim nėnēmues". (El-Ahkaf: 20).

كَذَلِكَ يَطْبَعُ اللَّهُ عَلَى كُلِّ قَلْبِ مُتَكَبِّرٍ جَبَّارٍ (35)

"… Po kėshtu All-llahu vulos ēdo zemėr tė arrogantit, tė zullumqarit". (Gafir: 35).

Kėto ajete janė vetėm disa prej shumė ajeteve qė flasin pėr kėtė ves shumė tė keq dhe tė rezikshėm pėr secilin njeri, ai qė dėshiron ti dije tė gjitha ajetet qė flasin pėr kėtė ves le ti drejtohet Kur'anit, Librit tė All-llahut, azze ve xhel-le, se aty i gjen tė gjitha kėto edhe ma shumė se kjo.

Edhe hadithet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qė kanė folur mbi kėtė ves janė tė shumta prej tyre do ti pėrmendim vetėm disa:

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

قال رسول الله صلى الله عليه وسلم لا يدخل الجنة من كان في قلبه مثقال ذرة من كبر . فقال رجل إن الرجل يحب أن يكون ثوبه حسنا ونعله حسنا . قال إن الله تعالى جميل يحب الجمال . الكبر بطر الحق وغمط الناس . رواه مسلم .

"Nuk hyn nė xhennet ai qė nė zemrėn e tij ka sa njė grimcė atomi mendjemadhėsi. Njė njeri tha: nėse njė njeri dėshiron qė tė ketė rrobat dhe kėpucėt e mira. Tha: All-llahu ėshtė i bukur dhe e do bukurinė, kurse mendjemadhėsi ėshtė refuzimi i tė vėrtetės dhe nėnēmimi i njerėzve". (Muslimi).

Ebu Seid El-Hudriu, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

احتجت الجنة والنار فقالت النار في الجبارون والمتكبرون وقالت الجنة في ضعفاء المسلمين ومساكينهم فقضى الله بينهما إنك الجنة رحمتي أرحم بك من أشاء وإنك النار عذابي أعذب بك من أشاء ولكليكما علي ملؤها رواه مسلم

"Debatuan Xhenneti dhe Zjari. Zjari tha: te unė jan tiranėt dhe mendjemėdhenjtė, kurse xhenneti tha: te une jan tė dobtit dhe tė ngratėt e muslimanėve. All-llahu gjykon mes tyre duke thėnė: xhennet, ti je Mėshira ime, me ty mėshiroj atė qė dua unė, kurse zjarit i tha: ti je denimi Im dhe me ty denoi ata qė dua. Dyjat Unė do ti mbushi". (Muslimi).

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

بينما رجل يمشي في حلة تعجبه نفسه مرجل رأسه يختال في مشيته إذ خسف الله به فهو يتجلجل في الأرض إلى يوم القيامة رواه البخاري ومسلم

"Njė njeri i veshur me petka tė bukura, i pėlqente vetvetja, me kokė tė krehur dhe ecte me mendjemadhėsi, duke qenė nė kėtė gjendje All-llahu bėri qė ta vithisė toka dhe ai mbetet nė kėtė gjendje deri nė ditėn e Kijametit". (Buhariu dhe Muslimi).

Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

إن الله تعالى يقول إن العز إزاري والكبرياء ردائي فمن نازعني فيهما عذبته .

"All-llahu, teala, ka thėnė: Krenaria dhe Mendjemadhėsia janė petku Im, ai qė mundohet t'ma merr njėrėn prej tyre do ta denoj". (Muslimi).

Llojet e mendjemadhėsisė

"Dije se mendjemadhėsia ndahet nė tė dukshme dhe tė brendshme. Mendjemadhėsia e brendshme ėshtė veti nė shpirt, kurse mendjemadhėsia e dukshme ėshtė ajo qė e manifestojnė gjymtyrėt. Emri mendjemadhėsi mė shumė u pėrket asaj qė ėshtė nė shpirt se sa asaj qė e manifestojnė gjymtyrėt, sepse veprat janė rezultat i kėsaj vetie.

Kjo veti shkakton edhe veprime, andaj kur duken veprimet e mendjemadhėsisė nė gjymtyrė thuhet: u tregua mendjemadh, e nėse ėshtė kjo veti nė shpirt thuhet: ėshtė mendjemadh.

