Make your own free website on Tripod.com
Melaiket-Engjujt
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Melaiket-engjujt

Nga kushtet mė kryesore tė besimit tonė nė All-llahun xhel-le shanuhu ėshtė besimi nė melaiket (engjujt), njohja e vėrtetė e tyre dhe njohja e asaj , me tė cilėn i ka urdhėruar ato All-llahu xhel-le shanuhu.

Me besimin tonė nė melaiket arrijmė gjer te njohja e gjėrave mė tė rėndėsishme pėr tė cilat jemi pyetur shumė herė si dhe dėshirojmė tė ndalemi para vėrtetėsisė e tyre.

2)

Melaiket janė krijesa prej krijesave tė All-llahut xhel-le shanuhu, janė tė padukshme, nuk hetohen, nuk kanė ekzistim trupor qė shihet e as nuk preken me dorė. All-llahu xhel-le shanuhu i ka pastruar ato nga gabimi dhe devijimi dhe i ka mbrojtur nga mėkatet dhe tė kėqiat.

Ato nuk janė sikurse njerėzit, nuk hajnė, nuk pijnė, nuk flejnė, janė botė tjetėr, botė e cila ndryshon nga bota e njerėzve dhe nga bota e atyre tė cilėt ne i shohim.

3)

Gjėja kryesore me tė cilėn veēohen melaiket nga njerėzit ėshtė: adhurimi i shumtė qė i bėjnė All-llahut xhel-le shanuhu, gjithmonė i bėjnė ibadet, pa pėrtaci.

Thotė All-llahu i Madhėruar: "... nuk e kundėrshtojnė All-llahun pėr asgjė qė Ai i urdhėron dhe punojnė atė qė janė tė urdhėruar."(suretu et-Tahrim 65).

Gjithashtu thotė: " Atij i bėjnė tesbih natėn dhė ditėn dhe ata nuk mėrziten prej adhurimit." (suretu el-Fusilet 38).

Janė krijesa tė zgjedhura tė All-llahut xhel-le shanuhu pėr kėtė All-llahu xhel-le shanuhu i zgjodhi pėr ta kryer detyrėn mė tė ndershme.

4)

A ka detyrė mė tė ndershme se pėrcjellja dhe transmetimi i sheriatit tek tė dėrguarit dhe lajmėtarėt, qė t’i thėrrasin njerėzit nė adhurimin e tė vetmit All-llah. Kjo ėshtė detyra e ndershme tė cilėn e zgjodhi All-llahu xhel-le shanuhu pėr melaiket.

All-llahu i Madhėruar thotė: " Falėnderimi i qoftė All-llahut Sajuesit tė melaikeve me nga dy palė, tri palė e katėr palėkrahė, ndėrmjetėsues (nė mes Tij dhe pejgamberėve). Ai shton nė krijim atė qė do, vėrtet All-llahu ka fuqi pėr ēdo send."(suretu el-Fatir 1).

All-llahu xhel-le shanuhu nuk ua kishte besuar kėtė detyrė po tė mos ishin tė veēuara me kėto cilėsi madhėshtore nga krijesat tjera tė All-llahut tė Madhėruar.

5)

Nga cilėsitė tjera qė veēohen nė krijim e pėr tė cilat na ka informuar All-llahu xhel-le shanuhu janė se ato kanė krahė ashtu siē u pėrmend nė ajetin e lartėpėrmendur. Numri i krahėve ėshtė i ndryshėm, prej tyre ka qė kanė nga dy krahė, nga tri krahė, apo nga katėr palė krahė por ka prej tyre qė kanė edhe mė tepėr se kaq, e ai ėshtė Xhibrili alejhi-s-selam, siē transmetohet nė hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve selem se ai e ka parė Xhibrilin i cili i kishte gjashtėqind palė krah.

6)

Nga cilėsitė e tyre gjithashtu ėshtė se ata kanė fuqi qė tė ngriten dhe tė zbresin mes qiejve dhe tokės me shpejtėsi tė madhe.

All-llahu i Lartėsuar thotė: " Atje ngriten engjujt dhe shpirti (Xhibrili) nė njė ditė qė zgjatė pesėdhjetė mijė vjet ( ose lartėsia e atyre shkallėve ėshtė pesėdhjetė mijė vjet." (suretul-Mearixh 4). Shpejtėsia e melaikeve nuk matet e as nuk krahasohet me shpejtėsinė e njerėzve, e as nuk ka mundėsi pėr pėrgjasim apo afrim mes atyre.

