Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

MUHAMMEDI (sal-lall-llahu alejhi ve selam)

All-llahu xhel-le shanuhu pėr tė na njohtuar me atė ēka kėrkon prej neve dhe pėr tė na sqaruar atė ēka na bėnė dobi nė jetėn tonė, dėrgoi disa prej njerėzve tė cilėt kishin cilėsi fisnike dhe moral tė lartė qė t’i pėrcjellin urdhėrat dhe dispozitat e Tij te tė gjithė njerėzit, duke filluar prej tė afėrmve, shokėve , fqinjėve dhe tė gjithė atyre qė ishin pėrreth tyre.

E kėta ishin ata qė i zgjodhi All-llahu i Lartėsuar dhe i quajti tė dėrguar dhe lajmėtarė. I fundit prej kėtyre tė dėrguarve dhe lajmėtarve ishte i dėrguari i All-llahut te krijesat e Tij, prijėsi ynė Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem, tė cilin e dėrgoi All-llahu mėshirė pėr tė gjitha botėrat, prej njerėzve dhe xhinnėve .

Dėrgimi i Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem nuk ishte vetėm pėr popullin apo familjen e tij, por ishte pėr njerėzit nė pėrgjithėsi pėrgėzues dhe tėrheqės i vėrejtjes. All-llahu i Lartėsuar thotė:

" E ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha botėrat."( suretu el-Enbija 107).

2)

Pėr ta pasur edhe mė tė qartė kėtė qė pėrmendėm , domosdo duhet tė dimė pjesėn nga jeta e kėtij pejgamberi fisnik sal-lall-llahu alejhi ve selem.

Emri i tij ėhtė Muhamed ibn Abdull-llah ibn Abdu-l-Mutalib ibn Hisham, rrjedh nga fisi mė i madh prej fiseve arabe, e ai ėshtė fisi Kurejsh. U lind nė Mekke nė siujdhesėn arabe, e cila ėshtė qytet prej qyteteve tė Mbretėrisė sė sotme Saudite.

U rrit jetim, babai i vdiq sa ishte ende nė barkun e nėnės. E edukoi nėna e tij Amineja bija e Vehbit me edukatė e cila ishte nė pajtim me traditat arabe tė cilat shumicėn prej tyre i trashėguan nga feja e babait tė Pejgamberėve Ibrahimit alejhis-selam. Pastaj i vdiq edhe nėna sa ishte 6 vjeqar e pėr pėrkujdesje e morri gjyshi i tij Abdu-l-Mutalibi i cili ishte njėri prej udhėheqėsve Kurejshit para shpalljes. Pas dy viteve i vdiq edhe gjyshi e pėr kujdesje e morri mixha i tij Ebu Talibi.

3)

Jeta e tij pas fėmijėrisė ishte jetė e dalluar me ēdo tė mirė. Ishte trim, i sinqertė, kishte moral tė mirė, sa qė edhe populli i tij filluan ta quanin "i sinqerti, besniku".

4)

Nė fėmijėri ishte bari i deleve, gjė e cila ia shtoi edhe mė tepėr dlirėsinė e zemrės, udhėzimin nė tė mirė dhe largimin nga e keqja.

Nė rininė e tij punonte pėr Hadixhen bijen e Huvejlidit, e cila ishte prej grave mė tė pasura dhe mė tė dalluara kurejshite. Pasiqė e dėrgoi nė Sham pėr tregti, Muhammedi sal-ll-llahu alejhi ve selem pati sukses dhe u kthye me fitim tė madh.

Kur i mbushi 25 vjet mixha i tij e martoi me Hadixhen e cila ishte mė e vjetėr se ai 15 vjet.

5)

Nė moshėn 40 vjeqare All-llahu xh.sh e pėrgatitte pėr pejgamberllėk, kur filloi tė sheh ėndėrra tė vėrteta dhe gjithė atė qė e shihte nė ėndėrr tė nesėrmen i dilte realitet. Pastaj ia bėri tė dashur vetminė, qė tė mundė tė logjikojė dhe tė studijojė, ashtuqė kalonte njė muaj tė plotė tė ēdo viti nė njė shpellė afėr Mekkes e cila quhej "Hira".