Njeriu ėshtė mendjemadh atėherė kur ėshtė nė mesin e njerėzve tjerė dhe mendon se ėshtė mbi ta pėr shkak se posedon cilėsi tė plota ma shumė se ata.

Ky njeri nėse debaton ose polemizon nuk pranon qė dikush ti pėrgjigjet atij edhe nėse kėshillohet nuk e pranon atė kėshillė, kurse nėse jep kėshillė ėshtė i vrazhdė, e nėse i refuzohet ndonjė fjalė e tij hidhėrohet, nėse mėson dikend aspak nuk ka mėshirė dhe dhembshuri ndaj atyre qė i mėson, por i nėnēmon, i qorton, i shfrytėzon dhe ua pėrmend ato tė mira qė ua ka bėrė, masėn e gjėrė e shikon sikur tė jenė gomar, i trajton si injorantė dhe i nėnēmon.

Veprat qė burojnė nga kjo veti janė tė shumta, ato janė aq shumė saqė nuk mund tė numėrohen, andaj edhe nuk ka nevojė qė ti rendisim, sepse ato janė tė njohura.

Kjo ėshtė mendjemadhėsia, ky defekt ėshtė shumė i madh, dėmin e ka tė hatashėm, saqė shkakton edhe shkatėrrimin e elitės. Mjafton pėr keqėsinė e kėsaj vetie hadithi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

لا يدخل الجنة من كان في قلبه مثقال ذرة من كبر .

"Nuk hyn nė xhennet ai qė nė zemrėn e tij ka sa njė grimcė atomi mendjemadhėsi". (Muslimi). (shiko: "Tehdhibu Ihjai Ulumudin", Abduselam Harun, 2/ 128).

Dallimi mes mendjemadhėsisė dhe prestigjit

Shumė herė njerėzve u pėrzihet prestigji me mendjemadhėsinė dhe e kundėrta, kjo ndodh pėr shkak se dallimi ėshtė shumė i hollė mes mendjemadhėsisė dhe prestigjit dhe kėtė nuk mund ta hetojnė shumica e njerėzve.

Imam Ibėn Kajim El-Xhevzie, rahimehull-llah, thotė:

"Dallimi mes prestigjit dhe mendjemadhėsisė qėndron nė:

- Prestigji ėshtė gjurmė prej gjurmėve tė mbushjes sė zemrės me madhėrim, dashuri dhe respekt tė All-llahut. Kur tė mbushet zemra e njeriut me kėto elemente, atėherė mbushet me nur- dritė, zbret nė te qetėsia, vesh petkun e prestigjit, fytyra e tij rezaton ėmbėlsi dhe dinjitet, mbushet kjo zemėr me dashuri dhe prestigj, mallėngjohen pėr te zemrat, kėnaqen sytė dhe rehatohen zemrat, andaj fjala e tij ėshtė nur, hyrja e tij ėshtė nurė, dalja e tij ėshtė nurė, vepra e tij ėshtė nur, nėse hesht ka dinjitet, e nėse flet ua pushton zemrat dhe veshėt njerėzve.

- Kurse mendjemadhėsia ėshtė gjurmė prej gjurmėve tė mburrjes dhe zullumit qė gjinden nė zemrėn e atij qė ėshtė mbushur me injorancė dhe padrejtėsi, nga e cila zemėr ėshtė larguar adhurimi e ka zbritur mbi te mllefi. Ky njeri i shikon njerėzit me bisht tė syrit, nė mesin e tyre ecė me mendjemadhėsi, sillet me ta me egoziėm dhe pa altruizėm e maturi, nuk ia fillon me selam me ata qė takohet, e nėse ua kthen dikujt selamin sheh se u ka bėrė tė mirė ma shumė se meritojnė, nuk u jep buzėqeshje kur takohet me ta, morali i tij nuk u jep vend, mendon se askujt si ka borxh, kurse krejt dynjaja u ka borxh, nuk sheh dhuntitė e tyre ndaj tij, por vetėm tė vetat ndaj tyre. Ky njeri me kėto vepra vazhdimisht largohet prej All-llahut, kurse njerėzit vazhdimisht e nėnēmojnė dhe urrejnė". (Shiko: "Er-Ruh", Ibėn Kajjimi, fq. 316).

