Make your own free website on Tripod.com
Home
Ku`rani Fisnik
Mbikqyrja e All-llahut
Ligji i All-llahut
Pejgamberi a.s
Falja e sabahut
Leximi i Kur'anit fisnik
Dallimet ne mes te Kuranit dhe Bibles
Pendimi
Pastertia ne islam
Xhumaja
Lutja & Duaja
Zekati
Haxh-xhi
Dijetarėt
Syneti
Muajt e shenjte
Agjerimi
Kurban
Festa e Bajramit
Nata e Kadrit
Keshilla per Rinin
Deshmia
Gusli-Larja
Saber & Durim
Sadaka
Kur te shohim Enderr
Gjumi
Selami Pėrshėndetja
Islami Gjermani
Mungesa e frikerespektit
Vellezerit ne Islam
Shiteblerja ne Islam
Defektet ne Rruge
Sjellja ne Xhami
Shoqerimi
Zinaja
Gruaja
Babi im
Udhetimi
Mikpritja
Ngrenia dhe pija
Jeta bashkeshortore
I semuri dhe vizita e tij
Falli dhe tregimi i fatit
Festa e Vitit te ri
Evropa dhe Islame
Hapja e gojes dhe teshtitja
Pushimet Verore
Ibadeti-Adhurimi
Melaiket-Engjujt
Tė dėrguarit
Dita e fundit
Drejtėsia
Shendeti
Mbi arsimimin
Xhenneti & Xhehennemi

Selami/Pėrshėndetja

1. Kur tė takohet shoku me shokun e tij mjafton qė tė pėrshėndetet me selam duke ia shtrėnguar dorėn, kurse tė marrurit n'gryk vjen nė shprehje vetėm kur tė kthehet nga udhėtimi. E gjithė kjo ėshtė njė sjellje e mirė (mustehab) duke u mbėshtetur nė fjalėn e Enes bin Malikut i cili thotė: “Kur takoheshin shokėt e Pejgamberit (a.s), ia shtrėngonin dorėn njėri-tjetrit e kur vinin nga udhėtimi merreshin n'gryk”. (Transmeton Taberaniu, kurse Hejthemiu thotė se transmetuesit e hadithit janė autentikė).

2. Parimisht, selami ėshtė i plotė kur thuhet: Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu. Pėr kėtė bazohemi nė hadithin ku Umran bin Husejni thotė: “Erdhi njė njeri te Pejgamberi alejhis-selam dhe tha: Esselamu alejkum. Pejgamberi ia ktheu e ai u ul. Atėherė Pejgamberi alejhis-selam tha: “Dhjetė”. Pastaj erdhi tjetri dhe tha: Esselamu alejkum ve rahmetull-llah. Edhe kėtij ia ktheu dhe ky u ul. Pas kėsaj Pejgamberi alejhis-selam tha: “Njėzet”. Pastaj erdhi njė tjetėr dhe tha: Esselamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu. Edhe kėtij ia ktheu e edhe ky u ul. Kurse pėr kėtė Pejgamberi alejhis-selam tha: “Tridhjetė”. (Transmetojnė Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu me sened tė fortė).

3. Selami nuk shprehet me fjalėt: “Esselamu ala menit-tebeal huda” nėse ai qė e pėrshėndesim ėshtė musliman, por ky selam pėrdoret veēanėrisht pėr jomuslimanėt. Pejgamberi alejhis-selam nė letrėn e tij dėrguar Herakleut shkruante: “Nė emėr tė All-llahut tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit. Prej Muhammedit, robit tė All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij deri te Herakleu, madhėria e romakėve (bizantinasve). Selamun ala menit-tebeal huda (Selami i qoftė atij qė e pranon udhėzimin)”.

Ndėrsa urtia e paraqitjes ndaj tyre me anė tė kėsaj shprehjeje (versioni) - Zoti e di se mė sė miri ėshtė qė t'i zbusė zemrat e tė thirrurve dhe se ata do tė ndihen tė qetė dhe tė sigurt nėse e pranojnė ate (kushtet e tij). Kėtu ėshtė pėr qėllim udhėzimi, kurse sa i pėrket besimtarit kjo nuk vjen parasysh, ngase ai ėshtė prej tė udhėzuarve pa kurrfarė dyshimi, andaj edhe nuk vjen nė shprehje dhe nuk lejohet qė tė pėrshėndetet me kėto fjalė shpresėdhėnėse.

4. Eshtė e papėlqyer tė thuhet selami me fjalėt “Alejkesselam”, duke u bazuar nė transmetimin i cili pėrcillet nga Ebu Tumejme el Huxhejmi, e ky nga njė njeri prej popullit tė tij (nė disa transmetime ceket me emėr Ebu Xhura el Huxhejmi) i cili thotė: E kėrkova Pejgamberin alejhis-selam e nuk mund ta gjeja dot, andaj edhe u ula. Kur ja, njė grup prej njerėzve e nė mesin e tyre gjendej edhe ai, por unė nuk e njihja. Ai ishte duke i pleqėruar e kur u lirua, u ngrit e me tė u ngritėn edhe disa prej tyre tė cilėt thanė: O Resulull-llah. Kur e pashė atė, fillova tė them: “Alejkesselam ja Resulull-llah, alejkesselam ja Resulull-llah, alejkesselam ja Resulull-llah”. Ai ma ktheu: “Dije se alejkesselam ėshtė pėrshėndetje e tė vdekurve, dije se alejkesselam ėshtė pėrshėndetje e tė vdekurve, dije se alejkesselam ėshtė pėrshėndetje e tė vdekurve”. Pastaj mu afrua dhe tha: “Kur njeriu takon vėllain e tij besimtar, le t'i thotė: Es selamu alejkum ve rahmetull-llah. Kėtė pėrshėndetje Pejgamberi alejhis-selam ma ktheu duke mė thėnė: Ve alejke ve rahmetull-llah, ve alejke ve rahmetull-llah, ve alejke ve rahmetull-llah. (Transmetojnė Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ahmedi e tė tjerė)