6)

Pas njė periudhe tė shkurtėr kohore All-llahu xhel-le shanuhu ia dėrgoi njėrin prej melekėve tė mėdhenj, melekun me emrin Xhibril i cili ia shpalli ajetin e parė, e ai ėshtė: "Lexo me emrin e Zotit tėnd i cili krijoi (ēdo gjė)."(suretul-Alek 1)

Nga kjo e kuptoi se All-llahu xhel-le shanuhu e kishte zgjedhur qė tė jetė pejgamber dhe i dėrguar i Tij te ky popull.

7)

Kėshtu filloi i dėrguari sal-all-llahu alejhi ve selem t’i thėrrasė njerėzit qė ishin pėrreth tij nė kėtė fe. Nė fillim thirja e tij ishte fshehurazi, duke pasur kujdes nga pabesimtarėt tė cilėt adhuronin idhuj dhe gurė. Prej tė parėve tė cilėt iu pėrgjigjen kėsaj thirrjeje ishin: gruaja e tij Hadixheja, djali i mixhės sė tij Aliu i biri i Ebu Talibit, shoku i tij Ebu Bekri dhe njė pjesė e vogėl e popullit tė tij.

8)

All-llahu xhel-le shanuhu mė vonė e urdhėroi qė ta shfaq haptaz thirrjen e tij nė fenė Islame e cila ėshtė fe e All-llahut tė Lartėsuar dhe pėr tė cilėn Ai ishte i i kėnaqur qė tė jetė fe e fundit pėr tė gjithė njerėzit.

Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem thėrriste nė adhurimin e tė Vetmit All-llah dhe nė thyerjen e idhujve, gjė e cila ishte nė kundėrshtim me fenė e gjyshėrve dhe baballarėve tė tyre dhe pėr kėtė ata filluan tė bėjnė ēmos, ta pengojnė dhe tė tallen me te vetėm qė tė ndalin nga thirrja e tij, por ai edhe krahas gjithė kėsaj duroi. Nga torturat dhe maltretimet e kurejshitėve e mbronte mixha i tij Ebu Talibi, i cili megjithėkėtė nuk e pranoi Islamin dhe vdiq si pabesimtarė.

9)

Islami filloi tė pėrhapet shumė shpejtė, sa qė atij iu bashkangjitėn edhe disa prej banorėve tė Jethribit. Pasi u kthyen nė vendin e tyre, Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve selem prapė i erdhėn edhe njė grup prej 12 vetėve tė cilėt gjithashtu i besuan dhe kur deshtėn tė kthehen Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve selem u dha me vete njė shokė tė tij i cili do t’ua mėsonte atyre parimet Islame. Pas pak kohe u pėrhap Islami nė Jethrib dhe njė grup prej banorėve tė Jethribit i erdhėn Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem dhe e thirrėn qė tė shkojė tek ata duke iu besatuar atij se do ta mbrojnė dhe se do t’i ndihmojnė.

10)

Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem iu pėrgjigj ftesės sė tyre dhe i urdhėroi shokėt e tij qė tė dalin nga Mekkeja, ku mė vonė edhe ai iu bashkangjitė atyre. Kurejshitėve posa u arriti lajmi pėr shpėrnguljen e Muhammedit sal-all-llahu alejhi ve selem dėrguan disa njerėz qė ta vrasin, por All-llahu xhel-le shanuhu si ēdoherė e shpėtoi nga ata.

Kur hyri nė Jethrib, i cili mė vonė u quajt Medinetul- Munevere, banorėt e tij i bėnė pritje madhėshtore. Menjėherė pas kėsaj e ndėrtuan xhaminė e njohur tė tij "Xhamia e Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi ve selem)". Dhe filluan qė tė thėrrasin nė Islam dhe ta pėrhapin atė haptazi. Kurejshitėt dhanė pėrpjekje tė mėdha qė ta pengojnė thirrjen dhe pėrhapjen e tij, kėshtuqė dėshiruan ta bėjnė kėtė edhe me forcė.Pėrgatitėn fuqi ushtarake qė t’i mposhtin muslimanėt, por megjithatė All-llahu xhel-le shanuhu u ndihmoi tė dashurve tė Tij (besimtarėve).