Dallimi mes mendjemadhėsisė dhe mburrjes

Duke shfletuar literaturėn islame qė flet pėr kėto smundje shumė delikate dhe shumė tė rėnda shohim disa dallime qė i kanė bėrė dijetarėt mes mendjemadhėsisė dhe mburrjes.

Ata duke folur pėr mendjemadhėsinė tregojnė se mendjemadhėsia ėshtė njė ves qė formohet nga bindja se njeriu ėshtė i plotė nė krahasim me tjerėt, kurse mburrja ėshtė njė ves qė nuk kėrkon tė krahasohet me tjerėt por mjafton qė ai tė mendojė pėr vehten e tij se ka bėrė shumė mirė dhe i haron gabimet dhe tė kėqijat e tija.

"Mburrja shpie nė mendjemadhėsi, sepse ėshtė njėri prej shkaqeve qė e shkaktojnė mendjemadhėsinė, kurse nga mendjemadhėsia lindin shumė defekte tjera".

Mburrja ėshtė kategori dhe lloje.

- Mburrja para All-llahut. Ky ves shkakton qė njeriu ti harojė mėkatet e veta dhe t'i injorojė ato. Ai disa gabime dhe gjynahe as i kujton e as i hulumton, sepse mendon se nuk ka nevojė ti hulumtojė, andaj edhe i haron, kurse ato qė i kujton i zhvlerėson dhe nuk i konsideron tė mėdhaja, andaj edhe nuk pėrpiqet qė ti pėrmirėson ose eliminon, por mendon se i falen.

- Mburrja me adhurime dhe vepra tė mira. Njeriu mburravec i zmadhon veprat e tija qė i ban dhe lavdėrohet me to dhe e kushtėzon All-llahun me to, duke haruar se po mos tė ishte suksesi dhe pėrkrahja All-llahut ai asgjė nuk do tė mund tė arrinte. Pastaj kur njė njeri mburret me punėn e vet ai nuk i sheh edhe defektet e asaj pune, kurse ai qė nuk hulumton defektet e veprave tė veta, shumica e mundit qė e jep pėr ato vepra i shkon huq, sepse veprat e dukshme nėse nuk janė tė sinqerta dhe tė pastėrta nga ēdo njollė, zor se bajnė dobi.

- Mburraveci mashtrohet me vetveten dhe mendimin e vet, e ndien veten tė sigurtė nga kurthet e All-llahut dhe denimi i Tij, mendon se ka pozitė te All-llahu dhe se veprat e tija i mjaftojnė pėr tė merituar atė pozitė, kurse haron se kėto vepra janė dhunti dhe dhurate e All-llahut. Kjo veti bėhet shkak qė ky njeri ta lavdėron, ngrit dhe zmadhon vetveten.

Njeriu qė mburret me mendimin, veprat dhe mendjen e tij pengohet nga pėrfitimi, pyetja dhe konsultimi, andaj bėhet tiran dhe egoist, nuk pyet ata qė janė mė tė ditur se ai, madje ndodh qė ti pėlqejė mendimi i vet i gabuar dhe tė gezohet me kėtė mendim, andaj nuk dėgjon kėshillėn dhe porosinė e askujt, por i shikon tjerėt si injorantė, insiston nė gabimin e vet. Nėse ky mendim ka tė bėjė me ēeshtje tė dynjasė dėshton nė to, e nėse ka tė bėjė me ēeshtje tė fesė dhe bazave tė saja, shkatėrrohet nė te.

Defekti mė i madh i mburrjes ėshtė pasiviteti nė vepra tė mira, sepse mendon se ka fituar dhe se nuk ka nevojė, kurse ai ėshtė duke qėndruar nė shkatėrrim tė qartė dhe tė padyshimt". (shiko: "Tehdhibu Ihjai Ulumudin", 2/ 138).

Gradėt e adhuruesve dhe dijetarėve nė ēeshtjen e mėndjemadhėsisė

Tė gjith njerėzit nuk janė njė kategori nė ēeshtjen e mendjemadhėsisė, por janė grada tė ndryshme.

