Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi


Festa e Bajramit

 

Falėnderimi i takon All-llahut subhanehu ue teala, paqja dhe shpėtimi qofshin mbi Pejgamberin e Tij, Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem

I nderuari vėlla musliman. Ju pėrshėndesim me pėrshėndetjen islame: << Eselamu alejkum ve rahmetullahu ve berekatuhu>>. Dhe ju pėrgėzojmė me ardhjen e festės sė Bajramit dhe ju themi: << E lusim All-llahun subhanehu ue teala qė tė na pranojė neve dhe juve veprat e mira >>

I dashuri Vėlla. Dėshiruam qė me gėzimin e Bajramit tė inkuadrohesh me kėtė temė tė Bajramit me dispozitat, edukatėn dhe synetet e tij, duke shpresuar nga All-llahu subhanehu ue teala qė tė jesh prej atyre qė e duan synetin e Profetit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem dhe i luftojnė bidatet (risitė nė fe).

Festat e muslimanėve

Muslimanėt nuk kanė pėrveē se dy festa: festa e Fitėr Bajramit dhe festa e Kurban Bajramit. Nė sunenin e Ebu Davudit dhe tė Nesaiut me zinxhirė tė saktė transmetohet nga Enesi radiallahua anhu, se kur Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka ardhur nė Medine i ka gjetur ata duke festur dy festa. Dhe tha, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem:<< Kanė qenė pėr ju dy ditė qė keni lozur, nė to, e All-llahu subhanehu ue teala ua ka zavendėsuar me diēka mė tė mirė se ato (qė ishin): dita e Fitėr Bajramit dhe e Kurban Bajramit.

Dhe kėto dy festa tė cilat i ka sjellė All-llahu subhanehu ue teala pėr muslimanėt janė prej simbolėve tė Islamit, tė cilat duhet tė ngjallen, tė njohim qėllimin e tyre dhe tė ndjemė kuptimin e tyre

Dispozitat e Bajramit dhe edukata e tij

1. Dispozita e namazit tė Bajramit:

Ka thėnė dijetari Abdul aziz ibėn bazi All-llahu e mėshiroftė:<< Namazi i Bajramit ėshtė farz kifaje (nėse njė grup i muslimanėve e falin tė tjerėt lirohen nga falja ) tek shumica e dijetarėve. E disa dijetarė kanė thėnė se namazi i Bajramit ėshtė farz ajn (ėshtė obligim pėr ēdo njėrin) dhe ky mendim ėshtė mė i qartė nė argumente dhe mė afėr sė vėrtetės. Ėshtė synet pėr gratė qė tė prezentojnė nė tė dy Bajramet duke pasur kujdes qė mos tė dalin veēse tė mbuluara mirė dhe duke ju larguar Parfumosjes .>>

Siē ka ardhur nė dy Librat e saktė nga Umu Atija, All-llahu qoftė i knaqur ndaj saj, se ka thėnė:<< U urdhėruam qė tė dalim nė dy bajramet tė moshuarat dhe ato qė ishin me mestracione pėr tė dėshmuar mirėsinė (begatinė)dhe lutjet e muslimanėve dhe qė tė largohet ajo qė ishte me mestracione nga vendi i faljes.

E nė disa transmetime tė tjera, ka thėnė njėra prej tyre: << O i Dėrguari i All-llahut! Po nėse dikush nga ne nuk gjen ēfarė tė veshė pėr tė dalė (pėr ta falė Bajramin)?>> Tha sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,<< Le tė veshė xhilbabin e motrės sė saj (mbulesėn e saj).>> Dhe nuk ka dyshim se kjo argumenton pėr pėrforcimin e argumenteve pėr daljen e grave pėr namaz tė Bajramėve, qė tė dėshmojnė mirėsinė (begatinė)dhe lutjet e muslimanėve (Fetava Etahare ve Salat,pėrgatitur nga Abdulal Etajar-Ahmed ibn Baz)

2. Ndalimi i Agjėrimit nė tė dy bajramet

Argument ėshtė tė cilin e ka transmetuar Ebij Seijd nė tė dy Librat e saktė se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka ndaluar agjėrimin nė dy ditė: ditėn e Fitėr Bajramit dhe Ditėn e Kurban Bajramit.

3. Tekbiri:

Kur bėhet plotėsimi( i muajit Ramazan) prej perėndimit tė diellit, natėn e Bajramit, e deri nė namaz tė Bajramit, ka thėnė All-llahu subhanehu ue teala:''Qė ta plotėsoni numrin,tė madhėroni All-llahun pėr atė se u udhėzoi dhe qė tė falėnderoni"(suretu elbekare 185)

Mėnyra e tekbirit siē ka ardhur nga selefi (Tė parėt tanė tė mirė ):

All-llahu Ekber All-llahu Ekber All-llahu Ekber La ilahe- ila llah

All-llahu Ekber All-llahu Ekber All-llahu Ekber Ve lilahi Elhamd

Ajo qė duhet cekur qė ėshtė me rėndėsi se tekbiri duhet vazhduar derisa tė hyjė imami. Ka qenė Muhamed bin shihab Ezuhruj All-llahu e Mėshiroftė thoshte:

''Kanė qėnė njerėzit qė merrnin tekbire prej kur dilnin nga shtėpitė e tyre e deri sa hynte imami''.