7)

Nga cilėsitė e tyre gjithashtu ėshtė se ato janė tė krijuara nga drita, siē transmetohet nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem. Posedojnė fuqi tė jashtėzakonshme tė cilėn nuk e ka as njeriu mė i fuqishėm nga njerėzit, pėr kėtė tetė prej tyre e mbajnė Arshin (Fronin) e Mėshiruesit, i Lartėsuar qoftė. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:

" Dhe engjėjt (melaiket ) qėndrojnė nė skajet ( anėt) e tij, e atė ditė, tetė (melaike) e bartin mbi vete Arshin e Zoit tėnd." (suretu el-Hakka 17).

8)

Prej melaikeve ka melaike tė cilat i caktoi All-llahu i Madhėruar pėr marrjen e shpirtėrave tė njerėzve gjatė vdekjes sė tyre. Prijėsi i kėtyre melaikeve ėshtė "Melekul-Mevt (meleku i vdekjes), i cili ka ndihmėtarė tjerė prej melaikeve. Thotė All-llahu i Lartėsuar:

"... derisa kur t’i vijė ndonjėrit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin tė dėrguarit Tonė dhe ata nuk bėjnė kurrfarė lėshimi."(suretu el-En’am 61).

9)

Nga melaiket, gjithashtu ka melaike tė cilat i dėrgon All-llahu xhel-le shanuhu pėr t’u ndihmuar njerėzve besimtarė. All-llahu i Lartėsuar thotė: "Edhe kur Zoti yt u kumtoi melaikeve se Unė jam me ju, pra inkurajoni ata qė besuan." (suretu el-Enfal 12).

Besimi ynė nė kėtė lloj tė melaikeve na bėnė qė tė punojmė qė ta meritojmė inkurajimin e All-llahut me melaike.

10)

Prej melaikeve ka tė atilla tė cilat i ka obliguar All-llahu xhel-le shanuhu qė t’i shkruajnė veprat tona, qė tė shkruajnė tė mirat dhe tė kėqiat tona.

All-llahu i Lartėsuar thotė: "A mendojnė se Ne nuk e dėgjojmė ndjenjėn e fshehtė tė tyre dhe bisedėn e tyre? Po, e dėgjojmė dhe tė dėrguarit tonė ( melekėt pėrcjellės) qė janė pranė shkruajnė." ( suretuz-Zuhruf 80).

Besimi ynė nė kėtė lloj tė melaikeve, tė obliguara me shkrim na bėn qė tė jemi gjithnjė tė kujdesshėm, qė mos tė biem nė ndonjė sherr se pėrndryshe na e regjistrojnė kėtė melaiket kundėr neve.

Kjo gjithashtu na bėnė qė tė kemi gjithmonė shpresė dhe nxitje tė plotė nė kryerjen e veprave tė mira, qė t’i shkruajnė kėto melaiket dhe t’i regjistrojnė.

11)

Fjala pėrfundimtare ėshtė se:

Vėrtet besimi nė melaiket i zgjeron njohuritė e njeriut pėr sistemin e kėsaj gjithėsie tė cilėn e ka krijuar All-llahu xhel-le shanuhu me forma tė shumta dhe lloje tė ndryshme. Te besimtari ėshtė prezente njohja e vėrtet dhe kuptimi i shėndoshė pėr tė vėrtetat abstrakte tė gjithėsisė ashtu siē e ka informuar All-llahu xhel-le shanuhu mbi to.

Gjithashtu ky besim vetvetiu na bėn me dije se ata tė cilėt e kundėrshtojnė All-llahun xhel-le shanuhu janė tė paktė, po edhe nė qofshin kėta shumica e njerėzve, ngase tė gjithė njerėzit nuk mund tė krahasohen as me melaiket, e ku mbeten krijesat tjera tė cilat tė gjitha i janė nėnshtruar All-llahut, pėrveē disave.

Tė nėnshtruarit, vetėm ata janė me tė cilėt ėshtė i kėnaqur All-llahu xhel-le shanuhu dhe tė cilėt do t’i futė nė xhennetin e Tij.

Ali Hasen AbdulHamid