Imam Ibėn Kudame El- Makdesiu, rahimehull-llah, thotė:

"Dije se dijetarėt dhe adhuruesit nė ēeshtjen e mendjemadhėsisė janė tre kategori:

Njė: Njeriu qė mendjemadhėsinė e ka tė ngulitur nė zemrėn e tij, e mendon veten mė tė mirė se tjerėt, por pėrpjekėt dhe mundohet qė tė jetė modest. Ky njeri e ka tė mbjellur nė zemrėn e tij pemėn e mendjemadhėsisė, mirėpo nuk lejon tė bėje degė dhe gjethe.

Dy: Ta manifestojė mendjemadhėsinė me gjymtyrėt e veta, e ngrit veten nėpėr tubime, del para mocanikėve tė vet, e qorton atė qė nuk sillet me te ashtu sikurse e meriton, dijetari ua kthen fytyrėn njerėzve dhe i injoron ata, kurse adhuruesi jeton duke i trajtuar tjerėt si tė fėlliqur. Kėta dy kategori njerėz kanė haruar atė me tė cilėn e ka edukuar All-llahu, azze ve xhel-le, Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

وَاخْفِضْ جَنَاحَكَ لِمَنْ اتَّبَعَكَ مِنْ الْمُؤْمِنِينَ (215)

"E tė jeshė i butė ndaj besimtarėve qė tė pranuan ty". (Esh-Shuara: 215).

Tre: Ta manifestojė mendjemadhėsinė me gjuhėn e vet duke pretenduar gjėra tė ndryshme qė si ka, duke u mburrur, duke e lavdėruar vetveten dhe duke treguar raste tė ndryshme pėr tu lavdėruar para tjerėve". (Shiko: "Muhtesaru Minhaxhul-Kasidin", fq. 292).

Dija dhe mendjemadhėsia

Ka shumė gjėra me tė cilat njeriu bėhet mendjemadh ndaj tjerėve, prej tyre ėshtė dija, veprat, adhurimet, pamja e bukur, etj.

Mirėpo prej tė gjithave kėto mendjemadhėsia me dije ėshtė mė e rezikshmeja.

Ebu Hamid Gazaliu, rahimehull-llah, thotė:

"Mendjemadhėsia nga shkaku i dijes ėshtė prej defekteve mė tė mėdhaja dhe sėmundjeve mė tė pėrhapura dhe sėmundjeve qė shumė vėshtirė shėrohen, pėrpos se me njė mund dhe ashpėrsi shumė tė madhe. Kjo ėshtė kėshtu sepse pozita e dijes ėshtė e madhe te All-llahu dhe e madhe te njerėzit, ka pozitė mė tė madhe se sa pasuria, bukuria, etj, madje kėto gjėra skanė asnjėfar pozite nėse nuk shoqėrohen me dije dhe vepra, andaj Kab ibėn Ahbari tha: "Edhe dija jep njė tirani sikurse pasuria", kurse Omeri, radijall-llahu anhu, ka thėnė: "Nėse rrėshqet njė dijetar me te rrėshqet e tėrė bota".

Si tė mbrohet dijetari nga mendjemadhėsia

Njė dijetar qė ėshtė sprovuar me kėtė ves, mund tė pastrohet prej tij duke njohur dy gjėra:

Njė: Argumenti i All-llahut ndaj dijetarėve ėshtė mė i fortė dhe se All-llahu nuk pranon prej dijetarit as njė tė dhjetėn e asaj qė pranon prej injorantit, sepse ai qė bėn gabim ndaj All-llahut me dije dhe njohje ban gabim mė tė madh, sepse nuk ka respektuar obligimin qė ka pėr shkak tė dhuntisė sė All-llahut pėr dijen.

Dy: Dijetari duhet ta dijė se mendjemadhėsia nuk i pėrkon askujt pėrpos All-llahut dhe nėse njeriu bėhet mendjemadh me kėtė bėhet i urrejtur te All-llahu, subhanehu ve teala, sepse All-llahu do qė dijetari tė jetė modest…". ((shiko: "Tehdhibu Ihjai Ulumudin", 2/ 136).

Dijetarė duhet tė kenė shembull Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė modestinė e tij

Imami i dijetarėve, shembulli i adhuruesve dhe modeli i besimtarėve, Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, edhe pse kishte pozitėn mė tė lartė, ai ishte shumė modest.