Ėshtė synet pėr burrat qė ta ngrejnė zėrin nė xhamia, nė tregje, nė shtėpia pėr ta madhėruar All-llahun subhanehu ue teala, pėr ti bėrė ibadet dhe falėnderuar Atė.

Ndėrsa gratė e ulin zėrin ngaqė ato janė tė urdhėruara me mbulesė dhe uljen e zėrit, dhe qė tė bėjė tekbire ēdo person vetė, ndėrsa tekbiret me xhemat kjo nuk ka argument sepse as Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, e as sahabet nuk e kanė praktikuar njė gjė tė tillė.

4. Pastrimi para se tė dalė pėr nė namaz:

Ėshtė saktėsuar nė <> tė Imam Malikut, All-llahu e Mėshiroftė; se Abdulla bin Omeri, All-llahu qoftė I kėnaqur me ata tė dy, u pastronte ditėn e Ftėr Bajramit para se tė shkonte pėr tu falė. ( Elmuvata 1/177)

Dhe ka ardhur nga Esaib bin Zejd, dhe nga Sejid bin Xhubejr, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė se ka thėnė:<< Synetet e bajramit janė tre: ecja nė kėmbė, pastrimi, dhe ngrėnja para daljes pėr nė namaz.>>

Ka pėrmendur Imam Neveviju, All-llahu e Mėshiroftė, se dijetarėt kanė ra nė dakort se ėshtė e pėlqyshme pastrami pėr namaz tė Bajramit.

5. Veshja me rroba tė bukura dhe pėrdorimi i miskut (parfumit)

Transmetohet nga Xhabiri All-llahu qoftė i kėnaqur me atė, siē ka ardhur nė sahihun e Ibėn Huzejmės se ka thėnė:"Ka pasur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, njė xhybe(pallo) qė e vishte nė tė dy bajramet dhe nė ditėn e xhumasė''.

Ka transmetuar Elbejhakiu me zinxhirė tė saktė se Ibėn Omeri vishte pėr Bajram rrobat mė tė bukura, ndėrsa gruaja del pėr nė namaz tė Bajramit pa u zbukuruar dhe pa u parfumosur, duke qėnė e mbuluar sipas normave islame.

6.Ngrėnja para se tė dalė pėr nė namaz tė bajramit:

Siē ėshtė pėrmendur nė Librin e sakėt tė Elbuhariut dhe tė Ahmedit nga Enesi, All-llahu qoftė i kėnaqur me atė, ka thėnė:'' Ka qenė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, nuk shkonte ditėn e Fitėr Bajramit derisa hante disa hurma dhe i hante ato tek: tre, pesė, shtatė ose nėntė).

Ndėrsa nė Kurban Bajram ėshtė e pėlqyeshme qė mos me ngrėnė vetėm pas namazit, nė mėnyrė qė tė hajė prej kurbanit qė e pret.

7. Dalja nė kėmbė pėr nė namaz tė Bajramit:

Me thėnien e Aliut, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė;<< Prej synetit ėshtė qė tė dilet pėr nė namaz tė Bajramit duke ecur jo hypur (nė mjet udhėtimi)>>E ka transmetuar El-Termidhiu dhe ka thėnė:<< Hadith i mirė, i vėrtet>>.

Dhe prej synetit ėshtė qė mos tė kthehet nga ajo rrugė qė ka shkuar por nga njė rrugė tjetėr.

8.Falja e namazit para hutbes:

Sikurse ka ardhur nė dy Librat e saktė, prej hadithit tė Ibėn Omerit dhe tė Ebij Sejidit dhe tė Ibni Abasit, All-llahu qoftė i kėnaqur me ta, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ėshtė falur para hutbes.

Ka ardhur nė Librin e saktė tė Imam Muslimit se ėshtė e pėlqyeshme tė lexohet nė rekatin e parė suretu kaf (ق )dhe nė rekatin e dytė nė fillim tė sures (Enbija).Dhe mė sė shumti qė ėshtė transmetuar se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, lexonte( suret El A'ėla dhe suretu El Gashije).Transmeton Muslimi dhe Termidhiu.

