Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Hapja e gojės dhe teshtitja

1. Kur njeriut i hapet goja duhet qė sa mė shpejtė ta mbulojė gojėn me dorė nė mėnyrė qė mos t'i shihet goja e hapur, duke u bazuar nė hadithin: “Tė hapurit e gojės ėshtė prej shejtanit, e kur ndonjėrit prej jush i hapet goja, le tė mundohet ta mbyll sa tė mundet”. (Transmeton Muslimi). E nėse nuk mundet ta mbajė gojėn e mbyllur, atėherė le ta vėndon dorėn e tij mbi gojė, nė mėnyrė qė ta mbulojė gojėn e tij me anė tė dorės, sipas hadithit: “Kur ndonjėrit prej jush i hapet goja, le ta mbyllė atė me anė tė dorės sė tij ngase shejtani i futet brenda”. (Transmeton Muslimi).

2. S'ėshtė nė rregull qė gjatė hapjes sė gojės tė thuhet Eudhubil-lahi (kėrkimi i mbrojtjes nga shejtani), ngase njė gjė e tillė nuk ėshtė theksuar nga Pejgamberi alejhis-selam e as nga as'habėt e tij.

11.ETIKA E TESHTITJES

1. Ai qė teshtin duhet ta ulė zėrin e tij gjatė teshtitjes, duke punuar sipas hadithit tė cilin e transmeton Ebu Hurejra r.a.: “Kur Pejgamberi alejhis-selam teshtinte e mbulonte fytyrėn me duar apo me faculetė dhe kėshtu e ulte zėrin e tij”. (Transmetojnė Ahmedi, Ebu Davudi e tė tjerė. Hadithin e bėnė autentik Hakimi edhe Dhehebiu).

2. Ai i cili teshtin duhet tė jetė i kujdesshėm ndaj shoqėrisė sė tij. Nėse ka ndonjėrin nė anė tė djathtė e nuk ka askend nė anė tė majtė, duhet ta kthejė kokėn nga e majta, nė mėnyrė qė mos ta gėrdisė dhe dėmtoj shokun e tij. Por nėse gjendet nė njė mexhlis dhe ėshtė i rrethuar me njerėz si nė tė djathtė ashtu edhe nė tė majtė, atėherė duhet tė teshtin para vetes sė tij.

3. Eshtė e preferueshme (mustehab) qė ai qė teshtin ta falėnderojė All-llahun (tė thotė Elhamdulil-lah) pas teshtitjes. Por tė pranishmit nuk duhet tė nxitojnė pėr ta falėnderuar All-llahun kur e dėgjojnė ndonjėrin prej tyre duke teshtitur. Ekzistojnė disa versione pėr mėnyrėn e falėnderimit tė All-llahut tė cilat janė tė theksuara nė librat e Sunnetit, e ato janė:

a) Elhamdulil-llah

b) Elhamdulil-lahi rabbil alemin

c) Elhamdulil-lahi ala kul-li hal

d) Elhamdulil-lahi hamden kethiren tajjiben mubareken fihi, kema juhibbu rabbuna ve jerda.

4. Ai i cili e dėgjon atė tė cilin kur teshtin thotė Elhamdulil-lah, obligohet qė ta pėrgėzojė duke i thėnė: Jerhamukell-llah. E nėse nuk e dėgjon duke e falėnderuar All-llahun, nuk ka nevojė qė t'i thotė Jerhamukell-llah por as t'i pėrkujton falėnderimin (Elhamdulil-lahin).

5. Nėse teshtin mosbesimtari dhe e falėnderon All-llahun e Lartėsuar, atėherė atij duhet t'i thuhet: Jehdikumul-llahu ve juslihu balekum (All-llahu ju udhėzoftė dhe ua pėrmirėsoftė gjendjen tuaj), duke u bazuar nė hadithin tė cilin e transmeton Ebu Musa el Esh'ariu r.a. ku thotė: “اifutėt teshtinin pranė Resulull-llahut sal-lall-lahu alejhi ve sel-lam (e kur thonin Elhamdulil-lah) shpresonin qė t'u thuhet nga Pejgamberi alejhis-selam: Jerhamukull-llah, por ai u thoshte: Jehdikull-llahi ve juslihu balekum. (Transmetojnė Ahmedi nė Musned, Buhariu nė Ebedul mufred e tė tjerė).

6. Nėse teshtinė mė tepėr se tri herė atėherė ai nuk duhet tė thotė Elhamdulil-lah ngase ajo ėshtė shenjė e ftohjes (apo flamė) dhe ate sipas hadithit: Kur ndonjėri prej jush teshtin ai i cili ėshtė ulur pranė tij le tė thotė: Jerhamukell-llah, e nėse teshtin mė tepėr se tri herė, atėherė ajo ėshtė ftohje dhe mos t'i thotė asgjė. (Transmeton Ebu Davudi nė sunenin e tij shkurtimisht).

Gjithashtu nuk bėhet dua pėr atė qė teshtin mė tepėr se tri herė e as nuk i thuhet: Shefakall-llahu ve afak. (All-llahu tė shėroftė e tė faltė).

7. Nėse teshtin kur imami ėshtė duke ligjėruar, le tė thotė Elhamdulil-lah, por nėse dikush tjetėr teshtin, atėherė nuk bėn t'i themi Jerhamukumull-llah, ngase tė heshturit gjatė ligjėrimit (hutbes) ėshtė vaxhib (obligim).

AbdulHamid Suhejbani