Esved ibėn Jezidi, radijall-llahu anhu, thotė: E kanė pyetur, Aishen, radijall-llahu anha: ēka bėnte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė shtėpinė e tij? Ishte nė shėrbim tė familjes, kurse kur thėrriste ezani pėr namaz, dilte tė fal namazin". (Buhariu).

Ebu Rifaa, Temim ibėn Esidi, radijall-llahu anhu, thotė: Iu afrova Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse ai mbante hutben, e i thash: Resulull-llah, njė njeri i huaj ka ardhur dhe pyet pėr fenė e tij, kurse nuk di asgjė pėr fenė e vet. U drejtua kah unė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe e la hutben. Ia sollėn njė karigė dhe u ul nė te. Filloi tė mė mėsojė atė qė ia kishte mėsuar All-llahu, pastaj iu kthye sėrish hutbes dhe e pėrfundoi". (Muslimi).

Enes ibėn Maliku, radijall-llahu anhu, kaloi pranė disa fėmijėve dhe u dha selam, e tha: "Kėshtu bėnte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem". (Buhariu dhe Muslimi).

Kanuni tė cilit i nėnshtroheshin selefi dhe me tė cilin udhėzoheshin, ishte zbatimi i hadithit qė e transmeton Ijad ibėn Himari, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

إن الله أوحى إلي أن تواضعوا حتى لا يفخر أحد على أحد ولا يبغي أحد على أحد رواه مسلم وأبو داود وابن ماجه

"All-llahu mė ka shpallur: jeni modest dhe mos tė mburret askush ndaj askujt dhe mos ti ban zullum askush askujt". (Muslimi).

Shikoni rastin e Uvejs Karniut, radijall-llahu anhu, i cili i dha pėrparėsi qėndrimit me njerėz tė ngratė dhe tė varfėr dhe refuzoi pritjen e tij solemne dhe lavdata.

Transmeton Imam Muslimi nga Usejr ibėn Xhabiri, radijall-llahu anhu, i cili thotė:

Omeri, radijall-llahu anhu, e kishte zakon tė pyeste logjistikėn e ushtrisė islame qė vinin nga Jemeni: a ėshtė nė mesin tuaj Uvejs Karniu? Derisa njė ditė kishte ardhur Uvejsi, e i tha: a je ti Uvejs ibėn Amir nga fisi Murad, pastaj nga fisi Karni? Tha: po. Ke patur lebrėn dhe je shėruar pėrpos njė vendi sa njė dirhem? Tha: po. A ke nėnė? Tha: po. Tha: kam dėgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė:

"Do t'ju vijė Uvejs Karniu me logjistikėn (e ushtrisė Islame) nga Jemeni, ai ėshė nga fisi Murad e pastaj nga fisi Karen, ka patur lebrėn dhe ėshtė shėruar pėrpos njė vendi sa njė dirhem, ka njė nėnė qė shumė kujdeset pėr te. Ky njeri po ti betohet All-llahut, All-llahu do tia pėrmbush betimin, nėse ke mundėsi tė kėrkosh prej tij qė tė kėrkon falje pėr ty, kėrko". Andaj kėrkoj prej teje qė tė kėrkosh prej All-llahut falje pėr mua, edhe ashtu veproi Uvejsi. Omeri i tha: ku dėshiron tė shkosh? Tha: nė Kufė. Tha: a ti shkruaj letėr guvernatorit tė Kufės qė tė kujdeset pėr ty? Tha: jo, mė shumė dėshiroi tė jem nė mesin e masės sė thjeshtė.

Mendjemadhėsia dhe mburrja janė defekte qė shkaktojnė qė njeriu tė harojė se tėrė ato dhunti dhe begati qė i ka janė nga All-llahu dhe se tė gjitha ēėshtjet janė nė dorė tė All-llahut, kurse dija e shėndoshė dhe udhėzimi i vėrtetė i luftojėn maksimalisht kėto dukuri negative dhe tė poshtra sikurse janė mendjemadhėsia, mburrja dhe vetpėlqimi, sepse sikurse na tregon Imam Ibėn Xhevziu nė njė prej mendimeve tė tija "nėse njeriu e ka plotėsuar dijen e tij, ka kuptuar se asnjė vepėr nuk ėshtė e tij, por ėshtė dhunti e Suksesdhėnėsit dhe Ai i ka mundėsuar secilit njeri tė menēur tė kuptojė se nuk duhet tia mvesh veprat vetvetes dhe tė mburret me to, sepse:

- kjo vepėr ėshtė sukses qė ia ka dhėnė All-llahu.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotė:

حَبَّبَ إِلَيْكُمْ الإِيمَانَ وَزَيَّنَهُ فِي قُلُوبِكُمْ

"…por All-llahu juve ua bėri tė dashur besimin dhe ua zbukuroi atė nė zemrat tuaja, …". (El-Huxhurat: 7).