11)

Beteja e parė mes Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem dhe Kurejshitėve u zhvillua nė "Bedr" vend nė afėrsi tė Medinės. Nė kėtė betejė All-llahu xhel-le shanuhu u ndihmoi muslimanėve kundėr pabesimtarėve. Kėshtu filluan betejat dhe pėrleshjet e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem dhe pabesimtarėve. Ndodhėn "Beteja e Uhudit", "Beteja e Hendekut", "Beteja e Hunejnit"e tė tjera. Pas ēdo beteje fuqia e Islamit shtohej edhe mė tepėr.

12)

Pėr pėrhapjen e Islamit edhe mė gjerė Muhammedi sal-llahu alejhi ve selem dėrgoi disa shokė tė tij si misionarė te Kisrau, Kajseri, Nexhashiu e mbretėr tjerė prej mbretėrive tė mėdha qė t’i ftojnė nė fenė Islame.

13)

Nė vitin e nėntė tė hixhretit muslimanėt e ēliruan "Mekken" e cila ishte dėshmitareja e parė e fillimit tė misionit Islam, por banorėt e saj e luftuan dhe u munduan qė ta pengojnė Pejgamberin Islam sal-lall-llahu alejhi ve selem. Ajo atėherė konsiderohej si vendi mė i madh nė tė cilin tuboheshin idhujtarėt Kurejshit dhe tė vendeve tjera.

Me ēlirimin e Mekkes filluan qė t’i vijnė Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem delegacione tė shumta arabe dhe filluan qė tė hyjnė njerėzit nė fenė e All-llahut grupe-grupe.

All-llahu i Lartėsuar thotė: "Kur erdhi ndihma e All-lahut dhe ēlirimi (ngadhėnjimi) dhe i pe njerėzit qė po hyjnė turma-turma nė fenė e All-llahut.Ti pra, lartėsoje Zotin tėnd duke e falėnderuar dhe kėrko nga Ai falje. Ai vėrtet pranon shumė pendimin, ėshtė Mėshirues i madh."(suretun-Nasr 1-3)

14)

Ndėrsa nė vitin e dhjetė hixhri e bėri haxhin lamtumirės, duke u ligjėruar nė te tė pranishmėve porositė e tij tė fundit,e cila njėherit konsiderohet fjalimi mė i gjatė i tij qė kishte ligjėruar ndonjėherė mbi ēėshtjet dhe rregullat e fesė.

15)

Me 12 rebiu-l-evvel tė vitit dymbėdhjetė sipas hixhretit, ndėrroi jetė i Dėrguari i Zotit sal-lall-llahu alejhi ve selem pas njė sėmundje e cila e goditi. U varros nė shtėpinė e tij, por sot varri i tij gjindet nė brendėsi tė xhamisė sė tij sal-lall-llahu alejhi ve selem.

16)

Nga jeta e tij sal-lall-llahu alejhi ve selem me fjalė dhe vepra, dituri dhe punė arriti deri te ne feja e All-llahut tė Madhėruar, Islami. Vetėm me nėnshtrim ndaj tij ėshtė udhėzimi dhe shpėtimi.

Thotė All-llahu i Lartėsuar: " Nėse i nėnshtroheni atij, do tė udhėzoheni."(suretun- Nur 54)

Ali Hasen AbdulHamid

Dashuria ndaj Pejgamberit

6. Transmeton Enesi [radijall-llahu anhu] nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili thotė: “Asnjėri nuk ka besuar pėrderisa tė mos jem mė i dashur tek ai se babai i tij, fėmija, vetvetja dhe njerėzit nė pėrgjithėsi”. (Buhariu dhe Muslimi)

Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Thuaj (o i dėrguar): “Nė qoftė se etėrit tuaj, djemtė tuaj, vėllezėrit tuaj, bashkėshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria qė e fituat, tregėtia qė frikoheni se do tė dėshtojė, vendbanimet me tė cilat jeni tė kėnaqur, (tė gjitha kėto) janė mė tė dashura pėr ju se All-llahu, se i dėrguari i Tij dhe se lufta pėr nė rrugėn e Tij, atėherė, pritni derisa All-llahu tė sjellė vendimin e Tij. All-llahu nuk vė nė rrugėn e drejtė njerėzit e prishur.”

Kuptimi i fjalės sė Pėjgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nė hadithin e lartėpėrmendur “Asnjėri nuk ka besuar…” ėshtė: asnjėri nuk e ka plotėsuar besimin (imanin) e tij.