9.Forma e namazit tė bajramit:

Forma e namazit ėshtė dy rekate para hutbes duke u argumentuar me thėnien e Ibni Omerit:<< Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, Ebu Bekri, Omeri, dhe Othmani, e falnin Bajramin para hutbes>>(mutefekun alejhi)

Nė dy Librat e sakta nga Ibni Abasi, se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem'' Ka dalė ditėn e Fitėr Bajramit i fali dy rekate, nuk u fal para tyre(dy rekatėve) dhe as pas tyre'' Kjo ėshtė pėr atė qė falet jashtė nė hapsirė, ndėrsa ai qė falet nė xhami falė dy rekatet e tė hyrit nė xhami (tehijetulmesxhid), duke u argumentuar me fjalėn e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ''Nėse dikush nga ju hynė nė xhami mos tė ulet derisa ti falė dy rekate ''.(mutefekun alejhi)

Nuk lejohet qė tė thirret Ezani e as Ikameti, siē ka transmetuar Muslimi nga Xhabiri: ''Jam falur me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, jo njė herė e dy ( porshumė herė), ka filluar me namaz para hutbes pa e thėrritur ezanin dhe Ikametin".

Forama e tij:

Mirren nė rekatin e parė pasė tekbirit fillestar dhe pa e lexuar Eudhu bismelen gjashtė tekbire..dhe merren tekbire nė rekatin e dytė para leximit(tė fatihasė) pesė tekbire duke mos e numėruar atė qė thuhet duke u ngritur nga rekati i pare. Siē ėshtė transmetuar nga Amėr bin Shuejb nga babai i tij, nga gjyshi i tij se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka marrė nė namazin e Bajramit dymbėdhjetė tekbire: shtatė nė rekatin e parė e pesė nė rekatin e dytė ".

10. Vajtja prej njė rrugė dhe kthimi nga njė rrugė tjetėr:

Ėshtė synet pėr atė qė shkon pėr tė falė namazin e Bajramit qė tė kthehet nga njė rrugė tjetėr e jo nga ajo qė ka shkuar, qė ta pasojė synetin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: ''Ka qenė, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, kur dilte ditėn e bajramit e ndėrronte rugėn'' e ka nxjerrė hadithin Imam Buhariu nga Xhabiri, All-llahu qoftė i kanqur me tė .

11. Prej urtėsisė sė Bajramit:

Prej urtėsisė sė Bajramit, nė sheriatin islam, ėshtė qė tė shprehet gėzimi, kėnaqėsia dhe pėrgėzimi nė to pėr plotėsimin e ibadetėve si: Agjėrimi, Sadakaja(lėmosha), Namazi, Dhikri, dhe qė ta dinė armiqtė e Islamit se nė fenė tonė ka pushim dhe gėzime. Dhe qė tė shprehin gėzimet e tyre fėmijėt dhe gratė nė kėtė festė, dhe arritja e lidhjes mes muslimanėve, sikurse ky ėshtė rast i mirė

12. Ke kujdes vėlla musliman:

Ke kujdes qė mos tė biesh nė disa gabime qė bien shumica e njerėzve si psh: kalimi i kohės me gjėra qė janė tė ndaluara, siē janė tė dėgjuarit e muzikės ose tė festosh kėtė festė nė vendet e ndaluara ku pėrzihen burrat e grate, ose veshja e grave me veshje qė nuk i ka hije tė vishet njė muslimanejes duke pretenduar se sot ėshtė festė e hare e njeriu duhet ta shprehė kėtė forma tė ndryshme.

13. Pėr kė ėshtė festa e Bajramit?

Ka thėnė Aliu, All-llahu qoftė i kėnaqur me tė:''Sot ėshtė Bajram pėr atė qė dje i ėshtė pranuar agjėrimi i tij dhe namazi i natės. Bajram pėr atė qė ju kanė falė mėkatet dhe qė ju kan pranuar veprat e tij. Sot pėr ne ėshtė Bajram, nesėr pėr ne ėshtė Bajram dhe ēdo ditė qė si bėjmė mėkat All-llahut subhanehu ue teala nė tė, ėshtė pėr ne Bajram.

Vėlla! Nuk ėshtė festa e bajramit pėr atė qė ėshtė veshur me rroba tė mira, por pėr atė qė ibadetet i shtohen. Nuk ėshtė Bajrami pėr atė qė ėshtė zbukuruar me veshje dhe mjete udhėtimi por pėr atė qė All-llahu nga ai e ka larguar hidhėrimin.

Dhe sė sfundi:

Mos harro vėlla qė tė veprosh nga veprat e mira; qė tė mbash lidhjet dhe tė vizitosh tė afėrmit dhe farefisin dhe ta harrosh hidhėrimin qė e kishe nė ta, zilinė dhe urrejtjen kundėr tyre; dhe ta pastrosh zemrėn nga kėto sėmundje. Mos harro tė varfėrin dhe jetimin qė ti ndihmosh dhe ti gėzosh kur njerėzit janė tė gėzuar e ata janė tė mėrzitur e tė hidhėruar

Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi tė Dėrguarin, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.