- Nėse e krahason kėtė vepėr me dhuntitė e All-llahut, ajo nuk vlen as sa njė e njėqinda e saj.

- Nėse vėrehet madhėsia e Atij qė i shėrben zhvlerėsohet ēdo vepėr dhe adhurim.

Kjo do tė ishte kėshtu nėse kėto vepra shpėtojnė nga njollat dhe shkujdesi…

Analizo kėtė fakt. Melaqet qė natėn dhe ditėn nuk ndalen duke e madhėruar All-llahun, ato thonė: All-llahu ynė, ne nuk tė kemi adhuruar aq sa duhet.

Halili, Ibrahimi, alejhisselam, i cili tha: " ..kam shpresė se do t'i m'i falė mėkatet e mia nė ditėn e gjykimit". (Shuara: 82) nuk pėrmendi durimin e tij nė zjar e as gatishmėrinė pėr ta bėrė kurban djalin e tij.

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė:

"Askush nuk do tė hyjė nė xhennet me veprat e veta. Thanė: "As ty, ja Resulullah? Tha: as unė, pėrpos se nėse mė kaplon All-llahu me rahmetin e Tij". (Buhariu dhe Muslimi).

Andaj Ebu Bekri thoshte: "Unė dhe pasuria jeme a nuk jemi tuajt o Resulullah?

Omeri, radijall-llahu anhu, thoshte: "po tė kisha mbarė botėn do ta jepja qė tė shpėtoj nga trishtimi nga ajo qė kam para meje, para se tė dijė sė ēfarė lajmi mė vjen".

Abdullah ibėn Mesudi, radijall-llahu anhu, thotė: "Ah, sikur tė kisha mundur qė pas vdekjes mos tė ringjallem".

Aisheja, radijall-llahu anha, thotė: "Ah, sikur tė isha haruar".

Kėshtu veprojnė tė gjith njerėzit e menēur, All-llahu qoftė i kėnaqur me ta.

Po tė kishin njerėzit kėtė kuptim nuk do tė bėheshin mendjemėdhenjė ndaj gjinisė sė vet dhe secili njeri i plotė do tė frikohej dhe do tė nėnēmonte veprėn e vet, sepse do tė ruhej nga mangėsia e veprės pėrballė falėnderimit ndaj dhuntive qė ia ka dhėnė All-llahu.

Kuptimi i kėtij sqarimi ia ulė kokėn mendjemadhit dhe e bėn tė pėrulur dhe tė mposhtur. Analizoje kėtė gjė sepse ėshtė njė rregull shumė i madh". (Shiko: "Sajdul-Hatir", fq. 472).

Ska dyshim se stolia dhe petku mė i mirė dhe i bukur me tė cilėn stoliset dhe vishet dijetari ėshtė modestia, kurse petku mė i keq dhe i pavlerė ėshtė mendjemadhėsia dhe vetpėlqimi.

Andaj Omeri, radijall-llahu anhu, ka porositur qė edhe nxėnėsi edhe mėsuesi tė jenė modest nė njė kėshillė shumė tė shtrenjtė qė ua ka dhėnė njerėzve.

Omeri, radijall-llahu anhu, tha:

"Mėsoni dijen dhe njerėzve mėsonua. Mėsoni tė keni prestigj dhe qetėsi, jeni modest ndaj atyre qė ju mėsuan dhe ndaj atyreve qė i mėsoni, mos u bėni tiranėt e dijetarėve, sepse nuk mund tė ngritet atėherė injoranca juaj me dijėn tuaj". (Shiko: "Xhamiu Bejanil-Ilmi", fq. 179).

Na bėftė All-llahu tė kėtillė. Amin