Dije vėlla musliman, ti qė do kėtė Pejgamber bujar, se dashuria ndaj tij ėshtė e ndėrlidhur me dashurinė ndaj Allahut [subhanehu ve teala] dhe ėshtė fryt i saj. Ēdo musliman obligohet qė t’i jep pėrparėsi dashurisė nė Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ndaj vetvetes sė tij, pasurisė, prindit, fėmijės dhe tėrė njerėzve nė pėrgjithėsi. Omer ibėn Hattabi [radijall-llahu anhu] njė rrast i tha Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] : “O i Dėrguar i Allahut, vėrtet ti je mė i dashur tek unė se ēdo gjė pėrveē vetes time! Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: jo, pasha Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti im, derisa tė jem mė i dashur se vetvetja yte. Omeri [radijall-llahu anhu] mė pas tha: tash, pasha Allahun, je mė i dashur pėr mua se vetvetja ime. Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: tani po o Omer.” (Buhariu)

Njeriu e don njė tjetėr ose pėr shkak vyrtyteve me tė cilat stoliset ai ose pėr shkak ndonjė tė mire qė ia ka bėrė. Pėr Pejgamberin [salall-llahu alejhi ve sel-lem] Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Vėrtet, ti je nė njė shkallė tė lartė morali!” (Kalem – 4). Nėse njeriu mediton rreth dobisė qė ka pėrfituar nga Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] i cili e nxori atė prej errėsirave tė kufrit nė dritėn e imanit, drejtpėrsėdrejti apo me shkak, do tė kuptojė gjithashtu se Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė shkaktar pėr qėndrimin e tij tė pėrjetshėm nė begatitė e Xhennetit, do tė kuptojė se kjo ėshtė dobia mė e madhe nė tė gjitha aspektet dhe pėr kėtė arsye Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] meriton qė dashuria ndaj tij tė jetė mė e madhe se dashuria ndaj tjerėve, sepse dobia e cila ėshtė shkak pėr tė dashur atė ėshtė mė e madhe se dobitė tjera, mirėpo njerėzit dallojnė nga kjo pikpamje varėsisht prej kjelltėsisė apo jovigjilencės sė tyre. Nuk ka dyshim se Sahabėt (shokėt e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] ) [radijall-llahu anhum] nė mėnyrė mė tė plotė e kanė kuptuar kėtė sepse ky ėshtė fryti i kuptimit, kurse ata mė mirė e kuptuan kėtė gjė.

Kurtubiu thotė: “ēdonjėri i cili beson me besim tė vėrtetė nė Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk mund qė tė mos gjejė nė veten e tij diēka prej kėsaj dashurie qė i kalon tė gjitha dashuritė, vetėm qė ata dallojnė mes tyre. Ndonjėri e gjenė kėtė dashuri tė pėrmbushur, e tjetri tepėr tė mangėt sikur ai i cili ėshtė fundosur nė lezatime, i mpirė nga jovigjilenca nė kohėn mė tė madhe, mirėpo shumė prej tyre kur pėrmendet Pejgamberi [salall-llahu alejhi ve sel-lem] pėrmallohen dhe dėshiron ta sheh atė, e mbivlerėson ndaj familjes, fėmijės, pasurisė dhe prindit tė tij, e vėndon veten nė rrezik. Nė veten e tij gjen njė nxitės qė nuk ka mėdyshje nė tė.” (Fethul Bari/1-59)

Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė kapurit pėr sunnetin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe zbatimi i urdhėrave tė tij. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Kur All-llahu ka vendosur pėr njė ēėshtje, ose i dėrguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė atė ēėshtje tė tyre personale tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėrfare.” (Ahzab – 36)

Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė ndriēuarit me dritėn e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] si dhe tė udhėzuarit me udhėzimin e tij, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Juve ju erdhi nga All-llahu dritė, dhe libėr i qartė.” (Maide – 15), “Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė” (Ali Imran – 31).

Prej shenjave tė kėsaj dashurie ėshtė tė stolisurit me moralin e Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] , Allahu [subhanehu ve teala] thotė: “Ju keni shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut” (Ahzab – 21)

O Allah i ynė! Ndriēoi zemrat tona me dashurinė ndaj Teje, ndaj Pejgamberit [salall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe ndaj atyre qė juve ju duan!

Ahmed Muadh Hakkij