5. Lejohet tė ngriturit nė kėmbė kur jepet selami pėr pėrurim apo ngushėllim. Gjithashtu tė ngriturit pėr t'i ndihmuar tė paaftit (tė gjymtit), ngritja e tė birit pėr babanė e tij, e gruas pėr burrin e saj dhe e kundėrta. Po ashtu tė ngriturit e njė personi nga vendulja e tij pėr t'i dalė pėrpara musafirit tė tij apo atij qė vjen nga udhėtimi. Kjo duke u mbėshtetur nė argumentet e theksuara pėr kėto ēėshtje, por tė cilat sipas shtrirjes sė librit nuk kemi vend pėr t'i cekur. Por nuk lejohet t'i ngrihemi njė personi apo edhe mė tepėr njė personi tjetėr i cili ėshtė ulur, siē ėshtė rasti me mbretėrit dhe diktatorėt. Nga ky rregull bėn pėrjashtim nėse tė ngriturit bėhet me ndonjė interes (dobi), siē ėshtė rasti i ngritjes sė Ma'kal bin Jesarit kur ai e mėnjanon degėn e njė peme nga koka e Resulull-llahut alejhis-selam gjatė kohės kur bėhej besatimi. (Transmeton Muslimi). Sa i pėrket tė ngriturit kur shohim ndonjė njeri, sikur kur janė njerėzit nė njė mexhlis (tubim) dhe hyn njė njeri e ata ngrihen dhe e pėrshėndesin, mendimi mė i saktė pėr kėtė ėshtė se njė sjellje e tillė ėshtė e ndaluar. Kjo, sipas njė transmetimi ku thuhet se Muaviu ka hyrė nė njė shtėpi nė tė cilėn gjendeshin Ibni Amiri dhe Ibni Zubejri. Ibni Amiri u ngrit kurse Ibni Zubejri mbeti ulur. Atėherė Muaviu r.a. i tha (Ibni Amirit): Ulu se unė e kam dėgjuar Resulull-llahun sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke thėnė: “Kush gėzohet kur t'i shohė njerėzit se janė ngritur pėr te, le ta bėjė gati ulėsen e tij prej zjarri”. (Transmetojnė Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu e tė tjerė)

6. Nuk do tė ishte i plotė selami sikur tė bėhej vetėm me shenjė pa mos ia shoqėruar shenjės edhe fjalėt e selamit, duke u bazuar nė hadithin qė e transmeton Xhabiri r.a. ku thuhet: “Mos u pėrshėndetni siē pėrshėndeten ēifutėt, sepse pėrshėndetjet e tyre bėhen me kokė, duar dhe isharet”. (Transmeton Nesaiu me sened tė mirė). Ky rregull i dedikohet atij qė ka aftėsi artikulluese (folėse) dhe i nėnshtrohet imperativit fetar. Pėrndryshe, njė gjest i tillė do tė ishte nė frymė tė Sheriatit islam kur personi nė fjalė do tė ishte i preokupuar me diē qė do ta pengonte nė kthimin e selamit, siē ėshtė rasti me falėsin e namazit, me atė qė ėshtė larg, atė qė ėshtė shurdh apo memec etj.

7. Nxitja pėr ta pėrhapur selamin sa mė shumė dhe tė mos bėhemi koprracė ndaj tij, sipas hadithit: “A doni qė t'ju udhėzoj nė njė gjė qė nėse e punoni do tė duheni: - Pėrhapeni selamin mes jush”. (Transmeton Muslimi). Ky urdhėr pėr ta pėrhapur selamin u dha qė tė pėrhapet hajri (dobia), tė bashkohen zemrat dhe tė unjėsohen radhėt tona.

8. S'ėshtė mirė qė selamin ta lėmė e mos ta pėrdorim me fėmijėt, sipas transmetimit i cili pėrcillet nga Enesi r.a. kur ai ishte duke kaluar pranė disa fėmijėve dhe iu dha selam. Pastaj shtoi: Njė gjė tė tillė Pejgamberi alejhis-selam e vepronte. (Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi). Kjo me tė vėrtetė ėshtė njė nga sjelljet mė madhėshtore tė Resulull-llahut alejhis-selam dhe edukatės sė tij tė pėrkryer. Ngase nė te kemi prova se si duhet fėmijėt t'i ushtrojmė qė ta mėsojnė Sunnetin e Pejgamberit alejhis-selam dhe stėrvitje pėr ta pėr t'i mėsuar rregullat e Sheriatit islam, ashtu qė tė bėhen tė edukuar me etikat e tij.

9. Nuk duhet ta harrojmė selamin kur ndahemi nga mexhlisi, sipas hadithit tė Pejgamberit alejhis-selam: “Kur dikush prej jush vjen nė mexhlis le tė japė selam, e nėse e sheh se mė mirė ėshtė tė ulet, le tė ulet. Nėse ndėrkohė ngrihet e tė tjerėt ende janė tė ulur le tė japė selam ngase selami i parė (kur hyri nė mexhlis) nuk ėshtė mė i vlefshėm se selami tjetėr”. (Transmetojnė Ahmedi dhe tė tjerėt. Hadithi ėshtė sahih).

10. Nuk lejohet qė mosbesimtarin ta pėrshėndesim me selam, sipas hadithit: “Mos i pėrshėndetni ēifutėt dhe tė krisherėt me selam, por nėse i takoni, detyroni ata qė t'u pėrmbahen anėve tė rrugės”. (Transmeton Muslimi).

Enter content here

Enter supporting content here